Franz Bopp, studimin e tij të parë mbi gjuhën indo-evropiane e kreu nisur nga përemrat vetorë të Shqipes Gege, si fillesa e gramatikës së gjuhëve indoevropiane. Nga studimet e fundit laboratorike në institute shkencore dhe universitete të ndryshme të Botës, del se shqipja rezulton të jetë shumë herë më e vjetër sesa ne e mendojmë.
Nga ALBERT VLASH NIKOLLA –
Gjuhëtar, shkencëtar i specializuar në Prehistorinë e Gjuhëve-
Bruksel-Belgjikë
Studimet mbi origjinën e gjuhës njerëzore zakonisht mbështeten në rindërtimin e proto‑gjuhëve të dokumentuara, si proto‑indoevropianishtja, proto‑uralikja, proto‑afroaziatikja, etj.
Megjithatë, para këtyre sistemeve të rindërtuara, duhet të ketë ekzistuar një fazë edhe më e hershme, ku tingujt e parë të artikuluar u formuan nga fryma primitive e njeriut.
Studimet fonetike të modelit laboratorik tregojnë se */H/-ja është tingulli më primar. Dyfishimi i tij krijon G, proto‑fonemën qendrore.
Nga */G/ + zanoret, lindin proto‑fjalët e para, secila me një ngarkesë të qartë semantike.
Ky sistem është i rregullt, logjik dhe i ngjan një proto‑alfabeti të mendjes njerëzore. Kjo mund të interpretohet si një kozmogoni fonetike evolucionare e gjuhës, ku çdo tingull përfaqëson një yll të lindur nga shpërthimi fillestar. Gjuha funksionon si logjika idiomatike e mendjes, një teknikë efikase perceptimit, analizimit dhe artikulimit të universin. Ajo mishëron procesin me të cilin mendja strukturon kaosin dhe zbulon ligjet e natyrës, ashtu si gjuhëtari zbulon ligjet e gjuhës.
Çdo gjuhëtar duhet të jetë i gatshëm të formulojë “ekuacionin” e Big Bengut të gjuhës.
Modeli H+H=G dhe G+h=K synon të përshkruajë pikërisht këtë fazë: një proto‑fonologji të bazuar në “transformimin e frymës në tingull”, dhe të tingullit në kuptim. Ky model, i lidhur me gegnishten, sugjeron se disa forma të sotme të shqipes mund të ruajnë shtresa shumë të vjetra të gjuhës njerëzore.
Than në Gegnisht; Qellimi i ktij studimi asht me: analizue modelin fonologjik; me e krahasue me sistemin PIE, me shqyrtue ngjashmëni fonetike e semantike, e me xerr do lidhje të kahershme me tharmimin e gu-ve të lashtna.
Ky shpërthim tingëllor tek njeriu i parë nënkupton fizikisht në aspektet e inxhinierisë gjenetike të ndërtimit të njeriut “Big Bengu Gjuhësor”?
Big Bengu fizik shënon çastin e lindjes së universit. Me analogji, Big Bengu Gjuhësor i referohet momentit të shfaqjes së gjuhës-jo vetëm si instrument komunikimi, por si strukturë mendore, kod shpirtëror dhe arkitekturë e vetë realitetit.
Ky shpërthim simbolizon çastin kur njerëzimi artikuloi tingullin e parë me kuptim; kur “a” pushoi së qeni një thirrje emocionale dhe u shndërrua në simbol të botës së brendshme. Ai u përhap në natyrë, në ajër dhe në hapësirën jetësore të bashkësisë së parë njerëzore. Në gegërisht, */a/ nënkupton */asht/… është tingulli i parë, shkronja e parë, ideja e parë dhe folja e parë në gjuhën emocionale të habisë.
