Bisedë filozofike mbi Gjuhën Shqipe me Gjuhëtarin dhe filozofin Albert V. Nikolla!Realizoi Dr. Mujë Buçpapaj

SHQIPJA ME E VJETET SE VETE HITISHTJA

Bisedë filozofike mbi Gjuhën Shqipe
me Gjuhëtarin dhe filozofin Albert V. Nikolla!Realizoi Dr. Mujo Buçpapaj

Foto 1- Para orës astrologjike unikale ne Botë, në Oise të Francës. Foto 2: Me drejtuesit tim shkencor, Filozofin dhe filologun Belg Philipe Troux . Skema gjuhësore Malory 1989, qe e vendos gjuhën iliro-trake në qendrën e gravitetit të Gjuhëve…

MB: Zoti Nikolla, keni pasur fatin të ribotoni dy vepra mbi gjuhën shqipe, pranë shtëpisë botuese te Universiteteve Europiane, megjithëse ju jeni frëngjisht-shkrues! Sa kanë ndikuar këto dy vepra tek studiuesit evropiane?
AVN; Ka qenë një surprize e bukur për mua, kur pas botimit të veprës time gjuhësore në Belgjikë, pata një kërkesë të papritur nga Shtëpia Botuese e Universiteteve Europiane për ti ribotuar për llogari të tyre. Me sa jam në dijeni, “shkesi” ka qenë një profesor skocez i universitetit të Edinburgut, i cili kishte rënë në kontakt me veprën time shqip, “Etimologjia dhe Semantika Strukturale”- që pas botimit në Tiranë nga shtëpia Botuese Nacional , u ribotua format “papier” edhe Akademia Amerikane EDU, për interes të studiuesve Amerikanë që merren me shqipen. Sigurisht ky edicion hapi rrugët që libri im të futej në kolanën e studimeve gjuhësore në rang botëror në saj të kompanisë së shpërndarjes të abebooks.com/, dhe të binte në dorë të shumë profesorëve të indo-europianistikës nëpër universitete e akademi. Në Shqipëri ka pasur interes, është blerë mjaft , por nga qarqe që nuk lexojnë libra , e që vetëm gjykojnë pa lexuar, ka pasur një keqinterpretim të veprës time, duke me klasifikuar si “pellazgologji” me konotacion negativ. Ndaj dua të sqaroj publikun njëherë e mirë: Shqipja me të gjitha të folmet e saj, duke patur një fjalor të madh të përbashkët me gjuhën sumere, hitite, por edhe me gjuhët euro-aziatike si ajo baske, hungareze apo mandarin, me arsenalin e saj të fjalëve njërrokëshe fillestare, rrëzon përdhe të gjitha teoritë anti-indo-evropiane (AIE) , të cilat kohët e fundit janë shtuar për shkak të globalizimit dhe gazetarisë së rrjeteve sociale. Profesori . Colin Renfrew që në vitin 1987 i parapriu fushatës së “turbullimit” dhe “groposjes” së tezës Indoevropiane nga shumë studiues , duke u shprehur se « pozicioni i arkeologut Jean Paul Demoule ngjan i papranueshëm për komunitetin e shkencëtarëve kur afirmon se grupi Indo-Europian nuk ka ekzistuar realisht , dhe se ngjashmëritë e vërejtura janë tallëse, të parëndësishme dhe të rastësishme» . Por fjalët me një numër shumë të madh mes shqipes, sumerishtes e hitishtes, e çimentojnë tezën indo-evropiane, dhe nuk lënë shteg për manipulime. Megjithëse kanë kaluar rreth 3200 që kur hitishtja u “shua” si gjuhë, leksiku tepër i madh gati anormal me shqipen, vërteton se ka pasur një rrjedhshmëri derivateve të gjuhëve indoevropiane nga një burim fillestar. Profesori i mirënjohur i universitetit të Tuluzës Jean-Marie Pailler, ka shprehur qëndrime krejt të kundërta me arkeologun nihilist Demoule, e cili mohon të ketë patur një proto-gjuhë indo-evropiane: “Të gjithë ne kemi mbetur të shtangur të lexojmë se ‘Përmbledhja e dosjes indo-evropiane’ në disa “përputhje fonetike” (citim-Demoule) mund të thuhet se është e ngjashme me karikaturën. Nuk bëhet fjalë këtu për lojëra fonemash, por për një grup të jashtëzakonshëm leksikor, semantik, morfologjik, domosdoshmërisht me kuptim” mes gjuhëve indo-evropiane” . Relacionet me gjuhëve kanë qenë të komplikuara, por koha nuk i ka fshirë të gjurmët e epokës së tyre të përbashkët indoevropiane. Ta zëmë nëse marrim fjalën */ezon/ të gjuhës hititë, dhe e shohim nga forma fonetike si dhe kuptimshmëria semantike, vëmë re se është e njëjtë me përcaktorin e shqipes gege (të folmet e Tiranës) /e zön/. Etimoni i fjalës është folja fonemë; */zö/- */zä/ */xa/ fonema të derivueshme nga të folmet e zonave Tiranë-Lezhë -Shkodër. Kjo formë foljore ka përdorime të mëdha në shqip, si : / o zön asht o tat, po mos na böj shamat/ */e xan asht po them, e mir si molla n’gem/.

