Shqipëroi nga Italishtja Rita Oxha (Hoxha)
Alda Merini (Milano, 21 mars 1931 – 1 nëntor 2009) poeteshë aforistike dhe shkrimtare italiane.
Ajo është njëra prej shkrimtarëve italiane që është renditur si më e mira bashkë me Giorgio Manganelli, Salvatore Quasimodo dhe Pier Paolo Pasolini
Stili i shkrimit të Merinit përshkruhet me plot tension, pasion dhe misticizëm, i influencuar kryesisht nga Marie Rilke. Disa nga poemat e saj më dramatike vinë gjatë kohës sa ajo qëndroi në një spital psikiatrik (nga viti 1964-1970). Poezia e saj The Other Truth është njëra prej më të njohurave pa harruar edhe “Diary of a Misfit (L’altra verità. Diario di una diversa) e që konsiderohet kryevepra e saj.
Më 1996 ajo ishte nominuar nga Acaedmie Française si kandidate për ta fituar çmimin Nobel për Letërsi. Më 2002 ajo mori titullin “Dama e Republikës”. Më 2007 ajo fitoi çmimin Elsa Morante Ragazzi me Alda e Lo – Favole (Alda dhe unë: Përralla”, një libër poemë e shkruar në bashkëpunim me shkrimtarin e fabulave Sabatino Scia.
Në vitin e njëjtë ajo mori diplomën e nderit nga Universiteti i Messinas për “Teori të Komunikimit dhe gjuhëve”.
Në vitin kur vdiq, Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano e përshkroi atë si “zëpoetik me frymëzim të kthjellët”.
Stili i shkrimit të Merinit përshkruhet me plot tension, pasion dhe misticizëm, i influencuar kryesisht nga Marie Rilke. Disa nga poemat e saj më dramatike vinë gjatë kohës sa ajo qëndroi në një spital psikiatrik (nga viti 1964-1970). Poezia e saj The Other Truth është njëra prej më të njohurave pa harruar edhe “Diary of a Misfit (L’altra verità. Diario di una diversa) e që konsiderohet kryevepra e saj.
Më 1996 ajo ishte nominuar nga Acaedmie Française si kandidate për ta fituar çmimin Nobel për Letërsi. Më 2002 ajo mori titullin “Dama e Republikës”. Më 2007 ajo fitoi çmimin Elsa Morante Ragazzi me Alda e Lo – Favole (Alda dhe unë: Përralla”, një libër poemë e shkruar në bashkëpunim me shkrimtarin e fabulave Sabatino Scia.Në vitin e njëjtë ajo mori diplomën e nderit nga Universiteti i Messinas për “Teori Komunikimit dhe gjuhëve”.Në vitin kur vdiq, Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano e përshkroi atë si një “zë poetik me frymëzim të kthjellët”.
Kur dashuron” dhe një cikël poezish ,ndër më të bukurat për dashurinë nga Alda Merini
“KUR DASHURON”
Nuk dashurohet me zemër,
dashurohet me shpirt
mbushur me çaste dashurie.
Nuk dashuron nëse s’ndien dhimbje,
s’është më dashuri
nëse s’ke frikë mos e humbasësh.
Por kur vërtet dashuron,
ti jeton
ndoshta keq, a mirë,
por jeton.
E di kur vdes?
Kur pushon së dashuruari;
bëhesh asgjë,
kur s’të dashurojnë më.
Nëse të plagos dashuria
shëroji plagët
dhe beso,
je gjallë.
Për atë që do
për atë që të do.
2
FLUTURA TË LIRA
Oh, gra të varfëra dhe të vetmuara
të dhunuara nga ata
që nuk ju njohën.
gra me duar
në foshnjëri.
Sekrete të ëmbla
dashurish mbani mend
me të cilat
babëzia juaj natyrale
nuk do të ngopej kurrë.
Do të hani dhe pluhur
do të përpiqeni të çmendeni
por nuk do t’ia arrini,
do ruani fillin e arsyes
që do t’ju ndajë
më dysh.
Nga këto thellësi
plagësh
do të çliroheni
flutura të lira.
3
“ATO SI UNË”
Ato si unë të dhurojnë ëndërra,
edhe, se mund të mbeten vet pa to.
Ato si unë ,të dhurojne shpirtin,
sepse një shpirt i vetmuar, është
si një pikë uji ,në shkretëtire
Ato si unë të shtrijnë dorën
e të ndihmojnë të ringrihesh
edhe pse rrezikojne që mund të bien vetë,
Ato si unë shohin përpara,
edhe pse zemra ngel,
gjithmonë disa hapa pas.
Ato si unë gjejne kuptimin e jetës dhe,
kur e gjejnë atë,
përpiqen t’ia mësojnë atyre që mbijetojnë
Ato si unë, kur dashurojne ,
dashurojne përjetësisht ,
dhe heqin dorë të duan kur
fragmente të vogla të jetes luajnë
me duart e jetës.
