Beqir Sina: Si vdiq në duart e mia, gruaja e Perfektit të Tiranës, zonja Hajrie Mulleti, në Savër të Lushjes – në një barakë të vetmuar, në internim më 1980 !
SAVËR LUSHNJE : Ka qenë muaji i fundit i vitit 1980 – Dhjetori, me sa mbajë mend – kur rreth orës 2 pas mesnate në shtëpinë time – që i binte të ishte, një dhomë 4×4 në baragën e tretë, me hyrje për nga rruga nacionale, dëgjojë një trokitje “Tak-tak,” e lehtë, në penxheren time, që ishte ngjitur me derën dhe krevatin ku flija së bashku me nënën time.
Veshë një palë pantallona dhe çohem të shikojë se kush ishte kaq vonë…!
Me thënë të drejtën si unë dhe nëna ime – që filmin në një dhomë, të cilën e kishim edhe dhomë gjumi, pritje dhe guzhinë, u befasuam kur pamë Shitin ( si i thërrisnim ne në kamp Reshit Mulletit), ngase, ai vinte tek unë gati çdo mbrëmje, dhe atë natë, sapo ishte larguar duke na thënë, se po ikte pak më heret, sepse Hajrija ishte shumë sëmurë.
Shiti, ashtu trup shkurter dukej se kishte “humbur”, fare, ca nga nata, ca nga “frika”. Nejse, ai nuk e zgjati , dhe, duke iu drithëruar zëri, na thotë :” Hajdeni! se zoja Hajrije, po vdes – por nuk i del shpirti ” . Ajo më shikon mua – dhe vetëm lot i dalin”, tha ai, duke shikuar drejte nga nëna ime, për ndonjë ndihmë…..
Nëna ime, tha se ajo nuk dinte nga këto zakone (rite tradicionale fetare), por tregojë për nga një komshija jonë, e cila qe një grua me të vërtet burrneshe e fisnike nga Tropoja – Vocër Hoxha, quhej, dhe sipas nënës time, ajo duhet të dinte…..!
Shkova, menjëher tek Vocrra, dhe ja tregojë situatën në të cilën ndodhej zoja Hajrije.
Ajo vishet shpejt e shpejt dhe së bashku të dy me vrap në mes të natës, nisemi për tek baraka ku jetone Reshit Mulleti me të emën e tij Hajrije Mulletin – ish gruan e Prefektit të Tiranës. E cila ishte një grua me vyrtyte të veçanta fisnike, shumë popullore dhe mjaft e zgjuar me atë sjelljen, dhe humorin karateristik të tiranësve të vjetër.
Shiti me nëna Hajrijen, jetonin në barangat e ndërtuara kastile për të presekutuarit – të interrnuarit e asaj kohe.
E cila, ishte një dhomë e shtëpi 4×4, njëkohësisht, e mbushur gati deri në tavan me të gjitha orendit (paisjet shtëpijake) të një shtëpie që dukej se kishte qenë me tradita, dhe fisnike, të një familje aristrokrate shqiptare, si i thonim ne, të kamura – pasanikë në një kohë në Shqipëri.
Pra, aty në atë dhomë barange shihje gjithëçka, duke filluar nga : tre syndyk, druri, qylymat e Persisë, kompletet e pijatave dhe filxhanëve të kafes dhe çajës, të gjitha të porcelanit nga firma të famshme çeke Esty dhe Dubi, të lara me lule dhe vija flori. Gotat e ujit, lugët, pirunjët e thikat e bukes, pecetat e qendisura të gjitha, të ardhura nga Italia e Austria, ku Hajria edhe ishte martuar, ( pra ishin paja e nuses) një radio e vjetër gjermane (Gruding) dhe një aparat fotografik – Pentaks, që e perdorte ngadonjeher Shiti, (duke na fotografuar dhe na i bërë me ngjyra fotografitë, ne të interrnuarve, ngaqë, ai kishte një kuti me bojra uji, për fotografitë, që ishin bardh e zi, dhe për ti bërë ato me ngjyra) . Në shpëtinë e tij, pra në atë dhomë,4 me 4 kishte me dhjetra libra, të autrove të huaj, fjalor anglisht shqip dhe italisht shqip, ku të dy i lexonin dhe i rilexonin. Pra, të gjitha sendet ishin të disorganizuara – njëra mbi tjetrën, sikur të zinin frymën.Të pa sistemuar mbuluar nga pluhuri, dhe vendosur ashtu mes veshëmbathjesh të vjetra, por të jashtme i thonim ne atëhere, rroba të modës italiane dhe vjeneze, të asaj kohe.
