ALI MULA, NJË DËSHMI INTERESANTE E NJË JETE TË MADHE ARTISTIKE. Nga Dr. Mujë Buçpapaj

Nga Dr. Mujë Buçpapaj. Është gjithmonë pikëlluese kur vdes një artist i madh, por ndarja nga kjo jetë e Ali Mulës(Mjeshtër i madh), është humbja e një artisti legjendar që ka prekur thellë zemrat e miliona shqiptarëve që e kanë njohur dhe adhuruar artin e tij.
Ndonjëherë artistë të talentuar vdesin shumë të rinj ose para se të shohin famën e tyre, ndërsa Ali Mula është nga ata artistë jetëgjatë që e njohu famën qysh në rininë e tij të hershme, u rrit me këtë famë dhe bashkëjetoi më të deri në frymën e fundit, kur kishte prekun vitin e 92-të të jetës.
Ky artist i famshëm muajve të fundit u diagnostifikua nga një semundje e rëndë, por ai luftoi me të deri në fund me guximin dhe forcën që ai dinte, por edhe me mallin e kësaj jete.
Ali Mula arriti të linte gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit të Tropojës dhe të vendit, gjatë një jete që zgjati mbi nëntë dekada, tetë prej të cilave në skenat artistike të Tropojës, të vendit dhe ato ndërkombëtare.

Qysh prej fillimit të viteve të para të pas Luftës së Dytë Botërore, Ali Mula e transformoi artin burimor të Tropojës. Ai me mjeshtrinë e një talenti të spikatur e rikrijoi këtë art duke e prezantuar me dinjitet në skenat kombëtare.
Ali Mula pati shumë ndikim në jetën tonë kulturore me kompozimet e tij fantastike si kënga ““Kërce moj çikë””, me vallet vezulluese, me orkestralet burimore, me skecet dhe poezitë saterike që krijoi. Ali Mula është i njohur për vallet monumentale dhe dramatike, disa prej tyre edhe në bashkëpnim me Besim Zekthin e famshëm, është i njohur po kështu për humorin brilant dhe të pashtershëm. Ai ishte një institucion kulture, arti por edhe sporti, duke e bërë të njohur dhe të nderuar Tropojën në shumë festivale dhe spartakida kombëtare
Ali Mula është artisti ma me ndikim i Tropojës dhe veriut të vendit në të gjithë artet, në poezi, në teatër, variete, në regji, spektakël etj.
Ali Mula ishte një pararendës i shkëlqyer i artit modern Tropojan i përfaqësuar nga poetë dhe piktorë të një niveli ndërkombëtarë.
Duke mos hequr kurrë dorë nga krijimtaria, vitet e fundit ai ja kushtoi promovimit të talenteve të reja. Puna e tij u përhap dhe zuri rrënjë në tokën e shenjtë të Tropojës dhe të vendit duke ju drejtuar e sigurtë të ardhmes.
Miqësia e tij me artistët kryesorë shqiptarë është ndriçuese. Alia gjatë muajve të fundit, duke e ndjerë se po i afrohej fundit, komunikoi në telefon me miqtë e tij artistë, shkrimatrë, krijues, duke u lënë amanetet e tij për vijimsinë e asaj që i kushtoi gjithë jetën, artin e Tropojës. Arti i Ali Mulës ishte i destinuar për madhështi dhe i tillë do të mbetët edhe për brezat që do të vijnë.

II

Njëri i madh është ai që e bën vepër arti jetën e tij dhe ky është Ali Mula i cili mbeti në historinë e artit tonë si një profil kompleks dhe i papërseritshëm.

Para disa viteve kam redaktuar librin e tre humoristëve të Tropojës Hasan Bucpapaj, Isa brecani dhe Ali Syla. Në këtë libër një pjesë e humorit të Ali Mulës ishte mbledhur dhe ritreguar në vargje nga të tre autorët e librit për t’ia lënë trashëgimi biblioteës së letërsisë së kësaj gjinie, si një poemë e një lloji të veçantë dhe bresëlënëse.

Ajo që e përkufizon jetën e Ali Mulës është ideja e vullnetit të pathyeshëm. Sic shkruan shkrimtari dhe studiuesi i njohur Ndue Ukcama, “Ali Mulën jeta e bëri edhe djalë deshmori edhe vëlla i të arratisurit politik, pra vëlla i armikut të klasës, siç e cilësonte diktatura, edhe dentist edhe artist, edhe kompozitor edhe shpotar, edhe sportist edhe tranjer, edhe vullnetar i aksioneve të medha të kohës edhe aktor dhe regjizor i qindra shfaqjeve në Tropojë dhe në mbarë vendin, edhe pleqnar edhe pajtues i konflikteve të mëdha, por edhe simbol për rreth 70 vjet i të gjitha gazmoreve që dilnin dhe përhapeshin gojë më gojë në Tropojë dhe pastaj në të gjithë vendin.
Ali Mula e ka luajtur rolin e vet në jetë me një përfshirje interesante. Në fakt si rrallë kujt në botën tonë zoti ja bëri shpirtin të aftë për vuajtje, por edhe për humor dhe freski nga rinia e hershme deri në plaqni. Në fakt Ali Mula nuk e ka njohur pelqninë pasi hiq këta muajit e fundit, ai ishte në skenë, në tubime, në veprimatri të ndryshme kulturore nga Saranda deri në Mitrovicë.

