QYTET I ASFIKSUAR
Të gjitha rrugët janë bllokuar
Makina dhe njerëz mizëri
Qyteti ngjan i asfiksuar
Nuk i punon asnjë mushkëri
Ngado një mjegull ti vesh sytë
Zhurma motoresh dhe borish
Ti ke dëshire të prekësh detin
Por është vështirë që t’ia mbërrish
Përballë të del një turmë e çmëndur
Që vjen rreth vetes si gjithmonë
Ajo mund të të thithëbpërbrënda vetes
Dhe’ s’merret vesh se ku të çon
Ndërsa qëndroj majë trotuarit
Mbështjellë me djersë dhe trurin bosh
Më ikën qejfi për tu larë
Dhe emri i detit më s’më josh
Masive plehrash lloje lloje
Qëndrojnë si mal mbi trotuar
Nëse nuk do të nxjerresh zorrët
Largohu të lutem sa më parë
Të gjitha venat më janë bllokuar
Boritë jehojnë.si ulërimë
Qyteti ngjan i asfiksuar
Dhe unë mes tij , kacek pa frymë
SKULPTURË E PAPËRFUNDUAR
Trendafilat mbi flokë s’lëshojnë ende ar
Por sytë e saj janë të ftohtë si acar
Ajo i ngjan një skulpture ,të papërfunduar akoma
Braktisur nga mjeshtri, pak kohë më parë
I shmang gjithë njerëzit që ka pranë
Mbështjellë me pyetje dhe kërshëri
Ajo jeton jetën e saj
Dhe s’le në të, të hyjë njeri
Megjithatë, kjo s’do të thotë
Se ajo s’pret ndonjë trokitje
Kjo mund të ngjasë dikur patjetër
Ndonjë mëngjes ,apo mbasdite
Dikush papritur do trokasë
Tek porta e saj plot ëmbëlsi
Mund të jetë ndonjë çapkën sykaltër
Ose ndonjë djalë me flokë të zinj
Ajo do të dalë në prag patjetër
Nën dhëmb diçka do mërmërisë
Gjithmonë me sy pak mosbesues
Por kurrë të veshur prej besdisë
Trëndafilat mbi flokë ngjajnë të parritur akoma
I tremb dhe erë më e lehtë
Ato s’lëshojnë ende aroma
Por kjo do ndodhë shumë shpejt ,shumë shpejt.
PYJE NË FLAKË
Po digjen dhe pyjet, që ende kishin mbetur
Kafshët dhe njerëzit kanë marrë arratinë
Gjithë malet më ngjajnë me ca gjigandër të rrjepur
Me shenja të zeza mbi shpinë.
Ska mbetur në këmbë asnjë pishë apo bredh
( Nën hijen e tyre unë rrrija përditë )
Një erë djegësire gjithë trupin ma dredh
Dhe mushkëritë si në prush mi përzhit
Brenda natës u zhduk dhe lendina e bleruar
Me lule pa fund dhe me bar
Më duhet patjeter ti mbuloj sytë me duar
Mos ta shoh këtë tmerr ,që ka ngjarë
Ca zogj që shpëtuan rrahin krahët në ajër
Me klithma dhe zëra të shuar
Poshtë tyre lëvizin akoma vandalët
Me urat e zjarrit në duar
Nën degët e pemëve lëvizin si hije
Te zhdukin cdo gjë pa ngurrim
Shkretetirat gjithmonë kanë fytyrat e tyre
Me pluhur të.zi edhe tym
Po digjen dhe pyjet ,që kishin mbetur akoma
Çdo zog i la koncertet në mes
Pranverat e ardhshme do të vijnë pa aroma
Dhe ajri nga dhimbja do të vdesë.