Unë nuk e kisha për her të parë të hyja në atë shtëpi, mbasi isha “mysfirë” i rregullt i familjes Mulleti, të cilët më donin aq shumë, dhe më prisnin shumë mirë.
Shiti dinte mjaft mirë italisht, dhe, ishte pohtuajse se për gjithë kampin një “axhensi lajmesh”, kuptohet lajmeve sportive. më së shumti, por, që me njerez të besuar, ishte edhe për të “dhënë” prej atyre lajmeve se çfarë ndodhte në botë – SHBA, Itali, Gjermani, Angli, Francë, e të tjera, në mëgjes i mësoje së pari nga Shiti.
Mirëpo, kur hymë në shtëpinë e Shtit, Vocrra, më tha se duhet t’ja mbaja unë kokën e Hajrijes, në preherin tim, dhe ajo i rrinte në këmbë përballe, dhe nisi e i tha ca fjalë, që as sot e kësaj dite nuk di se çfarë, i tha, por mbaj mend se nuk kaluan as dy a tre minuta dhe Hajrije Mulleti, u shua menjëhere e në qetësi.
Vocrra, pa nga Shiti, dhe i tha tani mbyllja syte ……ai duke qarë i vuri dorën përmbi sy dhe kështu na vdiq kjo grua heroinë – një grua fisnike me vyrtyte të larta, që do të mbetet gjatë në mëndjen time dhe e të gjithë atyre që e njohën, nëpër kampet e interrnimit. Pikërisht, për atë dashurinë e saj, finsikërinë, mënçurinë, bukurinë, humorin e ëmbël dhe karakteristik të Tiranës, një anti-komunsite dhe qendrestare deri sa mbylli syt, atë Dhjetor të 1980.
Hajrija dhe djali i saj i vetëm Reshiti, ishin deri sa vdiqën Tironsa me të gjitha : në të folme, në të jetume, pra në gatim , në zakone dhe tradita, bujari dhe dashuri. Kishin qejf shumë të pinin kafe, në mëngjes dhe në darkë shoqeruar kjo, edhe me ndonjë cigare “Partizani”, dhe të lexonin ndonjë libër e dëgjonin radion, sidomos radion në gjuhën Italiane.
Kur e kishin interrnuar Hajrijen me djalin e saj Reshitin – nga që kishin një miqësi tradicionale me Myslym Pezën – si Tiranës “dembabadem” pra Trionas më rrënjë, thonin se ai kishte dhënë urdhër mesa duket , që një pjesë të orendive të shtëpisë, le ti merrte me vete, ngado, që e degdisnin nëpër kampet e interrnimit.
Familja Mulleti, si dhe shumë familje të tjera, që kam patur rastin për ti njohur, edhe ato të interrnuara në atë kohë, të cilat kan qenë ndër nga familjet më të mëdha , më të pasura , fisnike dhe patriote në Shqipëri, qysh në kohën e Turqisë, pavarësisë së Shqipërisë, atë të Mbretit Zog, dhe Italisëtë, vinte keq kur i shikoje se si i kishin katadisur në atë mënyrë, dhe të presekutoheshin, e drejtoheshin nga një kryetar këshilli të fshatit dhe brigadier, injorantë e të pashpirtë.
Unë dhe ata pra bashkëvuajtsit e mi, që i kishim njohur këto familje, të cilat ishin nga çdo vend i Shqipërisë, prej nga veriu deri në jug, familje të interrnuara edhe nga Kosova,e Çamëria, dhe viset e tjera shqiptare, e dinim të vërtetën, që na tregonin atëhere, edhe pridërit, tanë.
Ne e dinim se sa, e vështirë ishte ta paramendonim se si kishin qenë këto familje, përfshirë edhe Mulletët, apo familjet e tjera në kampet e interrnimit, duke na thënë :” Paramendoni, dikë të ketë pasur veturë në atë kohë, ose duke dëgjuar radio, në atë kohë, të kishte një aparat fotografik, apo të kishte studiuar në Itali, Francë, Gjermani, Angli dhe SHBA, të dintë më së paku dy gjuhë të huaja( prej nga italisht, gjermanisht, greqisht, serbisht, anglisht, frengjisht, turqisht), dhe t’a shohësh si jetonte ai në internim, në kampet e Savrës, Gjazës, Gradishtës, Plugut, Grabianit, Shtyllasit, Lubonjës, Libofshës, e fshatrave të Kurveleshit”
Më kujtohet si sot kur u shfaq për herë të parë komedia “Prefekti” .
