Beqir SINA New York: Takime historike ne SHBA-s te presidentit Rugova. Ai i beri shqiptaret mik te medhenje me Ameriken

Rugova i beri shqiptaret mik te medhenje me Ameriken

Video AP https://youtu.be/NJDMqHbdD3M?si=rHquhIu9G3cSLIxy

Duke ricikluar në këtë kontekst lidhjet e mira të shqiptarëve me SHBA-në, rikujtojmë rrugën që ndoqën ato me presidentin e parë të Kosovës, tashmë të ndjerin Ibrahim Rugova. Me Amerikën e lidhjet e tij, vizioni që kishte dr. Rugova si dhe me vizitat e shpeshta në SHBA, takimet që zhvilloi ai aso kohe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithnjë e më tepër po kuptohej më mirë çështja shqiptare e Kosovës, si dhe lufta paqësore për liri e pavarësi ishin me përparsi për Kosovën. Rugova qe ai që arriti të shpalosë në Uashington D.C. planin prej dhjetë pikash, i cili kur u vu në jetë solli edhe lirinë e ëndërruar të shqiptarëve më 9 qershor 1999. Rugova me lidhjet që krijojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u la shqiptarëve në vijimësi një mik të madh dhe të përjetshëm.

“Gezohem që Dr. Rugova, ka pasur nje vizite te rendesishme ne SHBA-s,(bëhet fjalë për një vizitë dhe dëshmi në kongres Maj 1998) dhe se takimet e tij me zyrtaret me te larte te Adimistrates ishin te fryteshme per te dy palet”, Ne jemi te vendosur ne perpjekjet per rikthimin e te drejtave njerezore dhe politike te popullit ne Kosove, ku Dr Rugova, ka nje rol te rendesishem dhe te admirueshem. Refuzimi i ndaj dhunes dhe durimi i tij perball represionit serb, deshmon nje kurajo dhe largepamesi”, tha ish Presidenti Klinton pas takimeve të Rugovës në Washington (Maj 1998)

Me Ameriken lidhjet e tija dhe vizioni qe kishte Dr Rugova si dhe me keto vizita e takime qe zhvilloi ai ne Shtete e Bashkuara te Amerikes, gjithenje e me teper po kuptohej me mire çeshtja shqiptare e Kosoves, si dhe lufta paqesore per liri e pavaresin e Kosovës. Rugova arriti te shpalose ne Washington D.C. atë që u quajt “Plani 10 pika”, plan i cili solli edhe lirinë e ëndërruar të shqiptareve me përfundimin e luftës së UÇK-së, me ndihmën e Natos dhe SHBA, më 9 qershor 1999-të. Athere kur Serbia, u largua me forcën ushtrake një herë e përgjithmon nga Kosova.

Rugova me lidhjet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara te Amerikes u la shqiptareve nje mik te madhe dhe te perjeteshem

Presidenti Rugova, me udhheqësit e ter nga Kosova, erdhi në Capitol Hill, Kongres dhe Senatin amerikan, si dhe në “Shtëpinë e Bardhë”, në fund shekulin e 19-të, me ndihmën e atij që ishte dhe “çelsi” që u happy dyert , ish kongresisti republican i njujobrkut, Joseph J. DioGuardi, themeluesi dhe udhëheqësi i Lobit të parë shqiptar në Washington.

Shkurt 1990: DioGuardi shkon në Beograd me stafin e Kongresit të Kongresit për të Drejtat e Njeriut, të kryesuar nga kongresmenët Lantos dhe Porter, për të mbajtur një konferencë shtypi në Beograd rreth shtypjes serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Më pas ai bën një vizitë të paparalajmëruar në Kosovë për të takuar intelektualë kryesorë, gazetarë dhe aktivistë, përfshirë Dr. Zekeria Cana, Zenun Celaj, Bajram Kelmendi, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja dhe Vetton Surroi.

Me shkurt 1990 per here te pare presidenti Rugova kryesoi nje delgacion te gjere intelektualesh ne viziten e pare, si politikan ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Dr. Ibrahim Rugova me nje grup intelektualesh, gazetare dhe aktiviste te njohur te te drejtave te njeriut si : Dr. Zekeria Cana, Zenun Celaj, i ndjeri avokat Bajram Kelmendi te ftuar nga kongresmeni republikan i njujorkut Joseph DioGuardi, zhvilluan nje seance degjimore te kryesuar nga kongresmenve Lantosh dhe Porter.

