Angela Kosta: PARADOKSI I VETË KANDIDIMIT PËR ÇMIMIN NOBEL

Kohët e fundit po ndeshemi shpesh me artikuj e publikime në portale të ndryshme, të disa autorëve, të cilët vetë kandidohen për Çmimin Prestigjoz Nobel. Ky fenomen përbën Fake News të theksueshëm dhe para se të publikohet në: portale, revista apo gazeta, duhet të analizohet mirë dhe me kujdes nga editorët dhe botuesit. Propozimi I kujtdo, i një pedagogu universitar, i një kritiku letrar, apo qoftë edhe i një shkrimtari të njohur, NUK PËRBËN aspak shpalljen e Kandidatit për Çmimin Nobel, pasi gjatë vitit, propozohen miliona autorë dhe individë apo autorë në fushën e letërsisë. Çmimi Nobel për Letërsi është çmimi më i lartë për arritjet më të mëdha letrare nga një (ose disa) autorë brenda një viti. Në vitin 1895, shkencëtari suedez Alfred Nobel, në testamentin e tij, ndër pesë çmimet që duhej të jepeshin, përcaktoi një çmim për letërsinë, për atë individ i cili krijon në fushën e letërsisë, si “Veprën më të mirë në një drejtim ideal”. Laureati (fituesi i këtij çmimi prestigjoz), PËRCAKTOHET nga “Akademia e Stokholmit”, që më vonë sipas statutit të Fondacionit Nobel u saktësua si AKADEMIA SUEDEZE. Sipas këtij statuti, përkufizohet jo vetëm letërsia, por edhe shkrimet e tjera, që për nga cilësia e formës dhe stilit kanë vlerë të paçmuar letrare. Po ashtu, u vendos dhe u ndryshua qëndrimi që çmimi t’u jepej edhe veprave të botuara gjatë vitit paraprak, pra duke u zgjeruar edhe në “veprat e vjetra”, nëse rëndësia e tyre nuk ishte bërë transparente deri në atë kohë. Kandidatët, sipas statutit, duhet të emërohen me shkrim nga ata që mund ta bëjnë këtë, deri më 01 shkurt të çdo viti. Sipas rregullores, të drejtën për të emëruar laureatin e ka VETËM AKADEMIA SUEDEZE si dhe akademitë e tjera, institucionet dhe shoqatat e ngjashme me të, në bazë të themelimit dhe të qëllimit. Gjithashtu këtë të drejtë e kanë edhe mësimdhënësit universitarë të estetikës, letërsisë dhe historisë. Gjithmonë sipas wikipedias, një amandament i vitit 1949 qartëson kategorinë e mësimdhënësve: profesorët e letërsisë dhe fillologjisë në universitete dhe kolegje universitare. E drejta për të emëruar në atë kohë iu dha edhe fituesve të mëparshëm të Çmimit Nobel si dhe “Kryetarëve të Shoqatave të autorëve që janë përfaqësues të krijimit letrar në vendet e tyre”. Statuti, po ashtu, përcakton themelimin e Komitetit të Nobelit “për të dhënë qëndrimin e tyre në lidhje me dhënien e çmimeve” si dhe të Institutit të Nobelit me një bibliotekë që duhet të mbledhë një koleksion thelbësor të letërsisë moderne. Fituesi i Çmimit Nobel për letërsi, shpallet çdo vit më datën 10 tetor, këtë vit përkatësisht më 2024. Medalja e Çmimit Nobel për Letërsi është dizajnuar nga Erik Lindberg. Emri i lauratëve gdhendet poshtë figurave, ndërsa teksti “ACAD. SUEC.” Do të thotë Akademia Suedeze. Për herë të parë, me këtë çmim u laureua shkrimtari francez Sully Prudhomme në vitin 1901. Shkrimtari i parë shqiptar që u emërua për këtë çmim ishte poeti kombëtar Gjergj Fishta. *Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese