Argita Malltezi: Goditja ndaj Berishës u bë për të goditur opozitën për llogari të pushtetit

Argita Malltezi, në një konferencë për mediat, së bashku me avokatët e liderit të opozitës, deklaroi se çështja Partizani nisi nga diktati politik. Ajo shtoi se masa ndaj Sali Berishës është në fakt një goditje për opozitën e vendit.
“Sali Berisha dhe Arbi Malltezi janë në burg pa asnjë provë apo dëshmi që të tregojë se kanë kryer një rol në atë që njihet si çështja Partizani. Masa e arrestit me shtëpi ka për qëllim goditjen e opozitës, për qëllimet e vetë pushtetit. Çështja nisi nëpërmjet diktatit politik, teksa Taulant Balla bëri një kallëzim penal, që ngriti disa pretendime, që SPAK më pas tha se janë akuza të vlefshme.
Balla ka bërë kallëzim të rremë, ne e kemi kallëzur dhe SPAK nuk ka nisur procedim penal. Në çdo moment që Rama ka bërë presion ndaj SPAK për marrjen të pandehur të Sali Berishës apo familjes së tij, SPAK ka intensifikuar hetimet”, deklaroi Malltezi.

© SYRI.net

‘Duan t’i djegin mandatin’/ Avokati i Sali Berishës: Qëllimi është politik!
Avokati I Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, Genc Gjokutaj thotë se zvarritja e procesit ndaj ish kryeministrit ka qëllime politike, për t’i djegur atij mandatin.
Në një konferencë për mediat, Gjokutaj u shpreh se sipas ligjit masa ndaj Sali Berishës duhet të rishqyrtohet çdo dy muaj.

Gokutaj deklaroi se “kur dikush mbahet në izolim për shkaqe jo ligjore, shkaku i dytë është arsye politike”, me qellim per ti konsumuar mandatin e deputetit.
“Ne raste të tilla nuk mundet që masa e sigurisë të ndërpresë aktivitetin e deputetit.
Sipas ligjit cdo dy muaj duhet të rishqyrtohet masa pasi sistemi jonë i drejtësisë është i tillë që gjykata ka rol kontrollues. Kur gjykata jep arrest cdo dy muaj kontrollon efektshmërinë e shfrytëzimit të afatit hetimor.
Berisha mbahet në arrest shtëpie vetëm me urdhër politik të Edi Ramës.
Masa e arrestit të Berishës është vendosur pas dy muaj kur ai ka qenë detyrim paraqitje. Prokurorët jo kanë heshtur, por kanë konfirmuar faktin që Berisha nuk ka prishur asnjë provë, për të intimiduar dëshmitarë , çka e bën të pakuptimtë këtë masë sigurimi.
Kur dikush mbahet në izolim për shkaqe jo ligjore, shkaku i dytë është arsye politike. Zvarritje po bëhet me qëllim që të konsumojnë edhe mandatin e zotit Berisha”, tha Gjokutaj.