Av.Agron Isa Gjedia:-16 tetori 1944, ose data e rrejshme e çlirimit të Tropojës!

—Tiranë, më 17.10.2022
—16 tetori 1944, ose data e rrejshme e çlirimit të Tropojës!
Av.Agron Isa Gjedia
(një precedent i rrezikshëm, kur pushka vella-vrasëse, të vijoj e të merret si moment çlirimi)

Foto: Av.Agron Isa Gjedia.
—Lavdi të përjetshme dëshmorëve të atdheut!
Tropoja i vetmi Rrethë në Republikë e Shqiperisë më muze të boshatisur.
Ndon se ne atë rrethë ka pasuri të rralla etno-kulturore, material e historikë të bollshmë, por pa pasur një muzë për ekspozim, ne një kohë kur godina e ti në Rrethin e Tropojës, është nder me te miret ne shkallë vendi, por nga kur është shkaterruar ne vitin 1997, nga dora e zgjatur e armiqve të popullit ton, e cila si çdoher gjendet nnder ne, ai ësht i boshatisur e pa funksion.

Foto: Muzeu i Qytetit “Bajram Curri”, I boshatisur, pa asnje eksponent muzeal.
—E po ashtu vende të bollshme turistike, atraksion turistik shumë të preferuar, por pa patur një muze që turistët të kenë ku të përplasën, për të parë ndonjë gjë.
—(Të na rrojë lavdia jonë e nëpërkëmbur tej-skajshmërisht, së pari nga vet ne Tropojanët)
—Të gjithë ata që i nderojnë dëshmorët e atdheut, i nderoftë Zoti dhe robi!
—E megjithatë, edhe Malësia e Gjakovës-Tropoja e ka një datë çlirimi të saj, si datën e kurorëzimit të të gjitha sakrificave e heroizmit të pa-shoq që e ka treguar populli i asaj treve të lavdishme dhe me tradita të lashta, i cili e tregoi veten edhe në atë luftë me vlerat e saja të padiskutueshme, por edhe vendi ku është mbajtur “Konferenca e Bujanit”, si një ngjarje më rëndësi kombëtare etj.
—Që duhet kujtuar datat historike, është serioze dhe e domosdoshme, sepse përndryshe mbetemi populli pa histori, sikurse kemi mbetur një anshmërisht, për shumë periudha historike të pandriçuara, por edhe të përvetësuara nga fqinjtë tanë dashakëqinjë, që nga lashtësia e deri më sot.
—E aq më keq, me histori të deformuar sikurse po shënohet si datë çlirimi e Malësisë së Gjakovës-Tropojë, data 16 tetori e vitit 1944.
—E po ashtu e theksoj si një nevojë, që çdo vend duhet që ti ketë datat e veta historike të shënuara, sepse është nder, kulturë dhe traditë, por jo të ketë data të rrejshme historike sikurse është 16 tetori dita e “çlirimit” të Tropojës!
—Ndonëse për 45 vite të regjimit komunist ka qenë “domosdoshmëri” e opium për popullin shënimi rrejshëm i datës historike të çlirimit të Tropojës nga akupatori nazi-fashist, ky qëndrim sot nuk është gjë tjetër është veçse një marrëzi, pas të cilës rendet kuturu.
Janë mbi 32 vite të “demokracisë së rrejshme” që vërtitemi pas injorancës edhe në këtë pikë, në një kohë kur mundësitë janë për t’ju qasur të vërtetës, kur bota i qaset me eksplorim hapësirave të pafundme të kosmosit, ne akoma nuk i jemi qasur datës së vërtetë historike të çlirimit të Malësisë së Gjakovës-Tropojës.
Me këtë temë diskutimi nuk dëshiroj dhe preferoj që të përfshihemi në një debat shterpë, (pavarësisht se kam prova të shumta) çoroditëse dhe poshtëruese siç janë të përfshira prej vitesh, e vijojnë sot e kësaj dite, dy subjektet kryesore politike në qendër, për sa i përket datës së çlirimit të vendit tonë, më 28 apo me 29 nëntor, e se kur është larguar këmba e fundit të pushtuesit nga vendi ynë.

Foto: Derrasa e djepit me vrimat e 13 plumbave ne te cilin u’pushkatue nga nazistet,foshnja e shtepis se Mehmet Ali Gjedia, fshati Stoberd, krahina e Bytyçit.
