Nga Agim Bajrami
Nesêr
Nesër ku i dihet , mund të jetë një ditë tjetër
Mund të dëgjoj zhurmën e çelsit në derë
Një zog të më vërë në dorë një letër
Dhe ti të shfaqesh menjëherë
Se unë e di, ti s’duron gjatë
Dhe s’mund të rrish dot pa më parë
Vetë më ke thënë se çdo zemëratë
Nga ty prej kohësh u kanë ndarë
Do gjesh një çast apo një orë
Kur unë nga sytë të të kem larguar
Me një shikim disi fajtor
Dhe me një ndjesë të lehtë në duar
Mbi flokët e tu do ketë njeëlule
Që zhduk në çast çdo zemërim
Tek do më thuash midis puthjesh
Se zënka e djeshme ish gabim
Dhe unë patjetër do ngre sytë
Të harroj në çast ç’ka ngjarë mes nesh
Një ditë pa ty nuk quhet ditë
Por thjeshtë një datë me klithma resh
Nesër ku i dihet, ne prapë mund të jemi bashkë
Pa orë qejfmbetjesh dhe mërish
Inatin vrik ta nxjerrim jashtë
Se unë te dua shumë, ta dish.
…..
Planet mjegullor
Në planetin e mjegullave
Dinosaurët flenë me gra si yje
Ato për së largu mund të ngjajnë kaq të lumtura
Por shpesh mallkojnë fatin e tyre
Në planetin e mjegullave, nuk ka xhiro mbrëmje
As puthje tē dashurish, nën pemë, a në stol
Ka veç gra të mërzitura që rënkojnë mbushur dhembje
Dhe emra e skllavëruesish , që i kthejnë në idol
Në planetin e ë mjegullave ka vetëm diej Omgj
Që në vend të ngrohin të përzhisin
Unë kam parë shumë viktima të ngjashme me të
Që të këpusin shpirtin
Në planetin e mjegullave, shumica e grave
I lindin fëmijët me luspa dhe bisht
Ndonëse ndryshojnë nga baballarët e tyre
Tmerrësisht
Në planetin e mjegullave tradhëtarët nuk vriten
Por vetëm mbyllen në shtëpi
Ato s’kanë të drejtë të dashurojnë kurrë
Por veç të bëjnë dashuri
….
Pemë buzë rruge
Mos i kujtoni indiferente këta drurë anës rruge
Dhe pse nga pamja ngjajnë të tillë
Ata për ne këtu u ngulën
Dhe lanë shtëpitë atje në pyll
Si donin hijet veç për vete
Por mbinë këtu plot gjelbërim
Ata për ne dijnë kaq sekrete
Ndërsa për ta , ne shumë pak dijmē
Të drejtë , të bukur ,degë gjerë
Me sy tek yjet dhe tek retë
Pa ta kjo udhë do ish e mjerë
Dhe do të ngjante kaq e shkretë
Çdo verë mbi ne shtrijnë krahët varg Si ca dashnore te misterta
Si ti thonë diellit: Qëndro larg
Largoji nga këtu valët e nxehta
Me ta unë shpesh ndërroj mesazhe
Çdo hall që kam me ta e ndaj
Ato më puthin pa bërë naze
Dhe më dhurojnë një degëz maj
E dinë se jam pa djallëzira
Dhe fshehur s’ mbaj sëpate a sharrë
Ato I njohin nga fytyra
Të mirë ,të ligj edhe të marrë
Pranē tyre jam siç dua vetë
Dhe këmbët -rrënjë i ngul në tokē
Ti njohësh drurët s’është e lehtë
Dhe aq më shumë t’ju bëhesh shok
Mos i merrni për indiferente këta drurë të blertë
Ata janë njerëz si ne vetë
Nëse s’besoni mund ti pyesni
Dhe do të bindeni vërtetë.
….
