Nga sot në sallat dhe tryezat e diskutimeve tona letrare , krahas shumë miqve dhe kolegëve tanë të munguar , do të ndihet edhe mungesa e zërit dhe fjalës së mençur të poetit dhe publicistit të njohur Nikollë Spathari Ikja e tij e papritur dhe e paparalajmëruar në këtë verë me ngjarje dhe trille shirash , është një lajm i trishtë jo vetëm për familjen , klubin e shkrimtarëve dhe poetëve durrsakë, (në krye të cilit ai dha kontributin e tij si kryetar për rreth 14 vite ) ,por edhe për lexuesit dhe dashamirësit e letërsisë ngado. Do na mungojnë vargjet plot jetë e sharm të vecantë të poezive të tij lirike ,të cilat ai dinte ti përcillte gjithë energji dhe pasion tek lexuesit ,do ndjejmë mall edhe për vargjet plot epicitet dhe tingull lahute të “Lahutes se malcisë” së Fishtës , të cilat ai si rrallëkush tjetër i kishte mësuar përmendesh që në fëmijëri nga priftërinjtë e zonës dhe i interpretonte me zell Autori i librit te mrekullueshëm studimor “Malsia e madhe ,ashtu siç e njoha unë “dhe i shumë librave të tjerë studimorë si “Në këngë është dhe historia” apo i atij për at” Benedikt Demën “, ai diti të spikaste mes dhjetra studiuesve dhe akademikëve të tjerë të kësaj fushe ,si për analizat dhe hulumtimet e thella me karakter shkencor ,ashtu dhe për stilin e veçantë bindës dhe shterues në këtë lëmë. Përvoja e tij e gjatë si mësues dhe gazetar në fshatrat e Malësisë së madhe dhe kontakti me lëndën e begatë historike dhe etnografike të kësaj zone ishin një bazë e shëndoshë dhe një ndihmë e paçmuar për studimet e tij Nikolla nuk lindi me stof studiuesi ,por u bë në sajë të rrezatimit të pazakontë të etnosit të zonës që i përkiste Kam lexuar dhjetra opinione studiuesish dhe profesionistësh të njohur të kësaj fushe për librin e tij studimor ” Malësia e madhe ,siç e njoha unë” dhe kam ndier tek të gjithë ata ,duke përfshirë prof Rexhep Qosja ,prof Jup Kastrati ,Ahmet Osja dhe prof Begzad Balilaj etj krahas vlerësimeve të larta , për punën edhe një lloj habije dhe adhurimi intelektual Karakteristike në këto libra mbetet ndêrthurja e elementit letrar me atë historik ,thellësia hulumtuese dhe puna me arkivin Talenti i tij si poet dhe shkrimtar e ndihmoi atë të shmangë me sa të mundë ,të folurin e ftohtë dhe te ngarkuar akademik ,duke e zëvënduar atë me të folurën letrare ,tepër të zhdërvjelltë dhe të figurshme Nikolla lindi në Malësinë e madhe ,për ti vjelë asaj jehonën e legjendave dhe baladave epike ,këngët majë krahi ,dhe epin e kreshnikëve Ai u ngjiz prej tyre dhe u dashurua përjetësisht me to ,për të mbetur tërë jetën zëri i parë dhe zëdhënësi i tyre më besnik Edhe pse u largua prej andej dhe u transferua në Durrës ,buzë detit , profili i tij të kujtonte një copë shkëmb arratisur nga mali sëbashku me eposin e tij “Erudicioni i tij binte ne sy menjehere Mjaftonte të hapje një bisedë ,apo të hidhje një temë pêr debat dhe fjala e tij zinte vend . I papërtuar dhe gjithmonë në kërkim të së bukures në art , i padëshirueshëm për skotën e mediokërve dhe sharlataneve të letërsisë , ai diti të gdhendë