AGIM DESKU: SHQIPNIA E GJERGJ FISHTËS

 

Koha e Fishtës më takon nëse më pagëzojnë me emrin e Gjergjit 

 

Ç῾më vie çdo çast koha dhe koka

E Fishtës

Dhe koha e shqipeve

Në kokën time të krisur.

 

 

Ç῾kohë e krijoj njeriun prej dheu

Të njëjtë me emrin e zanave

Eh, kohë e Shqipnisë dhe e Fishtës

Më thoshte babai

Lindi dhe rriti në këtë tokë veç hyjni.

 

 

Dhe sot sikur dëgjoj këngët e Malëcisë kryeneqe

Ku lindja dhe vdekja ngjanin me Shqipninë e Fishtës

Qofshin lavdue trimat kur kishin lidhë besë e fe

O do rrojmë faqebardhë ,o do vdesim të tanë për atdhe

 

Koha e Fishtës më takon nëse më pagëzojnë me emrin e Gjergjit.

 

 

MOS NDALO KARVANIN  E JETËS

 

-Qentë le të lehin

Karvani ecën-

Bota nëse përmbyset është një e arritur e tij djallëzore

E njeriut që s´ka tani fuqi të jetoj në gjuhën e zotit as të kombit

Të vetmit miqtë e tij janë qentë kur lehin sipas dëshirave korbaiane

 

Çudi pse jeta ime i rri si hije nga frika se unë jam përandor i fundit.

Nuk e kanë thënë kot të parët e mij nga përvojat e hidhura të etjes për dije

Dhe karvani i fisit tim ecte mes të lehurat e qenëve pa frikën se kafshojnë djajtë

Eci edhe unë kopshtit të Edenit sebashku me shiun shuajmë etjen e trëndafilave

 

E di sa herë jam i sharë dhe i vrarë në mijëra copëzash mish qeni.

 

Qentë le të lehin

Karvani ecën

 

Ecë edhe ti miku im

Zërë jetën para se ajo të të mallkoj gjuhën

e shpirtit prej një demoni

 

Ose vdis para se deti të të fundos

bashkë me diellin që ta fali dritën e syve

Mos jeto si palaço i pavlerë dhe i pa nderë

e mjerë kombi im për emrin e djallit që ke marrë.

 

 

MA QËNDIS FLAMURIN E BASHKUAR

 

Ç´më bëhet sikur njeri uhumbi arsyen e jetës se shenjtë

Dhe toka fuqinë për t´i mbajtur mbi krahë të vetë

Me demonët asnjë fjalë më nuk na lidhë me gjuhën e zotit

Përandorët ishin të fundit që u zhdukën nga jeta ime.

 

Kam bërë be se nuk dua të jetoj në asnjë atdhe të huaj

Tokës se Gjergjit i kam borxh lindjen dhe vdekjen burrërore

Gëzimet dhe hidhërimet në çdo kohë i kemi ndarë mes veti

Dhembjet e plagëve ia kemi shërue njeri-tjetrit.

 

Asnjëherë nuk e kemi pranue zhdukjen si fund i rëbelimit

Lumë ai det që ndalon fundosjen e zërave titanikiane

Jam gati të shndërrohem në simfonitë e funeralit mortor

Të luftëtarës që di të qëndisë flamurin e bashkuar.

 

 

Ç´FSHIHEN PAS DJAJËVE

 

Ç´zëra gjarpërinjësh u zunë me Apokalipsin

E di në ç´shpirt e fytyra djajësh kohën e shndërrojnë

Thonë se janë të gjallë herë të vdekur pa asnjë varr toke

Zotin e luta të di përse të njëjtën kohë lindëm heronjë.

 

Çfarë të duhej koha e lindjes se kësaj fare të keqe

Toka për njëqind vjet nuk shërohet nga hellmimi kur e shkelin

Si të besoj se perënditë kanë krijue njeriun dhe djallin

Në të njëjtën kohë pa hile.

