Ali Tahiri: Dritarja, tregim

Ali Tahiri
1orë ·
Dritarja
Pasditën e djeshme nën pjesën e poshtme të dritares dykapkshe të vjetër sikur edhe vetë shtepia me qerpiq, strukej Mali i vogët që edhe po të ngritej në këmbë , nuk do të ishte as sa gjysma e dritares.
Ashtu i strukur i shkeqenin sytë sikur yjet në qiellin e kthjellët, e me dorën e tij të vogël lëvizte shkopin që e mbante në dorën e majtë dhe shkarraviste borën që tani ishte ngrirë dhe nuk lëvizte ashtu siç dëshironte Mali.
– Mali Mali, u dëgjua zëri i një gruaje nga ana e mbrendëshme e dritares !
– Ëëë, murmuriti Mali sa që gruaja nuk e dëgjoj fare!
– Mali ore Maliii, thërriti përseri, por tani me një zë më të ngritur, dhe ju afrua dritares të shiqontë, ishte apo jo Mali aty.
– Urdhëro Mami, u përgjegj Mali.
– Eja brenda se po ftohesh dhe tani bëhet terr, tha mamaja e Malit, nga ana e mbrendshme e dritares.
– Edhe pak e.mandej hyj mbrenda, u përgjegj Mali, dhe vazhdoj të luaj me shkop në borë.
– Mirë, por mos u vono, u përgjegj mamaja shkurt dhe u largua nga dritarja.
Filloj të errësohet, Mali ishte strukur edhe më shumë nën dritare por tani nuk e lëvizte shkopin më, si duket e kishte kotë gjumi.
Nga largë shifet një hije njeriu që ofrohet afër Malit dhe sikur hajdut fshehet që të mos vërehet prej dritares.
E merr Malin para duarve dhe e bartë në drejtim të kundërt me dritarën dhe ashtu me lëvizje të kujdesshme dhe të ngadalësuar deri sa u zhduk në errësirë!
Në dritare u duk mamaja e Malit, zgjati kokën dhe thirri:
-Mali eja tani mbrenda se u errësua dhe u bë ftohët!
Nga jashtë dritares, nuk kishte përgjigje. Mamaja thërriti edhe njëherë me zë më të theksuar:
-Mali Mali hajde tani!
Prap nuk ka zë nga jashtë.
Mamaja e hapi kapakun e dritares, qiti kokën jasht dhe prap thirri por tani me zë të lartë:
– Mali ooo Maliii! Shiqoj disa herë shpejtë në të dy anët dhe u ngrit në majë të gishtërinjve duke zgjatur qatën përpara në mënyrë që të shef më largë në drejtimin përballë dhe prap thirri:
Maliii oooo Maliiiii, Maliiiii!
Me shpejtësi e mbylli kapakun e dritares, u zhduk nga dritarja dhe për pak sekonda u pa para shtëpisë pikrisht te dritarja. Kishte nji mbulesë të leshtë mbi supe dhe nji palë këpuca burrash më të mëdha se sa këmba e sajë, dhe u nis në drejtim të errësirës gadi me vrap. Ndër kohë para derës së shtëpisë u duk nji burrë shtat hedhur me dy korpa në duar, ku si duket kishte ushqime që kishte sjellë në shtepi.
Futet në shtepi dhe thërret:
– Vjollca zemër, Mali shpirt, ejani se solla dhurata nga Baba Dimri për ty Mali!
Hapi dy dyert që ishin e dhomës dhe kuzhinës, por nuk kishte njeri. Shiqoj pallton e Vjollcës dhe Pallton e vogël të Malit të varura në varrësen pas derës dhe u shtang! Mendoj me vedi, duhet të ketë ndodhë diçka sepse pa pallto nuk dalin në këtë të ftohët!
Nxjerr telefonin e dorës dhe me shpejtësi prekë tastaturën ku dikush nga ana tjetër menjiherë përgjigjet:
– Alo urdhëroni!
– Agimi jam, a është Vjollca me Malin te ju?
– Vjollca me Malin te na, jo jo, as që kanë qenë qe disa ditë!
– Aha ani më falë se ju trazova!
– Jo ore jo, asgja, por shiqo a mos kanë shkuar te Nana jote!
Agimi i shtypë disa numra në telefon dhe pret, deri sa dikush të lajmërohet. Ndërkohë dëgjohet zëri një gruaje nga ana tjetër :
Alo urdhëroni:
Agimi jam, a mos është Vjollca me Malin te ju?