“E se u largua më 28 nëntor, një gjerman kishte harruar diçka në Shkodër dhe u kthye për ta marrë”, sa që janë shkruajtur edhe libra dhe akoma politikuajt tanë “historianë e astronaut”, nuk kanë arritur, për ta zbuluar nëse “e ka bërë pula vezën apo veza pulën, etj, etj, përralla me mbret!
E kjo temë diskutimi nga ato dy subjekte, bëhet vetëm e vetëm për ta mbajtur opinionin të çoroditur, se tashmë ato dallojnë thelbësisht nga njëra-tjetra palë (kur në të vërtetë janë një M. e i madh i ndarë përgjysmë me shtagë), e “grigjet” e tyre të verbra në bazë me i mbajtur të ndara ekstremisht në mes veti, e jo se ato deri më sot nuk janë në një bashkëpunim perfekt në mes tyre e në kurrizin e këtij populli të molisun tejskajshmërisht nga ana mentale e ajo materiale.
Por kjo është temë në vete që hanë diskutimin e vet, si një temë e cila nuk shterron kollaj së diskutuari dhe trajtuari.
—E se ato dallojnë thelbësisht vetëm në ritmin e kahjes së tyre anti-kombëtare, anti-popullore e anti-zhvillimit të vendit, vetëm e vetëm se kush nga ato këtë, e ka çuar vendin më shpejt një hap para e dy mbrapa, për të cilët duhet “një gjykatë speciale” e pavarur apo një “nurenberg” shqiptar për të gjithë ata që i kanë shitur interesat e kombit e shpirtin e tyre djallit.
—Pra dallimet e tyre në këtë pikë, nuk janë politikë, nuk janë parimore, e as konceptuale, por apriori, në mënyrë të paprovuar qartë janë vetëm për atë se “e lagu apo s’e lagu”, për të prodhuar “polarizim’ të opinionit e për ta oriontuar atë në qorrsokak, për t’u shkëputur nga realiteti i hidhur që na rrethon prej mbi 32 vitesh “demokraci anarkistë”!
Dyjat ato forca politike dhe satelitet e tyre bëjnë fjalë vetëm për largimin e ushtarit të fundit të pushtuesit gjerman nga vendi ynë, dyja ato nuk marrin për bazë se kur është çliruar kryeqyteti i Shqipërisë (sikurse shumë vende të botës), dyja ato nuk bëjnë fjalë se kur është vendosur pushteti komunist në Shkodër, (i cili deomos ka luftuar dhe do të luftonte për pushtetin), por për Tropojën tonë është krejt ndryshe.
—Në Tropojë nuk bëhet fjalë se kur është larguar këmba e fundit e pushtuesit nga Rrethi i Tropojës, e cila për hirë te së vërtetës, konvenon me çlirimin e Zogajve dhe krejt krahinës së Bytyçit ku ay ishte i përqendruar për hirë të shfrytëzimit të kromiteve, e se ajo krahinë nuk është çliruar nga forcat partizane të Brigadës së III-të, S Shqipërisë.
—Më datën 16 tetor 1944, forcat partizane të Brigadës së III-të,S të ardhura nga Jugu i Shqipërisë, (pa dijeninë e forcave apo atyre qe ishin dhe përkrahnin levizjen komuniste në Tropojë), duke kaluar nëpër Kukës e Bytyç, duke udhëtuar natën, e kanë gdhirë në Rrethimin e Tropojës, e cila atë ditë (e prej ditësh) nuk kishte në funksion qeverisjen lokale e cila kishte lënë detyrën së bashku me qeverisjen qendrore, siç quhej qeveria kalaboracioniste e Tiranës.
—Urdhëri ishtë për ta “çliruar” Tropojën (nga gjermanet qe nuk ishin) ne datën e lindjës së komandantit, duke filluar të “punohej” për ngritjen e kultit të ti.
—Nuk e dinte askush se çfarë ishtë ajo hordhi njerëzish të armatosur, të provokuar që në të gdhirë të datës 16 tetor 1944, në Tropojën e Vjetër, ku kishte vite (por edhe gjatë pushtimit) që ishte qendra e Rrethit të Tropojës, dhe se është shtirë mbi ato forca nga një grupim njerëzish (pavarësisht se, mase edhe të pozicionuar dikund ne bindjet e tyre, apo pa ndonjë bindje të konsoliduar), të organizuar spontanisht, nga pozicioni i quajtur “shkami i lepurit”, mbi Astë të Tropojës, të cilët juridikisht e faktikisht nuk kishin ndonjë lidhje me qeverisjen lokale të Tropojës, të asaj periudhe.