MB: Pra ju jeni një indo-europianist i bindur, dhe e mbroni këtë tezë! Po a ke pasur kontakte me përfaqësuesit më të mëdhenj të shkollës indo-evropiane?
AVN: Po, jam takuar për disa minuta me Brian D. Joseph, kur kemi shkëmbyer disa mendime. Me pas kam patur një bisedë të gjatë me të në mediat sociale ku kemi folur mbi origjinën e gjuhëve dhe metodologjitë e kërkimit shkencor. Më vonë kam komunikuar me profesorin e universitet të Lozanës Michiel de Vaan , dhe profesor anglez të Oxfordit, Benjamin Fortson. Këta kanë qenë të mendimit se shqipja ishte gjuha që kishte huazuar pjesën dërmuese të fjalorit të saj. I kam bindur me fakte se kjo gjë ishte një gënjeshtër e madhe, e sponsorizuar nga qarqe të caktuara. Teza se shqipja bashkë me armenishten ishin dy satelit të gjuhës fillestare sllave, kishte zënë vend në konceptet e studiuesve, në saj të librave të shumtë të botuar rreth “tezës së prejardhjes kurgane” , ose “kulturës fillestare yamnaya të stepave ruse”. Profesori amerikan Brian Joseph më tha hapur se kisha të drejtë, porse ai tashmë ishte shume i vjetër “të hyrë më thellë”. Pas këtyre bisedave me erdhi ftesa nga Akademia Amerikane EDU, për tu bërë anëtar i saj, nga drejtuesi i saj, antropologu Terence Deacon, profesor i universitetit të Los Angjelos në Kaliforni. Unë kurrë skam kërkuar të bëhem anëtar i ndonjë akademie, por thjesht kam një talent të çuditshëm natyral në fushën e gjuhësisë dhe po shkruaj vepra gjuhësore, – gjëja që di të bëj më mirë.

MB: A mund të na sqaroni: Brenda studimeve indoevropiane, sa rryma ka në aspektin e metodologjisë së kërkimit?
AVN: Duhet pranuar ka disa metoda dhe disa rryma gjuhësore: E para është rryma e studiuese të “klasikë” , të cilët mbështeten në “glosarin e indo-evropian”. Përfaqësuesit e kësaj rryme janë Pocorny dhe Vladimir Orel, Brian Jowseph dhe Michiel de Vaan etj. Mirëpo gjetjet e fundit arkeologjike në Lin-Pogradec dhe sidomos Artikulli i revistës Sciance ku shqipja konfirmohet si gjuha më e vjetër ende gjallë, e kthyer teorinë Pocorny në “popcorn” dhe atë të Orellit në “Tra-la-la Nasha Moya”. Baza e kësaj rryme është “Që gjuha të jetë e vjetër- duhet të ketë dokumente të shkruara”. Por shkrimi i një gjuhe është thjesht “faktimi i saj grafik në një moment të caktuar”, që do të thotë se gjuha e popujve me këtë përcaktim arbitrar lihet jashtë sistemit. Por gjuha e popujve të ndryshëm është terreni i vërtetë ku gjuha lind, zhvillohet dhe arrin një kulminacion. Kështuqë që kjo rrymë që merr */H²/ e kthen ne */F³/, dhe merr */Z³/ e kthen ne */S²/, ose “rryma e gramaticienëve të bibliotekave të mykura”, ka vdekur tashme në botë, megjithëse po mbahet ende gjallë me bombola oksigjeni në “spitalin psikiatrik” të Tiranës. Rryma e dytë është ajo e studimeve strukturale morfologjike dhe e krahasimit të sistemeve gramatikore, që mbështet në “etimonin” si fillesë, matricat gjuhësore dhe evolucionin sistematik të gjuhës. Brenda kësaj rryme është pjesa dërmuese e gjuhëtarëve të sotëm të cilët aplikojmë këtë lloj kërkimi të kombinuar shkencor . Ky sistem kërkimi e gjen materialin studimor në krahasimin leksikor dhe struktural e ndërtimor mes gjuhëve të vjetra dhe gjuhëve të reja. Themeluesi i saj është gjuhëtarin e madh francez, akademikun e famshëm Louis Benloew, i cili i ka akorduar shqipes që në shekullin e XIX, një rol nostratik. Kjo metodologji kërkimi ka fituar shumë terren në saj të punës shkencore të pakundërshtueshme të baskologut Michel Morvan dhe të arkeologut dhe studiuesit irlandez Mallory. Rryma tjetër është ajo e kërkimeve të kombinuara: metalinguistike, gjenetike, testime laboratorike, atropomologjike etj , qe ose pasuesit e Littrè dhe Barthes, , konkretisht studiuesit G Kroonen, A,Jakob, A. I. Palmér, A. I., & A Wigman, A etj. Në saj të punës së tyre, origjina e shqipes, nga një tezë është kthyer në një realitet të vërtetuar shkencor. Kjo është një rrymë që kombinon të dhënat gjuhësore, ato gjenetike, atropomologjike, arkeologjike dhe binomet gjuhësore sipas terisë së probalitetet të kombinimeve matematike. Kohet e fundit po aplikohet me shume sukses dhe po e favorizon pa masë gjuhën shqipe.

