Ambasada e Shteteve te Bashuara te Amerikes në Tiranë ka deklaruar sot qëndrimin e saj pas vendimit të mbremshem te Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për të përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PD-së, ish-Kryeministrin Sali Berisha.
Në mesazhin e publikuar në Twitter, Ambasada shprehet:
“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara.
Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri,” thuhet në përfundim.
Mesazhi në profilin e Ambasadës së SHBA në Twitter: