Asja Mulgeci: Ngjitu qiejsh, vrullshëm, poezi

DASHURIA ANKOROHET ATY PËRJETË

Mbas syve t’bukur, mos u ban i marrë,
Mos i puth tinëz, hala pa i prek
Ata janë pasqyrë e shpirtit, smerald t’rrallë

As trupin e hedhum q’i dredhon si ngjalë
Mos u rrek ta kaplosh, do digjesh krejt
Tue andrru me pas, mos u ban i metë!

Se nji ditë do vyshken, do krrusen
humbin freskinë
Nji thinj, nji rrudhë, çdo ditë shtohet
E ullinjtë e syve, strukun nën qerpikë
Si qiell vjeshte, seç mjegullohet

Bukuria për dreq , sa shpejt ikën
Fashitet, tretet si bora mbi det
Mosha zbeh hiret, shpirti fisnikrohet
Veç zemra e dashurueme, kurrë nuk plaket,
Dashnia ankorohet, aty përjetë !

JE APO S’JE

Krejt je yllzue, qiells krye meje
Saherë afrohesh
Përflakesh, dritë rrufeje

Krahnorit zhurmon, si përplasje reshë
Trupit derdhesh, shi e rrebesh

Me buzqeshje m’puth,
Me sy më zhvesh

Durët si degë lulesh, ngjitun mbi lkurë
Afshit çelin bisqet, bota nxin çivur
Të ndahem teje, nuk mundem kurrë

Nëse një ditë, aureolës tande s’më sheh
Dysho n ‘vedi, nëse egzison
Frymon vërtet
Je, apo sje !

NUK E DI

Si relike e artë krahve t’hanës
Gdhendem ca deshira , ca andrra
Sperkatun pluhnit t ‘saj
Nji farfullim e ftohtë rreth nadjes
Shploj synin e pagjum
Ndërsa ai shtriqun krahve t ‘saj
përmalluem shkrehet n’vaj

Agut, sqetullash t’natës, çilen petalet
Ngjyra tulifare, vërshuen shtratit, lumë
Drits prarueme, t ‘dashuruemt u panë
Shuen etjen buzve t’ thame, shkrumb

Oh! Si kridhesha njasaj oaze
Lozonjare si mjellmat n’lagunë

Drejt qiejsh ngjitem, hap flatrat,
N ‘ajri kompozohen mijra tinguj n’ sfond
Kjo sinfoni jete, që parajsash t’ përkund..

Nuk e di, nëse ti m’doje si i çmendun
Apo edhe vetë dashurinë çmendem

DASHNIIA JEME E PATHINJUN

Ti, dashnia jeme e pathinjun
Mantel i misht, që nuk vyshket kurrë
Ti shpirtit sython i blertë, si natyra n’behar
Trupit çilesh bukurisht, si lulja mbi gurë

Ti, drithrimë e afshtë, mbi krahnor
Themelet lkund shpirtit, si dallgë mbi dete
Vjen kaq beft ftyrës shton nurë
Ballit bukuron, kunor me sedefe

Ti bujashkë zemre, ciflon e artë n’çdo frymë
Në cdo rrahje ndez trupin zjarr
Buzve len gjurmë n’mostretje
Mbshtillesh qënies si lastar

Pushtuese e bots, je ti zonjëz kryeneçe
Sundimtare n ‘padukje
Melhem palcës së trupit
Si diell jetson gjithçka të ksaj bote
T’kaplon njashtu n’pavetdije,
Deri n’ krisje kocke!

HIRSHËM PROJEKTOHET ÇDO DASHUNI

Nuk jam skulpturë e derdhun n ‘ar
As bijë e diellit, as e hanës
Të dielltë kam shpirtin, rrezear
Dritë netve t’errta, mes qiellit dhe tokes

Nuk jam e bukura Helenë e Trojes
As mbretnesha Teutë
Jam bije malsie, cikë e Tropojës
Gishtat luej kaq bukur, n ‘çifteli e në lahutë

Kur bahet fjala, për ty atdhe
Oh si brof n ‘kamb, me shtatin bajrak
Me t’dasht ty, nuk mjafton nji jetë
Shqipninë tëme, kam babë e nanë

Ma t’madhen dashni, fe pëmbi fe
Nuk mundem me t’dhanë kurrë, sa ke hak
Si kmishë veshun trupit, ngjesh si xhamadan
Kam amanetin e t’ranve, t’parve tanë

Hej,nuk jam unë demagoge e smurë
As hipokrite q’i hedh fjalë e lulka kot m ‘kot
Nuk përbehem as mburrem, për politik e parti
Unë shpirtin kam ngul, palcës t’ksaj toke
Zemren kam ngjyrue, në t’ kuqin flamur

Nuk jam trimneshë, si Shote Galica
Edhe pse krahnorin rrah me krenari
Kangt ma t ‘bukura q’i i kndohen ktij trolli
Kangëroj hijshëm si njihere e nji kohë
I kndojke e madhja Fatime Sokoli

