Ditën e shtunë, në ambjentet e Hotel Adriatik në Durrës, Fondi më i madh i Pensioneve Private në Shqipëri, Fondi SIGAL, zhvilloi konferencën vjetore ku u diskutua mbi performancën gjatë vitit 2021 dhe mbi planet e objektivat për vitin 2022 dhe më tej.
Konferenca u hap nga Administratori i Përgjithshëm i Fondit SIGAL, z.Elvis Ponari i cili bëri një rezyme të punës së kryer gjatë vitit 2021.
Sipas z.Ponari, gjatë vitit që lamë pas Fondi SIGAL pati një rritje galopante krahasuar me një vit më parë.
Ai u shpreh se qytetarët mund ti ndajnë kursimet e tyre në disa investime: në bankë ose në Fond Pensioni apo Investimi.
Z.Ponari shtoi se gjithçka është transparente, e miratuar dhe e mbikëqyrur nga shteti shqiptar dhe konform legjislacionit evropian në fuqi. Ndërsa vlerësimi sipas rrezikut të Kompanisë nga AMF është 1 (1 më e mira, 5 më e keqja).
“Kontributet të vitit 2021 në total janë 4,726,643 euro, me rritje prej 95,73 % krahasuar me vitin 2020. Krahasuar me programin per vitin 2021 kontributet janë akumuluar në nivel total me 15% më shumë se programi 2021.
Fuqia financiare nuk është një qëllim në vetvete. Pasi kemi punuar së bashku në vitet e fundit për arritjen e një pozicioni të mirë, objektivi dhe ambicia jonë është që të arrijmë të kemi një impakt të rëndësishëm në jetën e njerëzve në një periudhë afatgjatë”, tha ndër të tjera Z.Ponari.
“Fondi SIGAL është i vendosur që kur një klient i tij të dalë në pension të ketë më shumë se pensioni i shtetit dhe përfitim maksimal nga kursimet e tij”, siguroi më pas Administratori i Përgjithshëm i Fondit SIGAL, z,Elvis Ponari.
Më pas, fjalën e morën drejtues të tjerë të Fondit SIGAL, mes të cilëve edhe zv.Drejtori i Përgjithshëm z.Edmond Koçi, i cili tregoi për mënyrat e investimit në Fond, mbi ndryshimet ligjore që po hartohen dhe nevojën që gjithësecili të ketë një fond pensioni privat.
Më tej, u fol mbi web-in e ri të Fondit SIGAL ku çdo anëtarë do të mund të informohet në kohë reale mbi investimin e tij dhe kushdo që dëshiron të investojë për një pleqëri më të sigurtë dhe të qetë mund të mësojë rreth mundësive që ofron Fondi dhe të aplikojë online.
Në vazhdim, fjalën e morën disa prej drejtuesve të degëve të SIGAL UNIQA Group Austria në Shqipëri, të cilët treguan eksperiencat e tyre personale me klientë që i kanë besuar të ardhmen e tyre pikërisht Fondit të Pensioneve Private SIGAL.
“Bankat kanë të sigurara depozitat deri në 2.5 milionë lekë , ndërsa Fondi SIGAL i ka të sigurara 100%. Ndaj shumë klientë kur e kanë mësuar diçka të tillë kanë tërhequr depozitat e tyre bankare dhe kanë investuar në Fond ku edhe interesat e fitimit janë më të larta se vetë bankat”, u shpreh një prej tyre.
POZICIONI NË TREG
Pak ditë më parë, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, AMF, publikoi raportin mbi tregun e Pensioneve Private Vullnetare gjatë vitit 2021.
Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare tregon një total asetesh neto prej 4,584.54 milionë lekë (37.96 milionë euro) dhe me një rritje prej 981.27 milionë lekë (27.23%) krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve rezultoi 33,571 anëtarë duke shënuar një rritje prej 8.22% krahasuar me vitin 2020.