 

 

Nuk kam më fuqi të jetoj nën gurët sebashku me gjarpërinjtë

Me kohën time dhe të perëndive secili tani merremi nëse sonte del hëna

Ndoshta për fjalën time kujdesen zanat e malit

Dhe betejat që ende s´kanë përfundue për tokën dhe diellin.

AGIM DESKU

 

SOFRA

 

Ç´më vie në mendje një ëndërr

Kur ulëshim në një sofër gjithë zemër

Këmbëkryeq kur ngritnim dolli për diell e miq

Për liri dhe tokën pengë e lënim kokën.

 

 

Ç´fuqi na kishte fjala kur bashkoheshim në një sofër

Të tëra mbrëmjet kishin hare dhe vetëm gëzim

Fytyrat na fluturonin të buzëqeshura pa asnjë hidhërim

Vëllain e quanim vëlla dhe nënën -Nënë e babain-Baba.

 

 

Në mua sofra ka gjuhën e artit dhe krenarisë

Për fjalën dhe besën kur jemi veçue nëpër botë

Sa herë kemi thënë ,PO, asgjë nuk ka ndryshue

Vdisnim edhe ferrit kurrë miqtë nuk i kemi tradhëtue.

 

Të bashkohemi prapë në sofrën e shqipeve na është thënë

Nëse duam të kemi fuqi bashkimi dhe bekimin e tokës nënë

Në një Shqipëri të vetme ku zoti do të na bekoj

Ndryshe pa fajin e gjakut të derdhur,ah mos të na mallkoj.

 

Ç´HIJE MË NDJEKIN PAS

 

(Të zhdukurit kthejnë në pikturë)

 

Nuk ka dehje që më bindë se ti nuk je më

Dëshmitare e kam fytyrën tënde prej engjëlli

Ta njoha ecjen nëpër mbrëmjen me hënë

Jam i sigurtë se hapat e trimit tim ishin.

 

Sonte më duket u bëra beteja më e ashpër

E luftëtarit të një mijë e njëqind ëndrrash

Për sa vjet dritë cili u larguam nga njeri-tjetri

Kujtimet e jetës se bukur vallë kështu harrohen.

 

Sonte nuk kam fuqi ta ngritim gotën sebashku me ty

Në betejat dhemb për dhemb u shndërrove në gjeneral

Më thanë se asgjë nga lufta më nuk më mbeti

Përse nuk ta di varrin as funeralin.

 

Cili sonte hyri pa trokitur në portën time

Varg loti i syve të mij të vërbuar u bë

Koka nuk më zë më asnjë ëndërr dimri

Gjithë jeta ime sonte në pikturë ndalon.

 

 

LUFTO MBI SHPATËN E SATANIT

Më fal zoti im pse nuk t´u fala kur më shumë se jetës ty të ngjava .

 

Ç´më duhet dashuria kur nuk di për plagët e njëind betejave

Dhe jetën e ferrit kur peng e lash për të bukurën e detit.

Ndalo për një çast në kujtimet që na ngritën afër diellit

Vdekjes se djallit ju kanë gëzue edhe demonët

 

Mos e merr si të vërtetë shkopin e tradhëtisë që të ulët pranë

Lufto dhe fito mbi shpatën e satanit nëse e do shpetimin nga vdekja.

Mos e merr si të vërtetë shkopin e tradhëtisë që të ulët pranë

Dashuro si një luftëtare që ia ka fal gjymtyrët atdheut pa kthim në jetës

 

Nëse jeton më mua mendoje flakën e diellit ku atje të ngriti si mbretëreshë

Në një gotë pijmë dhe dehemi deri sa jetën askush nuk mund të na burgos.

 

Të dytë e kemi kohën të fitojmë mbi edhe shpatën e Satanit

Kështu do e mbrojmë vetën por edhe tërë një botë nga tradhëtarët e kohës

 

Që nuk zgjedhin mjete as fiijime në errësirën e pafund perandorësh.

