Antonella Rizzo: Për ata që nuk e dinë që eksiston, poezi. Përktheu: Anila Dahriu vorbulla

Antonella Rizzo

Vargje nga Antonella Rizzo

Për ata që nuk
e dinë që eksiston
vorbulla

Poete, shkrimtare dhe eseiste

Perktheu: Anila Dahriu

Nëse do të më duhej të flisja për cilësinë që më qëllon më shumë në poezinë e Antonella Rizzo, do të thosha që është frymëzim qelibar . Nuk është një dhuratë e zakonshme madje është nën sytë e të gjithëve që ne nuk jetojmë në një botë të frymëzuar dhe nuk i përkasim një njerëzimi të frymëzuar. Gjithmonë kam menduar që frymëzimi është si një motër binjake e mençurisë,dhe mençuria, si një bijë e ndritëshme e vetë-njohjes. Nuk më befason që autorja shkruan për vetveten: “Kam kofidenc me zonat më të errëta të miat,dhe, në thelb, një lloj mençurie antike”. “Për ata që nuk e dinë se vorbulla ekziston”, është një përmbledhje e shkurtër e poezive që përshkruajnë sa më shumë etapa të një udhëtimi. Një udhëtim radikal në arkipelagun e ekzistencës, pa anije, pa rrugë tjetër përveç asaj të sugjeruar nga përvoja dhe intuita, pa varka shpëtimi dhe mbase edhe pa trupin e udhëtares.

Kam shkruar për gjërat që kanë shkuar
historinë e botës në të cilën po jetoj.
I bashkova.
Kam jetuar duke u endur emocionalisht
me manin për të gjetur ishullin tim
siç bënë edhe paraardhësit e mi të Ballkanit.

Asgjë tjetër përveç dhimbjes dhe mrekullisë, hidrogjeni dhe oksigjeni i ujit që përfaqëson ekzistencën tonë, kërkimi i vazhdueshëm për të gjetur qetësinë.Dhe ishujt që e bëjnë këtë lundrim janë indetike femërore që kanë emra njerëzorë, ndonjëherë ekzotikë, por zemra që i përkasin miteve, në një ëndërr të përjetësisë, si Calypso dhe Circe,pritje dhe besnikëri, pandryshkshmëri. Ndoshta edhe Scylla dhe Charybdis, shenjtorë që janë mbrojtës të vorbullës. “Më pëlqen shumë shkrimi femëror, i cili ngjall njerëzimin dhe bukurinë e brendshme”. Cfarë aventure, është të jesh grua! Dhe çfarë mençurie! Dhe çfarë energjie, çfarë ndjeshmërie femërore duhet për të thyer vargjet e materies, të tradhtisë dhe të krenarisë!

Unë them jo shtretërëve tuaja
të oshëtimave të Zotit
të vajzave të humbura
që e dinë të jesh grua
të orgazmave të ndyra
të zërave satirë(sarkazmave)
organe të peshës.

të trupave të ngjitur në kryqe prej druri.

Them jo
me forcën
e ditës së fundit.

Po,është kështu, poezia e Antonella Rizzo është gatuar nga ajo tokë e zjarrtë dhe premtuese që ne përkulemi të marrim në grushta dhe ta puthim – edhe nëse është e ashpër – pas një lundrimi të rrezikshëm dhe rraskapitës. Toka që ka fuqinë për të gjeneruar jetën nga materia dhe madje edhe vdekjen, për të mbirë dhe lulëzuar – e spërkatur nga britma e qiellit – kur gjithçka duket e tharë ose e djegur.Janë vargje pjellore, të ndërtuara me fjalë të gjalla me ujë dhe dashuri, sakrificë dhe kohë. Dhe gratë, me pamjet dhe shpirtrat e ngulitura në muret e zemrës së poeteshës, transmetojnë reciprokisht përvojat, traditat dhe kujtimet, duke rilindur njëra-tjetrën përmes këngës.
Tek to është e rinjohur një gjurmë, një dritë ose një hije e Salome, e Ipazia, të Kleopatrës një grua hyjnore e ferrit.
Nëse do të lexonim mendimet e grave të Antonella Rizzo, do të perceptonim në to, në të njëjtën kohë, të përditshmen dhe atë absolute: «Mblodha enët e ndyra, nuk pagova një faturë dhe mbajta veshjen me kujdes…».
Ato janë miket në udhëtimin e autores dhe njëkohësishtë sirena që këndojnë nga një ishull i paarritshëm, duke e vënë në rrezik dhe duke e shpëtuar njëkosishtë, duke biseduar me gërvishtjet e saja midis shkëmbinjëve nënujorë të dhimbshëm dhe të pacaktuar, duke frymëzuar vargjet.

