Ali R. Berisha: NEOLOGJIZMAT E BUÇPAPAJVE , Fjalori që u zu në gojë është botuar në Shtypshkronjën e Kompanisë “Dukagjini” në Pejë 2007

Gjuhësi

I bëj me dije lexuesit se Fjalori që u zu në gojë është botuar në Shtypshkronjën e Kompanisë “Dukagjini” në Pejë në vitin 2007 dhe ka afro 12.000 fjalë të reja.

Gjate punës sime për ta punuar veprën Fjalor i fjalëve të reja, vepër, kjo nga lëmi i neologjisë, kam qëmtuar nëpër shumë vepra, nëpër artikuj gaztaresk e nëpër revista dhe kam gjetur një numër të madh fjalësh të reja (neologjizma) të krijuara nga tre Buçpapajt, që e botojnë dhe e mbajnë në nivel edhe “Gazetën Nacional”. I bëj me dije lexuesit se Fjalori që u zu në gojë është botuar në Shtypshkronjën e Kompanisë “Dukagjini” në Pejë në vitin 2007 dhe ka afro 12.000 fjalë të reja. Fjalët e shënuara aty nuk i hasim në fjalorët e gjuhës shqipe, as në Fjalorin e tipit të ngjashëm, Kadareja dhe fjala shqipe, të autorëve Tefik Çaushi dhe Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, por as në Fjalor i gjuhës shqipe, të Mehmet Elezit. Ky Fjalor i fjalëve të reja përfshin fjalë të formuara a të krijuara nga mbi 200 autorë shqiptarë dhe si i tillë ka zgjuar kërshëri të konsiderueshme, prandaj ekzemplarët e tij janë në sosje. Nuk e kam ndalur me kaq, prandaj jam duke e përgatitur botimin e dytë shumë më të zgjëruar e më gjithëpërfshirës.
Duke qenë se në faqet e shtypit në Kosovë kam nxjerr s’andejmi shënime për disa autorë fjalëformues si Azem Shkreli, Dom Simon Filipaj (Bibla), Sali Bashota dhe Prend Buzhala , po ia dërgoj Gazetës së çmuar edhe të dhëna nga ky fjalor për treshen Buçpapaj – Skënder, Elida dhe Ukzenel, sepse mendoj se përveç që paraqesin lëndë me interes për shkencën e neologjisë, zgjojnë edhe kërshëri leximore në shtreasat e gjëra të lexuesve. (Ne fjalor bashkangjitur me fjalen jane edhe te dhenat e tjera te nevojshme.)

Buçpapaj, Elida: aventuror, bashkëpërfshirje, bashkëpërgjigjem, bërtitës, bizarisht, bulimia, dorëlirësi, duarhapur, duarshtrëngues, dypërmasore, ëndërrologji, fatkeqësisjellës, ferror, flakërimtar, frymtë, gjimbajtësja, hyjnorësi, imazhrrënues, ishullnajë, jashtësor, i kudopranishëm, kundërfigurë, ligjmbrojtës, ligjzbatues, liribërës, moçalnajë, përndrit, etj.

Buçpapaj, Skënder: ajërnia, atdhetarisht, bashkëfajësuar, bashkëkontinentas, bletegra, bornajë, bubullini, buzëshekull, buznajë, cinikisht, citueshëm, i çapërpikur, çiftëri, direktivuar, ditëpaparë, ditëpunë, ditëshkurtë, drekëdarkë, dritëçaj, duarshtrëngues, dhiegër, europjanësi, faktësi, falëmeshëndetës, fatsjellës, ferrnajë, fërfëllimore, fërfëllizore, fërgëllimnajë, fërgëllimore, fjalëçelës, fjalëhiç, fjalëkyç, fjalimtar, fjetak, fushësahat, futmbrapje, fytem. gomurajë, gubnajë, gjelegër, gjetherënie, harxhimkohës, i hënosur, hijedashës, hiloj, kafkëthyerës, karambythem, kecegër, keqzani, i kërrutur, klorofilnajë, klucë, kobsjellës, e krevatshme, lazdri, leximore, lucatem, luftëftohtë, mbythem, memectore, ndërtekstori, ngranatorrë, pakohësi, i parahershëm, paralëndë, përçuk, përdiellur, përmortës, përtejnatë, përvuajtshëm, picërrueshëm, prindëria, punëplotë, qumështnajë, rrallëgjë, rretherrotulloj, rretherrotulluese, rrethtor, sendemadh, servilosem, skutnajë, sutullak, sygapërr, shkumbëtar, shtërzane, thermojë, udhnajë, vetmore, zanafillor, zgurliq, zhguallor, e zhvajzëruar, etj.

Buçpapaj, Ukzenel (Ukë Zenel): banohem, bishërisht, çalamanërisht, çastësisht, dehamendje, djeposur, dyshimshëm, dhembje-dhembje, ectar, endjehapur, erëmbytës, gazndjellës, hepamë, hiçverë, jetadekë, këngëmadh, kryekëngë, kujtimndjellës, të kurrkundët, lajmdekë, lapsmprehëse, mesmoshë, mërdhak, … mundimtore, përkushtohem, përveçësohem, qiellsuar, rrugëgjana, sojsojshëm, shkretani, yllëngjashmi, etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here