Ali Mula është bashkëthemelues i Ansamblit “Valbona”, sot “Dradania”, i teatrit dhe estradës amatore të Tropojës, , i të gjitha ekipeve sportive, amatore të Tropojës që morën pjesë prej vietve 1960 në spartakiadat e ndryshme të kohës. Ai është krijues i shumë pjesëve orkestrale me motive të Tropojës, si dhe disa këngëve të njohura.
Siç shkruan poeti i mirënjohur Hamit Aliaj, disa nga kryeveprat e kulturës tonë kombëtare si “Vallja e Valbonës”, “Festë e madhe ka sot Shqipëria”, “Vallja Kosovare”(Me motivet e Këngës së Rexhës), “Meleodia e kumonëve”, etj, janë ide të Ali Mulës.
Krijimtaria e Ali Mulës është deshmi artistike e një jete të madhe. Tirana ka patur Skënder Sollakun, Shkodra ka patur Gjoso Vasinë, Vlora ka patur parodistët, Prishtina Mixhën Ramë, ndërsa Tropoja dhe veriu kanë patur Ali Mulën, një figurë komplekse që i tejkalon të gjithë.

Ali Mula ishte një “Molier shqiptar”. Tek portreti i tij bashkohet humori burimor me interpretuesin pasionant, veprimtari i rrethanave me artistin e shquar, i përndjekuri politik i kërcënuar me burg, me pinjollin e një deshmori antifashist, njeriun optimist dhe energjik të pas Luftës së Dytë, me deshmitarin e ndryshimeve pluraliste shpesh tragjike të pas vitit 1990 , njeriut popullor dhe të famshëm në vendindjen e tij, si dhe aristokratit të vertetë në rrethet artistike të kryeqytetit dhe të mbarë vendit, studiuesit dhe kërkuesit të vetmuar të meleodive motiveve dhe fabulave për këngët, vallet dhe artitn e tij, si dhe regjizorit dhe drejtuesit të koncerteve, estradave dhe teatrove në rang kombëtar, mjekut humanist dhe alpinistit pushtues të maleve më të larta.

Ali Mula shumicën e jetës së tij e ka kaluar në diktaturë, por ata që e kanë njohur e dinë se Ai ka qënë një kontrsat i plotë i njeriut të ri të shpikur me bujë nga sistemi i kaluar monist, ku spihunimi ishte shpallur virtut qytetar dhe përulja dhe servilizmi një mënyrë jetese.

Vepra e Ali Mulës është një poemë e ngritur nga një përvojë e rrallë dhe mbresëlënëse e autorit tonë, sic ndodh vetëm me jetën e një artisti të famshëm dhe popullor, ajo është një vepër e gdhendur në memorien kolektive dhe shpesherë është rifreskuar dhe pasuruar prej saj.
Kjo gjë i ka rritur fuqinë dhe origjinalitetin, sidomos humorit natyror të Ali Mulës, një humor plot finesë dhe stil të përkorë nga më të çuditshmet e kohëve moderne, pasi si rrallëherë në botën e artit ajo përputhet plotësisht me jetën e vetë heroit të këtij arti, Ali Mulës.
Ali Mula u nda nga jeta por koha do t’i ruaji të pacenuara përmasat e artit të tij, ngjyrimet artistike, gjuhësore dhe historike, biles edhe ato dialektore, duke i dhënë kështu një stampë të pashlyeshme në të gjitha kohërat, në të gjithë brezat.

Falë krijimtarisë së tij, kemi mundësi të shohim si në një film me metrazh të gjatë rreth 80 vjet histori të Tropojës dhe të Shqipërisë, me përsonazhet, dramat, lëvizjet politike, sociale dhe kulturore me gjithë dekorin dramatik që i shoqëron. Këtij qëllimi i ka sherbyer gjithë krijimtaria e A. Mulës, gjuha, fjalori ngadonjëherë edhe me zhargon, në mënyrë që ne të kemi në biobliotekat tona dhe të ruajmë përjetë atë pjesë hisorie të artit dhe kulturës tonë, të krijimtarisë satirike të Ali Mulës që të bën të kuptosh rrethanat që e kanë krijuar dhe aktorët që e kanë luajtur.