—Me atë rast është vrarë komisari Birçë Sinojmati, e se ky rast nuk është as më pak dhe as më shumë se sa pushkë vëlla-vrasëse!
—E keësi lloj vëllavrasjesh të cilat nuk janë të pakta në vendin tonë, e periudha të ndryshmë historike, nuk kanë shërbyer si data përcaktuese të çlirimit të ndonjë vendi nga pushtuesi-pushtuesit e ndryshëm.
—Kurse data 16 tetor 1944, nuk është data e çlirimit të Tropojës, (sepse Tropoja ishte e çliruar nga pushtuesi Gjerman), por është data e vendosjes së poshtetit komunist, kush të dojë ta quaj, ose e pushtetit popullor, kush është tjetër se don kështu, apo e diktaturës së proletariatit sikurse quhej rëndom, apo “diktatura komuniste’, siç e quajnë rrejshëm mbetjet e atij sistemi, por data e çlirimit të Malësisë së Gjakovës, nuk është që nuk është.
—Pra data 16 tetor 1944, shënon vendosjen e “komandave të vendit”, të cilat janë edhe fillesat e qeverisjes komuniste në Malësinë e Gjakovës-Tropojë, ose më saktë të regjimit ushtarak, por jo data e çlirimit të saj nga okupatori nazi-fashist.
—Le të gjendet edhe një “precedent”, në një rreth tjetër të vetëm në 26 ish-rrethet e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, të cilët datën e vendosjes së pushtetit komunist e kanë quajtur si datë të çlirimit të atij rrethi, përveçse Rrethi i Tropojës i cili vijoi 45-vite në mënyrë të rrejshme dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite për mbi 32 vite të regjimit të “demokracisë së rrejshmr e anarkistë” të këtij vendi. Kjo datë edhe mund të shënohet në kalendarin e atyre grupimeve të caktuara që duan ta bëjnë një gjë të tillë, dhe se datën 16 tetor 1944, të shënohet si datë të vendosjes së pushtetit komunist në Malësinë e Gjakovës-Tropojë, nëse don shumica, (edhe pse ky rast mund të jetë ai që deri më sot nuk e ka bërë asnjëri nga 25-së, ish – rrethet e tjera të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë), por data e çlirimit të Tropojës nuk mund të jetë kjo datë, pasi faktet flasin ndryshe!
—Modeli më i mirë i historisë së rrejshme, është modeli i historisë së Serbisë, e cila është nkamur si shtet mbi bazën e historisë së përvetësuar nga populli ynë, por edhe doke, zakone, vlera materiale e shpirtërore, kurse nga ana jonë nuk ka qenë dhe nuk është nevoja, sepse populli shqiptar në përgjithësi dhe Malësia e Gjakovës-Tropojë në veçanti, kanë prodhuar histori, e histori të lavdishme mr bollëk, prandaj nuk del nevoja të përvetësojmë e as të deformojmë.
—E po ashtu për t’i dhënë një horizont më të gjerë, (si një digresion) konceptit të mundësisë së festimit të 16 tetorit, në këtë datë mund të festohet dhe kujtohet pa u keqkuptuar nga askush e secili në qejfin e vet, pa i sjellë pasoja ndokujt, siç mund të jetë për:
—Dita Botërore e Ushqimit, si data e lindjes së udhëheqësit komunist Enver Hoxha, si datë (1973) kur Henry Kissinger dhe Le Duc Tho fituan Çmimin Nobel, si datë (1978) kur – Karol Józef Wojtyła u bë Papa John Pali II, por si datë e çlirimit të Malësisë së Gjakovës-Tropojës nga pushtimi nazi-fashist, JO dhe JO! Sa i përket shkruarjes së historisë së vërtetë edhe të Malësisë së Gjakovës në tërësi e të periudhës së luftës së II-të Botërore në veçanti (e jo nacional-çlirimtare, sepse nacionaliteti shqiptar i trojeve ILIRIKE, nuk u çlirua ndonjëherë), kjo datë mund të shkruhet me të madhe kush e don apo me të vogel për dikënd tjetër si data e vendosjes së pushtetit komunist në Malësinë e Gjakovës, por jo si datë çlirimi nga okupatori nazi-fashist!
