AmbasadorjaYuri Kim: SHBA ka folur qartë, Tom Doshi nuk duhet të regjistrohet…

 

 

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka folur ashpër nga Elbasani, ku zhvilloi një vizitë dhe ku ta takuar drejtuesit e fushatave të partive politike.

Duke folur për listat e kandidatëve, ambasadorja Kim u shpreh se SHBA-ja ka folur qartë në lidhje me pastërtinë e kandidatëve.

Ajo theksoi se ndoshta ligji shqiptar mund të lejojë regjistrimin e disa kandidatëve, pasi nuk i ndalon, por edhe SHBA ka folur shumë qartësisht.

‘Për 3 persona, ka folur Sekretari i Shtetit, ata janë përcaktuar nga ai si persona të rrezikshëm’, theksoi ambasadorja.

Ambasadorja e SHBA i bëri thirrje KQZ-së dhe institucioneve të tjera që të verifikojnë listat e kandidatëve të dorëzuar nga partitë.

Ajo theksoi se në përfundim të verifikimeve, disa kandidatë nuk duhet të jenë në lista.

Pjesë nga fjala e ambasadores së SHBA, Yuri Kim:

Mendoj se gara në Elbasan ka qenë shumë e rëndësishme. Mendova se kjo dol të ishte një kohë e mirë për të ardhur këtu. Për ta parë vetë situatën.

Është thelbësore që drejtuesit politikë marrin përgjegjësi që të sigurojnë që listat e tyre të jenë në përputhje me ligjin duke marrë në konsideratë të gjitha përcaktimet e bëra nga Shtetet e  Bashkuara. E di që disa persona mund të thonë është e përcajtuar në bazë të ligjit të SHBA por nuk është i dënuar dhe në fakt njerëzit me logjikë të thjeshtë do ta kuptonin se është një evidencë që mungojnë faktet por për shkak të boshllëqeve në ligjin shqiptar. Kjo nuk ka lidhje nëse SHBA pëlqen apo jo dikë. Kjo ka të bëjë me faktin se Sekretari i Shtetit ka përcaktuar që ky perSon përbën kërcënim për SHBA ka ardhur koha që votuesit shqiptar të mendojnë se përbëjnë rrezik edhe për shtetin shqiptar.

Ka tre persona që Sekretari i Shtetit ka përcaktuar, nuk kam për ti përmendur emrat e tyre por mund të shihni dhe ti gjeni. Për çështjen e  listave më lejoni të them sikurse e kemi thënë më herët këndvështrimi i SHBA është shumë i qartë. Mendoj se partitë e kanë marrë këtë në konsideratë, jo të gjitha por pjesa më e madhe e tyre.

Tashmë këto janë në KQZ dhe është detyrë e tyre dhe të bëjnë vettingun e kandidatëve. Pas këtij procesi nuk është për tu habitur që disa nga kandidatët mund të s’kualifikoheshin. Fuqia përfundimtare qëndron tek votuesi. Një përmirësim shumë i mirë nga e shkuara është fakti që votuesit do të votojnë edhe për kandidatët.

Kam dëgjuar që blerja e votës është problem në Elbasan, por jo vetëm. Ata që përpiqen të blejnë vota jeni duke shkelur ligjin. Atyre që u kërkohet të blihet vota do ju thoja vota juaj është pushteti jua.

Pozicioni i SHBA është shumë i qartë, bisedat e mia me liderët politikë janë shumë të sinqerta.

Bëhet fjalë për të gjithë Shqipërinë. Të gjitha këto i keni në faqen e DASH.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here