Akademiku Shaban Sinani është një nga studiuesit më të shquar shqiptarë në fushën e albanologjisë, historisë së letërsisë, etnologjisë dhe folklorit
Shaban Sinani Datëlindje: 16.4.1958 Vendlindje: Ndërshenë, Dibër Seksioni: Shkencat shoqërore dhe albanologjike Viti i zgjedhjes: 2017 Gjuhët: Italisht, Frëngjisht, Anglisht, Rusisht, Serbokroatisht, Latinisht (gjuhë pune). Kontakt: Adresa: Rr. “Ferit Stërmasi”, P. 3, nr. 20, Tiranë, Shqipëri Telefon: +355 68 89 02 718 Email: shsinani2000@yahoo.fr Faqe zyrtare: www.akad.gov.al CV e shkurtër: Prof. dr. Shaban Sinani u lind në Ndërshenë (Dibër), më 16 prill 1958. Është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që nga viti 2017. U formua në Universitetin e Tiranës dhe më pas në Institutin e Kulturës Popullore të Akademisë së Shkencave në fushën e gjuhësisë historike e vijimësisht të antropologjisë kulturore dhe çmohet për kontributet e tij me studime në antropologji etnojuridike, të religjionit dhe identitetit. Është studiues dhe historian i letërsisë, eseist dhe publicist shqiptar. U diplomua më 1983; “doktor i shkencave” në antropologji kulturore më 1998; fitoi pandërmjetshëm titullin “profesor” në të njëjtën fushë më 2003. Fushat kryesore të studimeve të tij janë: etnokultura (etnos, epos, mitologji); historia e shkrimeve (kodikë e koleksione); “tjetri” / “i ndryshmi” në identitetin shqiptar (prania dhe mbrojtja e hebrenjve), studimet letrare. Në vitin 1983, nën drejtimin shkencor të prof. Shaban Demirajt mbrojti diplomën me tezën “Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe”. Në vitin 1998, me studimin monografik “Mitologji në eposin e kreshnikëve”, fitoi gradën “doktor i shkencave”. Është autor i mbi 45 librave monografikë dhe përmbledhje studimesh. Karriera: Gazetar dhe korrespondent special në të përditshmen “Zëri i popullit” (1982-1985); redaktor dhe ndihmës i Kryetarit të Shtetit për çështjet kulturore (1985-1992); punonjës kërkimorshkencor e më tej përgjegjës departamenti në Institutin e Kulturës Popullore (1992- 1999); drejtor i përgjithshëm i rrjetit shtetëror të arkivave (1995-2005); punonjës shkencor e më pas drejtues departamenti në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë (2005-2016); sekretar shkencor në Seksionin e Shkencave Shoqërore e Albanologjike të Akademisë së Shkencave (2016-2019); Sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave / ASHSH (2020-2024). Veprimtaria: Autor i mbi 45 librave monografikë dhe përmbledhjeve me studime, në shqip e në gjuhë të huaj (5); bashkautor, përgatitës e përkujdesës i më shumë se 30 botimeve të tjera shkencore (kryeredaktor, përkujdesës, drejtues, përgatitës, bashkautor). Pjesëmarrës në ekspedita kërkimore antropologjike kombëtare e ndërshtetërore. “Profesor i ftuar” për lëndët “eurokulturë”, “etnokulturë” dhe “antropologji kulturore” në disa universitete jashtë vendit (Itali, Gjermani, Poloni, Kinë, Serbi, Bullgari, Kosovë, Maqedoni e Veriut). Botime të përgatitura si kryeredaktor, drejtues shkencor, përkujdesës, bashkautor, autor parathënieje / pasthënieje, hartues bibliografie, fjalori etj.): – “Akte të Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike” (vol. I-III, 2022-2024, bot. ASHSH); përgatitës, autor, shenjime; – “Lahuta dhe këngët me lahutë” – eposi i shqiptarëve; “Moti i Madh” – trashëgimia arbëreshe), bashkëhartues i dosjeve shkencore për regjistrimin e tyre si trashëgimi shpirtërore në programet e UNESCO-s; kontribues për dosjet për regjistrimin e qyteteve Gjirokastër e Berat në listat e trashëgimive të mbrojtura prej saj; për dosjen e liqenit të Ohrit (pjesa shqiptare), si dhe për dosjet “Xhubleta” e “Kcimi i Tropojës” (2005-2024); – Pesë botime “Festschrift” kushtuar (renditje kronologjike) personaliteteve të letrave shqipe: Dritëro Agolli (“Dritëroit”), Francesco Altimari (“Edhe 100! – studime në nderim të prof. Francesco Altimarit, me rastin e 60-vjetorit të lindjes”), Mateo Mandalà (“Matteo Mandalà dhe albanologjia sot”, T. Jochalas (“Albanologu i arvanitëve: atje kam û shpirtin tim …”), B. Demiraj – “Në shërbim të dijes së shenjtë” (bot. nga “Albpaper”, “Naimi” e ASHSH, 2018-2024); bashkëdrejtues shkencor, autor, përkujdesje e përgatitje, shenjime; – “Shteti i së drejtës në proceset integruese të Shqipërisë (vështrime të studiuesve të së drejtës në diasporë)”, bot. ASHSH, 2023; bashkëpërgatitës, hyrje; – “Hebrenjtë e Kosovës: integrimi, lulëzimi dhe mbijetesa gjatë Holokaustit (Shoah) – njësi studimi për Holokaustin (Shoah) për shkollat e mesme (libri i mësuesit dhe libri i nxënësit)”, bot. nga ministria e arsimit e Izraelit, 2023 (këshillimi shkencor); – “Roli që luajti Shqipëria në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit (Shoah), njësi studimi për Holokaustin (Shoah) për shkollat e mesme (libri i mësuesit dhe libri i nxënësit)”, bot. nga ministria e arsimit e Izraelit, 2021 (këshillimi shkencor); – “Një atdhe rezervë për hebrenjtë në Shqipëri”, dokumentar shkencor paraqitur në forumin ballkanik të luftës kundër antisemitizmit, realizuar nën kujdesin e ICHRA-s (2020); – “Këngë popullore nga Çamëria” (bot. ASHSH, 2019); përgatitës i botimit të dytë, hyrje; – “Tregime dhe skica të poetit revolucionar shqiptar Migjeni”, botim shqip i tezës së diplomës të shkrimtarit Dritëro Agolli mbrojtur prej tij në Universitetin e St. Petersburgut (bot. ASHSH, 2018); përgatitës, parathënie, shenjime; – “Dashuri në moshën e Krishtit: letërkëmbim” (bot. “Dritëro””, 2018), studim; – “Qytetërimi i Voskopojës dhe shekulli i iluminizmit në Ballkan”, akte të konferencës shkencore ndërkombëtare (bot. ASHSH, 2018): bashkëpërgatitës dhe autor; – “Epos of the frontier warriors – a monument of the Albanian cultural heritage”; vol. I-II; bot. Instituti Albanologjik i Prishtinës (2016); përgatitje, renditje, redaktim, artikull, hyrje; – “Epos i kreshnikëve, monument i trashëgimisë kulturore kombëtare”, vol. I-II (bot. Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2016), përgatitës, autor; – “Tri drama të pabotuara të D. Agollit” (bot. ASHSH, 2016), përkujdesës e përgatitës i botimit; – “About the selfdeterminations for Nationality, Religion and Language in Census Albania 2011” / “Antroponimet, linguonimet dhe vetëdeklarimet për religjionin në Census Albania 2011″; ekspertizë shkencore në përbërje të vlerësuesve të nominuar nga BE; – “How to exorcise the hate”, katër dokumentarë për njohjen e mendësisë aktuale të popujve të rajonit (projekt i BE, 2011); skenarist; – “Prania historike dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës: studime e dokumente” (përgatitës, parathënie, artikull, bibliografi etj. (bot. “Albpaper”, 2008); – “Himara në shekuj” (bot. ASHSH, 2004; ribot. 2007), përmbledhje studimesh, bashkautor; – “Fermanët: të shkruash historinë me tolerancë” / “Fermanlar: tarihi hoşgörüyle yazmak” / “Firmans: writing the history by tolerance” (bot. tregjuhësh nga TIKA / Turkish International Administration, 2005); përgatitje, drejtim, parathënie; – Rikrijimi i korpusit dhe ribotimi anastatik i koleksionit “Illyricum Sacrum” / “Illyrici sacri (vol. IIX) të medioevistëve italianë F. Riceputi, D. Farlati dhe J. Colletti, 2005); bashkëdrejtues; – “Modernizimi i arkivave kombëtare” (hartues i projektit ndërqeveritar shqiptaro-zviceran, me mbështetjen e Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave, 2000-2005), drejtues; – Regjistrimi i dy kodikëve më të vjetër të Shqipërisë “Beratinus-1” dhe “Beratinus-2” në programin elitar të UNESCO-s “Memoire du Monde” (2005), drejtues dhe hartues i dosjes; – Bashkëhartues i projektligjit për arkivat në Republikën e Shqipërisë (miratuar në vijim si Ligji nr. 9154 datë 6.11.2004 “Për arkivat”); – “Tregues alfabetik i emrave të hebrejve ardhur në Shqipëri në prag dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore” / Listë e 2264 hebrenjve të pranuar e mbrojtur në Shqipëri para dhe gjatë Luftës pranuar në Memorial Museum of Holocaust (Washington 2004), drejtues i kërkimeve; – Bashkëhartues i projektligjit për Ditën e Kujtesës (miratuar si ligj nga Kuvendi, 2003); – “Kodikët e Shqipërisë” (bot. UNESCO 