Roberto Malin
(shkrimtar,poet e eseist)

Për ata që nuk
e dinë që eksiston
vorbulla

Kam shkruar për gjërat që kanë shkuar
historinë e botës në të cilën po jetoj.
I bashkova.
Kam jetuar duke u endur emocionalisht
me manin për të gjetur ishullin tim
siç bënë edhe paraardhësit e mi të Ballkanit.

Iiria në çdo kohë
kërcënohet nga nevoja.
Askush nuk mund të shpëtoj,
nëse kundërshton mundësinë
për të arritur në ishullin e saj.
Ndërsa uji shëron
vula e errët e mendimit
kërkon azil.
ndërsa mendoj për një jetë nëntokësore
të gjeneve mashkullore dhe femërore
ndërsa mbajnë stilolapsa
si shpata,
dhe,vegla muzikore të luftës.
Mbaj mend enët e fëmijërisë
dhe rreptësinë të kryqëzoje kalimthi shikimin
nëna jote, dhe të folurit tim të heshtur
në gjuhë të vdekur si të lëngshme
që mbart peshën e viteve.

Asgjë përveç Atdheut
vajtuesit grekë dhe tezja që po vdes
fëmijët duke mallëkuar endshëm
dhe ata ishin ungjill orgjish të fjalëve
konfet të tërhequr kundër arkivolit
duke vazhduar misteret e dhimbshme.
Erdha për të pirë e etur,
Dhe, u ktheva më shumë e babëzitur
se më parë.

Lufta është patretshmëri e sëmurë
disa vezë të lodhura
bëhet e paaftë
në anën e krahut
të kërkojë ngushëllim.

Ajo ushqehet nga errësira
nga helmërat, dhe zhurmat
në liqenet e largëta në ngjyrë kobalt
duke u shtirur, duke më lënduar,
është vetëm një pretekst për shpallur luftë.
Një marshim i lodhur
të krishterëve dhe hajdutëve
të programuar në ngricën e natës,
tek braktisin shpirtin dhe gjakun e shkretë
duke lënë shtretër, bukën dhe orenditë.

Kam kujtime për Etiopianët
tatuazhuar ndër bustet e njerëzve të moshuar
të gjymtuar në ëndrrat e të shtrirë me rroba
të shkruara nga gërvishtjet e diellit
me krenari të qelbur( fetidike).

shënim(etiopianët:popullësi afrikane)

Unë them jo shtretërëve tuaja
të oshëtimave të Zotit
të vajzave të humbura
që e dinë të jesh grua
të orgazmave të ndyra
të zërave satirë (sarkazmave)
organe të peshës
të trupave të ngjitur në kryqe prej druri.
Them jo
me forcën
e ditës së fundit

E dëgjova Evtushenko me Anju ndër krahë
mbi mundësinë e largët të një dashurie
i pandryshkshëm në kohë e në frymë
ndërsa prekte një libër me gishtat.
Recitonte një aktor, edhe ai
gjithashtu një i burgosur
të asaj varfërie të pakuptimtë.

shënime:(Evtushenko poet ruso)

Mendova për mëkatet e grumbulluara
në dëbimin e detyruar të ndërgjegjes
për ata që nuk kanë më vesh për të dëgjuar
klithmën e zemrës së shqyer nga gjoksi
dhe hedhur mes bishave të Siberisë.