Mirë mbrëma Agim, Vjollca me djal nuk ka qenë që dy ditë te na!
A jeni mirë ju, si po kalon në punë, a filluat me pushime ?
– Po Nanë po, por erdha në shtepi nga puna dhe nuk e gjeta as Vjollcën e as Malin. Palltot e varrura dhe se di çka ka ndodhë, sepse ata kur dalin i veshin palltot edhe shallat! Kjo për më bënë të dyshoj që diçka nuk është në rregull!
– Hajt djali jem, se mbasi nuk kanë marrë pallto nuk janë shkue largë, edhe kthehen menjiherë…mos u ban merak!
– Mirë Nanë do të pres edhe pak pra e mandej duhet me shiquar çka me ndërmarrë.
– Ani mirë Agim, natën e mirë njiherë e lajmërom kur të kthehen.
– Mirë Nanë, të lajmëroj, natën e mirë! …i tha Agimi Nanës dhe e mbylli telefonin.
U ul në karrigen e tryezës bukës dhe vendosi dy duart mbi ball, e u zhyt në mendime.
Në oborrin e dajës ku kishte shumë kumbulla, lujshin bashkë fëmijtë e lagjes msheftas në mbramje. Një natë Agimi ishte musafir te daja dhe fillon loja kur dikur Agroni djali i komshiut kishte hypë mbi kulmin e shkallës aty ku rrinte kali dhe lopa e dajës dhe ishte fshehë. E kërkuam e kërkuam por nuk e gjetëm, mbaroj loja dhe Agroni u zhduk.
Erdhën njerzit e Kojshive dhe daja doli t’a kërkojnë por askund.
Kërkuan ma shumë se dy orë por kot, ndërsa daja u fut në shtallë me ju qitë ushqim kalit e lopës, kur e shef Agronin në gjumë në sanë që ndodhej në nji sikur tavan mbi ahurin e kalit e të lopës por që nga ana e ahurit ishte pa mur.
E zgjon daja Agronin dhe del bashkëe te në oborr dhe tregon vendndodhjen e Agroni.
Qeshin të gjithë.
Ndërkohë bjen Telefoni dhe ja prishë agoninë Agimit.
Ky ngritet frikshëm dhe hap Telefonin:
– Alo , a jeni Agim Bregu?
– Po, kush jeni ju?
-Policija, Rreshter Genci jam!
– A ju ka ndodh gjë Vjollcës e Malit a?
– Jo zotëri, por ju duhet të vinë menjiherë në Polici, sepse e kemi nji fëmijë dhe nuk din të ma tregon se ku e ka shtepinë!
– Erdha menjëherë.
Agimi e mbylli telefonin dhe ashtu siq ishte i pa çveshur, me pallto u nis si me vrap, nga drejtimi i errësirës!
Pas pak u gjetë te portieri në Polici dhe i thotë që ka marrë telefonatë nga Rreshter Genci.
Portieri e urdhëron të ulet dhe të pret pak deri sa t’a njofton Rreshter Gencin.
Pas pak vjen portieri bashkë me nji Polic, burrë mesatar me flokë të zeza dhe elegant në qëndrim.
– Mirëmbrëma Genci jam.
– Mirëmbrëma Agim Bregu, jam.
– Më vjen mirë që erdh kaq shpejtë sepse siq të thash e kemi një fëmijë që nuk e din shtepinë se ku jeton, por na tha se babi tij quhet Agim Bregu, dhe Mamaja Vjollca. Ejani me mua ju lutëm!
Të dytë u nisëm koridorit të ndriçuar me drita neoni, një dritë që t’i verbonte sytë, pas dy krahinave gjindem para derës së një zyreje, që ishte Zyra e Rreshter Gencit.
Hynë brenda dhe aty ishte Mali i vogël në një karrige ku mbi tavolinë kishte një lodër automobil të policisë dhe e sillte vërdallë pa i vërejtë këta që u futën brenda.
– Mali Mali dhe vrapoj ta përqafonte, Agimi, kurse nga ana tjetër Mali i vogël por se e shef të atin e hudh lodrën dhe i hidhet në qafë Agimit. Përqafohen bab e bir dhe pastaj Rreshter Genci i drejtohet Agimit dhe i thotë se duhet të pyesim për disa gjëra që nuk i kemi të çarta nga ana e Malit.
– Në rregull Rreshter, veç urdhëro…përgjigjet Agimi.
