“Bashkë sjellim SHPRESËN dhe FITOREN,” -një mesazh tepër jetik, që po na vjen prej FOLTOREVE!

Nga Dr. Zekri Palushi, ish-kshilltar i kryeministrit Aleksandër Meksi.
Australi, 30 Janar, 2022Diaspora Shqiptare në Australi, po ndjek me një vemendje t’veçantë aisbergun e ecurive “politike” shqiptare, të sjellura në skenë nga Dr. Sali Berisha.
Me sa kuptojmë, -atje tash tetë vjet, ka ekzistuar një simbiozë e heshtur midis oligarkve të PS, së Edi Ramës, dhe oligarkëve të PD, së Lul Bashës,-e vendosur nga narko-shteti, -n’interes të korrupsionit, dhe krimit të organizuar.
Në këtë situate të veçantë, – kur shqiptarët tepër të shqetësuar përballohen me një rrealitet thellësisht të dhimbshëm, -të lloit “to be or not to be”, duhet të vlerësojmë në maksimum, e t’jemi tepër mirënjohës, ndaj të gjithë atyre që vendosin nderin dhe trimërinë, mbi rehatinë, dhe sigurinë e tyre personale dhe familjare.
Këtë qëndrim duhet të mbajë edhe Media Shqiptare. Ajo duhet t’ju bashkohet halleve të popullit, e të ndjejë dhimbjet e tijë, -e në-mos, të paktën të rrespektojë Kodin Etik të Gazetarisë, -ku përfshihen: e vërteta/sinqeriteti, saktësia, objektiviteti, pa-anësia, drejtësia, dhe mbajtja e përgjegjësisë para publikut, për ato ç’far thuhen.
Analiza e 8 Janarit, dhe vizitës së Erdoganit lënë shumë për t’deshiruar. Të rrallë janë ata gazetarë, apo analist, që përdorin llogjikën, historikun e ngjarjeve, dhe patriotizmin.
Po e ilustroj këtë, me një shembull konkret.
Rastësisht ndoqa një intervistë të Zj. Nisida Tufa, me Z. Edi Paloka. -Ndërkohë që Zoti Paloka, tingëllonte mjaft i sinqertë, -dhe ato ç’far po thonte, përputheshin komplet, me ato ç’far edhe ne kishim parë, -gazetarja në fjalë, donte që t’impononte analizën e sajë, -jashtë rrealitetit, dhe llogjikës, -ajo arriti kulmin me shmangjen për ta komentuar siq duhet një foto të paraqitur nga Paloka, ku shifej qartë pjesëmarrja e një anëtarit të njohur të PS, në mbledhjen e “kshillit kombëtar” të PDs së Lul Viserjanoviç Bashës. -Pra ky fakt korruptiv, nuk i interesonte Zj. Tufa.
Po kështu nuk ndëgjojmë asnjë gazetarë që t’pyes Zotin Roland Beiko, se ç’far i duhej atijë të përzihej me protestuesit, -kur atij i duhej të ishte brenda, -në “mbledhje” me grupin e Bashës, -hyrja e të cilve kishte qenë mjaft e sigurt, (nga dera e mbrapme)!
Për mendimin tim, (dhe llogjikën e shëndoshë), -Zoti Bejko, (jo pa qëllim), ishte ndarë nga tufa e tijë, për të provokuar protestuesit. Këtij provokimi, i bashk-ngjitet edhe “mbledhja” e termiteve të Bashës, që pastaj, kulminohet me fortifikimin, arsenalin kimik, dhe sjelljen kriminalo-mafioze të mbrojtësve të Bashës,-që së bashku, -përbënin një provokim të hapur, -dhe ftesë për vëlla-vrasje.
E njejta gjë vihet re, edhe në komentimin rreth vizitës së presidentit Erdogan, -“në të mirë” të Shqipërisë. Shumë analistë,-e paraqesin këtë vizitë, në mënyrë hipërbolike, dhe s’u bën aspak përshtypje ofendimi i hapur, (dhe i qëllimshëm), i këtij presidenti, ndaj popullit Shqiptar, -pët t’mos u takuar me presidentin e Shqipërisë.
Ndërkohë, vetë Erdogan, e tregoj qartë qëllimin e vizitës së tijë, dhe “vëllazërimin” me kusht.
Po si mund t’jemi vëllezër me pushtuesit tonë 500-vjeçarë? Lumenjët e gjakut shqiptarë, të derdhur nga Otomanët, nuk mund ta justifikojë këtë “vellazeri.” Dikush mund të argumentojë se ishin Otomanët që derdhën gjakun e shqiptarve, -dh jo Turqit, -por as kjo nuk është një justifikim, kur dihet se Otomanet e djehit, janë Turqit e sotit, (njelloj si komunistët e djehit, që janë socialistët e sotit).