Gjuha amtare Shqipja Gege : Gjuha amtare nuk është thjesht sistemi i parë që mësojmë—ajo përbën formën themelore të menduarit, melodinë e identitetit dhe matricën e ndjeshmërisë. Në kontekstin shqiptar, kjo e pozicionon gegërishten si një variant më të vjetër, më pak të ndërhyrë dhe më pranë “shpërthimit fillestar” të gjuhës. Para nesh paraqitet një mandala fonetike, ku rrethet shënojnë zgjerimin e tingujve: nga zanoret primordiale në qendër (a, ë, e, o, i, u, y) deri te konceptet idiomatike me natyrë foljore, si:
A = ha [me ngrënë / me konsumuar] – ap – hap – jap – cap- kap- fillestare
Ë = hë [me dëgjuar / me marrë parasysh] – forma fillestare e konceptit logjik (po të dëgjoj)
E = he–heu [ndodhje / ndoshta] ( e pe çka bani- diçka e ndodhur, -habitore )
O = ho–hop [me kërcyer] hok (hok-humor, baj hook- bëj humor, hokatar…
I = hi [me hyrë] – hii [me qesh], hise, hik, (ik- iks= në atikishte, helenishten e vjetër vesioni ilirik)
U = hu–hup [me u zhdukur]- jap hu, të përzë, nga fjen emri hu-dajak
Y = hy [hyjni / zot] – nga jen forma hy-hyll, hylësi etj- në stkërsiht yll, yllësi, lmarë nga versioni Atika e shqipes së lashtë.
Ky studim trajton një model proto‑fonologjik të propozuem mbi gjenezën e tingujve dhe kuptimeve në gjuhën e hershme të njeriut, të formuluem përmes ekuacioneve */H+H=G/ dhe */G+H=K/, si dhe përmes sistemit të formimit të kuptimeve përmes kombinimit të fonemës G me zanoret.
Qëllimi i studimit është me e krahasues këtë model me sistemin fonologjik e semantik të proto‑indoevropianishtes (PIE), duke shqyrtuar ngjashmëri, dallime dhe implikime për historinë e gjuhëve të Ballkanit dhe të Evropës së lashtë. Analiza tregon se modeli i propozuar ruan struktura të habitshme paralele me PIE‑n, sidomos në nivelin e fonosemantikës, dhe vë në dukje mundësinë e një substrati paleo‑europian të reflektuar në gegnishten e sotme, të lidhur fort me gjuhën fillestare të njeriut të parë;
H+H= G dhe G+H= K; janë derivate tingëllore primitive */g+a = ga/ (ngas) – (e kam ga : e kam ngarë, i kam rënë në qafë) . Në vijim; */g+ë = gë/ (gëg) (mos ban gëk = hesht, mos thuaj asnjë fjalë); */g+e =ge/ (dhe) = ( m’ka shkit gea nan kam) = më ka rrëshqitur dheu nën këmbë); */g+o= go/ ( flet pa vend) *(mos më fol mu gog); */g+i=gi / ( gji, si në shembullin ; jemi gi djalit); */g+u=gu/ (gjuhë) – (mos ma zgat njat gu = mos e ngri zërin ne atë gjuhë); */G+y= Gy/ (ky-person) */Gyks -gryks/ ( Haj’ mor gy – ik qërohu ore gryks, tamahqar)
*/Ka/ ( drejtim= ka me shku) por edhe fola */Kaa/ me a të gjatë (kam, ke ki ka, kem ke kan) n
*/Kë/ ( derivim nga Gegnishtja në Toskërisht i formës kaa. Zëvendësot fjalën cilin … (*/kë të marr, e kë të lë/ – toskërisht dhe */ kaa të marr e kaa të la/– gegnisht)
*/Ke/ veta e dytë e zgjedhimit të foljalje */ka
*/Ko/ nga rrjedh foja */kon/ (qenë) … dhe një numër fjalësh të hyra nga helenishtja e vjetër në gjuhët ndërkombëtare, */konform/ ( nga Kon formë) , koncept, nga */Kon në cept/ (Kon me cepe = mendim konturuar); */Konfirm/ nga togfjalëshi i gegnishtes */Kon Firmë/ , = */qenë firmë/ ; konplesks , nga */Kon mpleks/ (qenë e mpleksur), etj .