Me 8 – 9 – janar 1993 , realizohet vizita e dyte e kryetarit te Levizjes Demokratike te Kosoves ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Dr Rugova ne krye te nje delegacioni i shoqeruar nga z Shaqir Shaqiri pati nje sere takimesh me Administraten e Presidentit Gorge H. Bush(babai i ketij sot) dhe ne institucione te tjera. Ai u takua me z Arnold Kantor n/sekretar per çeshtjet politike ne Departamentin Amerikan te Shtetit.

Ne kete takim u bisedua per ndihmen 5 milion dollar qe kongresi amerikane i dhuroi Kosoves. Vizita ne Washington D.C. erdhi pasi me pare Rugova qe takuar ne Bruksel me zotin Eagleburger. Rugova ne keto takime kembenguli per nje intervenim nderkombetar ne Kosove, si rruga e vetme per te ndaluar konfliktin qe po provokohej sistematikisht nga rregjimi serb ndaj shqiptareve.

Me 16 shkurt 1993- Presidenti Rugova filloi nje vizite tjeter ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne Institutin Amerikan per Paqe dhe nje takim me zyrtarin e larte amerikane Carnegie , Rugova kerkoi vendosjen e trupave te OKB-es ne bashkepunim me NATO-n ne Kosove, venien e Kosoves nen protektorat nderkombetar deri ne pavaresine dhe neutralitetin e plote te saje.

Ne maj 1994 – ne Nju Jork, ne katedralen kryesore San Patrick ne Manhattan, i ndjeri kardinal John O’Cnor priti ne nje takim te veçante Dr Rugoven dhe dha nje meshe te veçante me lutje per Kosoven ne salle ishin rreth 3.000 besmitare. “Gezohem qe Dr. Rugova ka pasur nje vizite te rendesishme ne SHBA-s, dhe se takimet e tij me zyrtaret me te larte te Adimistrates ishin te fryteshme per te dy palet”, i shkruan presidenti Klinton kongresitit Engel dhe kogresites Molinari .

Ne jemi te vendosur ne perpjekjet per rikthimin e te drejtave njerezore dhe politike te popullit ne Kosove, ku Dr Rugova ka nje rol te rendesishem dhe te admirueshem. Refuzimi i ndaj dhunes dhe durimi i tij perball represionit serb, deshmon nje kurajo dhe largepamesi”, shkruante Presidenti Bill Klinton.

Me maj 1996- gjate nje vizite ne SHBA-s Dr Rugova u takua me Sekretarin amerikan te Shtetit Warren Christopher dhe diplomatin e njohur amerikane Kris Hill ku u njohe me nismen amerikane per hapjen e misonit te pare amerikane ne Kosove. Me 12 korrik kongersmeni Eliot Engel pret shiritin e misionit amerikane ne Prishtine.

Rugova u takua me ndihmesekretarin amerikan Strob Talbot

Dr. Ibrahim Rugova u takua ne Uashington me Strob Talbotit, ndihmesekretarin shteteror amerikan, i cili ishte edhe ushtrues i detyres se sekretarit te shtetit.Takimi u zhvillua ne nje atmosfere te ngrohte e miqesore. Zyrtari i larte amerikan theksoi perkrahjen e fuqishme amerikane per lirine dhe paqen ne Kosove dhe shprehu perkrahjen e madhe amerikane per rrugen paqesore te zgjidhjes se çeshtjes se Kosoves e per politiken e udhehequr nga dr. Ibrahim Rugova. Ndersa, Dr Rugova e pershkroi gjendjen ne Kosove si shume te rende e te rrezikshme per shkak te aksioneve te vazhdueshme te forcave serbe dhe masakrimeve te popullesise ne shtepite e veta.

Rugova kerkoi nga SHBA-te perkrahje edhe me te madhe per luften paqesore te popullit te Kosoves per pavaresi dhe per zgjidhjen politike te çeshtjes se Kosoves. Ai i beri thirrje administrates amerikane qe te ndermarre masa preventive per evitimin e nje masakre mbi popullin e pambrojtur te Kosoves. Dr.Rugova beri thirrje qe udheheqja e SHBA-ve te marre rolin prijes ne zgjidhjen e çeshtjes se Kosoves.

Ndihmessekretari shteteror amerikan Strob Talbot e vleresoi te rendesishem fillimin e procesit te bisedimeve mes Prishtines e Beogradit. Ai premtoi angazhimin e vazhdueshem te SHBA-ve ne kete proces. Ne bisede ishin te pranishem edhe Robert Gelbardi, i derguari i posaçem per Ballkanin i Presidentit Klinton dhe i Sekretares se shtetit Medlin Ollbrajt dhe ambasadori i SHBA-ve ne Shkup Kristofer Hill, i cili eshte angazhuar ne procesin negociator ne Kosove.

Kryetari Rugova dhe anetaret e delegacionit te Kosoves folen ne Fondacionin Karnegi.