Vdisni për pesë pare të fytyrës se ndyrë kur ngjani në buzëqeshjet e ulkonjave

Tokën do të na shkërdhejnë nëse na shohin kah e vrasim zhdukjen e djallit

Vdisni për pesë pare të fytyrës se ndyrë kur ngjani në buzëqeshjet e ulkonjave

 

Se nuk i pendohemi vdekjes se fjalës të dhënë kur e nënshkrova me gjuhën e perëndive.

Më fal zoti im pse nuk t´u fala kur më shumë se jetës ty të ngjava .

 

 

PËRSE ËSHTË DIELLI LARG

(Mbesës sime Kiarës)

 

Sa larg e sa afër më rri dielli

Flakën e ndajmë në grimca të krisura

Ç´mallë ndjejmë për gjuhën e shqipeve

Kur e flasim me mbesë në fluturim.

 

Edhepse më rri larg nga toka e artë

Shqipërinë e kemi dëshmitare të gjuhës se shejtë

Pagëzimin e emrave të rrënjëve të Durrahut

Kush na mallkoj që u tretëm metropoleve evropiane.

 

Cilët shekuj s´do të flasin kurrë me ne

Perse ndonjëherë u bëmë edhe argat të dreqit

Etjen dhe urinë çdo herë i kishim si bukën dhe krypën

Por jetuam me zemrat e mirëditorëve dhe malësorëve.

 

Në të njëjtën kohë u bëmë heronjë të jetës atdhetare

Vitët ma të bukura të jetës i shndërruam në legjenda për plisin

Vetëm kur e falëm besën undjemë se jemi pakëz shqiptarë

Ah,si lotët nuk na lënë të vërtetën kurrë pa e thënë.

 

Çfat na është shkrue nga perënditë e tokës dhe detit

C´ilët nga ne diellin e kemi me larg se të gjitha dashuritë

Ç´faj na është thënë pse të dielave nuk bëmë lutje për dritë

 

As zotin nuk e dijmë a e patëm mik apo pse nuk ju falëm çdo ditë.

 

BABA

 

Baba,sonte ç´më tregojnë yjet

Shkëlqejnë më mirë këtë mbrëmje.

Pikturën e fytyrës tënde e shoh në ozon

Ëndrra më fton nepër shkallët e olimpit

 

Të të takoj baba.

 

Sa afër jam me sytë plotë lot malli

Sonte kemi ndarë kohën të jemi pranë njeri-tjetrit

Me fjalët tërë një jetë betejash të fituara .

 

E mbaj në mendje frymën me ngrohtësi dielli

Kur më porosite,bir,atdheu nuk i ka njëqind fytyra .

Nëse e do jetën me nder sikur babai që të do

Jeto vetëm më fytyrë atdheu pa asnjë betejë të humbur.

 

Baba,tani edhe unë jam baba dhe jetën e ndajmë përgjysmë

Ti jeton dy jetë më shumë se secili nga ne të gjallët.

Gjyshi i ëndrrave të mia që aq shumë i kam pritur

Roni,Kiara,TianiAurela,Dreni,Dea janë pëllumbat në fluturim.

 

Baba,më fal që nuk shkrova për burgun e Auhvicit

Kur lufta të mori dhe për pak u gjende i vdekur i gjallë.

Betejat më shumë i kisha për bukën e gojës

Se si mëshira ju vishej qenëve dhe patronës Merkel.

Janar 2018@DESKU

PS-Në vitin 1945 babai ishte një nga shumë shqiptarët e intërnuar në Kampin e Aushvicit,ku për fat të liruar sebashkume grupin e të burgosurve nga Kosova.

 

FRYEJ ERË

 

M´i merr fjalët nëse i kam të mëkatit

Edhe atëherë kur mendon se kisha fytyrë bajlozi

Më mirë prangosëm të mos iku më larg se urrejtja.

Fryej erë

M´i kujto një nga një takimet e betejave

 

Humbjet i di vetë se i kam plagë shpirti

Dëshmitar e kam vetëm zotin

Dhe fatin tim të luftës.