Zoja Hajrije, si i pelqente nënës time ti thërriste asaj, si gjithë herët po shkonte në punë një mëgjes, kur bëhej më parë apeli dhe njërëzit merrnin planin e punës së asaj dite. Kryeagranomi i sektorit Savër, Xhaferr Labi, kërkon të përqesh Hajrijen : “Ej moj Hajri Mulleti – kur ke qenë re, ishe me veturë, ndërsa tani shkon me kazëm në krah….” . Hajrija, pa një pa dy, i ja kthen me atë humorin e saj me atë të folmën tironase – “Po kështu janë kohët, o shoku arganom – unë atëhere kur ti dhe baba e nan e jote, nuk kishte as gomarë, e jo më veturë – sot, ti ke një motorrçiklet, që të ka mbyt me tym e pluhun parcelave të Savrës”.
Harija dhe Reshiti, për atë, që i njohën ishin tipike pinjollë të atyre familjeve, që ishin të thjeshtë, dhe që tregonin se si kanë qenë tiranasit asaj kohe sa me të vërtetë e praktikonin në jetë shprehjen “bëje të mirën dhe hidhe në det – nëse nuk e sheh robi është Zoti ai që ta sheh.”
Besim Levonja dhe aktoria Besa Imami, tregonte Hajrija, kishin qenë hysmeqarë – shërbëtor në shtëpinë e Qazim Mulletit, të cilët atë të mirë, të famijes Mulleti, atyrë, u erdhi një ditë, për t’ ua kthyer fisnikve, në “përqeshje dhe injorim”, në kohën e servilizimit ndaj partisë së punës, duke bërë më të mirën e tyre, tani ata me atë artin tipik, i mësuar nga ata në kohën e realizmit socialist, kohën e genjeshtrave dhe të pavërtetave.
Njëra prej tyre ishte edhe komedia “Prefekti” e interpretuar nga Robert Ndrenika, i cili interpretonte Qazim Mulletin dhe Besa Imami e cila interpretonte Hajrijen, të cilat ishin një punë e Besim Levonjës, i cili përqesh dhe tallet me prefektin e Tiranës, gjatë kohës së pushtimit fashist, Qazim Mulletin, dhe një vartës të tij që ishte drejtues i policisë së Tiranës po në atë kohë, Mon Kukaleshi, sikur ata të kishin qenë sipas Levonjës, ca injorantë.
Pikërishtë, në komedin që bazohet në stereotipa dhe krijon vetëm të tilla.
Por, që faktikisht sot, për Tironasit e vjetër apo autoktonë, dhe ata që kishin jetuar në atë kohë në Tiranë, e njifnin mirë Qazim Mulletin, Prefektin e Tiranës dhe Dibrës së Madhe, shumë pak kohë. Ai ishte një Prefekt dhe një Qazim Mullet, krejt tjetër, krejt ndryshe, nga ai që paraqitet si injorantë, me një administratë të korruptuar, fetarë (kjo në atë kohë kishte kuptim negativ duke qenë se shënjestronte reaksionarët dhe njerëz që gjithsesi ishin kundër rrymës së asaj kohe); fshatarët që banonin afër Tiranës, si të trashë, fanatikë etj, gjithmonë simbas komedisë Prefekti të Besim Levonjës.
Aqsa, sipas asj komedie edhe një personazh nga Luma (veriu) që arrestohet gabimisht, paraqitej në mënyrën më të keqe, si analfabet, që shiste salep me ibrikë në duar dhe ishte gati të denonconte këdo para autoriteteve.
E folura në dialekt ose me fjalë të huazuara e personazheve, të “Prefektit” ishte bërë, nga propoganda e regjimit diktatorial, me qëllim shumë e fortë, për të stigmatizuar grupet shoqërore nga vinin personazhet e komedisë. Këto stereotipa, që gjenden edhe në filmat e tjerë të prodhuar gjatë kësaj kohe ( sundimit komunist), me personalitet e njohura të asaj kohe, vetëm sot shifet, në demokraci se kan qenë krejt ndryshe nga ato që na e mësonte realizmimi socialist, dhe intelektulet e Enver Hoxhës.
