Amerikë ju kam dhënë gjithçka dhe tani unë jam asgjë.
Amerikë dy dollarë dhe njëzet e shtatë centë më 17 janar 1956.
Nuk mund të duroj mendja ime.
Amerikë kur do ta përfundojmë luftën njerëzore ?
“Shko e qihu me bombën tënde atomike.
Nuk jam mirë, mos më mërzit.
S’do të shkruaj poezi derisa “s’do të kem mendjen në vend.
Amerikë kur do të bëhesh engjëllore?
Kur do t’i heqësh rrobat?
Kur do ta shikosh veten nëpërmjet varrit?
Kur do të jesh e denjë për milionin tënd të trockistëve?
Amerikë pse bibliotekat tuaja janë plot me lot?
Amerikë kur do t’i dërgosh vezët e tua në Indi?
Jam i mërzitur prej pretendimeve të tua të çmendura.
Kur do të mund të shkoj unë në supermarket për të blerë
atë që më duhet me fytyrën time të bukur?
Shkurt Amerikë ti dhe unë të jemi të përsosur jo bota e ngushtë.
Makineria jote është shumë për mua.
Deshe të më bëje një shenjtor.
Duhet të ketë ndonjë mënyrë tjetër për ta zgjidhur këtë argument.
Burroughs është në Tangiers nuk besoj se do të kthehet një gjë e keqe.
Je ti që je i keq apo bëhet fjalë për shaka praktike?
Po kërkoj të vij gjer te caku.
Refuzoj të heq dorë nga fiksimet e mia.
Amerikë mjaft së yshtërmi e di ç’po bëj.
Amerikë lulet e kumbullave po bien.
Ka muaj që nuk i lexoj gazetat,
çdo ditë dikush del në në gjyq për vrasje.
Amerikë ndihem sentimental për të menduar për Wobblies.
Amerikë isha komunist në rini nuk më vjen keq.
Pi marijuanë sa herë që mundem.
Qëndroj në shtëpi gjatë gjithë ditës
duke parë trëndafilat në dollap.
Kur të shkoj në lagjen kineze dehem
dhe s’më vete mendja për të qirë.
Jam i vendosur se do të ketë probleme.
Duhej të më shihje kur unë lexoja Marksin.
Psikoanalisti thotë se jam krejtësisht në rregull.
Nuk do t’i lutem Zotit.
Unë kam vizione mistike dhe vibracione kozmike.
Amerikë ende nuk të kam thënë ç’i ke bërë xha Max
kur mbërriti nga Rusia.
Po flas me ty.
Do të lejosh që jeta jote emotive të udhëhiqet nga revista Time?
Jam i obsesionuar nga Time Magazine.
Kam lexuar atë çdo javë.
Kopertina e saj më sheh çdo herë
që e shfletoj para pasticierit në qoshe.
E lexoj në bodrumin e Bibliotekës Publike të Berkeleyt.
Nuk ka asgjë, po të flasim për përgjegjësi.
Industrialistët janë seriozë.
Prodhuesit e filmit janë seriozë.
Të gjithë janë seriozë, përveç meje.
Më vjen nëpër mend se unë jam Amerikan.
Po flas përsëri me veten time.
Azia po ngrihet kundra meje.
Nuk e kam mundësinë për një kineze.
Është më mirë që të mbështetem në burimet
e mia kombëtare.
Burimet e mia kombëtare qendrojnë në dy bishtat e marijuanës
miliona gjenitale një letërsisë private e papërshtshme për shtyp
që shkon në 1400 milje në orë dhe njëzet
e pesë mijë azile.
Nuk flas për burgjet e mia, ose miliona të paprivilegjuarit
që jetojnë në vazot e mia me lule në dritën e pesëqind diejve.
Hoqa edhe bordellot në Francë,
Tangiers janë të radhës së ardhshme.
Ambicia ime është që të jem President
pavarësisht nga fakti se ata janë Katolik.
Amerikë si mund të shkruaj një psalm
në disponimin tënd pa kuptim?
Do të vazhdoj “si Henry Ford strofat e mia janë individë
si makinat e tij dhe për më tepër janë të gjitha të sekseve të ndryshme.
Amerikë do të t’i shes strofat për 2500 $ njërën
$ 500 për strofën e vjetër
Amerikë liroje Tom Mooneyn
Amerika shpëoi Lealistët Spanjollë
Amerikë Sako dhe Vanzeti, nuk duhet të vdesin
Amerikë unë jam djemtë e Scottsboros.
Amerikë kur isha shtatë vjeç, nëna më merrte në takimet e një celule
Komuniste na shisnin bizele një pjesë e vogël
për një biletë kushtonte një nikel, dhe fjalimet ishin falas
të gjithë ishin engjëllorë dhe sentimentalë ndaj punëtorëve
ishte e gjithçka kaq në mënyrë “të sinqertë sa nuk e keni idenë
sa gjë e bukur ishte ajo partia në vitin 1835
Scott Nearing ishte një plak i madh një mashkull i vërtetë
Nënë Bloor më bënte të qaja
Një herë pashë Izraelin Amter kockë e lëkurë.
Të gjithë duhej të ishin spiunë.
Amerikë ti në realitet nuk do të bësh luftë.
Amerikë jam si ata rusë të këqinj.
Si ata rusë, ata rusë dhe ata kinezë.
Dhe ata rusë.
Rusia dëshiron që të na hajë të gjallë.
Rusia është e çmendur për pushtet.
Dëshiron të marrë me vete makinat nga garazhet.
Dëshiron të marrë përsipër Çikagon.
Ka nevojë për një lexues Përmbledhje të Kuqe.
Do fabrikat tona të makinave në Siberi.
Që burokracia e saj e madhe i drejton stacionet tona me furnizime.
Kështu nuk shkon.
Ohu. Ajo do t’iu mësojë indianëve shkrim e lexim.
Ka nevojë për zezakët tanë të bëshëm.
Ah. Do të na bëj të punojmë gjashtëmbëdhjetë orë në ditë.
Ndihmë.
Amerikaë është një çështje serioze.
Amerikë kjo është përshtypja që marr duke shikuar televizion.
Amerikë është e drejtë kjo?
Është më mirë të filloj punë menjëherë.
Është e vërtetë se nuk dua të shkoj ushtar
ose të sillem në seksione të specializuara të fabrikave,
megjithatë, ata janë dritëshkurtër dhe psikopatë.
Amerikë tani përvesh këto mëngës poofy.