2003); kryeredaktor, bashkautor dhe hartues i fjalorit; – “Communist International (Comintern) Archives at the Library of Congress – INCOMKA” (2003); projekt arkivistik ndërkombëtar; redaktor i pjesës për Shqipërinë dhe shqiptarët; – “100 kodikë të Shqipërisë në Bibliothèque Virtuelle de la Méditerranée”, projekt i UNESCOs (2003), hartues i listës dhe certifikatave; – Ribotim anastatik i koleksionit të dijetarëve albanologë K. Jireček, L. Thallóczy, M. Šufflay “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia” (vol. I-II, 2002), kthyer në rrallësi librore; bashkëpërgatitës, autor i parathënies; – Bashkëhartues i projektligjit për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre (miratuar nga Kuvendi si Ligji nr. 8926, datë 22.7.2002); – “Historia e popullit shqiptar”, vol. I (bot. ASHSH, 2002), autor i tre nënkapitujve, recensues; – “Letërsia bashkëkohore shqiptare” (tekst për shkolla të mesme, bot. “Albas”; Tiranë-Tetovë 2001; Prishtinë 2002); bashkautor; – “Ottoman manuscripts in Albanian Archives” / “Arnavutluk devlet arşivleri Osmanlı yazmalar kataloğu” / “Dorëshkrimet osmane në Shqipëri” (bot. tregjuhësh i Universitetit “Gazi”, Ankara 2001), katalog, bashkëdrejtues shkencor dhe autor i parathënies; – “Politika kulturore në Shqipëri” (bot. “Naim Frashëri”, 2001); bashkëpërgatitës, autor; – “Codex Purpureus Beratinus” në ekspozitën “I Vangeli dei Popoli: la parola e l’immagine del Cristo nelle culture e nella storia” (Vatikan 2000): përkujdesës i ekspozimit, autor i certificatës, skedës, artikullit në katalog dhe shpjegimeve; – “Albania – a patrimony of European Values: a short Encyclopedia of Albanian history and cultural heritage” (bot. “Seda”, 2000), autor i pesë kapitujve; – “Kosova në vështrim enciklopedik” (bot. ASHSH, 1999), bashkautor; – “Epikë popullore shqiptare, nga bartësit shqiptarë në Maqedoni” (Tetovë 1999): përkujdesës dhe përgatitës për botim (përzgjedhje, ndarje në tipologji, redaktim, shenjime, parathënie); – “Shah-Name” (në shqip për herë të parë, bot, “Naimi”, 1999), përkthyer nga persishtja nga V. Buhara), përgatiti botimin, pajisi me shenjime, autor i parathënies dhe fjalorit; – “Këngë popullore të Skraparit” (bot. ASHSH, 1998), përgatitës, autor i parathënies. Është vlerësues i jashtëm i botimeve shkencore akademike e universitare të rekomanduara për formim shkencor (agjencisë italiane ANVUR, 2018); i ftuar si anëtar bordesh dhe komisionesh mbrojtjeje e përurimi titujsh shkencorë (Kozencë, Beograd, Varshavë, Poznan, Pekin, Sofje, Shkup); hartues projektesh dhe përgatitës i më shumë se 40 konferencave shkencore ndërkombëtare; anëtar i komisionit kombëtar të UNESCO-s (2000); anëtar i komitetit kombëtar të AIESSEE-së; themelues i komitetit kombëtar të programit “Memoire du Monde” (2005). Është autor i më shumë se 50 artikujve shkencorë të botuar jashtë vendit (anglisht, frëngjisht, italisht, rumanisht, hungarisht, kinezisht, serbokroatisht, turqisht, bullgarisht) dhe i 14 skenarëve për filma dokumentarë shkencorë të realizuar. Nderime e mirënjohje: – Qytetar nderi i Dibrës (2023); – “Doctor honoris causa” në Universitetin e Gjirokastrës (2019); – “Guest Professor” dhe “Distinguished Research Fellow” në Beijing Foreign Studies University (Kinë 2019); – Nderimi “Europa nostra” për dosjen e eposit shqiptar në UNESCO (vlerësim për grupin e studiuesve përgatitës të saj, 2016); – “Urdhri i Pavarësisë” i Republikës së Kosovës (Kosovë, 2016); – Çmimi kombëtar “Kult” për studim monografik (Shqipëri, 2015); – “Merita e Shtetit të Izraelit” për studimet për mbrojtjen dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë “Shoah” (Israel, 2014); – Çmimi kombëtar “Faik Konica” për studim monografik (Shqipëri, 2012); – Çmimi dhe kupa “Madonna e Argjendtë” për film dokumentar-shkencor si skenarist (festival ndërkombëtar, Kiev, 2009); – Qytetar nderi i Beratit (Shqipëri, 2008); – Urdhri “Naim Frashëri” i klasit II (Shqipëri, 1986). Veprat kryesore: – “Studime antropologjike në etnokulturë” (studime, bot. ASHSH, 2024); – “Në kohën e të