Shihet se fonema */Ki/ një formë e foljes */kaa/, është e përdorshme akoma në kontekst dilektor: , *(Ki me shku e ki me pa, e ki me nxan e ki me fitu, e ki me gzu) po ashtu dhe ndajfolja */ku/, ( ku a= ku është). e
E njëjta gjë mund të thuhet për përemrin deftor */Ky/ (Ky rob, ka me na ba me u çudit)
Në koncept krijimi , Ekuacioni bazë: */H + H = G/ ; Ky është thelbi i gjithë sistemit. Ai sugjeron se: */H/ është tingulli më i thjeshtë, më i hershëm, më primar i njeriut. Dyfishimi i tij (H + H) krijon një tingull më të fortë, më të artikuluar: */G/. Në terma fonetikë: */H/ është një akt frymëmarrje, një aspiratë, një zë i hapur pa pengesë. Dyfishimi i aspiratës krijon një qiellzore: */G/. Pra, modeli sugjeron se */G/ është një nga tingujt e parë të artikuluar që del nga dyfishimi i frymës së sistemit zanor të njeriut primitiv.
Kemi të bëjmë me një koncept i fuqishëm: Artikulimi lind nga intensifikimi i frymës.
Ekuacioni i dytë idiomatik dhe fonetik : */G + H = K/; Këtu kemi një tjetër transformim fonetik: */G/ (qiellzore velare e zëshme) + */H/ (aspiratë) → */K/ (velare fundore e butë ) . Kjo është krejtësisht e logjikshme fonetikisht: shtimi i aspiratës e zhvendos tingullin nga i zëshëm në të pazëshëm.
Kalimi */G → K/ është një proces i njohur në fonologjinë historike (Transformimin tingëllor – zbutje e bashkëtingëllores). Pra, modeli përshkruan një evolucion fonetik natyror, që ka qenë real në proto‑gjuhët e hershme.
*/G + zanoret/, ose procesi i lindjes së fjalëve të para, mund të thuhet se është një ndër shembujt më interesant të gjuhësisë moderne strukturale: */G/ si tingull bazë lidhet me zanoret për të krijuar kuptime të ndryshme. Kjo është një proto‑morfologji, një mënyrë për të shpjeguar se si tingujt fillestarë u bënë fjalë. Ta zëmë : */G + a = ga/ përfaqëson një koncept idiomatik fillestar të lidhjes së gjuhës me logjikën – folja primitive e shqipes gege */ga / ngas përcakton lëvizje, shtytje, drejtim, modeli morfologjik krijues në kontekst ; */e kam ga/→ e kam ngarë, i kam rënë në qafë . Kuptimi themelor: veprim, shtytje, nxitje.
Zanorja a shpesh lidhet me hapje, forcë, veprim. Pra */g + a/ = */ga/ një tingull fonemik i fortë + një zanore e hapur → veprim i drejtpërdrejtë. Nga folja Ga, kanë rrjedhur format */gaf/, */gafil/, dhe me bashkim foljesh, foljen tjetër f*/ga+bi-im = gabim/. Paksa më e komplikuar duket forma tjetër e bashkimit */G + ë = gë/ . Shembuj: */gëg/ në kontekstin */mos baj gëk/ (mos nxirr asnjë tingull). Kuptimi themelor: heshtje, mungesë veprimi, mungesë fjale.
*/Ë/ është zanorja më neutrale, më e qetë. Pra */g + ë/ si tingull i zbutur → heshtje / neutralitet. Nga forma */gë/ e gegnishtes me ndajshtim, kemi formën */gëdhë/ që ka përfunduar në */gdhë/ të toskërishtes.
