QYTETIT I ÇMENDUR!
Ky mëngjes shiu, i qytetit tim
ditë e parë e javës,
E hënë i thonë
nuk e di , kush me kwtë emër e pagëzoi
Nuk është si hëna e qetë, pa fjalë
por rënkon zhurmave
turmave të makinerive që ngjajnë , sit w mendur
përplasje krahësh, çadrash kalimtarësh pa patent.
M’u desh të ruaj sytë të paktën prej shpime telash
u ngjajmë lepujve frigacakë ndërsa, kalojmë kryqëzimet
pemët e zhveshura dhe rojet e natës akoma dremisin
e ndonjë tregtar brekësh e pizhamësh që ka dalw pa gëdhire
Një fëmijë që buzëqesh nga një dritare makine e viteve 1980-të
me “trimëritw “e të jatit burrë që hyn rrugë pa rrugë
një mirëmengjes i butë nga zëri i Takut
gazetëshitësit me biçikletë
që koka i është lagur por gazetat jo
Ndryshe si do i merrnim vesh lajmet e “ndritura”
të vendit, të botës që përpëlitet dhembjeve
që u shkaktojnë vampirët e kohës
Mbaji Taku mbaji genjeshtrat e mëdha, mbaji fort
se ne, ata, unë , ti, dimë se vdesim po se dimë pse
ngyshëllohemi se kështu tha ” Zoti”
Po ku e tha, kur, kujt,si ,qysh ,ku ishte, kush e pa?
as këto, as shumë të tjera s’do ti marrim vesh kurrë.
Shko moj e hënw shko,
Qytetit tim të çmendur!
2. BANU RE E BARDHË !
Ka kohë që veten
në kurth e kam zanë
ashtë mësu me u ba erë,
me ik përqafimeve të shpirtit
sa herë e pushton malli.
E kam pa, amël tuj prekë
të zemwrueme e kam pa, stuhi
sa herë përqafimin e butë
S’kanë mujt me ja ndi.
Tash në kurth
veten e kam zanë.
Sa herë malli të tw marrë
banu re e bardhë,
Urdhën i kam dhanë!
3. NJË LETËR
Të kam shkrue një letër
nis e kam udhëve të mallit,
Kam porositë erën,
mos me m’trazu kangën
e detit, që mungesës u mbush
me lotin e ëmbel.
I thashë mos m’shylej fjalët,
Nëse zemra akoma t’vallëzon
dridhjeve të saj,
Letra e shkrueme me gërmat e shpirtit
syshë ka me t’ardhë!
4.HAKMARRJE
Rob i zënë prej kësaj kohe jam
trishtueshëm më bërtasin,
sirena ambulance në vaj
kambanat e kishës tang-tang-tang
kjo kohe që burgut i ngjanw
fabrikë prangash,
grushtesh e maskash,
më godasin kockash
Kjo kohë
si dita kur burgosa fjalët
që m’i këndove asaj kohës tjetër
me ç’shpirt s’munda ta di
mbase u hakmor
koha për kohën,
Për ju, për mua, për ty!