MB:Ju personalisht, cilës rrymë indoevropiane i takoni?
AVN. Po i takoj rrymës së gjuhëtarëve që zbatojnë metodologjinë e kërkimeve strukturale, bazuar në morfologjinë së aplikuar, pasi jam gjuhëtar që punoj në mënyrë individuale dhe jo në grup shkencëtarësh, pra zbatoj njërën nga dy metodologjitë më të sigurta të kërkimit. Por herë pas here konsultohem me gjuhëtarë, antropologë dhe arkeologë. Për veprën time në frëngjisht kam diskutuar me Jean-Jacques Hublain dhe filologun Philipe Troux, dhe e kam përshtatur veprën time etimologjike bazuar në etapat e zhvillimit të species njerëzore. Sa i takon gjuhëve të sotme, në parim, ne pranojmë apriori ekzistencën e një substrati indo-europian, por punën e nisim me “etimonin”, – bërthamën e parë faktike brenda një fjalës së prejardhur, bazuar mbi strukturën e ndërtimit të fjalës. Kjo është shkolla e themeluar nga babai i semantikës Michel Brèal, sipas të cilës kuptimi i fjalës gjendet brenda saj, origjina e fjalës fshihet në fonemën më të vogël që ka kuptim brenda fjalës së prejardhur), por edhe shkollës së kërkimeve socio-lingustike të Jacques Lacan, sipas të cilit emri i objektit, përligj karakteristikat fizike të objektit. Nisur metodat krahasimore që na ofron shkenca e gjuhësisë, shqipja e kohëve tona ka ruajtur (më shumë se të gjitha gjuhët e tjera simotra) disa fjalë dhe forma gramatikore dhe sidomos forma leksikore që janë të përbashkëta me gjuhën hitite . Nuk ka studime të thella rreth leksikut të përbashkët por ne po përpiqemi të japim disa prej tyre por sipas shenjave numri i tyre duhet ta kalojë pesë mijë njësi, të cilat ose janë të njëllojta fonetikisht ose janë shumë të ngjashme në të dyja gjuhët. Mes tyre po përmendim disa si : */kan/ (kan), */lissi /(lisi), */dusk/ (dushk)*/anda/ (nën), */ara/ (ar), */ap/ (hap), */ha/s (has), */gurta/ (guri), */un/ (un) /sahan/ ( shihni togfjalëshin e shqipes gege : */Sa han/ ->racioni ushqimor, */aq sa han/ etj, të cilat pjesërisht gjenden edhe në gjuhën Sumere, por dhe në ato lidiane dhe frigjiane. Kjo tregon se këto fjalë kanë një origjinë të përbashkët dhe kanë mbetur të paprekura për arsye sepse gjuha ka në vetvete vetinë e konservimit të elementëve themeltare të saj, evoluon por ruan brenda saj arkitekturën e saj historike. Në artikullin e përbashkët të 33 shkencëtarëve të Institutit Europian Max Planck, të botuar në Science thuhet tekstualisht : “Faktet kryesore të morfologjisë hitite përputhen me faktet e njohura indo-evropiane në një masë të tillë që rastësitë nuk mund të konsiderohen të rastësishme. Por ka edhe dallime shumë të rëndësishme. Dhe këto dallime çuan një gjuhëtar si M. E.-H. Sturtevant, (…), për të supozuar se hititishtja do të përfaqësonte një lloj gjuhe primitive të lidhur me indo-evropianishten, por para indo-evropianes së zakonshme. Prandaj, hipoteza paraqitet me faktet optimiste. Nëse, ndryshe nga mendimi i zotit Sturtevant, hititishtja është një gjuhë indo-evropiane arkaike, duhet të kemi parasysh mundësinë që gjuhët mbi të cilat është bërë teoria e indoevropianes të paraqesin elementë fillestarë që janë në mënyrë të pabarabartë arkaike.” me elementët e Hititishtes.

MB: Si mund të realizohet një perceptim tredimensional në hapësirë, kohë dhe modulim ideor i gjuhës?
AVN: Duke pasur parasysh faktin se në lashtësi gjuhët e familjes indo-evropiane kanë derivuar nga të qenurit dialekte brenda gjuhës mëmë-iniciale->në gjuhë të riformatuara dhe me mekanizma të rinj gramatikore, ne mund të ndjekim gjurmët prehistorike (diakronike) bazuar mbi material primitiv që ka ngelur i shpërndarë në të gjitha gjuhët. Fillimisht gjuhët e reja të prejardhura nuk kanë qenë aq të larguara nga njëra tjetra siç janë sot. Ndaj gjetja e formave të përbashkëta leksikore, por edhe e sistemeve të ngjashme gramatike ka një rëndësi të madhe në përcaktimin e vjetërsisë së gjuhëve që janë ende gjallë. Sipas të gjitha gjasave para-shqipja e vjetër (pellazgjishtja për të cilën na flet Aristoteli) dhe gjuha hitite kanë qenë në një marrëdhënie gjuhësore intensive siç janë gjuhët neolatine sot me njëra tjetrën përkundrejt latinishtes, kështuqë gjuhësia e sotme moderne, duke i shoqëruar me atropomologjinë, arkeologjisë , shkencën e gjenetikës pa neglizhuar shkenca të tjera e po e çojnë gjuhësinë si një shkencë shoqërore, drejt transformimit në shkencë ekzakte.

MB; Ju flisni për sumerishten, hitishten, dhe gjuhën frigjiane, por Shqipëria nuk ka një institut te posaçëm për të studiuar gjuhët e vjetra, siç ka Anglia, Gjermania apo Franca.
Mëkat që nuk ekziston një i tillë në Shqiperi. Specialistë shqiptarë të hitishten ka disa, të gjuhës frigjiane gjithashtu. Më ka rastisur të komunikoj me ta. Por janë të paangazhuar nga shteti! Në bibliotekat e botën ka me qindra mijëra libra mbi shqipen që ne nuk i kemi në bibliotekat tona. Duhet ta dini shqipja ka lidhje vërtet të forta me Sumerishten, Akadishten dhe në fund me Hitishtes dhe gjuhën Mikenase. Hitishtja ka qenë një gjuhë e lashta e epokës post-Sumeriane që u fol në Azinë së Vogël (Kryesisht rajonin e Anadollit) në mileniumin e dytë para erës sonë . Bazuar në fjalët e saj të cilat i gjejmë në tekstet kuiniforme, gjuhëtarët në uninamitet e klasifikuan atë si një gjuhë Indo-evropiane, ku përfshihen një grup i gjerë i gjuhëve të vdekura e të gjalla. Në këtë grup vend të veçantë zë shqipja si gjuhë unitare. Përdorimi i të njëjtit alfabet mes dy kulturave , asaj sumerëve dhe asaj Hititëve, është suksesiv dhe na çon drejt dy hipotezave të cilat duhen parë me kujdes. Nëse shohim alfabetin etrusk, vëmë re se Kunjat e gjuhës sumere, duke kaluar nga balta në gur janë transformuar në forma gjeometrike. Pra ka indikacione lidhjesh të forta, shtegtim kulturash. E para gjuha Hitite është një version i evoluar i gjuhës Sumere (për ketë duhen parë elementët leksikore dhe sistemet gramatikore të dy gjuhëve) dhe e dyta; gjuha hitite është e ardhur nga popullsia e zbritur nga Ballkani në Azinë e vogël (Popujt e detit-ka dhe shume dokumenta të vjetër për dyndjen e popujve të detit), e cilët adaptuan shkrimin Sumer, bashkë me fjalë të huazuara nga gjuha sumere. Por fakti që gjuha shqipe ka një numër shumë të madh fjalësh si me sumerishten po ashtu me hitishten, i jep më shumë forcë tezës që origjinës sumero-akadianët të hititëve, të cilët duke u përzier me popuj të tjerë aborigjenë evoluuan dhe krijuan një gjuhë dhe një kulturë paraantike. “Shenja e parë i pranisë së hititëve në Anadollin qendror gjatë epokës së bronzit të mesëm, është shfaqja në pllakat */Kültepe/ të emrave tipikë indo-evropianë në korrespondencën e tregtarëve asirianë dhe sundimtarëve lokalë të Anadollit qendror */Toka e Hatti-t/ (…) Ndonëse tashmë dihet se këta indoevropianë gjuhën e tyre e quanin */nesisht/ (sipas qytetit të Nesës > nes (nis e nish- është folje e vjetër e shqipes gege -shënimi im), ajo përsëri, në mënyrë konfuze, quhet Hitite. Përveç se në */Nesite,/ dy dialekte të tjera indo-evropiane janë zbuluar tashmë nëpërmjet shkrimeve në Anadoll: */Luvianishtja/ (luvianisht), e folur nga fiset në Anadollin jugperëndimor në fund të epokës së bronzit të hershëm dhe më vonë e shkruar me piktografe që zakonisht quhen hieroglifë hitite; dhe */Palaicja/ më e errët, e folur asokohe në rrethin verior të njohur në kohët klasike si */Paflagonia/ – që të kujton termin */Pelagonia/> pellazgia, emri me të cilët emërtoheshin paraardhësit e Ilirëve