Ato si unë ndjekin një ëndërr
që t’i duan për atë që janë
jo për çfarë mund të kishin qenë
Ato si unë bredhin nëpër botë
në kërkim të atyre vlerave që, tani,
kanë rënë në harresën e shpirtit.
Ato si unë dëshironin të ndryshonin,
po të ndodhte, që të lindnin përsëri.
Ato si unë ulërijn në heshtje,
Qe zëri i tyre te mos mbytet nga lotët.
Ato si unë janë ato që mund t’ua thyesh zemrën,
sepse e di që ato të lënë të ikesh pa të kërkuar gjë.
Ato si unë dashurojnë marrëzisht,
duke e ditur se në këmbim
nuk do të marrin veç thërrime.
Ato si unë ushqehen me pak,
e për fat të keq, aty e bazojnë ekzistencën e tyre.
Ato si unë kalojnë pa u vënë re,
por janë të vetmet që me të vërtetë do të të donin.
Ato si unë janë të vetmet që, në vjeshtën e jetës tënde,
do të ndjesh keqardhje
për të gjitha ato që mund të kishin dhënë …
Por që ti nuk ke dashur kurrë.
4
POEZIA
Poezia është një jehonë që gjurmοn,
në hije të vallzojë.
Nuk quhet poezi nëse nuk ekziston ,
një shpirt që çel një lule,
që bën të rrëqethet çdo cep i universit ,
i cili ka humbur drejtëpeshimin e tij.
Poezia nis aty ku mbaron njeriu.
Një poet është ai njeri që vendos ,
një shkallë mbi një yll dhe hipën ,
sipër tij duke i rënë një violine.
Poeti rrëmon fjalën që përmban,
gjithë shkronjat e alfabetit plus një.
Poezia duhet të jetë përqafim,
novacion, një zbulim, një frymë,
një rrëqethje.
Poezia është një dorëshkrim,
i lënë në zgavrën e një peme.
Të lexosh një poezi është si të dëgjosh,
një zë intim,
që ka prejardhjen nga ana tjetër ,
e kohës dhe hapësirës.
5
HIMNI PËR GRUAN
Himni për gratë
“E mahnitshme
fat i papërlyer
për ju të gjitha krijesat
e universit
u hapën
dhe u bëre mbretëreshë
e hijeve tona
për ty burrat
morën
fluturime të panumërta
krijuan folenë e
mendimit
për ty grua u ringjall
zhurma e ujit
e vetmja mrekulli
dhe dridhesh nga magjitë
që janë në duart e tua
dhe ju keni një ëndërr,
për çdo verë,
një fëmijë, për çdo të qarë,
një dyshim dashurie,
për çdo fije floku
ju jeni tani një grua
e gjitha një falje
dhe ashtu siç jeton në ju,
mendim hyjnor
do të lulëzojë në fshehtësi
i rrethuar
me hirin tënd.”
6
PARA SE TË VISH
Para se të vish
Më sill tre trëndafil të kuq
Para se të vish
me sill një Gishtëz të madh
Sepse duhet të qep zemrën
E më sill një qetësi të gjatë
Të madhe si një Pëlhure dashurie
Para se të vish
Jepi një shqelm murit përball
Sepse aty brenda është një spiun
Që ka parë në fytyrë dashurinë time
Para se të vish
Mbylle lehtë derën
Dhe nëse unë jam duke qarë
thërrit Violinat më të mira
Para se të vish
Thuamë që tashmë ke ikur
Sepse unë do të trembesha
Dhe para se të ikësh
rresht së përshëndeturi
Sepse unë shumë gjatë nuk do të jetoj…
7
KËNGA E BURRIT TË PABESË
Burri im është i barabartë me Zotin.
Burri im është i barabartë me perënditë.
Nëse më prek
unë ndjehem grua
dhe ndiej ujin që rrjedh
në liqet e jetës.
Burri im është një kalë race që vrapon
ndërsa unë kalorëse e pavlerë
përdhe s’luaj vendit
burri im është një kitarë e lumtur
dhe unë jam kënga e tij
por ai s’më këndon asnjëherë
përse?
Pres që kitarja të bëhet copë e çikë
për të jetuar…
Burri im është një burrë katil
burri im është lutja ime
është i njëjtë me Rilken dhe Garsian
është i njëjtë me Savonarolën
por burri im prek të tjera barqe e të tjera flokë
është bujar me vashat e praruara
dhe mua më lë të mjerë
prej pleqërisë dhe jetës të vdes për të.