Zanin thik bjeshkve, n’lugina me borë
Andrrash m’ vijn përnatë, njato vargmale
I përshendes shpirtshëm, ua baj me dorë
Ej vendthe t’bekueme, me njerz t’mirë
Trima malsorë

Ju paça relike, dritë syve t’mij
Ju m’dhatë jetë, nga palcë e trupit
Saherë vij prehnit shkrehem dashunisht…
Zvoglohem bash sikur fëmijë

E lazdrueme lypi me ushqye, gjinjve t’nanës
Dashni e saj bash si prej Zoti
Njatij zhguallit t’ artë, oazë e mjaltë
Ku dhimbjet shuhen e pritë ban loti
E hirshëm projektohet çdo dashuni!

MOS NDODHT KURRË

Oh ç’diell i përvluet kur nxjerr krye
mbas resh njashtu përngut
Mos mi thaj buzët e njomun n ‘riga shiu, përziem me lotin poshtë syve

Mos i zgjat gishtat lastar, si dashnor hileqar
Se malli , m’asht ba mur…
Gur bedenash t’shpirtit jam ba, gur

Qyshkur s’jem puth sysh
E njani tjetrit s’i kem hy nën lkurë

Malli u zgjat korsive t’zëmres,
Mes botve u ba urë
Dashnia q’i m’gëlon krahnorit
Ftyrës veç ka shtue nur…

Mos ardht kurrë njajo ditë
Mrena vedit me u fikë
Pritjes me i than , mjaf ke prit
Mos ndodht kurrë!

NDALNI, MOS VINI DORË

Mbërthyem, kthetrave t’dashnisë
Ne lloj-lloj pehamash notova
Kaiherë sikur rilinda sërisht, se u rinova
Krah andrrash jeremis
Qiejt dashurueme pushtova

Ndodhi edhe stinët ngatrrova,
Mes gushtit dimnova
Akull ngriva, flokë bore trupit, ftoht fjollova

Prej dashnisë vedin se mbajta dot …
Bashkë me bylbylat pranverave,
Gemash t ‘gjethuem kndova, sylot

E padurimit, diten e thirra pa zbardh mirë
Frigueme e vetme, shtratit n’ errsinë

Mandej, krejt paprit m ‘vinte afshi i tij
Si melhem m’futej n’dej
M’shtrëngonte mallshëm ngrykë
Un e lumnuemja tek shtriqja shpirtin lulnajash,
S’i mbaja dot trupit dallditë..

E kur nata, shtrinte veladonin e zi
Rehatuem poltronit diku n ‘qosh t’ dhomës
T’etan yjet mblidheshin njaty
Sy e veshë, dritonin meje rrebesh

Ah qiellort dashnorë
Si m’ ledhatojshin tinëz me dorë
Gishtat hanore, ngatrronin krelave t ‘mij
Si kulpnaj lidhun meje, si me ken tue ba dashni…

Oh ç’kllapi kenkësh kjo
Ç’ e shpirtit zallamahi
Ndalni bre, mos vini dorë
Se, n’andrra kjofsha e syçelë
Besatuem zemres, kam dham besë
Kët ndjenjë mos me lan me u velë

Mos me pre n’ besë
As diten kur t’vdes !

DET NDJENJASH TRAZUE

Ato fjalë, q’i buzës t’rreshtoheshin rruza’ar
Ku humben, u treten
Fjalë e ndjenja që t’ngrejnë kryebotës
ku janë ?

Sytë që u puthen bebzash sa u panë
Shikimet pse vranë

Ku mbeti premtimi që se tret as toka
Ajo dashnia e madhe sa vet bota

Mos ndoshta dhe vedin ke humbë
Endesh hijes tande tue lyp n’askund
Varks t’ bragtisun
Det ndjenjash trazuem …

Pse vallë ngjyrat e shpirtit u veniten
Tallazet zemres iu fiken
Krejt paprit u fishken

Dielli rrezet ftohu verës përvlue
Hana qerpiket mbylli, gazmendi iu shue

Ftyren shplon trishtë mbramjesh
Rrokaambel zbret shtratit
M’ngushllon pakëz, vajshëm kjan me mue

Ti krijuesi gjithsisë q’i dashninë lshon zemrash si melhem
Bukurisht për me jetue
A thue mos padashtë ke gabue

Supesh e ke randue me kyt hyjni
Syqorrue bredh kotsisë
Frymone gulçueshëm veç sa me gjallue

E nuk sheh vedin degtisë
Paçka, se nuk m ‘sheh as mue !

DORZAN I FIKJES SË DIELLIT N’SY

Përqafim që mbshtjell boten, si n’rrjetë merimangash
Dehun pore e inde n’mjaltim
Parfum me aromë shpirti
Zhurmon lkures si melodi ujvarash
Shpirtin përtrinë….