me dinjitet emrin e tij në fushën e letrave Ndërsa shkruaj këto radhë, risjell në mendje veprimtaritë e shumta letrare në Durrës dhe jashtë tij ,revistën “Vegime letrare ” ,që ai e ideoi dhe e drejtoi me sukses , për një dekadë ,takimet dhe udhëtimet tona të herpashershme drejt qyteteve të shumtë shqipetare , drejt sofrës magjike të poezisë dhe njerëzve të fjalës së bukur Vëllimet e tij me poezi për të rritur ,ku spikat veçanërisht libri “S’iki dot nga kjo vjeshtë,” karakterizohen nga befasitë e shumta poetike dhe gjuhën metaforike Jo më kot shumë nga keto poezi jane nderuar me çmime të ndryshme në Shqipëri ,Kosovë dhe Mal të zi Të njëjtat konsiderata mund të rreshtojmë edhe për kontributin e tij në fushën e letërsisë për fëmijë Poema e tij “Një shtyllë elektrike dhe romani Djemtë e dikurshëm “janë trajtuar shpesh nga kritika letrare e kohës jo vetëm për forcën e vargut ,por edhe për figurat interesante dhe kaq afër psikologjisë së lexuesve të vegjël Mbaj mend emocionin dhe duartrokitjet e nxehta që shkaktuan vargjet e poemës së tij “Flamurtarët e Deçiçit” në sallën e pallatit te kulturës në Tuz , të Malit të zi , në kuadër të festave të 100 vjetorit të pavarësisë Disa nga poezitë e tij bëjnë pjesë edhe në antologjinë kombetare të letërsise për fëmijë ,përgatitur nga poeti dhe redaktori i njohur Pandeli Koçi Nikolla dhe poezia u deshën pa kushte dhe kurrë nuk e tradhëtuan njeri tjetrin Edhe pse vitet e fundit shëndeti i tij u rëndua , vargu poetik dhe humori i tij mbetën përsëri në kuota të larta Mik i vjetër me Skënder Drinin ,Frederik Reshpjen etj , ai diti të marrë prej tyre anët më të mira ,duke u kthyer kësisoj në një lloj enciklopedie lëvizëse Nikollë Spathari u nis sot drejt tyre ,duke braktisur botën e zakonshme fizike , për tu bërë kësisoj pjesë e perhershme e kujteses sone letrare ,asaj kujtese që jo gjithkujt i përket
EDITORIALE
Harry Bajraktari: Gëzuar 16-vjetorin e pavarësisë, Kosova! Disa mendime dhe këshilla për të ardhmen...
Disa mendime dhe këshilla për të ardhmen e shtetit të ri
Sot, është ditë feste për shqiptarët në Kosovë, por është ditë feste edhe për...
Elvis Ponari: Kriza e Pensioneve – Ja si e zgjidhi Europa!
Kriza e Pensioneve - Ja si e zgjidhi Europa!
Nga *Elvis Ponari
Jetesa sa vjen dhe bëhet më e shtrenjtë, çmimet dhe inflacioni rriten...
Prof. Dr. Milazim KRASNIQI : PËR CILËT KUFIJ TË PRISHUR PO FLET MINISTRI LLAVROV?
Sergej Llavrovi ka deklaruar në Shkup se gjoja në vitin 2008 me pavarësinë e Kosovës është shkelë rezoluta 1244 dhe parimi i OSBE-së...
Genc Pollo,Ish ministër e deputet: Propozime që dëmtojnë Kosovën, Shqipërinë dhe Europën
Genc Pollo,Ish ministër e deputet: Propozime që dëmtojnë Kosovën, Shqipërinë dhe Europën
Michael Martens, gazetari që mbulon Ballkanin për të përditshmen kryesore gjermane Frankfurter...
Nga Dr. Mujë Buçpapaj: 15 VJET ME GAZETËN LETRARE DHE KULTURORE “NACIONAL”
Dr. Mujë Buçpapaj, Botues dhe themelues i gazetës “Nacional”
Në një kohë të papërshtatshme për shtypin e shkruar, gazeta letrare dhe kulturore “Nacional” ja ka...