KOMUNIKATË PËR SHTYP
VOTA IME VLEN:
Sfidat dhe rekomandimet për rritjen e pjesëmarrjes në zgjedhje për gratë, pakicat
etnike dhe të rinjtë
Ambasada Britanike në Tiranë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 26 tetor, në orën 15:00-16:30, në sallën e Byrosë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë paraqesin raportin: “Vota ime vlen: Sfidat dhe rekomandimet për rritjen e pjesëmarrjes në zgjedhje për gratë, pakicat etnike dhe të rinjtë”.
Në këtë takim do të jetë i pranishëm Ambasadori Britanik, Alastair King-Smith, Kryetarja e Komisionit Rregullativ të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjana Nano si dhe deputetë nga komisionet e cështjeve ligjore, reformës zgjedhore dhe pjesëtarë të Klubit parlamentar për të rinjtë.
Bashkëngjitur programi i aktivitetit.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin.
British Embassy, Tirana
Rruga Skenderbej, No.12 | Tirana | Tirana | 1000
+355 (0) 4 2234973/4/5
Follow us online: www.gov.uk/fcdo
This email is intended for the addressee(s) only: All messages sent and received by the Foreign, Commonwealth & Development Office may be monitored in line with relevant UK legislation
AGJENDA
Vota ime vlen:
Sfidat dhe rekomandimet për rritjen e pjesëmarrjes në zgjedhje për gratë, pakicat
etnike dhe të rinjtë
26 Tetor, 2022, 15:00 – 16:30
@Salla e Byrosë, Kryesia e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
14:45 – 15:00
Mbërritja e Pjesëmarrësve
15:00 – 15:15
Fjalët Përshëndetëse
Z. Genci Gjonçaj – Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit
Z. Alastair King-Smith – Ambasador, Ambasada Britanike
Znj. Ilirjana Nano, Kryetare, Komisioni Rregullativ, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
15:15 – 15:45
Prezantimi i Reportit “Vota ime vlen”, Ekspert GCSI
Z. Rigels Xhemollari, Drejtor Ekzekutiv, Qendresa Qytetare
Znj. Denada Shpuza, Presidente e Light Steps/Hapa të Lehtë
Z. Bledi Taho, Drejtor, Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA)
15:45 – 16:00
Reflektime mbi gjetjet
Znj. Andia Ulliri, Kryetare e Klubit Parlamentar për të Rinjtë
Znj. Merita Bakiu, Kryetare Aleancës së Grave Deputete
Znj. Klotilda Bushka, Kryetare e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Znj. Blerina Gjylameti, Anëtare e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën
Zgjedhore
16:00- 16:30
Diskutim
16:30
Pushim Kafe
Moderator: Z. Sokol Haxhiu – Drejtor i WFD Shqipëri