Ndihmat e Erdoganit nuk mund të konsiderohen vellazërore. Në t’vërtetë, ata janë jo vetëm politike, por edhe ndërhyrje në punët e brendshme, në favor të PSë.
Megjithatë, në kontekstin e një bote demokratike, -miqësia Shqiptaro-Turke, është e pranueshme. Të gjithë Shqipëtarët e vlerësojnë këtë, dhe janë mirënjohës për ç’do lloj ndihme, -sado e vogel apo e madhe që të jetë ajo, -për deri sa nuk politizohet.
Ndërsa, ekzistencën e rraportit “individual të vllazërimit” Rama-Erdogan, -unë do ta inkuadroja në aleancen ekzistuese globale, (një paradoks tepër i çuditëshme), Socialisto-Islamike. Një temë shumë e rëndësishme, -të cilën mediat dhe analistët Shqipëtar, duhet ta analizojnë me një seriozitet t’veçantë.
Të njejtin qëndrim, (jashtë qëndrimeve snobike), mediat Shqipëtare, duhet të mbajnë rreth politikës së Amerikës aktuale, nën qeverisjen e Partisë Demokratike, (të marrun peng nga George Soros-i).
Si rrezultat, kjo politikë, -jo që s’favorizon aspak Shqipërinë, -dhe vendet e tjera demokratike, -por fatkeqësisht, është kthyer në një rrezik iminent, për vetë Amerikën. Kjo tregohet edhe në sondazhet e here-pas-herëshme Amerikane, -ku popullariteti i presidentit Biden, shifet të jetë në një rënje të shpejtë. (Fshati që duket s’don kallauz, -thotë populli).
Pra, ndaj një gjendje e tillë, ju duhet të jeni tepër koshjent në iterpertimet tuaja, -aq më keq, -ta përdorni atë, (njëlloj si Lul Basha), -si një metodë kërcnimi, për “anti-amerikanizmin” e Sali Berishës, dhe Partisë Demokratike të Vërtetë, që përfaqësohet nga figura e Berishës.
Mos harroni se sondazhet e fundit, tregojnë se 58% e popullsisë Amerikane, mendojnë se media është “armik i popullit.” (shif grafikun).
Tani po ndalem konkretisht vetëm në një aspekt Amerikan, që lidhet me peng-marrësin më të rrezikshëm në botë, -oktapodin George Soros, -(në pengjet e të cilit përfshihen edhe Edi Rama, dhe Lul Basha, -(e nëpërmjet tyre), e gjithë Shqipëria.
Për këtë, – po i referohem shkrimit të Joel B Pollak, (Senior Editor-at-Large at Breitbart news, dhe shkrimtar), me titull: “The Soros Dozen: Big City Prosecutors backed by George Soros”, botuar me 20 Janar 2022.
Ndër të tjera Pollak thotë: Miljarderi i krahut të MAJTË, dhe donator i Demokratve, George Soros, -gjatë këtyre viteve ka përqëndruar vemendjen e tijë, në garat locale për zgjedhjet e prokurorve/gjyqtarve. -Për këtë, ai mbështetë me parat e tijë, ata persona të anës “progressive” (prat ë mjatit/demokratët/socialistët), -që janë të predispozuar për të ba “rreformën” e gjykatës/drejtësisë kriminale, “criminal justice reform”, -(me shijet e Soros-it).
Në këtë shkrim Pollak rrjeshton disa emra prokororësh, që sigurisht fituan zgjedhjet, -me këto para, të dhëna direkt nga Soros, apo rrjet-grupimet e tijë si “Justice & Public Safety PAC”.
Nuk po zgjatem më tepër në elaborimin e rrjetit mafioz të Soros-it, (pasi ç’do kush mund ta kërkojë atë në Google), -por po përmendi disa nga emrat e këtyre prokurorve, -duke e filluar me:
*Buta Biberaj, (që rrezulton të jetë, vajza e Hisen Biberajt, -ikur nga nga Mali i Zi në vitin 1967, -kur Buta ishte 3 vjeçare), -ajo është prokurore e Loudoun County Commonweath, të Virgjinjas. Për zgjedhjen e sajë, -Soros-i investoj/ fali rreth 845.000 dollar.
Zj. Biberaj, -quditërish arrestoj një prind që ngriti zërin në një miting të shkollës, kundra Policisë së Qarkut, -pasi vajza e tij qe perdhunuar seksualisht.
*George Gascon, -prokuror i Los angeles County District, -pas zgjedhjes së tijë, në 2020, numri i vrasjeve u rrit në 11.8%. Këtu përfshihet edhe vrasja e Jacqueline Avant, (gruja e legjendarit të producentit të muzikës Clarence Avant),-gjatë grabitjes së shtëpisë. Në këtë rast, prokurori Gascon, në vend që të denojë vrasësin-hajdut, -fajsoj “sistemin”.
