Bardh Spahia fiton zgjedhjet per bashkine. Qytetarët e Shkodrës mbushin rrugët

Qytetarët shkodranë kanë festuar fitoren e Bardh Spahisë si kryetar i bashkisë Shkodër.
Ata kanë mbushur rrugët me makina dhe flamujt e ‘Shtëpisë së Lirisë’.

Spahia është pritur me ovacione në rrugët e Shkodrës, ku pas përfundimit të numërimit iu drejtua ambienteve të shtabit elektoral.
Bardh Spahia, kandidat i koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’, fitoi bashkinë e Shkodrës me 20 125 vota, ose 43.67%.
Majlinda Angoni e PS, doli e dyta me 18 205 vota, ose 39.51%.
Ndërsa kandidati i Lulzim Bashës, Xhemal Bushati, u rendit i treti me vetëm 7 749 vota, ose 16.82%.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here