 

 

Fryej erë

 

Edhe atëherë kur ma gjen trupin

Në mijëra grimca fjalësh

Ma dërgo në foletë e zanave

Mbështjellur me trëndafilat e Kopshtit të Edenit.

 

Fryej erë

Se s´kam më fjalë për të dhënë

Më dërgo një stuhi cunamësh

M´i fshijë nga faqja e dheut kujtimet e hidhura.

 

Fryej erë

Edhe takimet e djajëve më janë duhur t´i rikujtoj

Ju i besuat këngës se hutinit kur këndon melodi mortore.

Në çfarë t´i besohet kohës kur ajo është vetë e pakohë

 

E kisha ndërrue veten me erën të fryej diçka nga shpirti im

Diellin e kisha zbritë në tokë në një kuvend burrash.

 

Fryej erë

Tokën e diellin t´i bëjë bashkë para se të fundosëm unë apo Titaniku

Sa larg fryen oj erë e nuk fryen brenda jetës që ma tradhëtuan demonët.

 

Fryej erë

E di për sa kohë jetuan perandorët jeta m´u bë ferr i Dantës

Ju besoj vetëm atyre që i besojnë vetes më shumë se perëndive

Një ditë do të zbritni në legjenda si Doruntinë e fatit tim.

 

E KRISUR Ç´MË RRI KOHA

 

Koha dhe koka si nuk më ndryshojnë fare

Ç´më rëndonë lloje fjalë rrugësh

I mbetur në udhëkryqe larg jetës

As i gjallë as i vdekur jetoj në rrëfimin tim.

 

I kam thënë mirëmëngjes gjarpërit

Ndoshta njëri nga ne  u vërbua

Sa i besoja vetes dhe rojeve të folesë sime

Më dhemb nëse vazhdon si ikje nga betejat.

 

Luftëtarët janë vetë bekimi i zotit për fitore

Kurrë nuk e ndjejnë humbjen e betejave për jetë a vdekje

Emri yt të mbanë në mbretërinë e yjeve

Atje ku sebashku me diellin falni jetës gjallëri.

 

Cilës fjalë i beson, të betohëm se nuk e mbaj natyrën e mëkatit

Jetën e dua vetëm si një pikë ujë të detit kryeneq të kujtimeve të hënës

Që kurrë nuk di të ndalët duke fundos bajlozët e tij të krisur

Sa e krisur më rri koha kur furtunat e zhdukin tej gjuhës se zotit.

 

Çfarë çmendurie i mori miqt që humben miqt e shenjtë të jetës

Koha nuk ishte fajtore pse u bënë më demonë se vetë demonët

Ndoshta një ditë riktheheni edhe në perandorë të zi

Ky është atdheu që flakën ja vutë secilës anë të shejtë.

 

Tani si të rri më kohën që ju e vratë bashkë me udhët ngado që ecni

I vutë zjarr edhe emrit tim ma tretët atje ku miza brenë hekur

Kështu ju i zgerdhiheni atdheut gjoja vdiqet në ëndrra për jetën e tij

Ah,asnjë kohë kurrë mos e takofsha sikur sot që jetoj në kohën e juaj të pakohë.

 

 

NË DYSH

 

Më shumë se vetë betejat jam bërë çlirimtar

Nuk kthej më në kohën e vrarë

A nuk është pak ndarja e zotnave në dysh.

Me botën kurrë nuk arrita ta njoh veten

 

Pse duhet njoftuar për fuqinë e legjendave

Që i kam dhënë dheut të kësaj toke.

Në vetëvrasje urrejtjen kurrë nuk e kisha menduar

Dikush nga varri u ngrit ta vras diellin

 

Të tjerët vrapojnë pas palaçove perandorësh

Asgjë në jetë nuk është si më parë e vërtetë.

 

 

NË Ç´KRAH DIELLI

 

Sa të madhe ma bën jetën dielli kur edhe unë jam bir atdheu.

Në ç´krah dielli m´i pave krahët e shpuar përtej syve tuaj

A nuk mjaftuan çmenduria e shpatave të pesëqind shekujve sultanësh

Përtej njërës histori ,plagët m´i vënë në historinë tjetër

 

Ende nuk e njeh as nuk e ka shkrue bota në një nga legjendat e zanave.

Edhe njëqind herë nëse lindi vdekjen ia kam borxh këngës se heroit

 

Me diellin kurrë nuk mund të matëm në asnjërën kohë kalërimi

Luftëtar u bëfsha me fytyrë Davidi dhe me zemër Orfeu

Sa të madhe ma bën jetën dielli kur edhe unë jam bir atdheu.

Derisa luftëtarit tim nuk i përulën në secilën lutje dhe të falim uratë

 

Kam frikë se të tjerët na e marrin bashkë me emrin e e kësaj toke të artë

Me Gjergjin jam shndërrue në një dhembje dhe fitore të përbashkët ,çdo çast

Asnjëri nuk vdesim pa njeri-tjetrin si Gjergj e Agim çdo ditë e natë.

Me mua askush mos të barazohet pash diellin që ti ma fale

 

Ngrohtësinë e tij e di se në cilin varg të tokës më rri më mirë

E kam takuar vetëm njëherë në jetë kur më shpetuan nga ferri

Kur menduan se vdekjen ma kishin përgatitur si bukën e ujin.

Vdesin vetëm palaçot që tërë jetën e kanë vrasëse të zotnave

 

Unë që rri në kopshtin e luleve dhe ujiti çdo trëndafil me lotin e shpirtit

Me fjalën që zanat e mbajnë në gji edhe motrat tona suliote dikur në lashtësi

Për fytyrë trimëreshash u hodhën shtatë pash nën thellësitë titanikiane.

Në ç´krah më rri dielli, aty më rri jeta ,një e vërtetë që dhemb e shemb

 

Perandorë dhe demonë në një fjalë ngjajnë si dikur të pabindurit e ferrit

Në ç´këngë sot më shumë ju takoj mbrëmjeve kur s´ka hënë as yje

Të gjitha udhët një ditë a do të kenë kryqzim të në zotit a rrugë pa krye.

Mjerë ai që ma shanë dhe ma vranë atdheun e heronjve të plagëve të se vërtetës.

 

OBELISK

 

Jetën në katër sy e dua

Të njëjtën ma thua edhe ti

Kur për një çast shndërrohesh

Në flakë dielli.

 

Vdekjes kurrë nuk i iku

Nëse jeta ime i takon

Fytyrës se babait

Njëqind herë

 

Është më e i gjallë

I atdheut tim.

 

 

IM ZOT

(Rikujtojmë Presidentin,I.Rugovën)

 

 

im zot

M´i fal fjalët

Që i shërojnë shekujt

Të cilat ende na rëndojnë

 

Mbi supe

 

Im zot

Më fal përqafimin

Që ëndërr më rri

Buzëqeshja e jote

 

Im zot

Më prijë lindjeve

Se vdekjet ia kam fal atdheut.

 

Im zot

Më fal bekimin e Shqipërisë

Pa plagët dhe lotin e nënave

 

Im zot

Brezat e mij

Mbetën flakë e Prekazit

Në njëqind vjet

 

E di

Prapë ju lindë kjo tokë.

 

ÇFARË FSHEH HESHTJA

 

Një zot e di çfarë fsheh njeriu i sotëm në shpirtin e tij

Askush nuk e njeh më mirë se unë ish mikun e dollive festive

E di edhe në cilin det derdhet ferri i tij që na groposë më thellë se Titaniku.

 

Për  luftëtarët e di çfarë ruajnë në gjirin e tyre më ka thënë babai im

 

Betoheshin në sofrën e shqipeve dhe në gjakun e bekimit të atdheut

Nuk çuditëm pse heshtja varros ëndrrat e rikthimit të heronjve.

