Bijana Korça: PIKTUROVE ZEMRËN TIME, POEZI

ME KODE FRYME

Me kode fryme më shkruajte,
se do doje të puthje nga larg
ato lot vetmie
Do doje të shkëlqeje
rrezet e qiellit tim
Do të doje të thoje
fjalë që shuajnë çdo zemërim
Uroj ta kesh gjetur udhën
belbëzon një zë brënda shpirtit tim

ECI NJË UDHE

Ndjek vetem nje udhë
Udhën e ndjekjes
së ëndërrave
Shtruar me gurë
të qëllimit të mirë
Aty është shpresa,
pa shkurre,barrikada
apo zinxhire.
Udha qe me drejton
në vëndin e ëndërrave
Vetëm kësaj udhe
gjej qetësinë
Flej e qetë në udhën
e shpirtin tim
Unë jam vete udha,
e udhëtuar
Shpirti im është
në paqe derisa
kujtimet e bukura
shkëlqejnë si dielli
mes pemëve.
Unë jamë udha
e udhëtuar,
mes thjeshtësisë
dhe besimit

BOTË E RREME

Fjalë të pathëna,
të fshehura në thellësi.
Jehona e heshtur
mbytet në klithma të qeta.

Mendime që dridhen si muzgu.
Drama pika kryesore e jetës.
Mbulesa në hije
përzihet me naten…

Kjo botë është e rreme,
njerëz që jetojnë gënjeshtra…
Jeta është një lojë, por letrat janë të shënuara,
humbet çdo dorë,
nuk ka dritë në errësirë.

Lëshoj veten..
Të duash me pasterti është çelësi .
Një ditë e lumtur, tjetrën e trishtuar.
Koha kalon duke pritur trenin e jugut.
Hëna shkëlqen nëpër pemë.
Ndjej dimër në shpirt ,
ndërsa humbas gjethet e mia…

AJO
Ajo mbylli sytë ,
e veshi pikat e forta
dhe dobsinë e saj
me nje krenari të etur,
në bojë poetike.
Ajo ka fjalët për të,
të bërë të mendosh.
Poezia e saj këndon e vallzon
Poezia saj është e zhveshur
kur shkruan,
boja përzihet me adrenalinën
Mëndja mer shtegtimin
si flutura të bukura rozë
e të prek me vargun e butë
Poezia e saj flutur shperndahet ngadalë

NDONJËHERË ….

Ndonjëherë ndjehem
si ajo anija pa vela,
e hedhur në mes të oqeanit
pa ditur se nga shkoj
pa ditur nga vij ndonjëherë.

Ashtu duke pritur rrymat,
duke kalëruar stuhitë
pa patur idenë se ku zbarkoj
A është shtëpi apo tokë e huaj
që mund ta quaj shtëpi

Pyetje pa përgjigje të së ardhmes.
Dyshim në ëndërrat e së nesërnes.
Ku ku e kam vëndin?
E coptuar nga ëndërra të thyera ,
por gjithmon duke ëndërruar

PIKTUROVE ZEMRËN TIME

Zemra ime ishte e mbyllur,
një kanavac bosh ,
si një e virgjër e paprekur,
askush nuk pikturoi kurrë,
shpirtin e tij në timin.
Derisa ti me furçën e pasioneve të tua, pikturove zemrën time ,
me gëzim engjëjsh ,
me nuance dashurie.

Si prekja e butë
e një furçe artisti
duart tua lëvizën ngjyrat e shpirtit tim
dhe i përzien me të tuat..
Duke krijuar tek unë perëndime dielli
dhe dritë hëne,oqeane dhe brigje
Sytë e mij humbasin në të tutë ,
si një piktor i humbur në artin e tij
Ju kurrë nuk do ta dini
kryeveprën që krijuat…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here