Artisti Pllum Vatnikaj, kap dashurinë me këngën e dedikuar nuses!
Një dasem madheshtore me veçantinë e vet, e mbushur me dasmorë, art, muzikë e cila elektrizon sallën dhe përtej saj, një skenar i realizuar me mjeshtëri nga artistët nepermjet zërit profesionist, simfoni e Ansambel i dedikuar e përkushtuar gëzimit e haresë.
U martuan dy malësorë; Mandalena nga Malsia e Madhe erdhi për Pllumin nga Merturi, martesa me shije e plotë dashuri e bekuar nga familjet e nderuara sipas traditës, virtytit e zakonit të mbjellë mirë ndër breza nga familja për përjetësinë e martesës dhe miqësisë.
E si mund të ndodhte ndryshe nga pinjolli i derës së njohur shqiptare nga Pllum Vatnikaj, vëtëm përkudesje që në fillesen e dashurisë e të miqësisë me malësorin e deri në finalizimin e saj me kunorëzim.
Një dasmë e cila kapi qiejt e muzikës shqiptare me artistët e majave të artit, e ndezën duke pushtuar nga festa secilin dasmorë, e si mund të ndodhte ndryshe kur aty ishte ansambli nga Zef Beka, Hana & Kole Nikprelaj, Nikolin Perpali, Rati, ndërsa Gjovalin Shani me zërin e tij brilant oshtiu këngën e Tunxh Miftarit- mendimtari e burri madh malësisë së veriut, etj.
Secili artist me zerin e vet e në grup me një shkelqim si një ansambel shteti, një demostrim shpirtërorë profesionizëm, vërtetë një etje për dasmën e madhe e vendosur te kulla – Restorant Dubai në Shkoderloce.
Dasma vjen e ngjet gezimin e harenë kur dhëndrri bëhet pjesë e muzikës me këngë e valle, artisti Pllum Vatnikaj i shoqëruar nga nusja ka sjellur përformancën më të lartë pëpara Doruntinës e dasmorëve nga malësia.
Kënget me të cilat shkelqeu artisti dhënderr; Nikaj-Merturi, Ora e Shalës etj, por Pishtari i dasmës erdhi kënga kushtuar mertesës – Dashuri Jonë!
Një dasëm që ngjet lart një çift që martohet, ngren lart familjen shqiptrare, ngren në shto Zot dashuri e mirësi, ngren artin e muzikën shqiptare, kjo ngrohja e madhe për dasmen, martesën e cila sjell jetën me lumturinë e vet.
Gezime e festa, të trashëgohet çifti!
#Nga, Agron PREBIBAJ