Ali Mula ishte një artist që bashkoi jetën, artin, dhe përsonazhet më të njohura të jetës letrare, artistike, sportive por edhe politike për rreth 80 vjet të historisë së Shqipërisë. Të gjitha këto të dokumentuara përmes humorit, satirës dhe sarkamzës së një njeriu të ditur dhe inteligjent, të një artisti të sofistikuar që mundi edhe më të keqën në jetë me të qeshura.

Ali Mula ishte mik i figurave të shquara si Tish Daia, Besim Zekthi, Joseph DioGuardi, Sali Berisha, Ramazan Bogdani, Nexhmije Pagarusha, Laver Bariu, Dervish Shaqa, Skënder Buçpapaj, Hamit Alia, Anton Papleka, Ali Podrimja, Demir Zyko etj, por edhe i mijëra njerëzve të thjeshtë që nuk kanë patur mundësi ta takojnë Alinë, por i dinë historitë e tij, humorin e tij, shkelqimin e tij, në një kohë plot kërcenime për çdo shpirt të lirë si Ali Mula.

Ali Mula shprehej gjithmonë se ishte krenar më Tropojën e tij , por edhe me tropojanët pa përjashtim. Në këtë ditë të pikëllaur të ndarjes nga jeta,, edhe ne jemi kranar që kemi qënë bashkëkohës të një artisti të madh , i cili përve të tjerash krijoi shkollën e përballimit të kërcënimeve të diktaturës me humor, zgjuarsi dhe finesë prej diplomati të lindur dhe intelektuali të sofistikuar.

Në Tropojanët, por të kishim mësuar nga humori dhe eleganca jetësore e Ali Mulës, shumë gjëra do t’i kishim kaluar pa drama dhe rrjedhojat ndoshta do të kishin qënë të tjera në këto vite dramatike të pluralizmit.

Ali Mula ishte një njeri modern dhe i gjithanshëm. Me atë thjeshtësi dhe lehtësi që ngjitej në bjeshkë apo kryente elektrifikimin e një fshati në vitet 1970, orientohej në rrugët e Manhatenit në Neë York, me atë pason që përdorte çiften dhe gjuante drerët në mal përdorte kameren dhe teknikën e fundit digitale.
Jeta e Ali Mulës sic thotë poeti i mirënjohur Skënder Buçpapaj, përvec të tjerash na deshmon se “Malsorit, kur ja do puna bëhet me dinjitet qytetas, ndërsa qytetasi nuk mund të bëhët kurrë malësor.”

Vepra letrare e Ali Mulës, kryesisht humorit, e shkruar me një stil të përkryer, me një fjalor të zgjedhur dhe plot figuracion, dëshmon për jetën e një njeriu solid, të një talenti të artit i cili e ndërtoi idealin e vet me një shije të hollë humori, por edhe brënge dhe shprese për të ardhmen.

Ali Mula u tall me Stalinin, me operativin e sigurimit, me sekretarin e parë të Partisë Komuniste, me luftën e klasave, me mbledhjet e famshme alla komunisce, me zborin, me burokratët dhe hileqarët që e urrenin vizionin dhe krenarinë e tij, sidomos satirën e tij, shpesh të pamëshirshme. Natyrisht që atëherë nuk ka patur facebook, por talljet dhe humori i Ali Mulës me sistemin dhe apartcikët e paaftë shpërndahej nga qytetarët cep në cep të Tropojës e më gjërë, me shpejtësinë e internetit të sotshëm dhe rrjetëve sociale.

Jam i bindur që jeta e Ali Mulës do të jetë burim i shumë librave studimorë, i dokumentarvë, filmave artistikë dhe shkrimeve monografike.

Ali Mula, ndërsa ka udhëtuar sot për në botën e përtjeme do të kujtohet si një kalorës i lirisë, i cili i sfidoi rregullat e ngurta të diktaturës duke na lënë si dhuratë një vepër komplekse artistike e cila do të admirohet gjatë .
Ali Mula u mbulua me admirimin e bashkëkohësve të tij, por vepra e tij do t’i bëjnë të mendohen thellë për lirinë, censurën dhe ndalimet politike të diktaturës edhe ata që nuk do të jenë bashkëkohësit tanë, por që do të çuditën me prirjet e tij të shumta artistike, me jetën e tij besnike ndaj vendlindjes dhe Atdheut.

Sot le të nderojmë Ali Mulën, njeriun fisnik të trevës së Tropojës dhe të të gjithë Shqipërisë.
Nuk thonë kot ai që është artist vetëm 15 apo 20 vjet është rastësisht artist, ndërsa ai që është artist për gjithë jetën, është padyshim një gjeni. I tillë ishte edhe miku ynë i paharruar Ali Mula, një gjeni i vertetë i artit shqiptar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here