Agron PREBIBAJ: BASHKIA PUKË NDERON MISIONARIN PAL DED BAJRAKTARI

Kryebashkiaku z.Gjon Gjonaj i jep titullin “Qytetar Nderi”, i Pukës!

Sot në Pukën dardane, bash aty ku fillon porta hyrëse për Dardani.
Një ditë feste, gëzimi e kurorëzuar me vlerësimin maksimal ndaj një burri mendimtar e misionar pajtimi jo vetëm për Pukën por kudo në shqiptari, e kur ky vlerësim apo nderim vjen nga treva ku ke lindur, jetuar e rritur, është relaisht titulli më i lartë i kësaj bote, pasi vjen nga bashkëkranasit tu.
Kryetri i Bashkise Pukë zoti Gjon Gjonaj pas vendimit unanim të këshilltarëve bashkiakë i jep titullin e lartë “Qytetar Nderi”, për PAL DED BAJRAKTARI, burrin shumë të zgjuar, intelegjent, mendimtarin e misionarin e vërtetë shqiptar, i cili iku nga kjo botë 97 vjeç, para një viti.
Kombi shqiptar ndër shekuj ka patur nevojë për burra mendimtarë paqedashes me qellim sherbese pajtimin mes vëllezërish si institucioni i vetëm në sherbim të individit, familjes e kombit.
Burra menidimtarë ka patur në të gjitha etapat edhe shpesh herë shumë të dhimbeshme për familjen e kombin, por prijësi ynë i ligjit është dhe mbetet Lekë Dukagjini – prej nga aty u udhëhoqen dhe referuan të gjithë misonarët mendimtarët për pajtim, aty u referuan burrat e kolosët e maleve tona, aty u referuan edhe misionarë e jug-lindjes, Labërisë(me disa ndryshime të vogla), aty ishin strategët kosovarë, në gji e mbajti Lekën deri në vdekje Anton Çeta burri më pajtimtar shqiptar i cili ishte misionari që vrapoj ditë e natë për faljen mes vëllzërish përballë regjimit serb i cili vetëm po nxiste shkombtarizim e vllavasjen mes kosovarëve.
Unë në fakt i kam ndjekur e hulumtuar bajraktarët e veriut, dhe çështë e verteta më ka konstatuar se shumica absolute e tyre kanë luajtuar një rol shumë pozitiv me sipermarrje shumë të fortë e me kosto familjare për fisin, pa përjashtuar edhe bajraktar të cilët kanë vdekur fizikisht e historikisht me vetëm një brez, por gjithsesi fiset apo barjraqet kanë gjetur përfaqësime perfekte përballë palëve, e kjo është krenaria e jona e secilit nga ne për zgjidhjet që kanë bërë të parët tanë, krenar për prinjasat tanë mëndje lartë.
Ndërsa sot do veçoj mendimtarin, misonarin e pajtimit Pal Ded Bajraktari – Bajraktari i Thaçit i njërit prej fiseve më të mëdhaja dardane, një thesar pasurie për historinë tonë kombëtare.
Pal Deden e kam njohur përsonalisht, kemi pire kafe, hënger dreka e darka, madje edhe në shtepinë e tij, e kam degjuar gjithmonë me vëmendje, e kam pyetur disa herë, Ai mu ka pergjigjur duke qeshur, por edhe i prerë me ç’herje të vertetë burri, – përgjigje e cila edhe më ka befasuar, por menjëhërë e kam kuptuar se ai po me jep leksion por edhe po më qorton në të mirë.
Ndaj dhe jo vetëm unë por i gjithë brezi im e kemi vleresuar si burrin shumë të mençur, përsonalitetin e rrallë të kësaj bote i cili vetëm sjell mesazhe vëllazërore e pajtimi, të gjithëve na duket pak ti themi Bajraktari i Thaçit, fisit të paster të krenarisë shqiptare, por Ai mbetet misionari i paqes ndër shqiptar!