—Një gjë të tillë jo vetëm se nuk e ka bërë askush në Shqipëri, por askush në botë, që për datë çlirimi ta kenë datën e vendosjes së një regjimi, përjashtuar rastin kur ato përkojnë njëherësh në të njëjtën datë, kur akti juridik i vendosjes së një pushteti të caktuar përkon me largimin apo “shporrjen” e pushtuesit.
—Duhet shtuar për të mos e lënë sado-pak të pa sqaruar edhe në këtë shkrim, se:
Qeverisja lokale e Tropojës, gjatë pushtimit nazist, ka disa specifika nga ajo në rrethe të tjera, dhe se ajo duhet të trajtohet objektisht, e të bazuar në prova e dokumente të peshuara sa më mirë shkencërisht.
—Kjo për të vetmen arsye, sepse ajo lloj qeverisje në atë periudhë në Rrethin e Tropojës, duke e “kompromentuar” detyrën e saj që kishte nga ana e pushtuesit, në saje të saj e u bë e mundur si askund tjetër, që këtu të gjenin strehën e tyre pa u trazuar, shumë grupime të armatosura kundërthënëse, pavarësisht kahjeve e bindjeve të tyre politike, dhe faktit se këtu nuk e kishin territorin e tyre për veprim, por vetëm për strehim, siç ishin:
—Batalioni Partizan “Perlat Rexhepi” i Shkodrës, i cili sikurse është thënë se ai nga përndjekja e “reaksionit atje”, e gjeti strehën e tij për shumë kohë në Tropojë, e po ashtu edhe Aradha Partizane “Bajram Curri”, e Kosovës, Shtabi Partizan i “KOSMETIT”, të cilët edhe këto, këtu gjetën strehë, duke u larguar nga përndjekja e “reaksionit” në Kosovë.

Foto: Shtepia e Salih Man Mulosmanit, ne të cilën është mbajtur gjatë luftës “Konferenca e Bujanit”
—E po ashtu edhe forcat nacionaliste të “Gani Beg Kryeziut” të cilat u formuan dhe patën vend-qëndrimin e tyre në krahinën e Bytyçit, si dhe forcat territoriale të cilat nuk e patën ndonjëherë angazhim efektiv të tyre në ndonjë aksion apo luftim, por veçse mbeten si të tilla formalisht në letër.
—Por kjo është një temë e cila don një trajtim të bazuar e specifik sepse gjatë qeverisjes (përfaqësuesit e qeverisë kalaboracioniste të Tiranës) së saj, në Tropojë bashkëjetonin shumë lloje grupimrsh, si një rast pa precedent, apo si rrallë ndokund tjetër, së paku në Shqipëri dhe Kosovë, kurse këtu do të fokusohem vetëm për datën e çlirimit të Malësisë së Gjakovës, Tropojës.
—Pozicionimi idiotesk e ekstremist edhe sot e kësaj ditr në mes palëve formale, për situatën gjatë Luftës së II-të Botërore në Malësinë e Gjakovës-Tropojë, nuk duhet të vijoj sot e kësaj ditr, sepse edhe vetë forcat politike që janë pozicionuar rrejshëm në qëndrimet e tyre të dyzuara për atë periudhë, le që nuk besojnë nëse kanë patur mospërputhje apo “parime” ato grupime gjatë luftës, por as që duan që të ia dinë ndonjëherë realisht për to!
—Po të jetë ashtu ua lënë historianëve të shkruajnë historinë, e jo politikës të cilën e kanë futur politikën “si mish dhijr”, në çdo qelizë organizative të shoqërisë, por në të vertetë atyre iu intereson që të mbajnë opinionin në divergjencë të papajtueshme ndonjëherë, për të “prodhuar vota’, për hambarët e tyre elektoral, e të kenë mbrapa veçse lakej e pasues e jo militantë të bindjeve të caktuara.
—Për ss kohë në Malësinë e Gjakovës-Tropojë, anatemohen pa nda figurat dhe ngjarjet e ndryshme historike, e nuk e shkruajmë dhe përshkruajmë historinë e vërtetë të popullit të kësaj malësie, por edhe e “dhurojmë bujarisht” atë si në këtë rast, vetëm që të mos ketë protoganistë nga malësia e Gjakovës-Tropoja, historia jonë e vertetë do të mbetet e pa shkruar dhe Malësia e Gjakovës do të mbetet pa histori të shkruar, sepse realisht ajo e ka të shkruar në hapësirat kohorr me shkronja ari.