Mes katër Fondeve që zhvillojnë aktivitetin në Shqipëri, fondi që ka fituar më shumë besimin te qytetarët ishte Fondi SIGAL i cili rezultonte të kishte numrin më të lartë të aseteve duke zenë kështu rreth 45% të tregut.
Me një themel të fortë ligjor dhe kapitalin e duhur, Shoqëria Administruese e Fondit “SIGAL” krijoi mundësinë dhe një vlerë të shtuar për të gjithë, për ruajtjen e standardit të jetesës në moshën e pensionit.
Përse shqiptarët kanë zgjedhur masivisht Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL? Ja avantazhet:
Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdhenj financiare në rajon dhe jo vetëm.
Aktiv prej vitit 2005 dhe lider në tregun e pensioneve private
Mundësia për një alternative të qetë dhe të garantuar në moshën e tretë.
Operon dhe është aktiv në të gjithë Shqipërinë.
Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi.
Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara.
Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj.
Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë.
Në rastet kur kontributi paguhet në një monedhë tjetër, shuma e paguar konvertohet në monedhën lekë me kursin zyrtar të konvertimit valutor, të asaj dite kur bëhet pagesa.
Kontributi për pension mund të paguhet në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore dhe vjetore.
Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme ‘single payment’.
Ju pajis me Kartën e Anëtarësimit që në momentin e nënshkrimit të kontratës.
Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt.
Investimet e Fondit bëhen në instrumenta me kredibilitet të fortë, të llojeve dhe karakteristikave të ndryshme dhe mbi bazën e parimit të ruajtjes së nivelit të mjaftueshëm të likuiditetit.
Kontributet dhe fitimi i realizuar nga investimi i aseteve të Fondit nuk i nënshtrohet tatimit për aq kohë sa anëtari është pjesë e tij. Kur anëtari tërhiqet atëhere aplikohet tatimi mbi të ardhurat personale.
Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e:
1) Pension Pleqërie të Parakohshëm; 2) Pension Pleqërie; 3) Pension Invaliditeti; 4) Pension familjar trashëgimie; 5) Pagesa të parakohshme.
Masa e pensionit do të varet nga shuma e kontributit të përmuajshëm që ju do të vendosni për të kontribuardhe nga investimi i tij.
Si anëtarë të Fondit ju do të jeni të lirë të zgjidhin mënyrën e tërheqjes së aseteve nga llogaria juaj personale në tre forma:
1) në mënyrë të menjëhereshme; 2) në mënyrë periodike si pension; c) në mënyrë të parakohshme.
Pensioni paguhet në bankën ku keni llogarinë tuaj.
Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.
Si anëtar ju do të keni gjithashtu të drejtën, që në çdo kohë, të transferoni asetet tuaja nga një fond pensioni në një tjetër, i cili administrohet nga e njëjta ose nga një shoqëri tjetër administrimi.
Klientët aktualë vijnë nga kompanitë dhe insitucionet më të mëdha publike dhe private në Shqipëri, si edhe nga invidividë të çdo moshe, profesioni, vendndodhje etj.
Fondi vepron me ndershmëri, kujdes dhe profesionalizëm, në zbatim të kuadrit ligjor ekzistues dhe praktikave më të mira.
Mbikqyret nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF).
Përcakto vet se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online duke klikuar në: https://fondisigal.com.al/llogarit-pensionin/
Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al
Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL vepron me integritet, kujdes dhe profesionalizëm, në zbatim të kuadrit ligjor ekzistues dhe praktikave më të mira.
Fillo të mendosh për pensionin tënd shumë kohë para se të pushosh së punuari. Ndërto të ardhmen bashkë me Fondin SIGAL…
Për më shumë informacion:
Adresa: Rruga ‘Donika Kastrioti’, Tiranë (Pas dy Kullave Binjake)
Tel: +35544511666
E-mail: info@fondisigal.com.al