Bashkim Kadiu: SIMBOLIKA NË JETËN E SAJ ISHTE THJESHTESIA

SIMBOLIKA NË JETËN E SAJ ISHTE THJESHTESIA

Kushtuar juristes Laureta Sinanaj

Ndarja nga jeta e një intelektualeje është një humbje për komunitetin, fushën e dijes ku ka kontribuar ,por edhe për vendin. Një humbje e tillë ishte edhe ndarja e parakoshme nga jeta e juristes dhe veprimtares së njohur shoqërore në qytetin e Durrësit, Laureta Sinanaj.

Ndarja nga jeta e një intelektualeje është një humbje për komunitetin, fushën e dijes ku ka kontribuar ,por edhe për vendin. Një humbje e tillë ishte edhe ndarja e parakoshme nga jeta e juristes dhe veprimtares së njohur shoqërore në qytetin e Durrësit, Laureta Sinanaj. E lindur në Durres më 3 Dhjetor 1979 nga nje familje autoktone qytetare, me tradita fetare- kombetare e qendrim patriotik, arsimdashese dhe me vlerat e nje qytetrimi gjithenje ne kerkim te dijes ajo do të mbarte në karakterin e saj gjithë këtë trashëgimi të vyer. Ajo ishte nje nxenese premtuese ne ecurine e saj qe nga vitet e femijrisë e ne vazhdim te cikleve studentore, ku spikat per vullnetin e saj ne kerkim te diturise . Fille mbas mbarimit te shkolles se mesme “MUSTAFA VAROSHI “ nga ku e pajisur me deftesen e pjekurisë me motivacionin me te larte , portreti i saj perzgjidhet si nje nga nxenesit e shkelqyera ne mesime dhe edukate. Në vijim LAURETEN e shohim te ndjeke studimet e larta Universitare ne EGJIPT “AL Azhar ne fakultetin JURIDIK , profilin e “Drejta FETARE“ duke shpalosur aftesite e saja si nje nga studentet me te dalluar të këtij universiteti, vlere e cila i dha kurojon te ndjeke edhe ne SHQIPERI shkollen e larte te juridiksjonit prane Universitetit te TIRANES , duke u dipllomuar si juriste per çeshtjet sociale . Me nje edukate e kulture të konsoliduar juridike , me nje bagazh dijesh , me nje qendrim si nje vajze e vlerave të spikatura, LAURETEN e shohim te punoi si juriste ne shoqerine e Ndertimit „ AK KON „ sh. p . k .Ishin hapat e para drejte udhes se dijes profesionale ku me nje qendrim dhe aftesi plote dinjitet , juristja tashme e njohur dhe e dipllomuar SINANAJ perballet me arritje te sukseseshme ne detyren e nje juristjeje duke shpalosur aftesi dhe dije. Me nje korrektesi e gjykim te mprehte , me nje analize dhe njohuri dijesh ne kete fushe te profesionit te saj , Laureta tashme behet e njohur dhe fale qendrimit korrekt dhe kultures se njohur profesionale, gershetuar me se miri me edukaten e trashëguar familjare. Ajo vlersohet dhe ne vitin 2006 – 2008 e shohim te punoi si juriste prane zyres se rregjistrimit te pasurise se paluajteshme ne qytetin e Durresit , sot ASHK ku ne vazhdimesi te punes se saj disavjecare ajo dallon per qendrimin e saj ne gjykimin , vlersimin dhe vendosmerin prej nje juristjeje tashme te afirmuar ne detyren e shenjte .
Laureta nderton me gjalleri e koishience imazhin e nje juristjeje qe shpejt i gezohet suksesit , respektit dhe qendrimit te saj, duke shpalosur karakterin e drejte e parimor gjë qe e bene ate të njohur nder koleget . E lartesuar me qendrim dinjitoz , Laureta skaliti portretin dhe figuren dinjitoze te nje juristjeje qe ne hapet e para profesionale duke mbrojtur e respektuar te drejten ligjore . Ajo ka nje karakter te vendosur te drejte dhe parimor, te drejtë per drejte per te arritur suksesin dhe si e tille, fale aftesive te saj ajo zotronte lshkelqyer fushën e saj. Me profesionalizem e ndershmeri , plote dinjitet ajo tashme eshte bere antare e denje e gardes se juridiksionit , duke ushtruar detyren e Avokates duke dhene kontributin e saj te vyer ne trajtime te ndryshme ne fushen e drejtesise, ne shume organizata te huaja ne kete fushe si dhe ne shkollen e magjistratures . Nje juriste me cilesi te larta njerzore , me nje shoqeri parimore ne jete , me nje thjeshtesi e largpamesi , ne zbatimin ligjore . Ajo me te drejte dhe krenari eshte quajtur nga shoqate e gruas : “ E kohes dhe Ekonomia “ pasuar dhe vlersuar nga Bashkia e Durrsit me titullin e larte “NDERI I PUNES” me motivacionin “Per kontributin e rendesishem profesional , zbatimin korrekt te ligjshmerise si dhe per vlerat e spikatura Intelektuale dhe qytetare”. Laureta ishte nje bashkeshorte, nje besimtare e denje , nje nene e dy dejmve te shkelqyer qe sot i gezohen vlerave te saja qe trashigojnë. Ajo ndrroi jete ne nje moshe te re nga infrakti kardial duke lene nje kujtim , nje emer ku thuhet : “ Nena e dijes dhe e bamirsise “ . Nje grua me nje shpirte te pasur e human , e moral te lartesuar shoqeror . Ajo zotronte disa gjuhe te huaja si arabishten , anglishten , italishten dhe frengjishten. si hobi te saj kishte librin , leximin e lire dhe ne shume raste ishte bashkpuntore ne fushen e publicistikes duke shpalosur pjekuri mendimi , gjykimi dhe lartesi dinjiteti . Zotronte literaturen juridike me njohuri te thella dhe kapacitet llogjik , kritike dhe analiste e perkryer ne ceshtjet gjygjsore . Laureta ishte me nje edukate te larte qytetare , me nje kulture dhe nje besimtare dinjitoze ku reflektonte shpirti i saje hyjnor . Ajo ishte nje studjuse bashkëkohore , nje perfaqesuese e denje ne krah te nje intelektuali, qytetare durrsak qe i gezohej emrit , Eduart Shefkiu i lindur me 1978 nga nje familje e nderuar . Eduarti ka studjuar ne Liban ku mbaron studimet e larta ne fakultetit te juridikut . Ai zotron gjuhen arabishte , anglize. Me mbarimet e studimeve kthehet ne Atdhe dhe fale aftesive te tija ne fushen e dijes dhe per qendrimin e tije qytetar, si nje besimtare i shquar ate e caktojnë si Myfti ne qytetin e Gjirokastres, me pase ne Durres ku shpalosi vlera e qendrim burreror. Sot Eduarti fale aftesive te tija eshte nje nga Intelektualet me me ze ne DURRES duke shpalosur aftesitë e tija, publicistike ne referata, simpoziume , konferenca etj. Se shpejti z. Eduartd të sjelle per lexuesit besimtare myslimane , krijimtarine e tij , librin me vlera “Bashkesia islame“ qe pritet te dali se shpejti . Ai ben pjese ne kasten drejtuese juridike . Nje baba i perkushtuar per dy djemtë e tij, te mbetur jetim nga e ema , nje prind dinjitoz ku i qendron prane dhe i larteson shpirterisht kur kete dy engjuj ende femije shprehen : T‘na ndigjoje nene e dashur , zerin tone vajtues nje here , do të na puthje e permballuar , djerses do tna mirrrje ere. Juristja e njohur , Shqiponja Latifi nder te tjera fjale ndjenjash , per te ndjeren Laureta shpalos respektit ndaje shoqes se saj nder vite qe u nda nga jeta disa muaj me pere , ajo shprehet me lot nder sy “Ishte dhe mbeti vlere e jetuar ne shoqeri , si ne familje dhe ne jete Laureta perfaqesoi portretin me dinjitoz te femres qytetare , durrsake , nje grua fisnike, nje besimtare plote vlera dhe virtyte te larta njerzore, nje intelektuale ku pamja dhe qetësia e saj hyjnore reflektonte vetem drirte . Kjo ishte dhe mbeti, portreti i vajzes durrsake , nenes , gruas ideale , intelektuales dhe avokates Laureta Sinanaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here