NDERROI JETË ARVANITJA E ATHINËS
HELENA GLYKATZI AHRWEILER !
Nga ALBERT V. NIKOLLA, -BRUKSEL
(Gjuhëtar, – Filozof – Shkrimtar)
Më 16 Shkurt të vitit 2026, u nda nga jeta njëra nga figurat më të mëdha të historisë së Europës, por edhe asaj panshqiptare të shekullit të XX dhe XXI, Hélène Glykatzi‑Ahrweiler. Me gjithë përkatësinë e saj si qytetare Greke , ajo nuk e fshehu asnjëherë faktin se kishte gjak të pastër shqiptar në dejet e saja, as kur ishte Rektore e Universitetit të Sorbonës, as në fund të jetës së saj kur u kthye në vendlindje, në mes të Athinës. Ajo ishte pasuese e erudites së madhe me fame evropiane , të pares akademike të kontinentit shqiptares Elena Gjika, dhe do të mbetet e përjetshme në panteonin e kombit iliro-shqiptar!
Pse ajo është e rëndësishme për kulturën tone kombëtare? Sepse Akademikja Hélène Glykatzi‑Ahrweiler ka deklaruar hapur, në shumë intervista publike, se familja e saj kishte prejardhje shqiptaro‑arvanite nga Konstandinopoli. Në këtë kuptim, ajo ka theksuar bazuar mbi dokumenta realë se mazhoriteti i popullsisë së Atikës dhe e zonave të tjera të Greqisë së Jugut, sidomos deri në shekullin XIX, ishte arvanitfolës (shqipfolës) dhe se në këto zona ende ruajnë elemente të kulturës shqiptare të vjetër.
Deklaratat e saja kanë qenë të sakta , shkencore dhe të bazuara mbi dokumente të shumta: Ajo e ka theksuar qartësisht në të gjitha prononcimet për mediat dhe televizionet Greke, se pjesa kryesore figurave qëndrore të Revolucionit Grek të vitit 1821 ishin me origjinë arvanite dhe shqiptarë dhe se kontributi i tyre ishte vendimtar në formimin e shtetit grek. Sipas saj, pjesëmarrja e arvanitëve në luftë ishte e motivuar nga dëshira e tyre për tu çliruar nga pushtimi turk, dhe krijimi i një shteti kombëtar. Ajo gjithashtu ka nënvizuar se “Pjesa dërmuese e elemente të kulturës materiale popullore greke , përfshirë veshjen tradicionale të fustanellës , e që kanë origjinë shqiptare dhe që janë përdorur gjerësisht nga komunitetet arvanite, pavarësisht se tani janë përvetësuar nga Greqia moderne. Ajo ka treguar me fakte se pjesa më e madhe e familjeve të njohura politike të Greqisë moderne kanë prejardhje arvanite, çka është pranuar edhe në diskutime parlamentare.
Një jetë që tejkaloi kufijtë e historisë!
Ajo e futi veten në grupin e historianeve më të ndritur në historinë e kulturës europiane të shekullit XX dhe XXI, ku pak figura kanë arritur të mishërojnë me kaq qartësi lidhjen mes dijes, qytetarisë dhe identitetit europian. Bizantologe e shquar, rektore e parë femër e Sorbonës në 700 vjet histori, drejtuese e institucioneve më të rëndësishme kulturore franceze, intelektuale e angazhuar dhe zë i fuqishëm i dialogut mes kulturave. Ahrweiler mbetet një prej figurave më të ndritura të humanizmit bashkëkohor botëror me gjak shqiptar.
Vdekja e saj më 16 shkurt të vitit 2026, në moshën 99‑vjeçare, nuk shënoi vetëm mbylljen e një jete të gjatë në aktivitet, por përfundimin e një epoke të tërë të mendimit europian. Ajo i përkiste brezit të intelektualëve që besonin se dija është shërbim publik, se universiteti është hapësirë e lirisë dhe se kultura është ura më e fortë mes popujve.
Formimi i saj ishte një formim tipik i familjeve të mëdha shqiptare. Glykatzi lindi në Athinë më 1926, në një familje refugjatësh shqiptarë nga Kostandinopoja. Ky fakt biografik, i thjeshtë në dukje, është thelbësor për të kuptuar formimin e saj intelektual. Refugjatët nga komuniteti mikrasiatë autoktonë Iliro-dardanë të Bizantit, ajo mori në familjen e saj një kulturë të pasur, një kujtesë të dhimbshme dhe një identitet të ndërprerë. Ahrweiler u rrit në një mjedis ku historia nuk ishte thjesht objekt studimi, por përvojë e jetuar. Kjo e bëri atë të kuptonte Bizantin jo si një perandori të largët ilire, por si një hapësirë të ndërmjetme, ku kulturat takohen, përplasen dhe transformohen. Në një intervistë të vonshme, ajo do të thoshte: “Bizanti nuk është e shkuara; është mënyra se si Europa mësoi të jetojë me dallimet.” Ky vizion do të shoqërojë në të gjitha kërkimet e saj historike.
