Botohet romani « Banori i Spitalit » i shkrimtarit Haxhi Ahmetaj
« Romani vjen pas botimit të pesë vellimeve me poezi të sukeseseshme poetike dhe romanit tjetër « Gastarja e Loteve ».
Shkrimtari Haxhi Ahmetaj, boton romanin e ri me titull « Banori i Spitalit ». Romani vjen pas botimit të pesë vellimeve me poezi të sukeseseshme poetike dhe romanit tjetër « Gastarja e Loteve ».
Romani « Banori i Spitalit », eshte aq sa realist edhe kritik ndaj nje shoqerie ne tranzicion, qe akoma nuk ka nje orientim te qarte e cila i ngjan nje shoqerie te semure, ne dyert e nje spitali traumatik, qe shfaqet si e dehur ne kapercimet drejt civilizimit shoqeror, qe pengohet vazhdimisht nga kultura e munguar, nga mentaliteti endacak provincial dhe intrigat e nje tufe intrigantesh politikë, qe ngjajne me korbat e zinj, qe depertojne ne në mënyrë të dyshimtë në drejtimin e shoqerise dhe sjellin pasojat e radhes.
Romani provon suksesin e shkrimtarit në lëvrimin e prozes se gjate ku autori godet me unin e tij, hapsirat e imazhin ne shqyrtimin e tij prozaik të shoqërisë bashkëkohore. Romani percillet edhe nga fraza kaosi, ku mungesa e parimeve e shkarja në imoralitet, prishja e funksionit te hierarkise e kthimin e saj jo rralle here ne jo funksionale, duke sjellë marramendja te brendeshme.Keto kane sjelle qe dimensionet njerzore te deformohen dhe te kthehen ne nje antiarktip kolektiv.
Ne kete veper shkrimtari, perveç te tjerave, i kushton disa rrjeshta humbjeve te jeteve njerzore, ne vitet e tranzicionit per konfliktet per prona, si dhe te fushave te tjera te krimit, femije te larguar e te humbur, keto referuar edhe shifrave zyrtare.
Dhimbjet qe perjetojne te afermit e tyre, nuk kalojnë pa dhimbje dhe te bashkeatedhetaret e tyre, dhe behen pjese e dialogut midis Albines dhe te atit, ku ky i fundit shprehet :
-Sa shtrenjte e kemi paguar demokracine! Sakrifikuam per demokraci, pa ditur se çfare eshte demokracia, si behet dhe mbrohet ajo, pa humbur shpresen se nje dite do te vije :
-Ne kemi qytete me madhesi te tille popullesie, sa ç’është edhe numri i të humburve te jeteve njerzore te shkaktuar nga krimi. Mendo sit ë duket nje qytet I zhdukur dhe kur kalon andej se çfare ndjesie te jep!?……..
-Neqoftese do te ishin te mbledhur diku e te ekspozuar ne nje vend, duhej ditë, te numeroheshin me emer te perveçem e me A.D.N.-ne shqiptare.
-Paraftyro gjithe ata emra te renditur ne nje pllake mermeri me permasa gjigande !
-Po te mbledhim dhembjet, nuk mbete pellembe toke tek ne, pa u nxire nje here ne 24 ore.
-Po te mbledhim lotet mbushet nje rezervuar!
-Po te mbledhim vajtimin e vajatoreve, mbushet nje bibloteke me vargje vajtimi, dhimbje, pikellimi e zije!
-Po te mblidhen stuhite e dhimbjeve e shpirtrave te nenave me te zeza, do te rrafshoheshin pyje ndjesish, te tëra njerzore!
-Po te mblidhnim rinine e tyre, do te benin nje numer te tille, ku do te kishim disa numer shkollash e fakultetesh!
-Po te mblidhnim dashurine e tyre do te kishim dashuri edhe per te shkuaren edhe per te ardhmen!
-Po te mblidhnim enderrat e tyre do te kishim endrren me te gjate, qe do ti binte njehere globit rrotull e do te kthehej ne Shqiperi.
-Po te kishim deshirat e tyre per te jetuar do te kishim nje piramide gjigande!
-Po te llogaritinim moshat e reja qe do te martoheshin, do te kishim afersisht po aq nuse te reja!
-Po te llogarisnim femijet qe do te lindin nga ata, dy per nje do te kishim, afersisht dyfishin e atyre ne numer. Do te kishim jete te reja, lulet e jetes, qe do te mbushnin kopshtet njerzore.
-Po te llogaritim femijet e mbetur jetim, qe nuk therrasin më baba, qe jane thinjur para kohe, te habite shifra!
-Po te llogaritim grate e mbetura veja, qe lagin me lot jestekun e nates e krevatin bashkeshortor, i bie, qe jo rralle te takoheshin me qyqen ,metaforen e dhimbjes.
-Po te mblidhnim zerat e tyre, te penduar, qe apelojne per te falur e pajtuar, ne çdo njesi administrative do te kishim jehone percjellese ne trevat shqiptare,nga kori i zerave.
Shkrimtari Haxhi Ahmetaj I drejtohet Hyjenorit, qe ta degjojne bashkeatdhetaret, me shprehjen:-
“Pajtoj o Zot, mendjet e prishura, jepu durim e force ta pergdhelin fjalen, merri ne gjirin tend e mesoi si te sillen”!
