ARJANA FETAHU GABA: KUR NJË POPULL FILLON NJEH VETEN, POEZI

KUR NJË POPULL FILLON NJEH VETEN

Ka filluar deti të zjejë nën shtrat,
Buka merret nëpër këmbë,
N’stomak të popullit po rrjedh gjak,
Si një kafkë pa dhëmbë.

Në netët që fle I ngopuri,
I dëshpëruari qan me kujë,
Si devetë shkretëtirës,
Për pak ujë.

Afër ëndrrës ka dhe shpresën,
Përmes lakut që ngushtohet,
Mal të fort e ka qëndesën,
Kështu s’jetohet.

Nuk e qetëson shtratin deti,
Po s’ndali furtuna,
Nuk shkon gjumi as tek “mbreti”
Po s’mbaroi dhuna.

Kur një popull fillon njeh veten,
E njeh mirë kë ka në krye,
Mbi gërmadhat e një dalldisje,
Shkallmon fatin, mpleksur nyje.

Arjana Fetahu Gaba
New Jersey, USA 2022

A MBAHEN UJQËRIT NË VATHË ?!

A mbahen uqërit në vathe?
Në tokë janë, kanë lëshuar brirë,
Ti s’mundesh ti fshihesh kafshimit,
I kemi pranë vetes të lirë.

I gjen në sallone mondane,
Në karriket ku I ulëm vete ne,
Der ne grykë kollarisur,
Të gjithë pa fe e pa fre.

I gjen nëpër televizione,
Në tempujt ku mbajnë ligjërime,
S’kanë dhimbje për ty as për mua,
Në sy të lajnë me mashtrime.

Një ditë s’do të gjejmë derman,
Ata shtohen sikur grami në tokë,
E flliqur qënka kjo farë,
Çoroditur, mjeruar kjo botë.

Këta uqër me forma njeriu,
Nuk ngopen dhe kanë veç uri,
Një ditë do t’kenë nga shtatë koka,
Po s’u zgjuam unë edhe ti.

Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, August 2022

DO TË VIJË DITA ÇAMËRI

Tokë,
Kam mall,
Vuaj s’të kam parë,
Veç kujtoj vitet që,shkuan,
Plumbat, thikat,vdekje,zjarr.

Karvanë, karvenë njerëzit,
Hypur nëpër mushka gra e femijë,
Dhunim, përbuzje, ulërimë,
Të shpërngulur të lënë jetim.

Rruge e gjatë,
Erë kufoma njerzish, kafshësh,
Vendlindja ime lënë mes zjarrit,
Gjak fëmijësh të sapo parë me synë e diellit,
Eshtrat e tyre të njoma kthyer në shkrumb.

Toka më thërret,,
Gjaku I atyre që rrodhi si det,
Trupat e pa varrosur,
E të tretur vetë.
Më thërasin,
Më thërret Çamëria,
Eja!.

Po ku?, lyps në tokën time,
Ku shkel sërisht këpucë e huaj?!
Ç’te bëj oj nëna ime,
Si te vij, më thuaj.

Na ndoqën, na vranë,
Vranë pleq e burra,
Gratë, femijët lanë vdekur kufirit,
Dhe gjumshti I nxehtë, kullonte gjirit.

Ai qumësht që kulloi,
E piu toka që lamë,
E pinë të vdekurit për ty Çamëri,
Që u dogjën të etur për liri.

Si të vij më thuaj?!
Djemtë, burrat mallkojnë vitin 13,
Që i ndau, i vuri kufij tokës mëmë,
Siç ndahet një trup në pjesë.

Oh moj Çamëri,
Më shumë se Shqiptarë,
Bijtë e tu,
E kur kujtojnë prindërit tanë,
Këtë torturë, këtë tragjedi,
Vajtojnë si atëher,
Qajnë si fëmijë.

Çamëri,
Do të vijë dita,
Kur të më kesh pranë,
Do të vijë ajo dita e bardhë,
Ku të përulem duke qarë.

Më prit siç të kam pritur,
Tani, me shpresën e zjarrtë,
Se po vjen ai çast i lutur,
Që të dy të jemi bashkë.