MB: Çfarë keni konstatuar gjatë studimeve tuaja mbi ngjashmërinë e shqipes gege me hitishten në aspektet morfologjike ?
AVN: Sa i takon strukturës morfologjike dhe gramatikore por edhe asaj semantike organizative: Të dyja gjuhët shihet qartë se kanë përdorur pothuajse të njëjtat sisteme të organizmit matricor e strukturor (gramatikor) e ideor, si për shembull lakimin e emrave. Gjuha hitite ka pasur gjashtë rasa: emërore, kallëzore, gjinore, dhanore-lokative, ablative instrumentale dhe thirrore. Gjuha shqipe ka humbur gjatë shekujve njërën nga këto rasa dhe aktualisht ka pesë: emërore, kallëzore, gjinore, dhanore dhe ablative. Kjo tregon se ku model morfologjik është njohur nga paraardhëset e prehistorik të folësve të gjuhës shqipe njëkohësisht me folësit e Hitishtes “ E thëna ‘mobile’ ka patur origjinë vlerën e një morfeme e shkakore (kausative) e dukshme në hitite */sakwa(e)/ (shkuar- do të vete) (cf. sakwa-(sytë) , gotik */sa’ihvan/ (shkuar) përballë greqishtes së vjetër ό’μμα (ό pa =është parë-shënimi im) dhe latinishtes */oculis/ ( o ku +lis) “. -shprehet studiuesit Albert Cuny dhe Edgar H. Sturtevant, në librin e tyre “A comparative Grammar of the Hittite Language”. Një analizë e hollësishme mes formave të-të gjitha format e gjuhëve, zbulon një element të rëndësishëm , ku forma */do ve/ e shqipes nuk arrin do të lidhet me */sakwa(e)/ të hitishtes. Por nëse kalojmë në gegërishte, fjala Hitishtes del me etimologji të plotë */sak vae/ në gegnisht dhe */do ve/ ose */sak vete/ në toskërisht, e korrespondon fonetikisht e semantikisht me formën hitite /sakva(e)/ . Interesant është të shihet se forma e greqishtes */ό’μμα / (ό pa = është parë) korrespondon në mënyrë të çuditshme me të folmet e Tiranës */ö pa/ , por që si version fillestar duhet të jetë forma e zgjedhimit foljor primitive shqip /ü pa/ (un shoh).
MB: Ju flisni për morfologji historike por dihet se fjalët edhe mund të kalojnë nga një gjuhë në një gjuhë tjetër! A ka fraza të njëjta mes dy gjuhëve?
AVN: Ka mjaft fraza që janë gati të njëjta . Por qëllimi im ska qenë thjesht njohja e elementëve të përbashkët leksikor dhe frazologjikë , por kryesisht të shpjegoj nga ana etimologjike lidhjen e shqipes me hitishten. Mund të jepen shembuj pafund, madje edhe mund të krahasonim frazat mes dy gjuhëve si ta zëmë fraza Hittite: */Kuis fsin hastis attis?/ që përkon me shqipen */Kush fshin ashtin e atit?/ ose /wu ises ure/,(hitishte) – (ku ishe ore) shqipe dhe */Pu ise ore/ (greqishte e re). Pyetja shtrohet se cila gjuhë ka pronësi etimiologjike të kësaj frazë, gjuha hititë, iliro-thrake, apo keltiko -gale? Gjuhët kanë derivuar me shpejtësi të madhe, thjesht sepse kanë kaluar 2300 vjet të errëta që kur romakët filluan shtirjen në territoreve ilire dhe mbareuropiane, histori që u mbyll si finale me fitoret e fiseve Iliro-Gote mbi Romen në gjysmën e dytë shekullin e IV para krishtit, gjë që solli emigracionin e një pjesë të mirë të popullatës së Ilirisë, tek vëllezërit e tyre Galë në Francën e sotme. Kjo erdhi për shkak të dyndjeve dhe presionit vdekjeprurës të fiseve Hunëve dhe Sllavëve drejt Ballkanit dhe Evropës