Shkrimtari shfaqe lenden prozaike, si nje mozaik duke dalë lehtas, nga monotonia e nderveprimit te personazheve ne arkitekturen e rrjeshtave te vepres.
Ne qender te romanit eshte Albina, e ardhur ne kryeqytet ne vitin 1995,per te studiuar,ne Fakultetin e Mjeksise. Ajo ne vitin e dyte, bie pre e mosveprimeve te saj cilesuese dhe intriges mjeshtrore te nje doktori, te nje qendre spitalore. Dorzimi i ndjenjave rinore,shtatzania e padesheruar,braktisja e shtatzanise nga i ati i femijes, braktisja e femijes se lindur nga Albina e sjell, qe ajo, jeten ta fshehe ne dhe te huaj. Nga veprimi veças i prinderve, i biri behet pjese e veprimeve klandestine te atit tij, nga njohja rastesore, per te fshehur imoralitetin e tij para familjes, te percjellë nga personazhe mafioze, qe veprojne nen hunden e ligjit. Saga e vuajtjeve te Albanit nuk kishin te sosur dhe kur ai ishte 5- vjeç, i vdesin prinderit adaptues dhe e merr per ta rritur nip i tyre, i cili me te shoqen qe ngjante si nje fjale kryq me vese shume e nxjerrin ne rruge per te lypur bashke me vajzen e tyre te madhe, qe nganjehere nuk mungonte kazani i mbeturinave si pjate e tyre e preferuar, e shtynë autorin ta pershkruaje, ne menyre te dhimbeshme :
– Albani 6 vjeçar tek lypte ne rruge me Agimen, me pamjen e tij te makiazhuar, ju afrua nje meso burri, zgjati doren e ju drejtua :-A e keni pare mamin time, si ne vaj.Ai nxori nga xhepi faculeten e bardhe,mbeshtolli hundet e peshtyu neveriteshem. Albani ju shmang instiktivisht peshtymes te shpirtit te nxire e u zgjat ne nje kazan mbeturinash e nxori nga atje ne nje qese te mbeshtjellur, nje cope buke ne nje plasmas. Hodhi plasmasin e ndyte tek kafshonte buken e mjerimit e cila ju perzie me lotin e shpirtit te vogel,i cili ja njomi buken te nxjerrun nga kazani i hekurt, ku bashkoheshin mbeturinat e qytetit. Ai e kafshoi buken e gje me embel nuk ju dukt, me sy te ngritur nga qielli me nje lot te ngrire ne çerpiket e tij, si pike gjaku e mpiksur, ndersa i ati shkrryhesh ne lubine e luksit e te seksit te shfrenuar. Jeta e percjelle, tii shpetoje edhe ndonje trafikimi te organeve te tij ei krijohet hapsire, qe ai te ngjite shkallet ejetes, sukseseshem ne dhe te huaj.
Albina ne dhe te huaj hjedh pas kraheve te kaluren e saj dhe arrin te mbaroi studimet e larta, te punesohet e te martohet, por rastesisht behet pjese e nje tentative perdhunimi dhe me pas te nje aksidenti, ku humbet te shoqine perfundon ne urgjencen e spitalit, midis jetes e vdekjes. Arrihet te rikthehet ne jete nga i biri, ne sallen e operacionit, gjate operimit te saj, pa e njohur nenen e vet. Kjo njohje ndihmohet shume me vone ne menyre te heshtur nga nje k/infermiere e spitalit e cila pregadiste ne fshehetesi skenarin e njohjes, i cili prezantohet para Albines ne faqet e fundit te romanit.Albina i gezohet jetes se mbetur dhe kete e percjelle romani« Banori i Spitalit » ne mbylljete tij me vargjet :
Te kam sjelle driten e syve
Qe çdo nene i ka shpetim
Te kam sjelle, babin tim
Te lutem gjyshe i mbaj lotet
Te kam sjelle A.D.N.-te
Ti fshi lotet, shpirti im.
Keto vargje dalin nga shpirti i nipit te saj, Arturit,qe ja kushton gjyshes se vet, i cili bashke me vargjet i dorzon edhe A.D.N.-ete, vertetetsine shkencore te birit te saj.Ajo e perqafon ate e shprehet ne vaj, i cili shperndahet i gazte, ne forme arome memore dhe troket ne zemren e secilit. Per here te pare midis Albines e Albanit, prezantohet loti i gezimit. Ajo,tek e perqafonte te birin, doktor Albanin, gjithe jeta e saj, si shirit filmi me ngjyra te kthesave te jetes, perbiroi e kaloi tek ai. Perqafimet e tyre u ngriten ne qiell, per te marre bekimin e engjejve, mbi hapësira te larta, atje ku yjet pershendetin.
Eshte nje pasazh i shkurter nga pjese te romanit, i cili kompletohet me pjese tjera te vepres, me lidhje organike te personazheve, qe e bejne vepren intriguese per lexuesin, te pazbuluar deri ne perfundimin e leximit te saj, e kompletuar me figura letrare aresyeshem, e pershkruar nga mendimi filozofik dhe percjelljes te mesazheve per shtresat e ndryshme te shoqerise.