Gjaku i zemrës time,
Vlagën tënde do të marrë,
Dhe si lisi do të rritem,
Dhe thellë, thellë rrënjët e mia,
Do të futen në shkëmbinjë e baltë,
Që mos t’i shkul dot stuhija!.

Arjana Fetahu Gaba,
Fier 06/23/1993

JAM ZONJE E TOKAVE TE MIJA

Kur kalova mbi tokën time të vjedhur tinzërisht,
Në trup, se di nga me erdhi një e nxehtë,
Ullinjtë gjelbëronin dëshpëruar e qanin,
Një këngë vaji, sajdisur me dert.

Në varrin e gjyshit, që mezi munda ta gjeja,
Një gjysëm guri I trishtë nën ulli,
Sikur të ngrihej të shihte gjithçka shkretuar,
Mesiguri ai do te vdiste, përsëri.

Dhe unë që jam këtu, erdha pa ftuar,
Në tokat që gjyshërit lanë me gjak,
Në trarët e djegur si në një legjendë është dëshira,
E një populli, që kurrë s’mori dot hak.

Mes gjurmëve që me kot mundohen ti fshehin,
Një ëndërr çdo ditë lind dhe një shpresë,
Në lutjet e shpirtrve të gjellë e të vdekur,
Asgjë kaq lehtë s’mund të vdesë.

Erdha të të shoh Çamëria ime,
Tumankuqja unë nga Shqipëria,
Unë s’jam e vetme, por jam aq shumë,
Jam zonjë e tokave të mija.

MIRËMBETÇ MIK

Sot dhe kafeja s’po më pëlqen,
E djegur pak dhe ashpër bluar,
As qielli sot për mua s’vlen,
Retë çmëndurisht në gri trazuar.

Shiu sikur ka bërë be,
Të na mbyt s’ka mëshirë,
Jam këputur jam bërë vrer,
Më ka humbur ç’do dëshirë.

As gazeta s’më lexohet,
Ca të vrarë, ca të kapur,
Lexoj ca pleq mbetën jetim,
Derën rrugës kanë të hapur.

Në djall vafshin lajmet e rreme,
S’më duron dot kjo zemër sot,
Në djall vaftë shiu me gjithë re,
Kamarier më sill një gotë.

Një gotë nga shishja ku mban fshehur,
Ta djeg të shuaj këtë gurmaz,
Jam burrë e s’më kanë hije lotët,
Në shpirt kam veç një maraz.

Gremisur qoftë karrigija bosh,
Pa ty hataja më zu o mik,
Me çan gjoksin tej përtej,
Ikja jote sikur një thikë.

Për ty, me fund e kthej gjithë shishen,
Por mik I dashur, kjo s’mjafton,
Sa herë mallkoj ndarjet dhe ikjet,
Aq herë kjo zemër e pëson.

Mirëmbetç vëlla në tokë të huaj,
Sa herë të vish unë këtu jam,
Tek kjo karrige të pres lotuar,
Si një murg që s’gjen derman.

TË LAMË ATDHE I DASHUR

Ne ikëm si korbat I dashur Atdhe,
E ndiem veten plaçkitur,
Me leshra të gjata dhe barkut “korse”,
Dhe kishim një gojë t’babëzitur.

U zvarritëm në ujrat që na ishin ndaluar,
Fluturuam qiejve të botës pa fre,
Ne s’kishim atëherë as kokë e as duar,
E s’dinim të ngrinim “koshere” të re.

Të prishëm, të dogjëm deri sa mundëm,
Çelikun ta shitëm për skrap,
Trenat I thyem se “janë të Enverit”,
Pa ditur që duheshin prap.

Braktisëm fshatra i lamë pa shpirt,
Sikur ujqërit në mal çajnë kopetë,
I lamë dhe qytetet se s’patën më dritë,
Na trëmbën “rrufetë”.

Si ciganë të lamë Atdhe, e shkuam,
Dikur me trasta e thase përmbi shpinë,
Sot trurin tënd botës ja shtuam,
Po humbim rininë.

Na fal për mëkatet që bëjmë ndaj teje,
Në emrin tënd Atdhe I dashur,
Nuk di a na ka mbetur fare pak shpirt,
Të jemi kaq cipëplasur?!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here