Pas studimeve në Universitetin e Athinës dhe punës në Qendrën e Studimeve të Azisë së Vogël, Ahrweiler u zhvendos në Paris në vitin 1953. Franca e pasluftës ishte një laborator i madh kulturor: ekzistencializmi, strukturalizmi, filologjia e re, antropologjia e Lévi‑Strauss-it, semiotika e Barthes-it. Në këtë mjedis, ajo u formua si një studiues me horizont të gjerë, duke përfunduar dy doktoratura në EPHE dhe duke u bërë kërkuese në CNRS. Ky ishte momenti kur Ahrweiler u shndërrua nga një historiane greke në një intelektuale europiane, e aftë të lëvizte lirshëm mes kulturave, gjuhëve dhe traditave akademike.
Ngjitja e paprecedentë në krye të akademinë franceze . Në vitin 1967, ajo u bë profesore në Sorbonë , një arritje e rrallë për një grua, aq më tepër për një të huaj. Por kulmi i karrierës së saj erdhi në vitet 1970–1980: Zëvendës‑Rektore e Sorbonës (1970–1973) Rektore e Universitetit Paris 1 Panthéon‑Sorbonne (1976–1981) Rektore e Akademisë së Parisit dhe Kancelare e Universiteteve të Parisit (1982–1989) Ajo u bë gruaja e parë në botë që drejtoi një universitet të rangut botëror. Në një epokë kur universitetet europiane po përballeshin me trazira studentore, reforma strukturore dhe tensione ideologjike, Ahrweiler u shqua për qetësinë, integritetin dhe aftësinë e saj për të mbajtur të hapur hapësirën e dialogut. Në Francë, ajo u konsiderua shpesh si “dama e hekurt e dijes”, por pa asnjë ngjyrim autoritar: forca e saj vinte nga autoriteti moral, jo nga pushteti formal. Bizanti si projekt politik dhe kulturor Kontributi i saj shkencor është i gjerë, por mund të përmblidhet në një ide qendrore: Bizanti nuk ishte një mbetje e antikitetit, por një laborator politik i Europës.
Në veprat e saj kryesore “Byzance et la mer”, “L’Idéologie politique de l’empire byzantin, Byzance : les pays et les territoires” , ajo e paraqet Bizantin si një sistem të sofistikuar administrativ, juridik dhe kulturor, ku: “pushteti ishte i lidhur me ideologjinë”, “identiteti ishte i negociuar,” “kultura ishte mjet politik,” “qytetaria ishte koncept i hapur,” dhe deti ishte hapësirë e ndërveprimit, jo e izolimit. Në këtë kuptim, Ahrweiler e sheh perandorinë e themeluar nga Ilirët-Bizantinë, si pararendëse të Europës moderne: një hapësirë ku shumë identitete bashkëjetojnë, ku kufijtë janë të lëvizshëm dhe ku kultura është forca që mban të bashkuar një botë të ndryshme.
Ajo dallohej etika e dijes: një intelektuale e angazhuar; Përtej kërkimit shkencor, Ahrweiler ishte një figurë e rëndësishme publike , Ajo drejtoi Qendrën Georges Pompidou (1989–1991), ishte Presidente e Komitetit të Etikës së CNRS, Presidente e Qendrës Kulturore Europiane të Delfit dhe Ambasadore e UNICEF‑it për Greqinë. Në të gjitha këto role, ajo mbrojti idenë se dija nuk është pronë e universiteteve, por e shoqërisë. Ajo besonte se kultura është mjeti më i fuqishëm për të luftuar dhunën, varfërinë dhe ekstremizmin. Në një fjalim të njohur, ajo deklaroi: “Europa nuk mbahet me ekonomi; mbahet me kulturë.” Ky ishte thelbi i filozofisë së saj. Ahrweiler ishte njëkohësisht; Një figurë e rrallë e humanizmit bashkëkohor, historiane e rreptë, një intelektuale e lirë, një administratore e aftë, një qytetare europiane, dhe zë i fuqishëm i etikës publike.
Ajo i përkiste brezit të fundit të intelektualëve që e shihnin universitetin si tempull të mendimit, jo si institucion burokratik. Në një kohë kur akademia shpesh rrezikojnë të humbasë misionin e tyre ndaj të vërtetës historike, figura e Ahrweiler shërben si kujtesë e asaj që mund të jetë dija kur udhëhiqet nga integriteti.
Trashëgimia e Hélène Glykatzi‑Ahrweiler është një model për të ardhmen, dhe nuk mbetet vetëm akademike; Ajo përfaqëson model i guximit intelektual, shembull i integritetit moral,figurë e dialogut kulturor, është dëshmi se Europa ndërtohet mbi kulturën, zë që i kujton botës se historia është mësuese e së ardhmes. Në një epokë të polarizuar, ku identitetet shpesh përdoren si armë, Ahrweiler na kujton se identiteti është proces, jo mur; se kultura është urë, jo hendek; dhe se dija është akt qytetar, jo privilegj.


















