Bejdo Malo: Edi Rama dhe gjeneralët e Lulëzim Bashës që po të duan e rrëzojnë për 2 orë

Beteja e anteut Lulëzim Basha, është si Vaterloja, ndeshja më e habitshme në histori. Kurrë zoti që i ka qejf antitezat, s’do të përballet me këtë kontrast të jashtëzakonshëm. Syflakëruesi Basha nuk është kufomë politike siç thotë KM, por despoti që do të ndryshojë historinë e Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama,kur u pyet për zhvillimet e datës 18 dhjetor 2021, u përgjigj shkurt e prerë. Nuk mërrem me dy kufoma politike. Dakort zoti KM, është e drejta jote të përgjigjesh por të kujtojmë një gjë shumë të rëndësishme. Ju vërtet e shikoni Lulzim Bashën si një kufomë politike por i bëni llogaritë gabim. Ju harroni se keni të bëni me një ante, me një përbindësh të politikës që jo vetëm ka 99.95%atë antarësisë së PD, me vete por ka aqë reputacion dhe energji sa të bëjë gjemën për dy orë. Ai s’do vetë sepse ende nuk janë pjekur kushtet politike, se po të dojë ai të rrëzon brenda 15 vjetëve, ndjesë për gabimin 15 ditëve. Zoti KM, ti kërkon ta nënëçmosh Lulëzim Bashën, ty të duket si fëmijë, si gjumash, si zonjë, Si ato karikaturat që boton çdo ditë Brryli, si paaftë, sikur si ka gjerat në kontroll, por gabohesh rëndë. Do ta shikosh e mësosh shumë shpejt se kush është Lulëzim Basha. Por ti harron se 90% e forcës së tij qëndron tek deputetët me grada gjenerali që i qëndrojnë afër. Ti harron Gazmend Bardhin, këtë uragan politik që aspiron për Ministër të Brendshëm, me atë pathos ashtu si në ditën kur në Elbasan, plumbat morën Pjerin Xhuvanin. Ai është truri dhe shpirti i të gjitha kalkulimeve dhe veprimeve të tre muajve të fundit të Lumzim Bashës. Ai trashëgon traditat më specifike të Kavajës. Ai është trim mbi trima. Del e pret dhe ambasadoren amerikane tek shkallët e PD, edhe pse ajo sja jep dorën. Ai jeton si ermeit që të bëjë planet e mëdha të Lulëzim Bashës dhe planet si të të rrëzojë ty KM. Ti harron forcën dhe fuqinë e Enkelejd Alibejt. Me gjithë atë persekutim që i bëri Sali Berisha ai mbijetoi. Ai është çereku i fuqisë së Lulëzim Bashës. Mbështetet mbi primet fondamentaliste të Kuranit. Ai është pasardhës i drejtpërdrejtë i fisit Kuraj ashtu siç ishte dhe vetë Profeti Muhamet. Ndaj bëji mirë llogaritë, ai është nënë kryetari më i mirë në tërë historinë e së djathtës shqiptare. Ti zoti KM, harron aftësitë potencialin fuqinë, performancën e Grida Dumës. Jo se është çereku i fuqisë së Lulëzim Bashës, por në 2021, ajo është më disponibël për tu marrë 24/7 me politikë dhe ka me vetë me qindra e mijëra demokratë të Kavajës e më gjerë. Ti harron nënëkryetaren tjetër Jorida Tabaku, këtë trimëreshë të Tiranës, që përfaqëson gratë e burrat kryeqytetas, që flet për miliona për miliarda është më besnikja e kryetarit dhe në dy votimet e fundit për pastrimin e parave edhe pse ishte e ashpër me ju, u gëzua që ligji u votua me 114 vota, do kishte dalë më shumë po fajin e ke ti se në sallë mungonin 23 deputetë socialistë. E mendon se ç’të gjen nga Jorida Tabaku. Mjerë Erisa Spiropali ku do futet. Ti zoti KM, harron karizmën e Ervin Salianjit. Ai sot për sot mbetet njeriu më i fortë në PD, më i aftë, se zë gjumi për arritjet e Lulëzim Bashës. Falë tij PD, është atje ku është. Falë tij Lulëzim Basha është ky ante që ngrihet si uragan nga varri dhe të shkatërron ty. Ti harron Ina Zhupën që të ka bërë copë e çikë ty me ato që thotë në Kuvend, dhe jashtë tij. Po si o KM, harron Oriola Pampurin. Këtë deputete moderne largapamëse që fjalën e saj e ka si shpatë samuraj që kurrë s’bën harakiri por të pret çdo tentakulë armiku. Ti harron Dhurata Çupin këtë juriste që mjerë ku do futen Ulsi Mania dhe tërë juristët e tu. Asaj s’i ka thënë Basha të fillojë luftën e vërtetë se i shkreti ti ku do futesh. Gjej vrimë miu e futu nga Dhurata Çupi o zoti KM. Se në Burrel e Peshkopi s’shkel dot ti po u bashkuan forcat e saj me të Kreshnik Çollakut. Ndaj vëri gishtin kokës dhe llogariti dy korifejtë deputetë të Qarkut të Peshkopisë. Po në Lazarat shkel dot më ti. Ke Roland Bejkon që është bërë krahu i krahut të krahut të krahut të djathtë të kryetarit Basha. Se zë gjumi fare mbeti natë e ditë nëpër televizione dhe nëpër tribuna vetëm e vetëm të mos i ndodhin ato që i kanë ndodhë në të kaluarën. Po Basha ka deputetin Likaj nga Kopliku që ka aqë shumë toka, sa sikur ti KM, qoftë larg ta zmbrapsësh frontin e Bashës në Koplik ata mund të ngrejnë fushime luftimi si ato të Bonopartit në Vaterlo, jo për 99.95 përqind të demokratëve që ka Basha, por dhe më gjerë dhe për demokratët e Hollandës. Për prapavijën e fushimit mos u shqetëso zoti KM, se marrin furnizime pa fund nga serat pronë private të Gjeneral Koreshit në Lushnjë. Prodhon çdo gjë ai karota e sallatorë që edhe kur këputen dhe vendosen në arkë vazhdojnë e rriten dhe dy muaj, kështu që furnizon për betejë të gjatë 15 vjeçare me ty jo vetëm Fation Agalliun por tërë deputetët besnikë gjeneralë të kryetarit Basha. Po as ai as Likaj e as Agalliu nuk duan vetë se ty të bëjnë gjemën. Besoj se këta gjeneralë me një dy dhe tre yje të lulëzim Bashës që të përmenda të mjaftojnë për të të hedhur nokaut se ka dhe shumë të tjerë që rrinë natën pa gjumë. Ti nuk shkel dot më në Lezhe se ka kapidan Agron Gjekmarkaj dhe zëvëndësi i tij Mark Maku të bëjnë copë, guxo Edi Rama guxo. Ti s’do ta kalosh më dot tunelin e Elbasanit as nga rruga e vjetër e Qafës së Krabës s’kalon dot se ta pret rrugën Flutura Açka, një gjenerale me shumë përvojë politike e Bashës. Këta janë maja e aisbergut të anteut të demokracisë shqiptare Basha, ndaj mbaje gjuhën nëse nuk do të shpëtosh dot pavarësisht se ti tallesh dhe thua se të jetë për ta rroj dhe 400 vjet. Ti do më përgjigjesh që këta i rrëzoj me p……..ët e Braçes. Por jo ore jo e ke gabim.###

Tiranë 19 tetor 2021

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here