Të vetmit heronjtë e ruajnë vdekjen si heshtje për lavdinë e legjendave

Ndarjet me lotin e nënave e vëjnë jetën e tyre mbi fuqinë e perëndive

 

Asgjë nga dhembjet që nuk e kanë gjuhën e rikthimit të Gjergjit tim.

Heshtjen e mallkofshin ëndrrat e tokës se vrarë

E di përse tornadot më shumë se kurrë vrasin pafajësitë e zotit

Në stuhi më kanë shndërrue deri edhe emrin tim.

 

Ndoshta bëra faj nëse për tokën e fala edhe kokën

Të vërtetën e jetës mos e fsheh nga asnjë perëndi a njeri.

Të rikujtoj baba pse nuk vdiqe edhe kur të shndërruan në ferr të Aushvict.

 

 

HESHTJA

 

Mijëra vjet përmbys dritën

Pa fuqi të dal nga dhembja

Plagë më vdekjepruese e jetës.

Nëse ka shërim

 

Vetëm pas vdekjes.

 

Çfarë t´u thueht syve

Kur heshtja i vërbon.

 

 

NATA E SHEKUJVE TË RËBELUAR

 

Më e gjatë se njëmijë vjet dritë larg diellit ishte nata e shekujve rëbel

Më e shkurtë se kënga besës se rikthimit të Aga Ymerit.

Mbrëmë në apartamentin e hënës ç´më zunë peng

Më  duhej të bëhesha njeriu më i krisur në jetë

 

Tani sa e kisha dhënë fjalën që më peshoj shumë shtrejtë

Nuk kisha fuqi rebelimi as të vëj një fytyrë djalli.

Para heshtjes që vjellte zjarr dhembjesh e dorëzova shpatën e vetëvrasjes

Sa ju besova gurëve edhe kështu të thyer në grimca atomësh

 

Sa e gjatë dhe sa e shkurtë ishte stuhia e tornados

Ktheva të shëroj plagët e luftërave në natën e rikthyer të shekujve.

Më ftuan në mbrëmjen e poratve të hapura të Venedikut

Në ekspozitën e pikturave më të bukura se vetë Mona Liza

 

U deha kur ngrita dollinë për flakën e ndezur të diellit

Im zot më fal pse nuk u bëra më i krisur se Adami.

Tani tërë jetën e jetoj me urrejtjen pse nuk e kafshova mollen e Evës

E di se ç´faj bëra në natën më të gjatë të shekujve në rikthim

 

Mëkat për engjëjt pse ma zhdukën fytyrën e djallit nga shpirti im

Ndoshta në rëbelimin e tij do e gjëja udhën më të shpejt drejt diellit të lirisë.

 

MA FAL KOHËN E HERONJVE

-Kohën e heronjve të atdheut nëna ime e mbante në gji.

 

 

Heronjtë a lindin heronj

Tradhëtarët a lindin tradhëtarë

Demonët a lindin demonë

Perandorët a lindin perandorë.

 

Cilët janë heronjtë që lindën dhe u rritën heronj

Tradhëtarët besoj se e morën emrin që ju takon

Demonët linden dhe vdesin demonë

Perandorët u ngritën mbi fatin e njerëzve në perandorë.

 

 

Kohën e heronjve të atdheut nëna ime e mbanë në gji.

Një mijë vjet dritë është rruga për t´u ngritë në heronj

Tradhëtarët janë faqja e zezë e marrja tepër e kombit

Mjerisht përse zoti ende nuk i mallkon apo nuk shohin më larg vetes

 

Sa keq për tokën që çdo ditë e shkelin këmbët e tyre fatzeza.

Demonët janë vetë bajlozët që rrëmbejnë të bukurën e detit

Janë vetë gjuha e mallkuar e kombit dhe fytyrat korbiane

Nga legjendat dolën si humbës të shpatave të sulltanëve

 

Mos i ngroh më o diell as ti hënë mos ju falë kurrë buzëqeshje.

