ALESSANDRO RUSSO. Perktheu: Angela Kosta

ALESSANDRO RUSSO ka lindur më 26 korrik 1979 në Castellammare di Stabia (Napoli).
Ai është autor i disa librave me poezi dhe është vlerësuar me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare të poezisë.

NË AKSE TË NDRYSHME

Nuk na ka mbetur më
asgjë ku të mbështetemi.
Aventura e njejtë e hidhur
dhe e magjepsur e Krishtit,
lajmëruese e përjashtimit nga vetë fati
i madhërishëm nga perdet lejla
në fazën e jashtëzakonshme të Kalvarit
ku tashmë humbet ngjyrat dhe bie.

Edhe shëmbëlltyrat e tij janë ulur
teksa shërbejnë në folenë trupore të egoizmit, dhe bëhen maska
që shndërrohen nga kafshimi i interesit
e më pas kthejnë vështrimin
duke u fshehur nga mishërimi.

Por ka ende shumë
që i këndojnë perëndisë shëlbuese
kush nga zakoni i babait
kush sepse refuzon të pranojë
që jeta më e fortë në vese
na bën që ta largojmë atë
disa akoma, në përpjekje për të fshirë njollat.

Dhe vazhdojnë të ruajnë
mblesëritë e besimit
që pasi kanë gërvishtur ndër shekuj
provat e shkrimeve të shenjta
paketojnë për ne
pasurimin e dijes njerëzore
të shkruar me dorë
një herë e përgjithmonë
me gjakun e atyre që të fundit arritën.
Ndoshta të gjithë sa jemi
përjashtuam ose nuk deshëm
që Jezusi
dhunues në përmbushjen e vetvetes
por delikat nga ndjenja e turpit
për farën e Jozefit
me krahët hapur në kryq
nuk mundi t’i vajtonte
ata që kishin mbetur pas.

OKSIMORONET E QIELLIT

Si një re është që largohet
më e madhja
por unë pa lëvizur rri
dhe vetëm me sy mund ta ndjek.

Tani shoh boshllëk
e një qiell që kthjellohet
dhe dua që vetëm shi të bjerë
me të njëjtin ujë të mëparshmëm.

RROBAQEPËSJA IME… NËNA IME

U buzëqesh mendimeve
kur lakuriq mbërrijnë
u mat format dhe për veshjen
që u përshtatet më shumë
vendos duke qepur fjalë
që ata mund të tregojnë
pa i munduar, apo detyruar
në majë të gishtave të qëndrojnë
për të tejzgjatur disa arësye jo të drejta.

KTHESAT E SYVE

Pas një çasti e kuptova
se i doja akoma sytë e tu
fiksuar në të mitë
për t’mi mbushur
për t”i bërë të bukur.

Gjithçka ndalova
të gjitha shkallët formova
që ngjisnin nxitimthi
magjinë e pritjes
dhe në çdo shkallë
në çdo ngjitje e kthesë
ishte mendimi për ne
që vinte ose kthehej.

Asgjë tjetër nuk shihja
përtej, sipër apo poshtë syve të tu
dhe mendova që të gjithë duhet t’i shihnin.

E dija gjithashtu se shkallët mund të zbresin
dhe se po ata sy mund të lëndojnë
por nuk e imagjinoja që më pas
edhe unë do të mundja të shikoja me të njëjtët sy
e do të të shikoja me të njëjtët sy.