Qazim Mulleti, lindi në Tiranë, 20 dhjetor 1893 – vdiq në Vicolo delle Grotte, Romë 28 gusht 1956, qe nëpunës dhe prefekt. Gjatë Luftës së Dytë Botërore qe kryebashkiak dhe prefekt i Tiranës, rol për të cilin regjimi i mëvonshëm do ta pavdeksonte me filmin “Prefekti” aktori Robert Ndrenika.
Simbas faqes së interrnetit Ëikipedia, Qazim Mulleti leu në lagjen “Sulejman Pasha” në Tiranë, ishte fëmija i parë i Reshit bej Mulletit dhe Naile Këlliçit
Nxënjet e para i nisi në Manastir, vazhdoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe së fundmi kreu studimet e larta në kolegjin perandorak “Gallata Saraj” të Stambollit, me medalje ari. Njihte disa gjuhë; osmanishten, arabishten, turqishten, gjermanishten, frëngjishten, italishten, latinishten, serbo-kroatishten dhe greqishten. Hobi i tij ishte hipizmi, koleksionimi i suvenireve, – ku në shtëpinë e vet, një kat e kishte shndërruar në muzeum të posaçëm, – si dhe patinazhi në akull.
Ëikipedia shkruan se “Qazim Mulleti – në 1912-ën, bashkë me shumë studentë të tjerë shqiptarë merr pjesë në ngritjen e flamurit në Tiranë dhe Vlorë. Në 1914-ën është një ndër katër adjutantët e Princ Vidit. Largohen së bashku në Vjenë, ku jetoi aty deri në vitin 1920. Aty, me ndërhyrjen direkte të mareshalit austriak Trolman, i cili mbulonte rajonin e Ballkanit, Qazim Mulleti vijoi studime specializimi shtesë në fushën e diplomacisë ushtarake të luftës. Në vitin 1920 merr pjesë në Kongresin e Lushnjës. Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës u pengua të hynte në Durrës, ku kishte destinacionin për të ushtruar funksionet e saj, pasi Kongresi e kishte zgjedhur Kryeqytet. Me ndërhyrjen e dajës së Qazimit, myftiut Mytesim efendi Këlliçit, Abdi bej Toptanit dhe Qazim Mulletit, si dhe të delegatëve të tjerë të Tiranës në kongres, qeveria u vendos provizorisht në Tiranë. Shumë patriotë të Tiranës hapën shtëpitë e tyre në dispozicion të qeverisë së re. (Një shtëpi e Mulletëve u bë Ministria e parë e Bujqësisë).”
Më vonë, në bisedat e Kuvendit Kombëtar, shkruan Ëikipedia, “Qazimi mbron dhe argumenton pse Tirana duhet të ishte Kryeqytet i Shqipërisë. Pozita gjeografike, strategjike dhe klimaterike ishin më të favorshme se ato të qytetit të Durrësit. (Tirana, de jure u bë Kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1925). Në shtator të vitit 1920, është Komandant i Forcave Vullnetare kundër Serbisë. Më 25 Prill – 3 maj 1921, ai merr pjesë në Kongresin për Bashkimin Kombëtar në Vlorë, si përfaqësues i Tiranës, në të cilën funksiononte shoqëria patriotike “Vllaznia–Zgjimi”, së bashku me Hafiz Ibrahim Dalliu dhe Musa Maçi, si përfaqësues të shoqërisë “Lidhja Kombëtare” dhe Avni Rustemi të shoqërisë “Bashkimi”.
Mërgimi dhe veprimtaria e tij antizogiste
Në qeverinë e Fan Nolit ai shërbeu si prefekt në Dibër. Mbas dështimit të qeverisë së Lëvizjes së Qershorit, largohet nga Shqipëria. Në fillim vendoset në Zara të Jugosllavisë, ndërsa më vonë në Vjenë, ku ndenjti si emigrant politik deri në vitin 1931. Bëhet anëtar i “Bashkimit Kombëtar”, organizatë e nismuar prej Ali Këlcyrës ku aderonin edhe Sejfi Vllamasi e Xhemal bej Bushati. U arrestua nga autoritetet austriake më 1931 bashkë me H. bej Prishtinën, Rexhep bej Mitrovicën, Menduh Angonin, Angjelin Sumën, Luigj Shkurtin dhe Sejfi Vllamasin, për atentatin që iu bë Mbretit Zogu I. Qazimi kishte qenë në prapavijë të dorasëve Ndokë Gjeloshi e Aziz Çami për t’i mbrojtur eventualisht. Gjatë atentatit Mbretin s’e gjeti gjë, por ra duke e mbrojtur majori Llesh Topallaj dhe u plagos Eqrem bej Libohova.