Pasi që i morrën shënimet e Agimit, filluan t’a pyesin se a e njef Syl Kolën.
Agimi si me habi përgjigjet:
– Jo se njof e as që kam ndëgjuar ndonjëherë për te!
– Kush ja besoj Malin, Sylës me çue te daja!
– Çfarë daje, çfarë të beuemi po më pyet?
-Zotëri na këtu pyesim e ju duhet të përgjigjeni, ju nuk ka nevojë te pyesni!
– Unë të thash që nuk e njof edhe nuk e di. Unë kur erdha nga puna në orën 16, 30 minuta me dy korpa me ushqime, hyna në shtepi, dera ishte pa çelsa, dhe kërkova Vjollcën dhe Malin nëpër shtëpi. Pastaj thirra te Nana e Vjollcës me pyet, dhe te Nana ime por edhe atje nuk ishin. Palltot e varrura ma shtuan dyshimin, por Nana ime.më tha në telefon, që pasi kanë dalur pa pallto, mund të jenë aty afër dhe nuk vonohen, prandaj e vendosa me pritë edhe pak, e mandej me fillue kërkimin.
– Po Vjollca nuk është më shtepi a? Pyeti Rreshteri.
– Jo nuk ishte kur unë erdha!
– Aha, djali na tha që Mamaja është në shtepi!
-Unë kur erdha nuk e gjeta!
– Mirë, tani njëherë ju lutëm të prisni në korridor deri sa ne të verifikojmë ca gjëra!
– Mirë …tha Agimi dhe doli në korridor dhe u ul në një karrige të gjatë si bankë, prej druri.
Ndërkohë hyn portieri në zyrën e Rreshter Gencit dhe del bashkë me te jashtë e vazhdojnë në drejtim të portës kryesore ku ishin dy kthina.
Agimi futet në mendime, kush është ky Sylë Kola… A mos ka diçka këtu të bëjë Vjollca me te, sepse me çue djalin te daja Syla, kjo pak e dyshimt, pa pas asnji dijeni unë e sidomos sonte që është nata e Këshndjellave… shumë e çuditshme, por ishalla nuk është ashtu siq po mendoj unë.
Agimi me këto mendime nëpër kokë kishte kaluar gadi një orë e gjysëm, që kur Rreshter Genci dhe portieri kishin shkuar në drejtim të portës kryesore dhe akoma nuk kishin ardhur.
Tani Agimi filloj të nervozohet se çfarë po ndodhë këtu, pasi që Mali ishte aty dhe këta zgjasin procese pa asnji nevojë dhe nuk i lejojnë me shkue në shtepi.
Ndërkohë vjen portieri dhe e thërret Agimin t’a shoqëroj. Vazhdojnë deri te një derë tjetër dhe hyjnë brenda.
Aty përballë nji xham i madh ku shihej nga ana tjetër nji person i ulur në nji karrige dhe kishte pranga në duar të lidhura për një tavolinë si duket speciale.
– Zotëri pritni këtu për deri sa të thërrasim.
Brenda futet Rreshter Genci dhe e pyet Agimin: – A njef këtë njeri?
– Jo nuk e njof, se kam pa ndonjëherë !
– Mirë, pra ky është Syl Kola, që e ka pas në makinë Malin, për me çue te daja!
Ky është një trafikant fëmijësh dhe emri i tij i vërtetë nuk është Syl Kola, por ne e njoftim dhe dijmë kush është ky.
Ky e ka vjedh djalin e juaj para shtepisë suaj dhe na e kemi kapur disa minuta pas vjedhjes sepse kemi qenë në përcjellje të tij. Këto pyetje dhe kjo kohë që juve ju duket mallttetim, janë nga se ne duhet vërtetuar, a është fëmija i vjedhur apo e kanë shitë prindërit.
Në dhomën tjetër po ju pret Vjollca bashkëe Malin dhe ne do të ju përcjellim deri në shtepi me makinë zyrtare.
Zotëri Agim ju uroj Këshndjellat dhe ju lutem të kenëë shumë kujdes për fëmijët, sepse janë kohë të këqija këto sot.
Agimi dhe Rreshter Genci u përshëndetën ndërsa portieri e shoqëroj deri te Vjollca dhe Mali që ishin duke pritur në zyrën tjetër.
Të tre së bashku me makinë zyrtare shkun diku nga ora 23, në shtepi.
Gjermani
05.Janar. 2024