Jo vetëm unë, por të gjithë miqtë tanë, po veçoj Dr.Mhill Gecaj, Lek Vatnikaj me të cilët udhëtova për në Pukën tonë të dashur, e kemi ndie me dhimbje largimin e burrit të madh nga kjo botë; – tashmë iku Anton Çeta i fundit i fundit shqiptar!
Iku fizikisht misionari Pal Deda, i cili parakaloi mjekët psikologë e akademikët me veprat e tyre teoriko – shkencorë, por misionari i terrenit preku realitetin me kokat e nxehta e të mbrapshta, ti cilave ju duhej matur mirë koka për të finalizuar paqen mes individëve e familjeve.
Në vezhgimin historik të brezave të familjes së Pal Ded Bajraktari na rezulton përmbi gjashtë breza ura e pa shëmbur edhe me zigzaget e veta sidomos në sistemin komunist, familje e cila patjeter ishte nën shënjestëren e sigurimit të shtetit, duke u ndeshkuar, por asnjëherë familja “ikonë” shqiptare nuk gjunjëzua e nuk humbi vtalitetin as kryqëzimin martesor në racën e mirë shqiptare, duke mos cenuar pjellën e paster të së ardhmes.
Sot bajaktari misionar nuk ka vdekur, por ka lënë pinjollët më të denjë, ka djemtë, tashmë burra, Luigji burri i përballur me kryqëzatën komuniste e sot njeru i dashur, punëtor, organizator e këmbngulës në mendimet e tij të drejta, ndërsa Sokoli ashtu siç ka edhe emrin, i qetë, shumë i zoti në komunikim, doktori i shkencave ekonomike, tashmë pjesë e botës akademike, një misioniar paqeje që në komunikimin e parë.
Por jo vetëm kaq për familjen Bajraktari, pasi unë i njoh shumë mirë djemt e Luigjit e me pak të Sokolit tashmë të burrëruar, ku po shkëlqejnë në punët e shkollimin e tyre që nga Italia e Amerika, shumë të edukuar, e sot të zotët të drejtojnë kudo në shoqëri në gëzime e festa, por përse jo të gatëshem edhe në raste dhimbjesh, kjo premisa më ogur bardhe se paskemi edhe një brez tjeter i cili përcjell edhe në modrenen traditen, zakonet e vytytet e shkëlqyera të gjenezës së familjes së vet ndër shekuj.
Pasimi i shkëlqyer është pasuar nga i njëjti oxhak( bajraktari) vërtetë fis i pashmbur në shumë breza. Familja e cila ka kontributet e veta jo vëtëm në Lidhjen e Prezrenit nga Frrok Kol Regja, por tashmë e provuar se ka përfaqësuar Pukën edhe në Kuvendin e Arbnit 1703, organizuar në Lezhë nën kujdesin e Papa Klemnti Albani Xl (ref.fakt i shkruar më parë nga akademiku Kolec Topalli, por tani dekomenti i nxjerrur nga akiva e Vatikanit vjen nga studiuesi Dr.Mark Palnikaj i cili do zbadhet së shpejti në veprën e tij historike).
Vërtetë kur e shikon thellë historikun e kësaj familje, i bie 12 breza të etur e veprimtar në përkushtim të kombit, rast unikal i cili duhet përcjellur si referëncë deri në programet arsimore në shkolla.
Së fundi po e mbyll: Derë paskeni qënë, derë e nderueme prap sot, gjithmonë qofshi dera e krenarisë tonë malësore e kombëtare!
Në këtë tubim festiv nderimi të moderuar nga mjeshtëri Fran Vukaj, referuan me kumtesa e vlersime, zotërinjët: Dr.Mark Palnikaj, Gjergj Dedaj, kryebashkiaku Gjon Gjonaj, Mark Mesuli, Nikoll Deda, Dr.Mill Gecaj, Kol Dedaj, Enver Sulejmani etj.
Zoti e bekoftë Pukën e secilin Pukjan anë e kënd botës!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here