Dr Rugova dhe anetaret e delegacionit te Kosoves folen edhe ne Fondacionin Karnegi ne nji paraqitje e organizuar nga Grupi Nderkombetar i Krizes, ndersa dr. Ibrahim Rugova foli per gjendjen e rrezikshme ne Kosove dhe per nevojen e zgjidhjes se çeshtjes se Kosoves me mjete politike.

Me 28- maj 1998- Rugova takohet me Presidentin Klinton ne Shtepine e Bardhe

Ne Washington D.C, ne oren 9:50, sipas kohes lokale, i shtrohet karpeti i kuq dhe ai zhvillon nje takim 40 minutash me presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Bill Klinton. Me pase ai takohet me Robert Galbardin, I derguar special per Ballkanin i presidentit Klinton dhe i Sekretares se shtetit Medlin Ollbrajt. Vizita e kryetarit te Republikes se Kosoves ne SHBA po percillej me interesim nga mjetet e informimit publik.

Me vitin nentor te viti 2000- ne kremtimin e pese vjetorit te Marrveshjes se Dejtonit Presidenti Rugova erdhi ne Shetetet e Bashkuara te Amerikes, si presidenti i pare i Kosoves se lire. Ai zhvilloi ne kete vizite takime ne Nju Jork, Detroit, Çikago dhe Washington D.C.

Presidenti Rugova me 2004 u nderua nga Komunuelthi i Pensilvanise memirenjohjen “Mik i Madh i SHBA”

Ne nje ceremoni te zhvilluar me 26 prill 2004, ne shtetin Pensilvania ,Presidentit Rugova iu dorezua mirenjohja “Mik i Madh i SHBA” dhe “njeriu qe punon per ta permbyllur kornizen ligjore per pavaresine e Kosoves”.Zv.guvernatorja e Pensilvanise znj. Katrin Bejker Noll, ne nje darke te organizuar per nder te Presidentit Rugova, tha se miqesia e Ibrahim Rugoves ndaj SHBA-ve ka qene jo vetem ne te mire te Kosoves, por edhe te SHBA-ve. “Fryma juaj e ngrohte e bashkepunimit eshte nje ideal drejt te cilit aspirojne te gjithe njerezit”, tha zonja Noll. Ajo ne emer te gjithe qytetareve te Pensilvanise i shprehu falenderim Presidentit te Kosoves per miqesine ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

”Ne emer te 12 milione qytetareve te Pensilvanise, dua t’ju shpreh lavdate per arritjet tuaja te jashtezakonshme dhe t’ju falenderoj per miqesine tuaj ndaj Shteteve te Bashkuara. Vazhdofshi me suksese te medha dhe paqe ne gjithe perpjekjet tuaja ne te ardhmen”, tha mes tjerash ne fjalen e saj, zonja Ketrin Bejker Noll (Catherine Baker Knoll).

Nderkaq, Presidenti Rugova, duke u falenderuar per kete miernjohje tha se”roli i Amerikes ishte i pazevendesueshem edhe ne jetesimin e aspirates shekullore te shqiptareve”. “Njohja sa me e shpejte e pavaresise se Kosoves do ta qetesonte kete pjese te Evropes dhe tere boten”,- tha Presidenti Rugova.

Me 19 shtator 2003 ne Prishtine, rreth 8.00 te mengjesit, mberriti ish-presidenti amerikan Bill Klinton, i cili qendroje per nje vizite nje diteshe ne kryeqytetin e Kosoves, ku u nderua me çmimin doktor nderi i Universitetit te Prishtines. Ish-presidentin Klinton ne aeroportin e Prishtines e priti dhe ideshiroi mireseardhje Presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova, shefja e Zyres amerikane ne Prishtine, Mersi Ris etj. Ne aeroportin e Prishtines Klintonin e pershendeten edhe disa qindra qytetare. Ish-presidentit Bill Klinton ne nje ceremoni solemne te zhvilluar ne amfiteatrin e madh te Fakultetit te Filologjkise iu dorzua titulli “Doctor honoris causa”.

Nje takim i veçante i ish-presidentit amerikan Bill Klinton me Presidentin e Kosoves Ibrahim Rugova ne mjediset e Universitetit te Prishtines, takim qe zgjati rreth 40 minuta dhe u zhvillua me dyer te mbyllura u bisedua rreth çeshtjes se Kosoves. Me mijera qytetare te kryeqytetit dhe nga viset e tjera te Kosoves, kishin ardhur per te pershendetur ish-presidentin amerikan Bill Klinton dhe per ta falenderuar ate per te gjitha qe ka bere per lirine e Kosoves si President i SHBA-ve.