marrëve” (novelë, bot. “Naimi”, 2023); – “Akademikë dhe vepra të tyre në albanologji” (studime, bot. ASHSH, 2022); – “Shekulli letrar i Ismail Kadaresë” (monografi, bot. ASHSH, 2021); – “Beyond the linguistic border: Albanian traditions and literature” (studime, bot. “Naimi”, 2021); – “Codices, Statutes, and Jews in the Albanian history and space” (studime, bot. “Naimi”, 2021); – “Antropologji e religjionit” (studime në antropologji kulturore, vol. III, bot. “Naimi”, 2021); – “Des valeurs européene d’identité albanaise” (studime, bot. “Naimi”, 2020); – “Migjeni dhe Shkrimet” (monografi, bot. ASHSH, 2019); – “Antropologji etnojuridike” (studime në antropologji kulturore, vol. II, bot. “Naimi”, 2019); – “Vepra e Dritëro Agollit dhe ‘Brezi i viteve 1960′” (monografi, bot. ASHSH, 2019); – “Antropologji e identitetit” (studime në antropologji kulturore, vol. I, bot. “Naimi”, 2018); – “Studime krahasimtare në letërsi” (bot. “Naimi”, 2018); – “Hieronymi: në botën arbëreshe” (monografi, bot. ASHSH, 2017); – “Pyetje të tjera në albanologji: autorë dhe teza, vol. II (studime, bot. “Naimi”, 2017); – “Mite dhe demonë në veprën e Kadaresë” (monografi, bot. “Naimi”, 2016); – “Historia e letërsisë shqipe: çështje të hapura; kurs ligjëratash universitare” (studime, bot. “Naimi”, 2015); – “Berat, Beratinus, Buhara: një udhëtim historik-kulturor nëpër mijëvjeçarët e qytetit” (monografi, bot. “Naimi”, 2015); – “Kodikët kronografikë të Shqipërisë: shkrime dhe dorëshkrime prej Rilindjes Europiane deri në Rilindjen Kombëtare” (monografi, bot. “Naimi”, 2014); – “Jews and Albanians: the Protection and Salvation” (monografi, bot. “Naimi”, 2014); – “Hebrenjtë dhe shqiptarët: mbrojtja dhe shpëtimi” (monografi, bot. “Naimi”, 2013); – “Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe” (monografi, bot. “Naimi”, 2013); – “Pyetje në albanologji: autorë dhe teza” (studime, bot. “Naimi”, 2013); – “Tradita gojore si etnotekst: studime për etno-folkloristikë krahasimtare” (monografi, bot. “Naimi”, 2012); – “’Njerëzit e krisur’ të Dritëro Agollit” (studime, bot. “Naimi”, 2012); – “Camaj i paskajuar: rreth tipologjisë së llojeve në veprën e Martin Camajt” (monografi, bot. Qendra e Studimeve Albanologjike, 2011; ribot. “Naimi” – 2012); – “Letërsia në totalitarizëm dhe ‘Dossier K’” (monografi, bot. “Naimi”, 2011); – “Etnos në epos” (monografi, bot. “Naimi”, 2011); – “Kodikët e Shqipërisë në Kujtesën e Botës” (monografi, bot. “Naimi”, 2010); – “Midis dy Rilindjesh” (studime historiografike dhe letrare, bot. Universiteti i Elbasanit, 2010; ribot. “Naimi” – 2012); – “Për letërsinë shqipe në shekullin e 20-të” (studime, bot. Qendra e Studimeve Albanologjike, 2011; ribot. “Naimi”, 2012); – “Hebrenjtë në Shqipëri – prania dhe shpëtimi” (monografi, bot. “Naimi”, 2009); – “Për prozën e Kadaresë” (studime, bot. “Naimi”, 2009); – “Prurje kulturore orientale” (studime, bot. “Albas”, 2007); – “Përveçime” (studime, bot. “Focus”, Prishtinë 2007); – “Një Shqipëri tjetër: libër për imazhin” (studime, bot. “LMG”, 2006); – “Ura dhe kështjella: studime antropologjike” (studime, bot. “LMG”, 2006); – “Le Dossier Kadaré: suivi de La vérité des souterrains (Ismaïl Kadaré avec Stéphane Courtois”); studime e burime, editions “Odile Jacobs”, Paris 2006); – “Një dosje për Kadarenë”, pjesa II (bot. “Albas”, 2005); – “Një dosje për Kadarenë”, pjesa I (bot. “Ombra GvG”, 2005); – “Beratinus: antropologji kulturore” (monografi, bot. “Argeta”, 2004); – “Arkiva të hapur në shoqëri të hapur” (bot. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, 2002); – “Mitologji në eposin e kreshnikëve” (monografi, bot. “Star” – 2000; ribot. “Argeta” – 2005; ribot. “Naimi” – 2011, 2014, 2015); – “Kështjella e virtytit: antropologji kulturore” (bot. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, 2001); – “Kosova në syrin e ciklonit” (bot. “Dritëro”, 1999); – “Kosova në gjeopolitikë: studime, analizë politike, publicistikë, shkrime për ngjarjet në Kosovë prej vitit 1998, me një vështrim retrospektiv e një tjetër perspektiv” (bot. “Dritëro”, 1998); – “Sipërore” (studime, bot. “Extra”, 1998); – “Pengu i moskuptimit” (studime, bot. “Extra”, 1997). Name Surname: Shaban Sinani DoB: 16.4.1958 PoB: Ndërshenë, Dibër Department: Social and Albanian Sciences Year of membership: 2017 Languages: Italian, French, English, Russian, Serbocroatian, Latin Contact: Address: Rr. “Ferit Stërmasi”, P. 3, nr. 20, Tirana, Albania Mobile: +355 68 89 02 718 Email: shsinani2000@yahoo.fr Webpage: www.akad.gov.al Short bio: Prof. dr. Shaban Sinani was born in Ndërshenë (Dibër, Albania), on April 16, 1958. He has been a member of the Albanian Academy of Sciences since 2017. He was educated at the University of Tirana and then at the Institute of Popular Culture of the Academy of Sciences in the field of historical linguistics and subsequently cultural anthropology and is appreciated for his contributions with studies in ethno-legal anthropology, religion and identity. He is an Albanian scholar and historian of literature, essayist and publicist. He graduated in 1983; received his doctorate in cultural anthropology in 1998; and earned the title “Professor” in the same field in 2003. The main fields of his studies are: ethnoculture (ethnos, epics, mythology); history of writings (codices and collections); “the other” / “the different” in Albanian identity (the presence and protection of Jews) and literary studies. In 1983, under the scientific supervision of prof. Shaban Demiraj, he defended his graduate diploma with the thesis “Pronoun Adjectives in the Albanian Language”. In 1998, with the monographic study “Mythology in the Epic of the kreshnik (mountain warriors)”, he earned the degree of “Doctor of Science”. He is the author of over 45 monographic books and collections of studies. Career: Journalist and special correspondent at the daily “Zëri i popullit” (1982-1985); Editor and assistant for cultural issues to the President of Albania (1985-1992); Scientific research worker and later department head at the Institute of Popular Culture (1992-1999); General director of the State Archives (1995-2005); Scientific worker and later department head at the Institute of Linguistics and Literature (2005-2016); Scientific secretary at the Section of Social Sciences and Albanology of the Academy of Sciences (2016-2019); Scientific secretary of the Albanian Academy of Sciences / ASHSH (2020-2024). Academic activity: Author of 45 monographic books and collections of studies, in Albanian and in foreign languages (5); co-author, preparer and curator of more than 30 other scientific publications (editor-in-chief, curator, director, preparer, co-author). Participant in national and international anthropological research expeditions. “Invited professor” for the subjects “Euroculture”, “ethnoculture” and “cultural anthropology” at several universities abroad (Italy, Germany, Poland, China, Serbia, Bulgaria, Kosovo, North Macedonia). Publications prepared as editor-in-chief, scientific director, supervisor, co-author, author of foreword/foreword, compiler of bibliography, dictionary, etc.): – Co-editor, author for: Acts of the International Conference of Albanian Studies (“Akte të Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike”, vol. I-III, 2022-2024, bot. ASHSH;) – Co-compiler of scientific files for their registration as spiritual heritage in UNESCO programs: on traditional songs with lahuta and the arbëresh heritage, for the registration of the cities of Gjirokastër and Berat, the file of Lake Ohrid (Albanian part), as well as for the files “Xhubleta” and “Kcimi i Tropojës” (2005-2024); – Scientific co-director, author, contributor for: the Editions “Festschrift” honouring renowned authors of Albanian literature: D. Agolli (“Dritëroit”), F. Altimari (“Edhe 100! – studime në nderim të prof. Francesco Altimarit, me rastin e 60-vjetorit të lindjes”), M. Mandalà (“Matteo Mandalà dhe albanologjia sot”, T. Jochalas (“Albanologu i arvanitëve: atje kam û shpirtin tim …”), B. Demiraj – “Në shërbim të dijes së shenjtë” (bot. nga “Albpaper”, “Naimi” e ASHSH, 2018-2024); – Co-editor, author for: “Shteti i së drejtës në proceset integruese të Shqipërisë (vështrime të studiuesve të së drejtës në diasporë)”, bot. ASHSH, 2023; – Scientific consultant for the book for intermediate schools in Israel published by the Ministry of Education of Israel on the history of jews in Kosovo: “Hebrenjtë e Kosovës: integrimi, lulëzimi dhe mbijetesa gjatë Holokaustit (Shoah) – njësi studimi për Holokaustin (Shoah) për shkollat e mesme (libri i mësuesit dhe libri i nxënësit)”, bot. nga ministria e arsimit e Izraelit, 2023; – Scientific consultant for the book for intermediate schools in Israel published by the Ministry of Education of Israel on history of jews salvation in Albania: “Roli që luajti Shqipëria në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit (Shoah), njësi studimi për Holokaustin (Shoah) për shkollat e mesme (libri i mësuesit dhe libri i nxënësit)”, bot. nga ministria e arsimit e Izraelit, 2021; – Scientific consultant for the documentary on the proposal for a jewsish state in Albania, enabled by the ICHRA: “Një atdhe rezervë për hebrenjtë në Shqipëri”, dokumentar shkencor paraqitur në forumin ballkanik të luftës kundër antisemitizmit, realizuar nën kujdesin e ICHRA-s (2020); – Co-editor of the publication: “Këngë popullore nga Çamëria” (bot. ASHSH, 2019); – Co-editor, author for: “Tregime dhe skica të poetit revolucionar shqiptar Migjeni”, botim shqip i tezës së diplomës të shkrimtarit Dritëro Agolli mbrojtur prej tij në Universitetin e St. Petersburgut (bot. ASHSH, 2018); – Researcher for the publication: “Dashuri në moshën e Krishtit: letërkëmbim” (bot. “Dritëro””, 2018); – Co-editor, author for: “Qytetërimi i Voskopojës dhe shekulli i iluminizmit në Ballkan”, akte të konferencës shkencore ndërkombëtare (bot. ASHSH, 2018); – Co-editor, author for: “Epos of the frontier warriors – a monument of the Albanian cultural heritage”; vol. I-II; bot. Instituti Albanologjik i Prishtinës (2016); – Co-editor, author for “Eposi i kreshnikëve, monument i trashëgimisë kulturore kombëtare”, vol. I-II (edit. Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Qendra e Studimeve Albanologjike, 2016); – Co-editor, curator for: “Tri drama të pabotuara të D. Agollit” (bot. ASHSH, 2016); – Scientific consultant for the: “About the selfdeterminations for Nationality, Religion and Language in Census Albania 2011” / “Antroponimet, linguonimet dhe vetëdeklarimet për religjionin në Census Albania 2011″; – Script writer for: “How to exorcise the hate”, katër dokumentarë për njohjen e mendësisë aktuale të popujve të rajonit (projekt i BE, 2011); – Editor and researcher for: “Prania historike dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës: studime e dokumente” (bot. “Albpaper”, 2008); – Co-author for: “Himara në shekuj” (bot. ASHSH, 2004; ribot. 2007); – Co-editor, author for: “Fermanët: të shkruash historinë me tolerancë” / “Fermanlar: tarihi hoşgörüyle yazmak” / “Firmans: writing the history by tolerance” (bot. tregjuhësh nga TIKA / Turkish International Administration, 2005); – Co-director for the publication of the collection: “Illyricum Sacrum” / “Illyrici sacri (vol. I-IX) të medioevistëve italianë F. Riceputi, D. Farlati dhe J. Colletti, 2005); – Team Leader for the Albanian-Swiss intergovernment project on the modernisation of archives: “Modernizimi i arkivave kombëtare” (hartues i projektit ndërqeveritar shqiptarozviceran, me mbështetjen e Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave, 2000-2005); – Team Leader and co-compiler of scientific files for the registration of the two Albanian codexes: “Beratinus-1” dhe “Beratinus-2” in the UNESCO-s program “Memoire du Monde” (2005); – Co-creator of the Law on Archives in the Republic of Albania (Ligji nr. 9154 datë 6.11.2004 “Për arkivat”); – Lead researcher on the: “Tregues alfabetik i emrave të hebrejve ardhur në Shqipëri në prag dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore” / Listë e 2264 hebrenjve të pranuar e mbrojtur në