Beqir SINA: Papa Françesku: Jemi duke punuar për një vizitë në Kosovë

A është Kosova ndalesa e radhës? A ka për të dhënë Papa Francesku, edhe një lajmë të mirë për Kosovën: “Njohjen e Kosovës nga Vatikani”
Simbas radio Vatikani në gjuhën shqip, thuhet Papa Françesku së fundmi në një intervistë të gjatë, ka paralajmëruar se mund të ketë një vizitë në Kosovë.

Papa Françesku e bëri të ditur këtë nxjerr në kontekst të intervistës teksa ishte pyetur në për mediumin “Vida Nueva” , duke thënë se “nuk do të shkojë në asnjë vend të madh të Evropës, “ derisa siç është shprehur ai “të mbarojë me të vegjlit”.

Më pasë ati i shenjët ka treguar se si ai kishte nisur vizitën e tij në Shqipëri, vite më parë, teksa tregoi se një të tillë dëshiron tani ta bëjë edhe në Kosovë.
“Nuk do të shkoj në asnjë vend të madh të Evropës derisa të mbaroj me të vegjlit. Fillova me Shqipërinë dhe megjithëse shkova në Strasburg, nuk shkova në Francë. Edhe pse do të shkoj në Marsejë, nuk do të shkoj në Francë” tha Papa Françesku në këtë intervistë ndërsa vazhdon :
“Ne jemi duke punuar për një vizitë në Kosovë, por nuk është e përcaktuar”.
Vizita e Papës vjen edhe me ftesë të Kryeministrit Albin Kurti. Ky i fundit gjatë takimit në Vatikan më 22 qershor me Papa Françeskun, njoftonte se e kishte ftuar Atin e Shenjtë në Prishtinë.
Mirëpo, duke iu referuar përgjigjes së Papa Franceskut na duhet kujtojmë se në fund të qershorit, ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai që është pritur nga Papa Françesku në Vatikan gjatë vizitës së tij zyrtare në këtë vend.
Nga Papa Françesku po këtë vit ishte pritur edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Në ndërkohë me vizitat e tyre në Selinë e Shenjët, takimet me krerët e Selisë së Shenjët në Vatikan, ka qenë më parë edhe Imzot Dodë Gjergji – Ipeshkëv i Kosovës – Katedralja Nënë Tereza Prishtinë dhe Dom Lush Gjergji i Ipeshkvisë së Prishtinës dhe Prizrenit, të cilët kanë kërkuar vazhdimisht një vizitë të tilll, në një kohë sa më të përshtashme.
Megjithatë, kjo vizitë merr një rëndësi të veçantë ngase në rrjetet sociale po qarkullojnë zëra se Papa Françesku me qenë se do të zhvillojë një vizitë në Kosovë, (datë e cila ende nuk është caktuar) ka për të dhënë edhe një lajmë të mirë për Kosovën: “Njohjen e Kosovës nga Vatikani”
Mbasi siç dihet vizita e Papës në Prishtinë, vjen në kuadër të situatës mes Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Udhëtimet e radhës, duhet të jenë në Kosovë dhe Argjentinë. Nuk do të shkoj në asnjë vend të madh evropian derisa të mbaroj me të vegjlit”, tha Papa.

Thank

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here