—Prandaj, pa pretenduar se jam “ekspert” i kësaj fushe, por duke deklaruar se nuk jam as “injorant” i njohurive historike që lidhen me këtë periudhë, unë afroj gatishmërinë dhe kontributin tim nëse kërkohet dhe vyen, sepse kam dokumente me burime arkivore por edhe dëshmi protoganistësh dhe dëshmitarësh okularë të asaj periudhr, por për këtë gjë të kërkohet mendimi i ekspertëve të historisë.
—Kjo e dhënë historike duhet parë ftohtë, pa përkatësira e manira sikurse ato sundojnë sot e kësaj ditr, si dhe duhet gjetur zgjidhja e duhur, përmes një grupi historianësh të rrethit tonë, apo të angazhohen të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova, më me përvojë e njohje të kësaj periudhe të Luftës së Dytë Botërore, e konkretisht të historisë së kësaj periudhe në Rrethin e Tropojës.
—Apo edhe ti kërkohet Akademisë (shterpe) të Shkencave, (por është pemë pa kokrra) për të afruar zgjidhjen e duhur dhe evidentimin e saktë të asaj date, e cila të miratohet nga Këshilli i Bashkisë Tropojë, për t’u festuar çdo vit si data e çlirimit të Tropojës nga okupatori nazi-fashist, por jo të vijoj të mbahet një datë e rrejshme e të festohet si e tillë për datë çlirimi!
—Është fyese që data e rrejshme e 16 tetorit 1944, të shënohet si datë e çlirimit të Malësisë së Gjakovës-Tropojës nga pushtuesit nazi-fashistë, por një datë edhe ne e kemi, për të cilat i kam mendimet e mia, por që ato me këtë rast gjykohen nga të tjerët që të jenë të njëanshme!
—E ajo datë te jetë për të kujtuar së paku një herë në vit (nuk prishë punë, por përkundrazi, që ata të kujtohen sa më shpesh që të jetë e mundur), të gjithë dëshmorët të cilët e dhanë jetën për lirinë e këtij vendi, e që nuk e menduan ndonjëherë se çfarë bëjnë bastardët në këtë vend, duke abuzuar me gjakun e tyre!
—Të mençurit të flasin, e budallenjtë të mos marrin inisiativë për të folur (sikurse shpesh e kan zanat) për të shpërthyer si lukoni në mendime bajatr e pa argument, sepse unë nuk vendosa për një temë të tillë, por vetëm propozova, e në qoftë propozim i gabuar, e pranoj që të mos merret parasyshë!
—Por nëse është tamam, kërkoj që lidhur me këtë pikë të reflektohet sepse boll jemi vonuar dhe po vonohemi në njohjen e identitetit tonë historik në përgjithësi dhe për rastin konkret në veçanti.
—Edhe në këtë datë të nderohen dëshmorët e atdheut është është një vlerësim, edhe për çdo rast tjetër të shënimit të datës së lindjes dhe të rënies së tyre, po ashtu është një obligim, por duhet të kujtohemi edhe para se sa me shkuar aty për të bërë homazhe.

Foto: Monumenti i “luftetarit të lirisë”, tek varrezat e deshmorvë të atëdheut të Rrethit Tropojë, në Qytetin “Bajram Curri”.
—Pra tu’a mirëmbajmë varrezat dëshmorëve, t’ua pastrojmë barin e të mos dalin mbi pllaka, e të ketë përkujdesje permanente për ato varreza si një vend i shenjtë, ku prehen ata që e dhanë jetën dhe e derdhën gjakun për lirinë e këtij vendi, e jo per të livadhisur “shushunjat” e popullit si 45-të e me par ne Kohen e monizmit, akom më keq tani në kohën 32 vjeçre të pseudo-demokracisë.
—Por para se gjithash të ringren muzeumin e rrethit, si nje institucion qe tejkalon çdo kishë e xhami, teqe apo sinagogë qoftë ajo, pra objekte te kulteve fetare pasi qe qendron jashtë tyrë e mbi ato.
—Ju falenderoj për mirëkuptimin!
—Nga Av.Agron Isa Gjedia

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here