Flitej për të ftohtin dhe për qafat e gjata
koka të vogla dhe duar të gjata
– kujtime të udhëtimit – aq të largët
nga përvoja e së keqes së përditshme
shkaktonin dhimbje mendimeve.

Nëse ekziston bota e nimfave, e të Marive ,
do të ndiejnë ftohtësinë e robërisë
të burrave hije teksa tehin thikën
pikërishtë gjendjen time të vetëdijes
kur flluskat shndërohen në gur dhe digjet fyti.

Anju, besnike për tmerret e mia
më derdh çaj nga samovari(gjypi), është i ri
por di të presë që të kalojë stuhia
njëqindë zjarre me radhë dhe një shtetrrethimi
dhe do të dinte të fshihte më së miri një fantazmë.

Relikti i fundit është një karton i bardhë
konserva një faturë të keqtrajtuar
i rrethuar nga copra qelqi, afër San Giovanni.
Kafeja e fundit, ajo që shijonte kujtesën
historiografia në një moment të butë
të një vendi të ndriçuar, një kopsht dimëror
me një çmim të ekspozuar me hijeshi.

Gjithëçka që mbetet është një buzë trotuari
për të forcuar kafazin
sidomos si qenie njerëzore,
megjithëse të paaftë për t’u bërë të mirë,
edhe pse jam ndryshe,
e pandieshme ndaj thirrjeve
u gjenda për fat të keq, çnjerrëzore.

Dhe,as një grua më.
Në trup të rëndë, në kllapi,
katër gishta të dhjamit rreth gjoksit,
dhe fryma e rëndë nga vërshimet e energjive nukleare ,
benzodiazepine, aloperidolo , racioni i mbrëmjes
paliperidon ndërsa shfaqet depresioni.
shënim:(benzodiazepine, aloperidolo ,paliperidon)-ilace

Ajo që më vrau nuk ishte mungesa
as zemërimi për ta gjetur veten
duke u vërdallisur në zbrazëti,
por ftohtësia e tradhtisë nga Zoti,
kur nëna ime më tha:
«Ka një Zot dhe ai do të di, të ndëshkoj atë,
fati kthehet, vetëm duhet të kemi durim .

Njësoj si Jobi, por e liga shkatërron
shpërthen në trup dhe shprish vështrimin.
Asgjë të vërtetë, vetëm gënjeshtra.
Jam munduar të flas, të vë në pah
kjo kohë është e ndryshme dhe besoj që,
do të më dëgjojnë.
Unë kam zemrën e gjalpit.
Por nuk gjenda kohën e duhur atë ditë.

shënim:(Jobi”hero i librit Giobbe ,në biblën ebraike,presanton të drejtën.)

Në Latomia, një shpellë drithëruese
prodhojnë dantella, nuk dinë të fluturojnë
një shërbim i zellshëm për speciet.
Nëse rrëfimtari im do të më kishte kuptuar,
qenin im, njeriun im,
të paktën shenjtori im.

Shënim:(Latomia, shpellë që përdoreshin
për të burgosurit)

Si një mekanizëm i pagabueshëm
ndryshon veshjet dhe fjalët
Më pëlqen akoma të përkundem
sipër thembrave duke imagjinuar
një skenar për në Earl’s Court,
ishulli im i vjetër.

shënim:Earl’s Court “një lagje në të cilën jetojnë personazhe famshme “

I dhashë frutin tim botës
nuk ishte e lehtë
natën që bëj rojen dhe dita
është një dënim i padurueshëm.
Nuk mund të lidhem më shumë se një muaj
pa e ndjerë kafshimin e vetmisë
mendoj një mijë herë qiellin para se të dal
jashtë shtëpisë time,
dhe kam frikë nga ngjitja,
nëse këmbët nuk më mbajnë.