M.B. Fillimi indoevropian , nëse bazohet tek gjuha hitite rezulton të jetë shume i vonë. Ju çfarë argumentesh keni?
AVN: Shqipja e garanton fillimin e hershëm. Hitishtja aspak, megjithëse është një gjuhë e lartë- gjuhë kulminacioni kulturor. As sanskritishtja nuk e provon fillimin e hershëm. Sepse këto gjuhë janë pika kulmore. Duhet kërkuar fillimi. Unë para se të jap argumente parashtroj atë që kanë thënë specialistet e gjuhës hitite. Gjuhëtari i madh amerikan Eduard Sturtevant, në veprën e jetës së tij, kushtuar gjuhës Hitite shprehet se “Hititishtja mund të ketë errësuar një dallim të trashëguar, në të njëjtën mënyrë siç ka ndodhur me gjuhët perëndimore IE , zëvendësimi IH i formave */kw/, */khw/, */gw/, */ghw/ + zanore me */ku/, */khu/, */gu/, */ghu/ + bashkëtingëllore/ u errësua kryesisht gjuhët IE dhe akoma më shumë në gjuhët historike të IE-së, nga humbja disimiluese e */w/ ose */ë/ */ ( p.sh. Gk.ids, ndoshta nga [ov /as], Skt. */kruras/: Hititisht */kurur/ < IH */kurur/-), gjë që bazuar në proceset analogjike, ndoshta nuk mund të gjurmohen në detaje me të dhënat që kemi. Duke qenë se gjuha hitite shfaqi raste të humbjeve disimilative (p.sh. kwiski < *kwiskwi, hwekzi < *hwekuti), ndoshta fenomeni filloi në kohët e para-hititishte” Kjo dukuri gjuhësore e hititishtes, tregon njëkohësisht edhe epokën kur shqipja i humbi këto elementë që bëjnë dallimin mes gjuhëve “kentum” dhe “satem”. Në shqip , shtesa */h/ në bashkëtingëllore megjithatë nuk ndryshon sensin e fjalës, pra ka thjesht një ndikim në strukturën gramatikore të fjalës, e lehtëson atë por jo në sistemin etimologjik të origjinës. Në shqipen e sotme hasen të pesta format e evoluimit të fjalës në gjuhë, si për shembull : */gu -guh -ghuh, -g’juh -gjuh-gluh/ në kuptimin semantik të gjuhës ndërkohë që forma */lan-gu-age/ e frëngjishtes apo e anglishtes ka ruajtur, jo etimonin fillestar por thjesht formën morfologjike të gjuhës paraardhëse. Akademiku i madh frances Louis Benloew, që në fund të shekullit të XIX, e pat qartësuar çështjen pse shqipja paraqet një gjuhë paleo-proto-indoevropiane, me karakter nostratik. Është interesante të shihet se gjuhëtarët disa gjuhëtarë të epokës, ishin gati të zbulonin origjinën e gjuhës nga çdo lloj gjuhe të mundshme, por vetëm nga shqipja jo. Përjashtimi i një gjuhe primitive nga origjina e mundshme është gjithmonë një çelës i sigurtë dështimi. Origjina e fjalëve ose e sistemeve gramatike, mund të gjendet shumë më tepër nga dialektet ose gjuhët e humbura në dukje, sesa nga gjuhët e larta të cilat kanë pasur manipulim njerëzor në kohën e devlopimit të tyre. A është shqipja një çelës për indo-evropianishtes? Nëse shohim elementët e saj me Hitishten, shqipja është kandidatja me e fortë . Kjo thjesht për shkak të elementëve leksikorë dhe gramatikorë primitive që ka në mekanizmin e saj. MB: Si e shpjegoni qe shqipja ka arritur që në prehistori një stad gramatikal universal dhe ka konservuar format e saj në vazhdimësi? AVN: Një gjuhë që arrin shumë herët stadin e saj më të lartë gramatik e semantik, për arsye ligjeve konservative, vazhdon të ruajë në vetvete sistemin më arkaik të mundshëm . Në pamje të parë kjo gjuhë mund të ngjasojë me një gjuhë relativisht të re dhe në formë shumë më të avancuar se gjuhët e saj simotra. Sipas indo-europinistit Antoine Meillet “Nga kjo rezulton se duhet bërë dallim i qartë midis arkaizmit të gjuhës , formës fillestare dhe shkallës së ruajtjes së formave të vërtetuara” me format moderne të kësaj gjuhe. Por akademiku i madh francez konstaton me pa të drejtë se ; “Nuk ka të dhëna aq sa duhet për epokën e përbashkët indo-europiane, nuk ka dëshmi historike për një saktësim të datave . Zbulimi i Hititëve e rriti vjetërsinë e dokumentacionin më të hershëm të një gjuhe indo-evropiane me një mijë vjet. Periudha indo-evropiane duket se tashmë nuk është në duart e historianëve sepse “Hititishtja ” është një gjuhë që ka evoluar shumë nga gjuha e zakonshme fillestare”. Hitishtja ka fjalën e formuar, por matricat fillestare të fjalës gjenden në shqip. Le të japim një shembull të thjeshtë: Fjala hititë */anda/, gjendet në shqipen gege me të njëjtin prononcim*/anda/. Ka një përdorim të madh në gjuhën shqipen gege */ma ka anda/ , / anda ma ka xhepi s’ma ma/ dhe vjen origjinë etimologjike fjalëformuese nga togfjalësh /an da/ (anë e ndarë -> diçka që e ndaj, e pëlqej shumë, për ta pasur, për ta grenë, në rastin e vajze, për tu martuar me të etj). Sistemi i krijimit të fjalëve me bashkim është një nga sistemet me efikase që ka pasur shqipja, dhe duket qartë në këtë fjalë. Kjo sentencë na jep çelësin se pse shqipja një gjuhë shumë fleksive, dhe mjaft e fortë në sistemet e saj semantik të ligjërimit, ka ruajtur të paprekura elementët e saj arkaike. Ne flasim vetëm me fjalët e dallueshme lehtësisht mes dy gjuhëve, që kanë fonetikë dhe semantikë të njëjtë; e që janë të panumërta. Nuk ka nevojë të futemi në studime më të komplikuara!