Në aspektin, idiomatik, etimiologjik, semantik dhe logjik, bashkimi */G + E = GE/, është shumë produktiv në gegërishte dhe na jep gjurmët e zhvillimit të gjuhës në version Sumerik, Hitite, atik dhe Ilirik. Për shembull : */E/-ja përfaqëson prezencën, nga vjen forma e Shqipes */te/ (p.sh: te dheu jon). Duhet parë sesi bashkëtingëllorja */G/, ka dhenë formën bashkëtingëlloren dhëmbore */T/ (një hapje drejt */H/ fillestare, nga ku ka rrjedhur */H/ e mbyllur = S, S+H = T+H = TH; dhe Th+ H = D dhe më forma */DH/, dhe këtu nuk ka dyshim se kemi kalime suksesive */T+h =D/ dhe */D+H =DH/ nga format */he-a/, */ge-a/, */Ke-a/ = /dea/ në formën */dhea/ të shqipes gege (ge-a) . Por edhe sot e kësaj dite banorët e veriut quhen */Geg/, binjtë e */Gea/ , perëndeshës së tokës, dhe banorët e jugut quhen */Tosk/, pra */toksa/, gjithashtu bijtë e tokës. Po le të shohim shembujt në gegërisht si më të ruajtura në aspektin e origjinalitetit gjuhësor; */m’ka shkit gea nan kam/ Kuptimi themelor: substancë, tokë, materie (më ka rrëshqitur dheun nën këmbë)
Zanorja e shpesh lidhet me diçka të sheshtë, të qëndrueshme.
Pra */g + e/, (është në konceptin idiomatik; e fortë, përfaqëson stabilitet → tokë / materie. Forma */g + o = go/ nga vjen forma e anglishtes */gou/ , ka evoluar në konceptin semantik të braktisjes, boshësisë. Shembull: */gog/, */magog/ dhe */gogmagog/, (gegnishte dhe e prejardhur në Atikishte demagog ; flet pa vend . Kuptimi themelor: hapje e tepërt e gojës, fjalë e pavend.
Zanorja o është e rrumbullakët, e hapur, shpesh lidhet me zë të madh.
Pra */g + o = go/ është idiomë e hapur, e pakontrolluar dhe një tingull .
Forma tjetër idiomatike, mjaft interesante është forma ; */g + i = gi/ (gji) në konceptet gjuhësore logjike */a je ka i ep djalit gi/ (afërsi, lidhje familjare). Kuptimi themelor: afrim, brendësi, lidhje gjinore . Zanorja i është shkurtër në ekstrem, e brendshme.
- Siç shihet në tabelën e mësipërme, forma ge e gegnishtes eshtë e njejtë me */Ge/ të sumerishtes.
Forma tjetër : */g + u/ = shumës */guhn/, në indoevropianishte ; */dn̥ǵʰwéh₂s/ (dingua) , që korrespondon me shqipen */din gua/ (flet gjuha), një formë që haset edhe në Sumerishte */dihn ghuha/ . Shembull: */gu/ (gjuhë) dhe */ton gue/(/ton gjuha/, ose /gjith gjuha/) ose */tongue/ e anglishtes përfaqëson në konceptin metaforik: */zë/, ( mënyrë e të folurit ). Kuptimi themelor: Kanal i zërit, mënyrë artikulimit. Zanorja */u/ është versioni zanor i Bashkëtingëllores */H/ , një zanore e thellë grykore. Pra */g + u/ = */gu/ ose më sakte instrument i zërit në përcjellje – komunikim .
Koncepti tjetër tingëllor ; */g + y = gy/ : Shembuj: */gy / (përbuzje) : */gyks/ ose */gryks/ (person i papëlqyeshëm, i bezdisshëm). Kuptimi themelor: identifikim i një individi; Zanorja */y/ është më e mbyllura, më e specializuar. Pra */g + y/ (gy) shënjim i një përbuzje ndaj një qenie. Çfarë tregon ky sistem në tërësi? Ky ekuacion gjuhësor sugjeron disa ide të rëndësishme:
duhet të dihet se */G/ është një proto‑tingull fillestar që në bashkim me zanoren kthehet fonemë Një tingull bazë nga i cili lindin kuptime të ndryshme përmes zanoreve.
Zanoret janë “forca semantike”. Secila zanore shton një ngjyrim kuptimor; */a/ jep qenie dhe veprim ; */ë/ jep neutralitet dhe pritje; */e/, jep idenë idiomatike substancës dhe koshiencës; */o/ , idiomën e një zëri të hapur që përfaqëson ngrohtësinë dhe afrimin; */u/ , konceptin e unit dhe një instrument i vendosjes së dominimit; */y/ = identitet i shkërmoqur, mosdashje.
Kjo është një teori shumë e vjetër në natyrë, e ngjashme me: fonosemantikën teoritë e gjuhëve proto‑nostratike, me modelin e gjuhës protonike të hershme .Ky sistem është një element nostratik, madje dhe më tej paleo-nostratik, që lidhet me gjuhën e Homo Erectus. Duke qenë se shembujt janë të gjithë gegë, kjo mund të sugjerojë se gegërishtja ruan: struktura fonetike arkaike, kuptime të lashta të lidhura me tingullin, një logjikë proto‑gjuhësore të humbur në shumë gjuhë të tjera
Konkluzioni shkencor; Ekuacioni gjuhësor është një model proto ‑fonologjik që shpjegon lindjen e tingujve atëherë kur lindi fryma e gjuhës primitive, shpjegon lindjen e kuptimeve nga kombinimi i një foneme bazë me zanoret, sugjeron se gegërishtja ruan shtresa shumë të vjetra të gjuhës njerëzore, krijon një “hartë” të evolucionit të kuptimit përmes tingullit, kërkon njohje të thellë dhe guxim të thellë. Por kjo metodologji e certifikuar shkencërisht nga Akademitë dhe universitetet më të mëdha të botës është shumë e vlefshme për studime të mëtejshme në fushën e Albanologjisë.
Siç shihet në analizë, gjuhës shqipe , versioni Geg, fsheh brenda vetes, format e para të zgjedhimit, pra gramatikën e parë gjuhësore të gjuhës njerëzore. I pari që ka folur një gjuhë njerëzore ka qenë Homo Erectus, paraardhësi i Homo sapiens, ose njeriut të sotëm, 1.8 milionë vit emë parë, – sipas Derek Bickerton. E gjitha kjo tregon se nga bashkimi i bashkëtingëllores grykore */H/ me të kundërtën idiomatike dhe fizike */A/ , ka pasur një Big Bang gjuhësor, ajë që ne e etiketojmë si “Shpërthimi në dialekte dhe më pas në gjuhë të ndryshme të Gjuhës Mëmë Fillestare”
Big Bengu gjuhësor i “gjuhës nënë” është një realitet që nis me zanoren fillestare */a/. Përmes alternimit të mjeteve inxhinierike dhe gjenetike të artikulimit të hershëm njerëzor, u formësuan zanoret me kuptim semantik të pastër iniciues; /a/–/ë/–/e/–/o/–/u/–/i/–/y/- elemente që ruhen deri sot në gegërishten.
Ky koncept përfaqëson një shpërthim të “materies inteligjente”—një organizim të ligjeve që pasqyrojnë realitetin përmes mjeteve fonetike. Ai bashkon kozmologjinë me filologjinë; është një ide e fuqishme mbi lindjen e gjuhës si akt i kontrollit inteligjent mbi universin- zëri i parë që çau heshtjen e materies në zgjerim.
Dekodimi i konceptit në disa shtresa
- Big Bengu Gjuhësor: Shpërthimi i parë i kuptimit: Ashtu si Big Bengu fizik krijoi materien,- Big Bengu Gjuhësor krijoi tingullin me kuptim: fjalën e parë, simbolin që përfaqëson mendimin. Në këtë kuptim, “gjuhësor” nuk është vetëm një disiplinë shkencore, por një ritual i krijimit të vetëdijes përmes të folurit.
- “Gjuha Mëmë”: Gjuha e Madhe, Gjuha e Origjinës ; “Kraharori i gjuhës” këtu nuk i referohet vetëm organit të artikulimit, por emblemës së identitetit-gjuhës që bart shpirtin e një populli.
- Etimologjia e */ma/ , transformuar në anglisht “mathër”
Termi “Ma” rezonon me fjalën shqipe /madh/ dhe togfjalëshin */ma dhe er/ (mundësinë për të frymuar = ma dhe jetën) , me kuptime si “hyjnore”, “e shenjtë”, “e lashtë”. Kjo funksionon si një neologjizëm stilistik që përfaqëson gjuhën mëmë në formën e saj më të pastër dhe më të fuqishme.


