E di që nëse kam fat do të humbas trenin
ose do të vonoj në takim,
dhe do të kem një arsye për të mos më duruar.
Unë gjithmonë kam dëshshtuar çdo gungë të jetës
Të mijat nuk janë embrione çnjerrëzore
atomet e turmës, njerëz të esperimentuar në qelq,
asgjë e saktë për të deklaruar.

Vetëm ankthi i pritjes, kontakti
fatal që lidh zinxhirin e shpirtit
më vonë arratisja e dhimbëshme e këmbëzbathur
si në ëndrrat me syhapur
përkujdesja e dukëshme për njeriun
kulti i rafinuar i pasigurisë dhe i paqartë
të forcohesh për mos të ndier naulërat e të vjellat.
të shkëmbesh buzëqeshjet me përgjërime
përpjekje të dëshpëruara për t’u dukur të sinqertë.

Në të vërtët kam shumë shpirtra rreth meje
dhe secilit i premtova veten
për ata që nuk e dinë se vorbulla ekziston
për ata të sëmurë që do të donin një shkallë më lartë
për tu vendosur në gjykatën e Luçiferit
skeletra të dobtëta në kërkim të një drame të fortë.

shënim:”Luçifero-djall”

Antonella Rizzo

Poete,shkrimtare,gazetare,kritike tek artit risjellë një buqetë me poesi të ndiera ,plotë karma dhe thellësi femërore. Do ta quaj një mendimprurë se të kohërave antike e të kësaj moderne që po perjetojme. Me trishtimin dhe harmoninë e vargjeve të gdhendura nga shpirti dhe nga një intesitet të pashmangëshëm të kulturës dhe dijeve të grumbulluara në vite. Me Antonellën u njoha një mbrëmnje të këndshme kur me delikatesen e një femre bujare më afrohet duke më thënë që unë jam bijë e dy prindërve arbëresh. Jeta me komplesitetin e saj na udhëheq dhe na kompleton me surpriza duke bashkuar rrënjët e saja duke na rrëfyer që historia e njerzimit nuk ndalet ,atje, në të kaluarën e tyre,por udhëton dhe bën të pamundur që shpirtërat të gjenden përsëri për të përjetuar të tashmen të lindur nga një gjak,dhe të përhapur në skajet e botës.Dhe,këtu është bukuria ,një ditë takohesh më të pamundurën që sot bëhet e mundur. Kultura ,arti dhe poezia ndër botë nuk njeh kufinjë.
Antonella me vargjet e saja, kërkon të na rrëfej këtë,familiaritetin me rrënjët dhe kërkon vetveten ku gjendet ,në ç’skaj të kësaj bote duke kaluar shqetësimet dhe u rafiguruar nën lëkurën e historisë me gjithë personazhet mitike të të kaluarës dhe të sotmes sigurisht e përsosmërisht të femrës nëper ishujtë e botës enigmë. Ndërsa lexoj poezitë her her ndalem për të takuar personazhet e saja të krijuar në pak vargje me kuptime thelbësore për jetën dhe botën ku jetojmë. Autorja është zëri i një shoqërie që dënon të keqen,moralin dhe pasivitetin e saj. Vuan ,qan dhe tronditet duke kërkuar një rrugëzgjidhje dhe her ndalet mizorishtë nga erërat që fryjnë pamëshire mbi qeniet e dobëta ,sidomos mbi femrën. Sono personazhe ,antike të lexuar nëpër libra dhe duke udhëtuar i ka takuar në varret e tyre.Vende që ka vizituar gjatë jetës dhe nga esperiencat e përjetura bëhen nuancat kryesore të një misioni poetik,duke na shpënë ligjërimin drejt hapësirave të pashmangshme të padrejtësive dhe mykyn e kohës së sotme. Antonella ulëret,derdh lotë të mbytyra ,trupi përkundet në hapësira të pashpjegushme dhe ndërsa ndodhin këto trazira kërkon një dritë për të shndëruar gjithë botën dhe njërëzinë në hapat më të mira të vetvetes.

