ARSLAN BAYIR (TURQI): Vjeshta mbërriti, poezi. Perktheu: Angela Kosta

3. ARSLAN BAYIR (TURQI)

ARSLAN BAYIR ka lindur në vitin 1958, në fshatin Alanyas, Antalia (Turqi). Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij, shkollën tetëvjeçare dhe të mesme në Alanya kurse universitetin në Denizli. Ai u diplomua gjithashtu në gjuhën turke nga Universiteti Anatolian në vitin 1999. Arslan është autor i shumë librave i të të gjitha zhanreve. Gjithashtu është fitues i shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Arslan Bayır është editor i Revistës fizike Güncel Sanat.

TË JESH I LIRË

Në malet e mia
I lirë do të jem
Ku të gjitha gjërat fallco
Pa emocione janë.

Derisa akoma frymë të marr
Unë do të bërtas
Në një atmosferë festive
Gjithçka që mund të ndodhë
Do të qesh dhe do t’ia dal mbanë

Do të pi në ujërat e freskëta
Në bregun e një lumi
Përgjithmonë
Edhe pse do të më thonë
Se ftohtë do të kem.

Nuk do të më vijë keq
Sepse do të jem i lirë
Nga të gjitha këto ndjenja fallco
Sikurse dashuria.

TRENI

Ja treni që niset
Kështu që përsëri
Edhe një herë
Shpresat e mia do të duken si karroca
Ikin të gjitha njëra pas tjetrës.

Salla e pritjes është plot
E më pas sërish e zbrazur
Dikur
Pasagjerët që mbërrinin
Ata në pritje i përshëndesin
E megjithatë askush nuk më përshëndet.

Ashtu si shpresat e mia
I vetëm tani unë jam
Në këtë sallë pritjeje bosh
Me orët e pritjes që duket sikur nuk lëvizin
Si shpresat e mia të humbura.

VJESHTË

Vjeshta mbërriti
I ngrohtë fryn flladi
Gjethet vendosen një e nga një
Në trotuar
Të heshtura dhe të qeta
Duke takuar tokën ngjyrë gështenjë

Oh, gjethe e verdhë,
Ku shfaqet shpirti yt?
Sikur të më jepje një shenjë…