Beqir SINA – New York: Mijëra shqiptar morën pjesë në Ditën e Trashëgimisë Shqiptare në Kensico Dam Plaza

Nga Beqir SINA – New York

Fotot : https://www.facebook.com/beqir.sina.73

Westchester NY (4 Qershor 2023) – Në Kensico Dam Plaza, Qendra Nënë Tereza e Famullisë Zoja e Shkodrës dhe zyra e Parqeve të Qarkut Westchester organizuan festivalin në nder të trashëgimisë kulturore shqiptare në Amerikë.

Ky festival vjetor si për çdo vjet mbahet nën kujdesin e veçantë të Dom Pjeter Popaj famullitarit të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, ndërkohë që festivali i trashëgimisë shqiptare shfaqet si një pasuri dhe identitet i pastër kombëtar shqiptar, traditë e moçme shqiptare, kulturë, muzikë, këngë e valle shqiptare të gërshëtuara me sport si garat në futboll, volejboll, shah e lojëra të tjera, guzhinë shqiptare me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe.

Dita e Trashëgimisë Shqiptare, u mbajt të dielën 4 qershor nga mesdreka( ora 11) deri në orën e e para të mbrëmjes(ora 7 ) në parkun argëtues “Kensico Dam Plaza” në Valhalla konteja e Westchester – New York.

Aktiviteti vjetor mbahet në kuadër të festivaleve komunitare , të kontesë Westchester “Ditës të Trashëgimisë Kulturore”, ku bënë pjesë edhe trashëgimia kulturore shqiptare në Amerikë.

E diela e parë e qershorit në parkun rekreativ “Kensico Dam Plaza” në Valhalla konteja e Westchester – New York, është një ditë për komunitetin shqiptar të kujtojë trashëgiminë kombëtare shqiptare, ku të gjitha vlerat e saj materiale dhe shpirtërore bëhen një së bashku për t’ua përcjellë brezave si dëshmi të identitetit tonë kulturor në diasporë.

Famullitari Dom Pjetër Popaj në fjalën e rastin vlerësoi “Ditën e Trashëgimisë Shqiptare” në New York, për traditën që ruan, për vlerat që trashëgon dhe mbi të gjitha për kënaqësitë dhe krenarinë që i fal çdo të pranishmi : ”Dita e trashëgimisë shqiptare, tha ai është kthyer në një festival mbarëkombëtar shqiptar që ruan dhe përjetëson kulturën shqiptare në Amerikë”.

Në këtë aktivite morën pjesë mijëra shqiptarë nga Nju Jorku dhe Zona Tri-Shtetëshit, shqiptar të të gjitha moshave me familjet dhe miqtë e tyre, në këtë festival të madh, të festojnë kulturën tonë shqiptare. Mark Gjonaj dhe personalitetet e njohura të komunitetit e vlerësuan këtë aktivitet si për nga pjesëmarrja, por edhe mesazhet që përcjell për shqiptarët në mbarë trevat shqipfolëse.

Ky festival kulturor si e quajn amerikanët, është padyshim edhe një nga aktivitet më masive të komunitetit shqiptar, në cilin përfshihet kuzhina tradicionale shqiptare, pijet alkolike(verë dhe raki) nga vendlindja, koncerte më këngë e kërcim popullor nga Shqipëria, Kosova, dhe trojet shqiptare, dhe një sërë aktivitetesh sportive (futboll, volejboll, shah, çiklizëm, vrapim e tjer) .

Drejtuesi kryesor i veprimtarisë artistike dhe kulturore është Fran Çotaj bashkë me koreografe Agjelina Nika “Mjeshtër i Madh” udhëheqëse artistike e Grupit Rozafati.

Festivali “Dita e Trashëgimisë Shqiptare” në Kensico Dam Plaza , këtë vit u shoqërua me performancën live nga këngëtarja e njohur Liria Dedvukaj, dhe Valdet Luka, në orkestrimin muzikor të DJ Edi, ndërsa fëmijët performuan me kostumet e bukura folklorike kërcime tradicionale shqiptare nga të gjitha trevat.

Ky festival kulturor për më shumë se shtatë orë shfaqi në natyrën e bukur të këtij parku gjatë gjithë ditës në skenën e madhe të parkut dhe sheshin para digës, këngë e vallëzime nga grupi “Rozafati” me koreografe “Mjeshtren e Madhe” Angelina Nika, nga Qendra Kulturore “Nëna Tereze” e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”. Në, ndërkohë, që në sheshin e parkingut, ambulantët ishin ata që tregtojnë vepra arti, orendi zbukurimi, veshje popullore, bluza me stampime shqiponjën me dy krena, simbole kombëtare me ngjyrat kuq e zi, dhe sherbejnë me artikuj të kinkalerise, aksesor me simbolet kombëtare, si dhe qebabtoret me ushqime etnike të çastit.

Ky i ashtuquajtur festival përfshinë gjithashtu, në fushat e gjelbërta kënde me lojra nga më të dashurat për fëmijë, lojra me balona, dhe pikturë të fytyrës e krahve me shqiponja dhe flamurin kuq e zi .

Të gjitha ambjetet e parkut dhe për rreth fushës së gjelbërt në Kensico Dam Plaza në Valhalla, si gjithmonë janë në dispozicion për të pranishmit.

Drejtori Ekzekutivi i kontesë Westchester George Latimer ka thënë : “Komuniteti shqiptar si një komunitet, kontesë Westchester County, me këto aktivitete kulturore, sportive dhe argëtuese po përpiqet të nxisë diversitetin, barazinë dhe përfshirjen sa më shumë në jetën tonë komunitare. Ku shqiptarët i kushtojnë një vlerë të madhe familjeve dhe trashëgimisë së tyre etnike, nga vendorigjina e tyre. Shqiptarët vijnë për çdo vit të kalojnë kohë të bukur me të dashurit e tyre dhe të mësojnë fëmijët e tyre, të lindur në amerikë për kulturën e traditën e bukur shqiptare.”

Komisionerja e Parqeve të Qarkut Westchester, Kathy O’Connor, thotë : “Kensico Dam Plaza është mjedisi i përsosur që kultura e Shqipëtarve në Amerikë, të gjallërohet përmes lojës së futbollit, volejbollit, muzikës, kërcimit dhe aktiviteteve kulturore për të të gjitha moshave.”

Festivali Dita e Trashëgimisë Shqiptare në Kensico Dam Plaza – Westchester, mbahet çda javë të parë të qershorit, organizuar nga Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”, në kujdesin e famulllisë, famullitarit Dom Pjetër Popaj.( Photo credit Mark Shkreli)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here