Burri im nëse zhvishet
e ka kraharorin leshtak si shqiponjat
por një sqep që të lëndon thellë
dhe ndëshkon pendesat e dashurisë
atëherë unë i tregoj mishrat e mi të plagosur
dhe fatin mallkoj,
por nëse burri im buzëqesh
unë sërish lulëzoj dhe bëhem një hënë e bardhë
që në det pasqyrohet
8
MBRËMË ISHTE KOHE DASHURIE
Mbrëmë ishte kohe dashurie,
vetëm ti dhe unë
ikje drejtë arratisë
me një puthje dhe një gojë
si në një pikturë abstrakte:
ti dhe unë të dashuruar
të dy mrekullisht.
Unë të stolisa dhe e thashë;
por ky emocion imi
shkoi shuar nëpër fjalë.
9
JAM E ÇMENDUR, E ÇMENDUR
Jam e çmendur, e çmendur,
e çmendur nga dashuria për ty.
Ankoj nga dhembshuria
ngaqë jam e çmendur, e çmendur,
sepse të humba .
Sot mëngjesi ishte aq nxehtë
sa ndjehesha krejt e çoroditur,
e ligështuar prej vuajtjes
ligështuar nga humbja jote.
10
JAM DASHURUAR
Jam dashuruar
me krahët e mi prej engjëlli,
me vrimat e hundës që thithin natën,
jam dashuruar me veten
e me vuajtjet e mia.
Një lesë që gërmon n’brendësi t’sendeve,
apo ndoshta me u bërë grua
humba tiparet e mia.
Je i zbehtë, i dashur,
lakuriq dhe i pambrojtur:
unë jam lira e njëmendtë
që të godet mu në gjoks
e të çarmatos.
11
S’KAM NEVOJË PËR PARA
S’kam nevojë për para.
Kam nevojë për ndjenja,
fjalë, fjalë të zgjedhura me zgjuarsi,
për lule të ashtuquajtura mendime,
për trëndafilë të ashtuquajtur prani
për ëndrra që banojnë pemëve,
për këngë që çojnë peshë statujat në vallëzim,
për yje qe u pëshpërisin dashnorëve rrëzë veshit.
Kam nevojë për poezi,
kjo magji që djeg rëndesën e fjalëve,
që zgjon ndjenja dhe fal ngjyra të reja.
Poezia ime është e rrufeshme si zjarri
më përshkon gishtërinjtë si një rruazë.
Nuk lutem sepse jam poeti i gjëmës
që hesht, hera-herës, dhimbjet e një lindjeje mes orëve,
jam poeti që çirret dhe luan me britmat e veta,
jam poeti që këndon dhe nuk gjen fjalë,
jam kashta e kumtrit mbi të cilën rreh tingulli,
jam ninulla që përlot fëmijët,
jam mëndjemadhësia që vetërrëzohet,
jam petku i hekurt i një lutjeje të gjatë
i hidhërimit të shkuar që s’sheh dritë
12
PASTAJ BËNI DASHURI.
Pastaj bëni dashuri.
Jo seks, veç dashuri.
Dhe me këtë nënkuptoj
puthjet në gojë,në qafë,
në bark,mbi kurriz,
kafshimet në buzë
duart e pleksura
dhe sytë brenda syve.
E kam fjalën për përqafime kaq të lidhura,
sa të bëheni një gjë e vetme,
trupa të ngërthyer dhe shpirtra që ndeshen,
përkëdheli mbi gërvishtje,
tesha të zhveshura bashkë me frikën,
puthje mbi ligështi,
mbi plagët e një jete
që deri atë grimë
kish qenë disi e zbehtë.
E kam fjalën për gishtërinj mbi trupa,
të krijoni yjësi,
të thithni aroma,
për zemra që rrahin njësh,
frymëmarrje që ecin
me të njëjtin ritëm.
Pastaj buzëqeshje,
të sinqerta pas një copë here
që s’ishin më të tilla.
Pra,
bëni dashuri dhe mos kini turp,
sepse dashuria është art,
dhe ju kryevepra
13
KUR TË SHOH NË ËNDËRR
Kur të shoh në ëndërr
zbehem si vdekja.
Çfarë çmendurie është kjo
se unë dhe ti jetojmë tjetërkund
mbartur nga duart e Zotit?
Përse jemi dy duar kaq të epëshme
sa çfarëdolloj idhulli mund të na çojë larg?
Çfarë ishim ne më parë?
Çfarë do të bëhemi më pas?
Unë çdo natë vesh rrobat më të mira
dhe ti m’i zhvesh ato,
por s’do t’ia dalësh kurrë të më kthesh në skllave.
Edhe lakuriq ,vishem si mbretëreshë
sepse unë dhe ti nuk mëkatojmë kurrë,
sepse unë dhe ti nuk jemi parë kurrë.
Megjithatë ne e shohim njëri-tjetrin çdo ditë,
prapseprap ne jemi aq të varfër
saqë nuk duhet ta blejmë më as vdekjen
sepse atë na e dhuron jeta.