Shqipëri para dhe gjatë Luftës pranuar në Memorial Museum of Holocaust (Washington 2004); – Co-creator of the Law of the Day of Remembrance (miratuar si ligj nga Kuvendi, 2003); – Chief editor, co-author of: “Kodikët e Shqipërisë” (bot. UNESCO 2003); – Editor for Albania and Albanians for the: “Communist International (Comintern) Archives at the Library of Congress – INCOMKA” (2003); – Co-curator for the “100 kodikë të Shqipërisë në Bibliothèque Virtuelle de la Méditerranée”, projekt i UNESCO-s (2003); – Co-editor, author for the: Ribotim anastatik i koleksionit të dijetarëve albanologë K. Jireček, L. Thallóczy, M. Šufflay “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia” (vol. I-II, 2002); – Co-creator of the Law on national flag, anthem, and national signs and badges design and use (miratuar nga Kuvendi si Ligji nr. 8926, datë 22.7.2002); – Co-author, reviewer for: “Historia e popullit shqiptar”, vol. I (bot. ASHSH, 2002); – Co-author for: “Letërsia bashkëkohore shqiptare” (tekst për shkolla të mesme, bot. “Albas”; Tiranë-Tetovë 2001; Prishtinë 2002); – Co-Director, co-author for: “Ottoman manuscripts in Albanian Archives” / “Arnavutluk devlet arşivleri Osmanlı yazmalar kataloğu” / “Dorëshkrimet osmane në Shqipëri” (bot. tregjuhësh i Universitetit “Gazi”, Ankara 2001); – Co-author for: “Politika kulturore në Shqipëri” (bot. “Naim Frashëri”, 2001); – Exhibition curator for: “Codex Purpureus Beratinus” në ekspozitën “I Vangeli dei Popoli: la parola e l’immagine del Cristo nelle culture e nella storia” (Vatikan 2000); – Co-author for: “Albania – a patrimony of European Values: a short Encyclopedia of Albanian history and cultural heritage” (bot. “Seda”, 2000); – Co-author for: “Kosova në vështrim enciklopedik” (bot. ASHSH, 1999); – Co-editor and co-author for: “Epikë popullore shqiptare, nga bartësit shqiptarë në Maqedoni” (Tetovë 1999); – Co-editor for: “Shah-Name” (në shqip për herë të parë, bot, “Naimi”, 1999), përkthyer nga persishtja nga V. Buhara); – Co-editor for: “Këngë popullore të Skraparit” (bot. ASHSH, 1998). Prof. dr. Sinani has been also an external evaluator of academic and university scientific publications recommended for scientific training (Italian agency ANVUR, 2018); invited as a member of boards and committees for the defense and inauguration of scientific titles (Cosenza, Belgrade, Warsaw, Poznan, Beijing, Sofia, Skopje); project designer and preparer of more than 40 international scientific conferences; member of the UNESCO national commission (2000); member of the AIESSEE national committee; founder of the national committee of the “Memoire du Monde” program (2005). He is the author of more than 50 scientific articles published abroad (English, French, Italian, Romanian, Hungarian, Chinese, Serbo-Croatian, Turkish, Bulgarian) and of 14 scripts of scientific documentary films. Honors and recognition: – Honorary Citizen of Dibër Municipality (Albania, 2023); – “Doctor honoris causa” at the University of Gjirokastra (2019); – “Guest Professor” and “Distinguished Research Fellow” at Beijing Foreign Studies University (PRC, 2019); – “Europa nostra” Award for the Albanian epic dossier at UNESCO (evaluation of the group of researchers preparing it, 2016); – “Order of Independence” of the Republic of Kosovo (Kosovo, 2016); – National “Kult” Award for monographic study (Albania, 2015); – “Merit of the State of Israel” for studies on the protection and rescue of Jews during the “Shoah” (Israel, 2014); – “Faik Konica” National Award for monographic study (Albania, 2012); – “Silver Madonna” Award for documentary-scientific film as a screenwriter (international competition, Kiev, Ucraine, 2009); – Honorary Citizen of Berat Municipality (Albania, 2008); – “Naim Frashëri” Order, 2nd Class (Albania, 1986). Major works: – “Studime antropologjike në etnokulturë” (studime, bot. ASHSH, 2024); – “Në kohën e të marrëve” (novelë, bot. “Naimi”, 2023); – “Akademikë dhe vepra të tyre në albanologji” (studime, bot. ASHSH, 2022); – “Shekulli letrar i Ismail