MB : Por a ka fjalë akoma më të vjetra të shqipes me Hitishten?
AVN: Me lini të bëj një parantezë. Filozofi francez Nicolas Beauzée që në vitin 1765, në librin e tij “Gramatika e përgjithme” (Pjesa e parë) në nënkapitullin “pjesët” , lidhur me origjinën e fjalëve dhe morfologjinë në aksin e zhvillimit diakronik shprehet se : « Ne mund të kishim vendosur në këto terma teknike, më shumë të vërteta, më shumë qartësi , por kurrsesi shumë drejtësi” . Kjo pasiguri e kërkimeve etimologjike mbi historinë e fjalës, vinte për shkak se gjuhët të cilat merreshin si fillestare për të kryer analizat etimologjike, strukturale dhe morfologjike ishin kryesisht me fjalë shumërrokëshe si sanskritishtja, greqishtja e vjetër dhe latinishtja, dhe kishin fshehur format e tyre primitive. Tentativa për ta zbuluar gjuhën e parë me anë të gjuhës kineze kishte dështuar. Gjuha njërrokeshe, ajo e pasardhësve të pellazgëve të lashtë ishte e ndaluar me ligj nga Perandoria Otomane. Po shihni se çfarë ngjashmërie të çuditshme kishte kjo gjuhë me gjuhën Hittite. Ta zëmë, fjala e hititishtes*/ap/ rezulton të jetë e njëjtë në shqipen arvanitika dhe në shqipen gege */ap/ ndërkohë që në shqipen toske është */jap/. Si formë foljore primitive ka një përdorim të madh në shqip, / ta ap a t’mos e ap/, */po menoj ta ap apo t’mos ta ap dorën / ose në arvanitika */ta ap zëmrën, nëma dornë, ta ap dornën, nëm kurornë/. Në shqipen gege fonema */ap/, nisur nga sistemi gramatik primitiv që operon me anë të matricave gjuhësore ka një spektakël të vërtetë fjalëformimi ku spikasin një grup foljes si / hap/ , /bap/(godas/ /cap/(prashis) /çap/ec para/ fap /shfaqem/ */kap/, */llap/, */map/ (kosh) */nap/ (jap) */pap/ (njeri i mirë) */qap/ (ec para) , */rrap/, */sap/ (refuzoj te jap) */shap/ (përzierje) , */tap/ ( godas në të njëjtën pikë) */xap/ (vë nën kontroll, */zap/ (e nënshtroj) , */zhap/ (flas pa kuptim). Pra në gjuhën shqipe nuk kemi të bëjmë me fenomenin e huazimit të izoluar të një fjale, e cila mbetet e ngurtë dhe nuk prodhon fjalë të tjera dhe nuk derivon semantikisht. Por kemi të bëjmë me origjinë fillestare e cila jep familje fjalësh në shqip, krijon një sitëm morfologjik dhe derivon në sisteme të reja, dhe më pas shtegton drejt gjuhëve të tjera.

MB: Ju flisni për një metodologji kërkimi të pa aplikuar në Shqiperi? Madje dhe sot universitet shqiptare operojnë me tekstet e viteve 70 të shekullit të kaluar?
AVN: Fatkeqësisht është e vërtetë kjo që thoni! Nuk i di arsyet, nëse shkolla shqiptare është akoma nën presion politik!.., mos ka mosnjohje dhe prapambetje shkencore,… apo më keq interesa të fqinjëve që kontrollojnë sistemin edukativ shkollor? Gjithsesi, me apo pa dëshirën e personave të caktuar, apo fqinjëve që financojnë me doktoratura dhe fjalorë huazimesh të ashtuquajturën “shqipen fantazmë ngritur mbi huazime”, shqipja e vërtetë, në saj të gjuhëtarëve të rangut ndërkombëtar ka marrë vjetërsinë e saj, që e meriton. Por dua të vë në dukje se metodologjia morfologjike e kërkimit etimologjik, është transformuar në kohërat tona moderne në metodologji e kërkimit strukturalist. Pra për të gjetur origjinën e fjalës, nevojitet të njihet struktura e brendshme e fjalës dhe historia e ndërtimit të saj nga etimoni njërrokësh deri tek kompozita e strukturuar dhe e ngurtësuar e gjuhëve moderne. Ja një shembull nga shqipja në raporte me Hititishtes. Fjala Hitite */ara/ është e njëjtë në shqipen gege /ār -āra/ dhe në atë toske */Arë/. Është fjalë themeltare e gjuhës shqipe dhe ka dhënë një familje fjalës, si */arin/( arë e vogël), */arishtë/ (arë e gjatë) */arnaja/ (ara pafund) , */arriç/ (arë për shpendë), */aridhë/ (ar me gurë) dhe me derivim semantik */arn/ /arnoj/ , /arnim/ , dhe /h’ar-dhucë/ për zvarranikun e arave etj. Gjithashtu nga fjala */ār/, kemi edhe grupin e fjalëve të krijuara me matricën e parashtesë si */fe ārë/(riti i mbjelljes së farës) = / fār/ */fārme/(fermë) dhe me termat e kuzhinës /fāroj/, */fārnim/, dhe termat e mjekësisë */farmak/, */farmaci/ etj. Shembujt janë kuptimplotë. Një ndër fjalët më të vjetra të shqipes është fjala */at/ e cila gjendet në gjuhën hititë në të njëjtën formë në gjuhën shqipe, në numri njëjës */at/(baba) dhe në shumës /*/ata/ -*/atat/ (baballarët). E njëjta gjë mund të thuhet për fjalën fjala hititë */dushk/ është e njëjtë në shqip */dushk-dushku/ dhe ka kuptimi e gjetheve të thata të rëna përtokë , por ka dhe kuptimin e flotimit në ere si në frazat e shqipes */a ba dushk/, */i lehtë nga truri si dushk/ dhe */i bane paret dushk/.

MB: Cili ka qenë armiku më i madh i gjuhës shqipe, në rangjet e mëdha të gjuhësisë ndërkombëtare?
AVN: Ai që spiunoi Albanologun Norbert Jokl tek gestapo naziste në Vienë, dhe shpejtoi të shkonte në studion e tij për ti konfiskuar veprën e tij etimologjike dhe për t’ja zhdukur!

E keni fjalën për Toubetskoï-n?
Nuk merrem me spiunazh, dhe nuk di ç’të them? Nikolaï Sergueïevitch Troubetskoï, ka qenë kundërshtari më i fortë i tezës së qindra gjuhëtarëve europiano-perendimorë mbi karakterin protonik të shqipes, (përfaqësues i shkollës pansllaviste ), i cili qëllimisht i hoqi fonemës “semantikën e saj të brendshme”, duke rënë në kundërshtim të hapur me teorinë e “Etimonit fillestar” (glosës iniciale) për të cilën na flet Bopp. Ai shprehet kundër teorisë krahasimore kur thotë se: “Për të shpjeguar karakterin e rregullt të lidhjeve fonetike, nuk është nevoja t’i drejtohemi hipotezës së origjinës së përbashkët për gjuhët e këtij grupi [indo-evropian], pasi e njëjta rregullsi gjendet në huazimet masive nga një gjuhë në një tjetër, pa lidhje» . Troubestskoï ngatërron “mekanizmin fizik të prodhimit të tingullit fonetik” me atë të “organizmit fonologjik e gramatik në ide semantike”, të cilat janë të lidhur por të ndryshëm. Pra, megjithëse vlerësohet si gjuhëtar i madh ka qenë i paditur dhe i rrezikshëm!

MB: A ka shance që teza indo-europiane të ketë pasur një start të gabuar metodologjik e gjuhësor?
Mjafton një nisje e gabuar, një burim i shtrembëruar, që gjithë puna shkencore në fushën e gjuhësisë të rrënohet. Gjuhësia indo-evropiane ka pasur edhe defekte të shumta, por është vetë-korrigjuar gjatë rrugës së saj shumëshekullore. Nuk ka qenë e lehtë, por kërkuesit kanë qenë kurajozë. Madje edhe gjuhëtarë të degëve të tjera gjuhësore kanë kontribuar për indo-europianishten. Studiuesi i apasionuar Bedřich Hrozný , një njohës i mirë i gjuhës Hebraike e Arabe, u përkushtuar gjuhës etiopiane, aramene, akadiane, sumeriane e hitite, një lexues i shkrimeve kuiniforme, i merr si të vërtetuara afinitetet indo-evropiane të likianëve e lidianëve, por thekson se në to “në ndryshim nga hitite” elementët jo-indo-evropianë duken të jenë në shumicë. (Littmann, Lydian Inscriptions ). Më tej, përmend disa pika ngjashmërie me indo-evropianishten, por pa u dhënë shumë peshë atyre. Shkenca e gjuhësisë, nuk e njeh shprehjen “për mendimin tim”- por njeh thjesht “morfologjia e fjalës, togfjalëshit, fjalisë apo frazës që na thotë të vërtetën e shënjuar”. Gjuhësia nuk është përrallë apo dëshirë, është një realitet që ka ndodhur në shumë etapa dhe ne duhet të dimë ta lexojmë. Në leksikun e përbashkët të shqipes me Sumerishten, të cilin ne e kemi analizuar si më lart, vihen re fjalë të përbashkëta që kanë të bëjnë me tregtinë dhe transportin , me shtetin dhe fenë, si ta zëmë fjalë për kafshët e transportit, emërtimi i disa lloj anijeve specifike të transportit dhe me toponiminë e emërtimit të qyteteve dhe objekteve të kultit që hasen në Sumerinë e vjetër, Si Ur, Lagash, Eufrat etj. Me gjuhën hitite shqipja ndan emërtime bimësh, objektesh dhe fjalë kuzhine dhe astrologjike. Japim një shembull tipik. Fjala hititë */gurta/ është e ngjashme me fjalën */gur/ të shqipes, dhe ka të njëjtin kuptim semantik. E gjejmë gjithashtu në fondin leksikor të gjuhës një formë gjuhën sumere në emërtimin e një lloj anije të quajtur */ma-gurta/ (mbartëse gurësh). Forma njërrokëshe , ose ajo etimoniale i takon shqipes. Versionin më të plotës primitiv në aspektin semantik e gjejmë në të folmet e Lezhës dhe Mirditës: */ûu/- */gjû/(gjuj)- gjujtës */gjur/ -/gjueti/-/gjuetar/ etj. E gjemë në frazat të tilla muzikale si: */gjuj me gur, e gjuj me shtiz, seç i theva kamt e dhisë/.

MB: Indo-europianisti, Paul Kretschmer, ka qenë një ndër studiuesit që u muar shumë me gjuhën hitite, është marrë edhe me ilirët dhe kulturën e tyre? Pse ndodhi kjo?
Si gjuhëtar me inteligjencë të lartë , ai nuhati se mes gjuhës hitite dhe shqipes së prejardhur nga Ilirishtja kishte një afëri origjine. Po si mosnjohës i shqipes gege, ai nuk arriti ta bënte lidhjen. Profesori Carl D. Buck , i universitetit të Chicago-s, në artikullin e tij “Hittite an Indo-Europian Language”, duke analizuar metodologjinë që ndoqi hititologu Paul Kretschmer; … autori (Kretschmer) ka sqaruar faktin se ai “iu afrua studimi i teksteve hitite pa paragjykime në favor të indo-evropianishtes”. Marrëdhëniet ( e hitishtes) me gjuhët evropiane ai tha se “i zbuloi në fazat fillestare të studimit të tij”, të cilat u vërtetuan vetëm nga provat e brendshme etimologjike (Bazuar të dhëna të rëndësishme për kontekstin që jepen shpesh që ndodhin ideo gramën sumero-babilonase me kuptim të njohur), dhe se vetëm pasi u bind plotësisht se gjuha (Hitite) ishte Indoevropiane e përdori me efikasitet metodën etimologjike
Por për të vërtetuar plotësisht tezën, mjafton thjesht gjuha shqipe dhe leksiku i saj i pastër dhe i qartë me gjuhën Hitite. Një nga fjalët më të vjetra të gjuhës shqipe është fjala */hap/ që është e njëjtë në gjuhën hitite, dhe ka të njëjtin kuptim semantik. Kjo folje gjendet në shqipen gege në formën */hap/- në të folmet e Shqipërisë së mesme */höp/. Duke përdorur formulën e gramatikës primitive fillestare */+h/ gjejmë edhe gjuhën angleze */(h)op+pen/. Ka një përdorim të madh në shqipen gege */ma hap a s’ma hap derën, unë do të kërkoj dorën, të dua jetën, do ta jap kurorën/.