Ku mbetën perandorët që ikën një nga një me fytyrë zezonash

Me cilat fytyra do të ikin perandorët e kohës sime ku ferr ma bënë jetën

Të jetohet në një kohë pa perandorë dhe klyshë të tyre a e thot edhe zoti

 

Falma këtë kohë të shoh se as vend për varr nuk do të kënë,as deti s´do i merr.

 

 

PENG

 

Puthjen ia lash peng luftëtarës se njëqind betejave të lavdisë

Me mua u morën gjinjtë e saj të më vërbojnë sytë e diellit

Me djajtë nuk e deshta kurrë ndërrimin e emrit të vërtetë

Kaq larg urrejtje fitova nga demonët kur fjalën nuk e tradhëtova.

 

Nëse kam lindur për të qenë njeri i lirë

Më shumë e dua lirinë tënde o njeri i shenjtë

Zotin të dytë duhet ta kemi në mos tjetër për atdheun

Ndoshta unë apo fisi im luftarak një ditë jetojmë për betejat e lirisë.

 

Nga Gjergji për brezaat e mij e dua uratën dhe pagëzimin e tij

Nëse do e ndërroja emrin me një emër që më ngjanë në fytyrë atdheu

Asnjë nuk do më shkonte më për shpirti sikurse i bukuri Orfeu

Tërë jetës peng i mbeta pse kurrë nuk e kam thënë tërë të vërtetën.

 

 

SËRISH GURËT E NUSËRISË

 

Ndalova sonte sërish  tek gurët e nusërisë

Sa tërë një jetë atdheu peshojnë këta shkembinj të lirisë

Këtu e fali Tanagra shaminë e beqarisë

Ç´hyjëri u bë e lutjeve për tokën dhe diellin.

 

Edhe njëherë m´i the gurët e ndarjes o diell

Në mijëra grimca atomësh vetëm në heshtje mos i le

Të ja thej fjalët që më nuk i meritojn metropolet evropiane

Së këta gurë më  krijuan mua dhe jetën e gjallë në tokë.

 

Sonte prapë u takova më lule bogjuret

Dikur anë e kend të shpërndara deri në ozon

Sot aroma e tyre kenaqë njerëzimi kur feston

Janë nga toka pellazge që ruhen nën gurët e mij.

 

 

Le t´i falim prapë botës sikur që i falëm mendjen e lirë

Edhe atëherë kur këtu u thyen shpatat e sulltanëve dhe secilit djall

Le të më fal nëna ime uratën e gurvëve gjithë ar

Që më pagëzuan më emrin e luftëtar Gjergjian.

 

Nëpër këta gurë nuk kaluan asnjë perandorë

U thyen në shpatat që kryeqëzuan më ne

Ende ka edhe pak dëmonë që faqën e zezë ia qesin kombit

Ngado që shkelin dhembje dhe plagë tokës i sjellin.

 

 

SIMFONITË E PRITJES

 

Sonte nuk mund t´i zë tërë tingujt e erës

Simfoni krijova kur biente shi

Papritmas krijova sytë e pikturës

Nuk vëra emra Mona Lizash të huaja.

 

Sa emra shqipesh kam gjetur në gorët e Durrahut

Tanagrën  e kanë krijue hyjnitë e tokës dhe diellit

Të këtë parë bota hyjërinë pellazge nga Itaka

Gjashtëmbëdhjetë shekuj para Krisht kur foli shqip.

 

Me simfonitë e zanave jemi rritur si popull i lashtë

Në listën e Don Zhuanëve të Venedikut e lexova veten

Puthjet kurrë nuk na shpetonin pa ia fal muzës

Ditën e re e filloja pasi kam shenuar kujtimet në ditarin e jetës.

 

Gurët dhe tokën tani ma ruajnë hyjnitë pellazge

Le të çmendet bota sa herë të do

Thellë ma fundosen Titanikun bajlozët e saj

Nuk ka fuqi që na ndalon të jetojmë me zotnat dhe yjet.