Kadaresë” (monografi, bot. ASHSH, 2021); – “Beyond the linguistic border: Albanian traditions and literature” (studime, bot. “Naimi”, 2021); – “Codices, Statutes, and Jews in the Albanian history and space” (studime, bot. “Naimi”, 2021); – “Antropologji e religjionit” (studime në antropologji kulturore, vol. III, bot. “Naimi”, 2021); – “Des valeurs européene d’identité albanaise” (studime, bot. “Naimi”, 2020); – “Migjeni dhe Shkrimet” (monografi, bot. ASHSH, 2019); – “Antropologji etnojuridike” (studime në antropologji kulturore, vol. II, bot. “Naimi”, 2019); – “Vepra e Dritëro Agollit dhe ‘Brezi i viteve 1960′” (monografi, bot. ASHSH, 2019); – “Antropologji e identitetit” (studime në antropologji kulturore, vol. I, bot. “Naimi”, 2018); – “Studime krahasimtare në letërsi” (bot. “Naimi”, 2018); – “Hieronymi: në botën arbëreshe” (monografi, bot. ASHSH, 2017); – “Pyetje të tjera në albanologji: autorë dhe teza, vol. II (studime, bot. “Naimi”, 2017); – “Mite dhe demonë në veprën e Kadaresë” (monografi, bot. “Naimi”, 2016); – “Historia e letërsisë shqipe: çështje të hapura; kurs ligjëratash universitare” (studime, bot. “Naimi”, 2015); – “Berat, Beratinus, Buhara: një udhëtim historik-kulturor nëpër mijëvjeçarët e qytetit” (monografi, bot. “Naimi”, 2015); – “Kodikët kronografikë të Shqipërisë: shkrime dhe dorëshkrime prej Rilindjes Europiane deri në Rilindjen Kombëtare” (monografi, bot. “Naimi”, 2014); – “Jews and Albanians: the Protection and Salvation” (monografi, bot. “Naimi”, 2014); – “Hebrenjtë dhe shqiptarët: mbrojtja dhe shpëtimi” (monografi, bot. “Naimi”, 2013); – “Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe” (monografi, bot. “Naimi”, 2013); – “Pyetje në albanologji: autorë dhe teza” (studime, bot. “Naimi”, 2013); – “Tradita gojore si etnotekst: studime për etno-folkloristikë krahasimtare” (monografi, bot. “Naimi”, 2012); – “’Njerëzit e krisur’ të Dritëro Agollit” (studime, bot. “Naimi”, 2012); – “Camaj i paskajuar: rreth tipologjisë së llojeve në veprën e Martin Camajt” (monografi, bot. Qendra e Studimeve Albanologjike, 2011; ribot. “Naimi” – 2012); – “Letërsia në totalitarizëm dhe ‘Dossier K’” (monografi, bot. “Naimi”, 2011); – “Etnos në epos” (monografi, bot. “Naimi”, 2011); – “Kodikët e Shqipërisë në Kujtesën e Botës” (monografi, bot. “Naimi”, 2010); – “Midis dy Rilindjesh” (studime historiografike dhe letrare, bot. Universiteti i Elbasanit, 2010; ribot. “Naimi” – 2012); – “Për letërsinë shqipe në shekullin e 20-të” (studime, bot. Qendra e Studimeve Albanologjike, 2011; ribot. “Naimi”, 2012); – “Hebrenjtë në Shqipëri – prania dhe shpëtimi” (monografi, bot. “Naimi”, 2009); – “Për prozën e Kadaresë” (studime, bot. “Naimi”, 2009); – “Prurje kulturore orientale” (studime, bot. “Albas”, 2007); – “Përveçime” (studime, bot. “Focus”, Prishtinë 2007); – “Një Shqipëri tjetër: libër për imazhin” (studime, bot. “LMG”, 2006); – “Ura dhe kështjella: studime antropologjike” (studime, bot. “LMG”, 2006); – “Le Dossier Kadaré: suivi de La vérité des souterrains (Ismaïl Kadaré avec Stéphane Courtois”); studime e burime, editions “Odile Jacobs”, Paris 2006); – “Një dosje për Kadarenë”, pjesa II (bot. “Albas”, 2005); – “Një dosje për Kadarenë”, pjesa I (bot. “Ombra GvG”, 2005); – “Beratinus: antropologji kulturore” (monografi, bot. “Argeta”, 2004); – “Arkiva të hapur në shoqëri të hapur” (studime, bot. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, 2002); – “Mitologji në eposin e kreshnikëve” (monografi, bot. “Star” – 2000; ribot. “Argeta” – 2005; ribot. “Naimi” – 2011, 2014, 2015); – “Kështjella e virtytit: antropologji kulturore” (bot. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, 2001); – “Kosova në syrin e ciklonit” (bot. “Dritëro”, 1999); – “Kosova në gjeopolitikë: studime, analizë politike, publicistikë, shkrime për ngjarjet në Kosovë prej vitit 1998, me një vështrim retrospektiv e një tjetër perspektiv” (bot. “Dritëro”, 1998); – “Sipërore” (studime, bot. “Extra”, 1998); – “Pengu i moskuptimit” (studime, bot. “Extra”, 1997).


