MBËRRITJA E VJESHTËS NË QYTETIN TIM
Janë shtuar dallget edhe era
(Mbremë desh u mbyt një fqinji im )
Flamujt e ikjes përkund vera
Dhe niset larg , në udhë pa kthim
Nuk gjen më vende në tragete
Të gjithë vijnë bosh dhe nisen plot
Imazhi i tyre nëpër dete
Me gjuhë prej vjeshte diç më thotë
Diçka me thotë edhe kjo nënë
E sapo ndarë nga i biri
Largimi i tij ende i dhemb
Ndaj si fsheh dot një ankth nga syri
Pas pak do të kthehet në shtëpi
Të ç’lodh pak kockat anës shtratit
Të gjithë e ndjejnë ardhjen e vjeshtës
Por jo si nëna e emigrantit
Janë shtuar dallgët edhe era
Pas pak do nisë dhe një stuhi
Qyteti rrugët i ka zbrazur
Ku shetit veç mërzia e tij
QEN I VRARË NË BUZË TË RRUGËS
Dikush me plumb e ka qëlluar
( Krimi s’ka kohë që ka ngjarë )
Nga i shogët i dërrmuar
Rrjedh një çurg gjaku i patharë
Ca njolla terri ndjen mes syve
E ndjen se vdekja po e merr
Kërkon pak ndihmë, por s’merr përgjigje
Ndaj psherëtin me dhimbje e tmerr
S’do ta besojë, se është pranë fundit
Dhe fati i tij ish kaq cinik
Se vrasësi i tij s’ish një i huaj
Por një që e shihte si një mik
Sa gdhinte dita, gjer në mbrëmje
Nga pas e ndiqte pa bërë zë
Tash e mësoi se për dykëmbëshat
Një qen si ai, nuk vlen asgjë
Dikush me plumb i ra mbi ballë
( Përse e vrau, se shpiegoj dot)
Ndaj shpirti i tij ka frikë të dalë
Mbas trupit mbahet dhe klith fort.
DUKE PRITUR AVIONIN!
Në orët e ardhshme, ajo pritet
të mbërrijë
(Avioni i saj po shfaqet në radarë )
Unë do të vesh kostumin e ri
Dhe do të dal për ta parë
Nuk do t’i flas më si dikur
( Ajo e mban shumë gjatë mërinë)
Veç do shikoj si vizatohet
Portreti i saj në çdo vitrinë.
Si ec me ngut, pa kthyer kokën
Të ikë larg turmës, që zhurmon
E ndjekur pas nga sytë e zogjve
Por dhe të mijtë, si gjithmonë
Më tej, do ndal ta kthesa e pare
Ku ndezur pret një “Ford i zi
Atë e lusin shumë udhëtarë
Por veç saj s’merr njeri
Sapo e sheh i shndrit fytyra
Dhe rend drejt saj si një atlet
Unë s’di se ç’lojë ‘luhet mes tyre
Por nga një si ajo çfarë s’pret
Në orët e ardhshme, ajo pritet
të mbërrijë
Me avionin e bardhe mbuluar prej resh
Gjithë zërat më thonë, ta harroj që tani
Por unë jam shurdhuar dhe s’degjoj
nga ai vesh.
DHUNË …
Qielli mu mbyll mbi kokë sërish
Dhe unë nën të jam.strukur
Dje një djalosh qëlloi një bishë
Një engjëll kaq të bukur
S’u prek nga pamja e tij e brishtë
Vështrimi i dlirë , pa faj
Njeriu i dhunës vjen nga nata
Ndaj s’ndahet lehtë prej saj
.Në ajër vërtiten ende klithmat
Dhe grushti që godet
Përralla e ujkut dhe e qengjit
Këtu është e vërtetë.
Mes nesh vërtitet si një gjëmë
Çdo cast ,duke na vrarë
Unë kam shumë gjëra për të thënë
Por s’di ç’te them më parë
Qielli mbi kokë mu ul sërish
Nje qiell i rëndë si shkëmb
Dje mbi një djalë.qëlloi një bishë
Dhe plagë e tij dhëmb ,dhëmb

