*Kim Foxx, -prokurore e shtetit, (Chicago) Cook County. -Zj. Foxx u bë e njohur për të keq, pas ndërhyrjes së sajë në rastin e aktorit Jussie Smollett, I cili, në vitin 2019, orkestroj një “goditje nga urrejtja rraciste,” fallco, kundra vehtes, (ai pagoi dy vllezër që ta “godisnin”) -për të fajsuar lëvizjen e Trump-it, “MAGA” (Make America Great again), -prokurorja Foxx, i rrëzoj akuzat kundra këtij aktori, dhe e liroj nga burgu, -ndërkohë, nga fundi I vitit 2021, ai u gjykua përsëri, dhe u dënua.
*Larry Krasner, -me mbështetjen e Soros-it, (me rreth 1.7 milion dollar), -në vitin 2017 u zgjodh prokurori i Philadelphia District. Gjatë kësaj përjudhe, -vetëm në 2021, Filadelfia ka rraportuar një rrekord vrasjesh, prej 562 në total.
Ka edhe shumë të tjerë që s’po humbi kohë për ti përmendur, (të interesuarit, mund të kërkojnë në Influence Watch, “ List of Soros-backed prosecutors”), -por në esence, ky shkrim tregon se si, -në këto vende, ku fituan prokurorët e mbështetur nga Soros-i, – “konçidon” me një valë massive vrasjesh dhe krimesh.,(shumica e këtyre shteteve qeverisen prej governorve Demokrat).
Me këtë rast do të pyesja: Po rreformën e drejtësisë Shqiptare, kush e sponsorizon, dhe drejton?
Media Shqiptare, -me rrespektin më të madh ju lutemi që ti ktheheni rrealitetit, -Shqiptarët kan humbur durimin, kjo u shpreh qartë edhe në Foltoren e Rreshenit, ku ndër të tjerë folës, -një mirditorë me mustaqe, (baba i të cilit kishte ba 27 vjet burg komunist), -ndër të tjera i tha Sali Berishës, se tashmë populli ju ka kapë ju “peng.” Dhe ne, diaspora shqiptare e Australisë, pajtohemi plotësisht me mendimin e ktij malsori të urtë, e fisnik. -Sali Berishën, s’duhet ta lëshojmë nga duart -deri atëherë, kur ky rrevolucion, ti kthejë mbrapa popullit shqiptar, -Shqipërinë e marrun peng nga Edi Rama dhe Lul Basha, -e së bashku me Shqipërinë, t’na kthehen edhe vlerat morale, njerëzore, dinjiteti, integritetin, dhe sovraniteti individual, e kombëtar.
Njëherësh, -ne diaspora shqiptare e Australisë, -me një vlerësim tepër të veçantë për thirrjen që Sali Berisha, na lëshoj nga Shkodra e Rrësheni, -do t’ju bënim thirrje të gjithë shqiptarve, brenda e jashtë vendit, që ti bashkohen këtij rrevolucioni, për të ri-vendosur pluralizmin, ligjin, dhe demokracinë e vërtetë në Shqipëri.
Në këtë rrevolucion,-asnjë t’mos e konsiderojë vehten si t’pa rëndësishëm, -apo mbështetës-ose-jo, të Berishës.
Të gjithë te vet-konsiderohemi, po aq të rëndësishëm, sa vetë Berisha, -mbështetës të lirisë, vlerave kombëtare, e patriotizmit. Ky vet-vlerësim, s’duhet të ndryshojë kurrën-e kurrës.
Populli Shqiptar, -pas 50+30=80 vite vuajtjash, s’mundet ta jusifikojë asnjëherë, dhe as në një mënyrë, anësimin në favor të t’Majtve, – pra socialisve.
Përveç Enverit “tone”, -socialist kanë qenë edhe Stalini, Duçja, Hitleri, Maoceduni, Fidel Kastro, …,
Mbi 105 vjet socializëm, kanë provar se “sukseset” e tijë mbështeten në vrasje, korrupsion, krim, poshtrim, shkatrrim të vlerave morale, e njerëzore, -e mbi të gjitha, shkatrrim të t’gjitha niveleve të jetës njerëzore.
Kush është ai, që mund të gjejë një vend socialist të zhvilluar, -ku populli është i kënaqur? Kush mund të njofë dikë që është arratisur nga një vend kapitalist, për të gjetur strehim politik, e një jetë më të mire, në një nga vendet socialiste?