Qytet zhgënjyes
Qyteti i nxehtë , me pemë pa hije
Me det të kaltër dhe pa det
Ku dielli shpesh si shtizë të bije Dhe asnjë zog s’të përshëndet
Qytet me skeptër mbretëror”
Që flenë nën pluhur të harruar
Që zgjohen netëve orë pa orë
Dhe flasin për lavdinë e shkuar
Qytet me njëmijë kafenera
Ku pihet kafe edhe dhallë
Ku sheh veç lypsa dhe gangstera Dhe marinarë rrallë, shumë rrallë
Qytet i ndryshkur nga betoni
Dhe krisma vrasësish me pagesë Ku lule rrallë mund të takoni
Se i than smogu cdo mëngjes
Qytet që flet njëqind dialekte
Plot me banorë që kanë lënë fshatin Ku mbi çdo bukuri antike
Çdo bos drogmen ka bërë pallatin
Qytet pa shpresa, e pa spiranca
Me sy prej peshku të hutuar
Që flet me valët nga taraca
Se smundet më ti prek me duar
Qytet me kalendarë të grisur
Që ma vjedh ajrin çdo mëngjes Dikur të doja si i krisur
Por sot për këtë . po ndjej pendesë.
….
Folmë !
Tani e ke radhën ti , të më thuash ca fjalë
( Mund të më flasësh pa fund po deshe)
Të më thuash përshembull ,se pa ty çasti ndal
Dhe koha mund ti ngjaj një murgeshe
Se ditët pa ty do të ishin uloke
Pa emër, pa trajtë dhe gëzim
Se mbrëmjeve tani s’ ndjen më dhimbje koke
Dhe pemët kanë më shumë gjelbërim
Ose mund të më thuash diçka më të mirë
( Kur do ti ,flet bukur dhe shtruar
Për qiellin që ndrron disa herë trajt e ngjyrë
Sa herë që tek unë vjen nxituar
Për ca pulëbardha që të ulen mbi supe
Dhe me ta ndërron shpesh dhe shakara
Per çastet që koha ti vjedh si hajdute
Kur ti duhet të ikësh e para
Ti mundet të thuash shumë gjëra , ,shumë gjëra
Për sytë që të ndrisin si vajzë
Për zemrat bashkuar, që vizatuam tek rëra
Dhe mbi to vumë pastaj një unazë
S’ka gjë se mbi to shkelën shkulme prej ere
Dhe dallgë nga një det zemërak
Ato mbetën prap sic i bëmë ne atëherë
Dhe une nuk habitem aspak
Tani e ke ti radhën të më me flasësh pa fund
Dhe unë natyrisht vetëm kokën do tund.
…..
Verë
Gjithandej më thonë se vera ka zbritur
Gjithandej , gjithandej
Ma thotë Ky qiell i mërzitur
Dhe vapa që në kockë e ndjej
Ma thonë dhe lulet në ballkone
Me ngjyrë të zbehtë dhe të mekur Tashmë ato kanë ulur kokat
Dhe presin radhën për të vdekur
Gjithandej më thonë, se pranvera ka ardhur
Gjithandej, gjithandej
Ma thonë Kostumet në dollape
Dhe shapkat që askund si gjej
Ma thotë kjo valë pak e fyer
Që vjen troket tek unë plot drojë
Ajo nga unë pret një përgjigje
Pse kam kaq vjet që se takoj ?
Qershitë që sot në treg si gjeta
Dhe bashkë me to shitësen
biondinë
Për të unë bēja kilometra
Kush pret akoma dhe tre stinë
Gjithandej më thonë se vera ka ardhur
Gjithandej, gjithandej
Urbanët që s’vijnë me të zbrazur
Por
plot me njerëz dhe me diej
Ma thonë këta zogj fytyrë qeshur
Që bredhin qiellit të paskaj
Gjithë dimrit qiellit rrinin heshtur
Tani ska burrë më që ti mbaj
Gjithandej më thonë se ka ardhur vera
Gjithandej,gjithandej
Por unë shapkat e mia, ende s’po i gjej.
….