Detaje nga aksidenti tragjik me 8 të vdekur/ Dy trupa të pajetë ende brenda ‘Benz’-it të shkatërruar. Dyshohet se viktimat ishin emigrantë klandestinë.
Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik sot në Këlcyrë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet në afërsi të fshatit Kuqar.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se mjeti ku udhëtonin 7 emigrantë, ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe ka përfunduar në shtratin e lumit Vjosë dhe për pasojë 8 persona kanë humbur jetën, përfshi dhe shoferin.
Mësohet se 6 trupa të pajetë u nxorën nga mjeti, ndërsa 2 kanë ngelur ende brenda ‘Benz’-it. Sakaq, dyshohet se automjeti është marrë me qira, ndërsa priten të tjera verifikime nga ana e policisë.(Ballkan web)