Pra, të dashur bashk-atdhetarë, -popullin tonë se lidh asgjë me (pa)-vlerat socialiste. Nga natyra, dhe tradicionalisht, ne jemi konservator. Ne trashëgojmë tiparet më të rëndësishme të konservatorizmit shqiptar, -nga të cilat mund të përmendim: vlerësimin dhe rrespektin që kemi ndaj familjes, nderit, besës, burrërinisë, trimërisë,….
Pra, për hirë të një jete më të mirë, e me dinjitet, -e mbi të gjitha, për hirë të mbijetesës kombëtare, -ne, duhet që me ç’do kusht, (me anë të votes tonë të nderëshme), të braktisim një-herë-e-përgjithmonë socializmin, dhe skelat e tijë, në ç’do nivel social, -ku ata kanë ngrejtë foletë, tash 80 vjet.
Vetëm atëherë, kur ne të ndahemi përfundimisht nga socializmi dhe tentakulat e tijë, -atëherë, me siguri, Zoti do ti kthehet Shqipërisë.
Mos harroni se në zgjedhjet e 2013, -me votën tuaj, -ju shkëmbyet Rolls Roisin, me Xing-fu, (veturë kineze, për ata që e mbajnë mend), -pa menduar aspak për pasojat që do t’ju ndiqnin mbrapa.
Në vitin 1948, Churchill-i ka thënë: “Ata që nuk nxjerrin mesime nga historia, janë të predispozuar ta përsërisin atë.” (“Those that fail to learn from history are doomed to repeat it”).
Pra, – le ta marrim si një sebep, dhe avantazh, rrevolucionin Berishjan, për tu kthyr tek liritë, dhe vlerat tona. Me këtë rast ju garantojmë të gjithëve se: nuk asht Sali Berisha duke shfrytzue popullin, -(siq i pëlqen dikuj ta komentojë), -por, është populli duke shfrytzue Sali Berishën. Askush s’mund ta “mbulojë diellin me shoshë.” -Të gjithë ndjekim Foltoret, -ku shofim se besimi i popullit në Berishën, asht shumë i dukshëm, i fuqishëm, i jashtzakonshëm, e tepër i çmueshëm.
Populli tashmë dinë mjaft mirë, dhe është konfident në atë që: Berisha, dhe vetëm Berisha, -(një mendimtar independent, dhe politikan i pa-frikë, me një kapacitet intelektual impressive, të jasht-zakonshëm, e t’lakmueshëm për ç’do grup-moshe, me një karizëm të veçantë, dhe energji të admirueshme), – mund të rrealizojë, -atë ç’far populli Shqiptar, është n’kërkim t’ka-hershëm.
Lufta e tijë, është përqëndruar në transformimin e sistemit narko-shtetar, në një demokraci vibrante, -ku ligji aplikohet edhe ndaj ligj-vënsve, e ku populli gëzon të drejta, -ndërsa qeveria ka detyrime.
Në përfundim të këtij shkrimi, -nuk mund të anash-kaloj një intervistë të Erla Mëhillit me Yuri Kim, -ku dilte qartë rroli sajë Jakomon-ik.
Bile as Jakomoni (ish-mëkëmbsi i mbretit Viktor Emanuel-i), -rreth 90 vjet më pare, -kur shqipëria ishte protektorat, nën vartësinë e Italisë, nuk ka pasë ndërhyre në mënyrë kaq brutale, në punët e brendëshme të shqipërisë.
Ndërkohë që gazetarja u tregua e sjellëshme, (ndoshta më tepër se ç’duhej), -me një formulim pyetjesh të qarta, -përgjigjet e “governores” ishin tepër selective, e shpesh, të pa-kuptimta, por gjithmonë në favor të t’majtve socialist,-përfshi Bashën.
Prandaj, ju lutemi të gjithëve, -që në emer të Dinjitetit, dhe Pamvarësisë Kombëtare, -ta injorojeni këtë “zonjë” ogur-zezë, -(mashë e Soros-it), manipulimet e së cilës, -të mbështetura edhe nga mediat e Edi Ramës, po vazhdojnë të mbajnë Bashën, (politikisht i vdekur), – si “kryetar të PDs”.
Po kështu, s’mund të anash-kaloj tendencen e disa gazetarve, apo analistëve për të spekulluar me moshën e Sali Berishës, -ndër kohë, harrojnë të flasin, apo të krahasojnë atë, me moshën e Joe Biden, -le ma, të krahasojnë nivelin e pa-krahasueshëm intelektual Berisha-Biden.
Qëllimi i tyre është tepër i qartë, e djallëzor: Shmangia, apo eleminimi i Berishës, nga gara e ardhëshme, që do të thotë, -dështim i këtij rrevolucioni, -në favor të aleancës Rama-Soros-Basha.

Dr. Zekri Palushi, ish-kshilltar i kryeministrit Aleksandër Meksi.
Australi, 30 Janar, 2022

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here