December 13, 2022
TIRANË
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka marrë pjesë sot në konferencën “Konsolidimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor”, ku reforma në drejtësi ishte fokusi i fjalës së saj.
Ambasadorja Kim deklaroi se duhet të ofrojmë drejtësi për njerëzit dhe duhet të gjejmë një mënyrë.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim “Drejtësia nuk ka pasur punën e lehtë. Shpresojmë që drejtësia shqiptarë të arrijë rezultate të larta në mënyrë që ajo të sjellë drejtësi për shqiptarët. Jemi krenarë që jemi partnerë me BE jo vetëm në mbështetje të Këshillit të Lartë Gjyqësore, reforma ën Drejtësi është e rëndësishme jo vetëm se përmbush një kërkesë për anëtarësim në BE, pro është kërkesa e popullit shqiptar. Katër vite më parë në Gjykatën e Lartë ishte një gjyqtar sot kemi një trupë gjyqtarësh, mungojnë vetëm tre dhe besoj se do të gjenden. Dy javë kanë mbetur nga 2022, po besoj brenda 3-mujorit të parë të 2023 Gj L do të ketë të gjitha anëtarët.
Ka kaluar mjaft kohë, duhet të ofrojmë drejtësi për njerëzit, duhet të gjejmë një mënyre. Populli shqiptar pret gjykata me gjyqtarë të paanshëm që të japin drejtësi, jo hakmarrje, por drejtësi. Që të dinë se kur të jenë në gjykatë do të jenë të barabartë pavarësisht rangut. Kjo ka qenë me rëndësi për ne si SHBA. Në mikëra çështje gjyqësore prej kohësh të mbetura në gjykatë janë shqyrtuar. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, ndaj ne duhet t’i japim drejtësi. Plotësoni gjykatën, duhet t’i jepni përparësi çështjeve emergjente.
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim deklaroi sot se do të jetë në Shqipëri dhe për ca më gjatë, teksa pak ditë më parë Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme pohoi nisjen e procedurave për zëvendësimin e saj.
Deklarata vjen një ditë pas takimit me kryeministrin Edi Rama. Ambasadorja Kim theksoi se ajo që ka mësuar gjatë 3 viteve të saj është se këtu ka një sfidë të madhe.
“Vazhdoni të ecni sa më shpejt të mundeni. Kjo është një kohë vendimtare për reformën në drejtësi dhe ka arsye për të qenë optimistë për këtë brez shqiptarësh. Reforma në drejtësi po jep rezultate të dukshme, të prekshme, konkrete. Por e dini çfarë, njerëzit duan më shumë dhe SHBA-të janë në kahun e popullit shqiptar. Ne biem dakord me ta, duhet të ketë më shumë. Kjo nuk është kohë për t’u çlodhur. Ne duhet të festojmë për përparimin që kemi bërë së bashku deri tani. E kemi bërë së bashku, e kemi realizuar së bashku. Ndonjëherë ka qenë e vështirë, nuk mendoj se ka pasur ndonjë kohë kur ka qenë e lehtë, ndonjëherë ka pasur gabime, por kjo është në rregull, ky është një proces njerëzor. Çelësi është që mbetemi të angazhuar ndaj synimit, në mënyrë të sinqertë, në mënyrë serioze që ta dini se SHBA-të nuk do të ndalojnë, as ju nuk duhet. Që partnerët europianë duan që ju të keni sukses po aq sa duan dhe partnerët amerikanë që ju mund të ia dilni mbanë. Unë kam 3 vite në Shqipëri dhe do të jem këtu edhe për ca më gjatë. Por kjo është ajo që kam mësuar gjatë këtyre 3 viteve të mia këtu, që ka një sfidë të madhe këtu, kjo nuk ndodh sepse Shqipëria është unike, është në mënyrë unikale e keqe, në mënyrë unikale e korruptuar, jo.
Por ka histori dhe duhet të ndiejmë empati për historinë që ka ky vend. Ky është një vend i vogël, të gjithë njohin të gjithë të tjerët.
Ka ardhur koha për të thënë që Shqipëria është gati për fazën tjetër. Nuk mund të vazhdojmë më kështu. Në korrik BE-ja filloi në mënyrë zyrtare negociatat për hyrjen tuaj në klubin e ëndrrave. Ju jeni ulur me ne, ngjitur me ne, fjalë për fjalë. Ju respektoheni si një zë për çështjet globale. Ka zhvillime strategjike kaq pranë për t’u bërë të vërteta në vendin tuaj”, deklaroi ambasadorja amerikane.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka deklaruar se reforma në drejtësi ka bërë hapa para, duke shtuar se nuk duhet për asnjë moment që kjo të ndryshojë.
Gjithashtu u shpreh se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për gjyqtarë të drejtë dhe se SHBA-të mbështesin Shqipërinë drejt progresit.
“Duhet të ketë drejtësi. Biznesmenët, duhet të dinë që kur të vijnë të blejnë pronat dhe kur të shkojnë në gjykatë duhet të dinë që gjykatësi do të vendosë në përputhje me ligjin. Kemi bërë përparim në fushën e mbrojtjes për herë të parë në histori. E kishit menduar këtë në ‘91 në ’97 apo gjatë diktaturës së Enver Hoxhës. Ai madje po rrotullohet në varr, kjo është e ardhmja. Shqipëria është Europë dhe kjo është ajo që duan SHBA-të dhe për këtë arsye vazhdojmë të besojmë dhe duam drejtësi., Do të kishin dashur që ne të kishim qenë të heshtur, por ne jemi miqtë tuaj dhe duam që ju të jeni të fuqishëm, të pasur të aftë, partnerët tanë. Një vend që vendet e tjera ta shohin dhe të thonë ia dolën mbanë. Ky është çasti, momenti, nuk është koha për t’u çlodhur apo për të thënë kjo mjafton, ne duhet të shtyjmë përpara sepse brezi i ardhshëm i shqiptarëve, amerikanëve, të mbështeten tek ju. Të përveshim mëngët së bashku , të rrisim ritmin, të vendosim gjyqtarët në pozicionet e tyre, të sigurohemi që vendimet që bëjmë do të na çojnë drejt të ardhmes që nuk do të na ngecin diku. Ne nuk mund të bëjmë pas, kjo është koha për të bërë përpara, KLGJ, Gjykatë Kushtetuese, institucionet e Vettingut, çdo anëtar duhet të bëni përpara drejt të ardhmes dhe gjithmonë së bashku”, ka thënë më tej ajo.bw