Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar ngritjen e akuzave penale kundër miliarderit hungarez-amerikan George Soros dhe djalit të tij, Alexander Soros, duke i akuzuar ata për shkaktimin e “dëmeve të mëdha” në SHBA.
Në një postim të datës 27 gusht 2025 në platformën e tij Truth Social, zoti Trump – pretendoi se Soros dhe grupi i tij kanë mbështetur protesta të dhunshme dhe aktivitete që, sipas tij, dëmtojnë interesat kombëtare të vendit.
Kjo deklaratë vjen në një klimë të tensionuar politike, ndërsa presidenti Trump vazhdon të kritikojë figurat e majta për ndikimin e tyre në politikën amerikane.
Deklarata e Trump-it erdhi në postimin e tij në Truth Social, ku ai shkroi:
“George Soros dhe djali i tij i mrekullueshëm i majtës radikale duhet të akuzohen sipas ligjit për mbështetjen e protestave të dhunshme dhe shumë gjëra të tjera në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk do t’i lejojmë këta të çmendur të shkatërrojnë Amerikën më tej, pa u dhënë asnjë shans për të ‘MARRË FRYMË’ dhe për të qenë TË LIRË. Soros dhe grupi i tij i psikopatëve i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit tonë, përfshirë miqtë e tij të çmendur nga Bregu Perëndimor. Kini kujdes, po ju vëzhgojmë! Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!”
Më tej zoti Trump sugjeroi se akuzat mund të bazohen në ligjin federal RICO (Racketeer Influenced and Corrupt Organizations Act), i cili synon të luftojë organizatat kriminale, duke e cilësuar Soros-in si një kërcënim për sigurinë kombëtare.
Megjithatë, deri më tani, as Trumpi dhe as administrata e tij nuk kanë publikuar prova konkrete për të mbështetur këto pretendime.
George Soros, 95 vjeç, është themeluesi i Open Society Foundations, një organizatë që ka dhuruar miliarda dollarë për kauza liberale, përfshirë reformat në drejtësi penale, lëvizjet për të drejtat sociale, dhe nisma për demokraci në mbarë botën.
Soros ka qenë shënjestër e vazhdueshme e kritikave nga e djathta amerikane, e cila e akuzon për financim të protestave si ato të Black Lives Matter dhe për ndikim në zgjedhje përmes donacioneve politike. Këto akuza shpesh janë cilësuar si teori konspirative me nuanca antisemite dhe nuk janë mbështetur me prova të forta.
Mirëpo, Alexander Soros, djali i tij, i cili ka marrë një rol gjithnjë e më aktiv në drejtimin e fondacionit, veçanërisht gjatë viteve të fundit është vënë në shenjestër të republikanve në Amerikë .
Disa kritikë, përfshirë Trump-in, e kanë akuzuar atë për mbështetje të nismave si ajo “Open Balkan”, (Serbi, Shqipéri, dhe Maqedonia e veriut) një iniciativë për bashkëpunim ekonomik në Ballkan, e cila nga disa konservatorë këtu shihet si një mjet për zgjerimin e ndikimit liberal në rajon( kapitalin kinez dhe ruse) . Megjithatë, këto pretendime mbeten të diskutueshme dhe të paverifikuara zyrtarisht.
Open Society Foundations reagoi menjëherë ndaj deklaratës së Trump-it, duke e quajtur akuzën “skandaloze dhe të rremë” dhe duke mohuar çdo përfshirje në aktivitete të paligjshme.
Reagimet dhe Implikimet erdhën thonë gazetarët ngase deklarata e Trump-it, ka nxitur reagime të ndryshme. Mbështetësit e tij në platformën X dhe në media konservatore e kanë përshëndetur qëndrimin e tij si një hap kundër “korrupsionit të majtë”. Në të njëjtën kohë, organizatat për të drejtat civile dhe analistët politikë e kanë kritikuar retorikën e Trump-it si polarizuese dhe potencialisht të rrezikshme, duke paralajmëruar se mund të nxisë tensione sociale.
Në mungesë të një padie konkrete ose provash të publikuara, analistët sugjerojnë se kjo deklaratë mund të jetë një strategji politike për të mobilizuar bazën konservatore të Trump-it kundër figurave liberale, veçanërisht përpara zgjedhjeve lokale dhe federale të 2025-ës. Për momentin, mbetet e paqartë nëse administrata e Trump-it do të ndërmarrë veprime ligjore konkrete


