MB: Ai njihet si një nga gjuhëtarët më grekofile të gjeneratës së tij! Ju çfar mendoni për të?
AVN: Paul Kretschmer, pjesën më të madhe të jetës së tij ja kushtoi Hitishtes, dhe sidomos kulturës paragrekë, duke qenë se nuk e fliste gjuhën shqipe dhe i ndikuar nga historia zyrtare e manipuluar nga propaganda “superioritetit të rracës greke” do të deklaronte se: “Për fiset ilire që u vendosën në Epir ne dimë shumë pak dhe për gjuhën e tyre pothuajse asgjë. Se për çfarë vendosjesh të fiseve ilire flet ky autor një Zot e di, kur e gjithë bota njeh qartësisht jo popullsi autoktone Greke, por vendosje kolonësh grek (Ndërtuesit kolonash ardhur nga Egjipti – punëtorë të paguar) në territore ilire, të Greqisë së sotme të cilat Louis Benloew, i përcakton qartë si Pezllagët, paraardhësit e Ilirëve . Megjithatë filologu dhe arkeologu i madh shqiptar , Moikom Zeqo e vlerëson mjaft këtë autor kur në një artikull i botuar nga “telegraf “ rezulton të jetë shprehur se “Paul Kretschmer (1866-1956) ishte profesor në gjuhësinë krahasuese të Universitetit të Marburgut dhe më vonë në Universitetin e Vjenës. Në 1896 ai botoi punën e tij “Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache” (“Hyrje në historinë e gjuhës greke”). Në këtë punë pioniere, dijetari i kushton më shumë se 40 faqe ilirëve dhe rolin e tyre të hershëm në histori. Kretschmer flet për një simbiozë midis ilirëve dhe grekëve në botën mitologjike. Ai shkruan: “Dhe nëse konfirmohet shprehja, se fiset ilire dhe fiset veriperëndimore greke janë të përziera me njëri-tjetrin, divergjenca mes gjuhës së tyre nuk ishte aq e madhe sa do të dukej më vonë; megjithatë midis dy grupeve fisnore kishte një kontradiktë të dukshme etnike, ose pikërisht, gjatë asaj periudhe kontaktet armiqësore u zhvilluan dhe këto kundërthënie do të shfaqeshin dhe do të linin shenja të rëndësishme në histori. Kjo zonë, ose më saktë, Epiri ishte vendlindja e emrit grek.”

MB: Pra ai në mënyrë indirekte pranonte se greqishtja e vjetër kishte origjinë nga shqipja primitive(Ilirishtja) po nuk e shprehu asnjëherë hapur dhe me zë të lartë këtë tezë?
AVN: Ai la faktin e konstatuar por pa koment. Në saj të punës së tij unë nuk shikoj një dallim rrënjësor mes fiseve ilire dhe atyre greke. Fjalë e gjuhës ilire të cilat dalin të jenë edhe fjalë të gjuhës hitite derivojnë në greqishten e vjetër dhe në greqishten e re. Fjala */elini/ nga vjen emërtimi i tyre, rrjedh nga Ilirishte */eli -ili /(ylli) . Ngado që ta kapish , ata dalin Ilirë. Ta zëmë në e gjuhës hititë */ila/ e cila ekziston edhe ne gjuhën sumere, haset e njejtë në shqipen arvanitika */il – ila/(yll) dhe ne shqipen gege */yll-ylla/ por edhe në versionin e Dibrës e matit */ell-ella -ellas / -*/hell hella-hellas/, në toplimi */burr-el/(burri i yjeve) dhe në greqishten e re emri i ditës: */Ilymera/ (ιλυμέρα). Madje edhe fjala tjetër që emërton yjet e greqishtes */astéri/ (αστέρι) burimin etimologjik e gjen nga shqipja gege, pikërisht nga versioni: */ash terri/. Nga versioni arvanitas kanë rrjedhë fjalët e shqipe */ilum/ (i lumtur) dhe */iluminacion/ e frëngjishtes.

MB: Ku rezulton më e vjetër shqipja në raport me Greqishten apo gjuhë e tjera?
AVN: Në fjalët që u ka dhënë planetëve, të cilat gjenden edhe në gjuhën hitite. Ta zëmë fjala hitite */hanna/ është e njëjtë në shqipen gege */haan/ me të njëjtin kuptim semantik. Fjala e shqipes */hān/, është një fjalë e pastër e shqipes, sepse vjen nga togfjalësh */ha an/ e shqipes gege, karakteristike vizive e këtij trupi qiellor që nga ana vizive duket sikur “han anët” e veta. Në këtë rast shqipja primitive jo vetëm që motivon fjalën e gjuhës hitite por edhe fjalën e gjuhëve romane */luna/ të familjes Romane me foljen primitive */lu-ana/ -*/luna/ (luan format vizive). Marrëdhënit më misterioze janë të shqipes me gjuhën Anglez. Ju e dini fjala */word/, ka lidhje me fjalë */woter/. Dhe fjala */woter/lidhet me fjalën e gegnishtes së malësisë /uo/(uj). Dihet bota është një lëmsh me ujë dhe quhet */uord/. Çfarë simbolike Astrale? Ose fjalën */saturn/ nga togfjalëshi i shqipes gege */â tur/ (rreth e rrotull) dhe me pas */se â tur/ që është i rrethuar= */Saturn/ . Dihet Saturni është i saturuar (rrethuar) nga unazat rrethore dhe nga satelitët e tij. Etj. por thesari më i madh i gjuhës shqipe dhe i gjithë gjuhësisë indo-evropiane është shqipja arvanite. Shqipja arvanite shpjegon gjithë fjalorin etimologjik të greqishtes së vjetër dhe të re, dhe tregon se greqishtja e vjetër ka qenë një gjuhë e prejardhur nga shqipja primitive pas një kodifikimi nga athinasit, krijuar për qëllime administrative ushtarake, filozofike dhe tregtie.