S’i dorzohet kurrë tokës
As kur sosë frymë

E flakta ndjenjë , ngjyrë bojgjak,
Zien dejesh vullkan, shton nur
ftyrë e shtat

Shëmbelltimi ma i bukur i vedit n ‘pasqyrë
Riga shiu q’i shkimen etshëm, n’ shkret’tirë…

E në ndodhtë naj ditë t’ venitet kjo magji
Stinët ngjyra kurrë mos paçin
U ngrifsha e mjerë me krye n’ frangji
E lulet praverave pa çilë u thafshin….

Ti si d’borë e ftohtë q’i zhgaltet n’çati
Dorzan i fikjes së diellit n’ sy!

ASHKLA NDEZUN TRUPIT KAN MBET

Ku je hija jëme, jemja dashni, gjak zëmre
Mos vall fle krah andrrash, engjëll nate
Sonte ku mbush mushkeritë oksigjen a thue
Larg vendit tand si trung prem degsh barrëngarkue

Ku shuen etje, kur t’thahet buza
Gurrave n’ujë bore je msue
Tue derdh ujvare puthjesh n ‘mue
Mungesave s’muj mos me t’dashtë
N’ty s’ muj kurrqysh me u hatrue

Mos thuej shterruen krojet, vapës ksaj vere
Shpirti u përvlue, me krye n ‘pexhere
Ashkla ndezun trupit, prekjet tua kan mbet
Shikimet lkunden si pulbardha mbi det

Oh, ku je pash mue,
Sytë krejt m’jan qorrue
Me t’ pa jam shkrumue
Ngjit jam n’ ty si mishi n’ asht
Smuj me çile sy, as me frymue
pa t’ dasht

Ngjitu qiejsh ,vrullshëm
n ‘krahë rrufeje
Ndizu prush ,shtratit ngat meje !

AH MOJ DASHNI

Ah moj dashni, he mos gjetsh çare
Pa mend e pa sy paske kenë
Hedh faren e jets qorrazi, vend e pa vend …
T’çmendunin ma keq çmend

Zemres i ban vend atij
e sheh si perendi
E marrosun mbas tij rend…
Mbetsha pa zemer pa sy
Njasaj rruge q’i eca dehun
n’ korsi zemre
U baft çivur i zi, njajo korsi

M’mbyti njajo duhi …

Sa borxh m’ke moj dashni
Mëkat, gjithkujt me ju vesh shpirtit
Ani, njatij q’i sdin me dasht
Veç egos tij t ‘pangopun gjen çati

Dashnia s ‘asht me ba sevap
As epshet me i shfry
Asht me frymue fryms t’ tij
Me lumnue kur lumnon ai
Rrahje zemre n’agoni

Me dasht njisoj duhet…
Edhe kur se sheh as se prek dot
N’dit dhimbjesh me iu ba mbshtetje,
Me iu ba lot

Edhe kur vijat shtohen e thinjat zbardhojn
T’dashuruemt veç duhen
Njisoj dashurojnë!

SE TË LODHKA DASHURIA

Do të pres, derisa të vijë vdekja
Buzë e sy, pishtar mbi ty
Nëse s ‘vjen, do ik si reja
Lotin ngrimë, do gjesh aty

Mos kërko t ‘më gjesh prapë
Aroms tëme, mos më ndiq
Flokve t’ artë mos ngul sytë
Se kjo ndjenjë, asht mrekulli
Nuk asht ligj, as ofiq

Unë thëllëza pendëshkruar
Dashurinë, kam gjak ndër deje
Lindun kam per t’ dashurue…
Se të lodhka kjo mrekullli
Kurrë ma parë, s’ kisha dëgjue

Gjoksit trembun kie pasionin
Fluturat moren arratinē
Mosvemendja dhe dashuria
Shpirtit bashkë, kurrë nuk rrinë!

AH S’I T’MARRKA PËRDORE KJO VIRANE

Sëmbon e ngulet zemres thikê
Teksa fjala derdhet buzve, kaq idhët ,vrik
Shpirtit shtrëngon zinxhirët
Damarët frymzanë kopsit

Lëngon e tkurret trupi
N’ind e qelizë helmatis fjala jote
Ndërsa mbledh vedin t’mos ulërijë
Dashnia derdhet meje
Si dielli lëshohet vlagës kësaj toke

Oh, si t’marrka perdore kjo virane
Edhe vedin t’ ban me mohue
Packa shpirtit derdh esenc jete
Besatuem, dalldive t’zemres
Njasaj melodie q’i morrnic imazhe lkures
Si e zeza bojë skalitë jetët
Në t’bardh letre

E prapë vazhdoj ta due ndjenjen teme
edhe ma shumë
Palcës m’ vërshon kthjellet si loti
Oshetinë zhurmshëm, si lumë

Ah, sikur ta doje çiltër kët hyjni
Kunorë q’i Zoti t’mbshtolli rrethkreje si melhem
Aq sa un t ‘due shpirtshëm ty
Bash si shpirtin tem!