I dhashë frutin tim botës
nuk ishte e lehtë
natën që bëj rojen dhe dita
është një dënim i padurueshëm.
Nuk mund të lidhem më shumë se një muaj
pa e ndjerë kafshimin e vetmisë
mendoj një mijë herë qiellin para se të dal
jashtë shtëpisë time,
dhe kam frikë nga ngjitja,
nëse këmbët nuk më mbajnë.

Gruaja gjeneron bijtë ,janë e ardhmja ,lufton me kohën dhe problematikat e jetës karshi kësaj shoqërie të turbulluar. Nuk mjafton ,dhe ankthi është brejtës të së përditshmes.Duke gjeneruar të ardhmen përplaset me folën e vetmisë si mishërim i përgjakur nga lufta e përbrendshmë duke mos pranuar atë ç’ka jashtë vetes kanë krijuar të tjetrët . Mospajtimi me realitetin duke e çuar në një gjendje shpirtërore të vajtushme por njëkosishtë duke na rrëfyer një forcë të pashmangshme të brendshme që lufton me ç’njerëzimin dhe një botë kaq komplese dhe të egër.
Gjatë përkthimit ndalesha të qetësoja si veten dhe shpirtin e një poete kaq të talentuar ,bujarishtë uroj që këto vargje të trasmetojnë pikërishtë mesazhin e një gruja të vyrtyshme tek kërkon një botë të paqme e reale.
Anila Dahriu

Shqipëroi dhe përgatiti Anila Dahriu

Shenim autobiografik
Kam lindur në Romë në 17 Janar 1967, nga prindërit arabëreshë në Kalabri. Kam jetuar në zonën metropolitane rreth kryeqytetit Roma derisa u vendosa kohët e fundit në Kampoleone. Jam e diplomuar në pedagogji dhe kam punuar nëpër shkolla të niveleve të ndryshme. Merrem me ndërkulturën, çështjet të përgjithëshme, me gazetarinë dhe me kritikën letrare.
Kam shkruar” Gjumi i Salomè “(Shtëpia botuse Tracce 2012),
“Rrëfime të një heretike” ( Lepisma 2013),
” Kleopatra. Divina e një gruaje në ferr” ( Fusibilia 2014),
Iratae, pjesë teatrale me Maria Carla Trapani (Fusibilia 2015),
Plethora (Nuove Edizioni Aldine 2016),
“Një shtëpi me trëndafila “(Croce 2018).
Arti më ka shoqëruar gjithmonë dhe mbi të gjitha në shkrimin poetik, edhe pse fillova të shkruaja seriozisht pas dyzet vjetësh. Unë shikoj brenda vetvetes dhe pranoj brishtësinë e madhe të qenies
njerëzore. Për këtë kuptoj që jam tej e ndieshme: Unë njoh papërsosmëri në vetvete dhe e di se është pjesë e përditshmja jona . Udhëtimi është i pafund dhe çdo ditë ne zbarkojmë në një port tjetër të ndryshëm. Më pëlqen shumë shkrimi femëror, i cili ngjall njerëzimin dhe bukurinë e brendshme. Unë mendoj se ne jemi akoma shumë afër dramave të mëdha të shekullit IX për ta konsideruar veten civilë. Kam një koncept të veçantë të përkatësisë dhe origjinës, i cili u formua përmes vetë-edukimit që i imponova vetes time në vitet e një fëmijërie dhe adoleshencës të trazuar. Me kalimin e kohës ndieva nevojën për rrënjët, të cilat i gjeta në ndërlikimet e botës.
“Kompleksiteti” është fjala kryesore e jetës sime. Unë jam një udhëtare i shpirtit, një e uritur për dije. Nuk më pëlqen të udhëtoj pa kuptuar dhe provuar kulturat përmes marrëdhënieve njerëzore. Ndonjëherë ndjej se kam më shumë neuroza sesa flokë, por kam besim në zonat e mia hije(të errëta) dhe, në thelb, një lloj mençurie antike.
Antonella Rizzo