Kur ishte në Vjenë, pikërisht në vitin 1929, ai martohet me Hajrie Kusin, me të cilën pati vetëm një djalë, Rushitin.
Reshiti, bashkë me të ëmën, Hajrien, vuajtën për 45 vjet në kampet e përqendrimit të Tepelenës, Savrës, Gradishtit, Porto Palermos, etj. Zj. Hajrie vdiq në vitin 1980, kur ishte në kampin e Savrës në Lushnjë.
Shit Mulleti, pinjolli i Mulletëve që jetojë vitet e fundit të jetës së tij në Tiranë
Djali i Qazim Mulletit, dinosauri i tironsave të vjetër
Unë u largova në Amerikë , dhe nuk pata më kontakte me bashkëvujtësin tim Reshit Mulleti. Por kam lexuar një reportazh të Blerina Budinës e cila shkruante se :” Ata që e njohin komedinë “Prefekti” e dinë edhe se ajo është një karikaturë komuniste e Qazim Mulletit, i cili në të vërtetë nuk i ngjet aspak Qazos së filmit që bërtet: “pu pu pu, ku na jan mështjell i tuf budallejsh ne këtu qe do na haj kalera nanji dit prej ktyne”! ”
Budina shkrunate se :”Por i biri i Qazim Mulletit, Reshiti 74–vjeçar,( i ndjeri ka disa vjet që ka vdekur) thotë se “Qazimi nuk është as ashtu si e qisin kta t’sotmit”. “Ai ishte njeri i thjeshtë. Unë e mbaj mend se ai u largua kur unë isha 14 vjeç. Ishte serioz, i ditur. Nuk njihte nëntë gjuhë të huaja siç e nxjerrin ca historianë por kishte mbaruar shkollën “Zosimea” në Janinë dhe studimet e larta në Gallatasaraj në Stamboll ku qe dekoruar me medalje ari ndërsa dy vitet e fundit të studimeve i bëri në Vjenë”, – tregon Shit Mulleti siç e thërrasin të gjithë në mëhallën e vjetër, ku ai është rikthyer tanimë të jetojë.”
Shiti, kur ka biseduar Budina me të, ka qenë, 74 vjeç dhe jetonte në një apartament që kishte marrë në pallatin që është ndërtuar në vend të shtëpisë së vjetër të Qazim Mulletit.
Ai tregon ajo ishte nostalgjik për të shkuarën aq sa mund të jetë çdokush për fëmijërinë e vet, aq më tepër kur ajo ka qenë e shkëlqyer. Megjithatë 60 vjetët e tjera të Reshitit nuk rodhën si 14 të parat. Së bashku me nënën Hajrie Mulletin, ai është internuar në Kavajë e Tepelenë, dhe Saver- Lushnje, dhe vetëm pas ‘90 u kthye në Tiranë, ku jetoi për një kohë të gjatë në shtëpinë e Tanush Mulletit.
“Ku përveç disa fotografive në sëndukun e tij nuk ka gjë tjetër nga reliket e familjes. Të gjitha ia kanë marrë. Madje edhe koleksionet e armëve të të atit, Qazim Mulletit si edhe koleksionet e filatelisë pas të cilave Shiti thotë se ishte i apasionuar i ati.”
Budina shkruante se Shitit, padyshim nuk i vinte keq thjesht për këtë. Por për të gjithë jetën e shkuar në internim së bashku me nënën e cila “shiti edhe byzylyqet e bizhuteritë e pakta që i kishin mbetur për të mbijetuar” dhe që vdiq në vitet ’80 në Savër. Ndërkaq Qazimi kishte vdekur shumë më përpara në moshën 62 -vjeçare në Itali ku jetoi si emigrant politik. Ai nuk u rimartua më atje, as e shoqja në Shqipëri dhe i biri Shiti nuk është martuar kurrë.