Botuesi i gazetës “Nacional” Dr. Mujë Buçpapaj ngushëllon familjen e ish-Presidentit Nishani

Jemi thellësisht të pikëlluar nga ndarja e parkoshme nga jeta e ish-Presidentit Bujar Nishani.
Shqipëria sot ka humbur një patriot që punoi me përgjegjësi dhe përulje për popullin shqiptar, duke qënë ushtarak, deputet, ministër dhe kryetar shteti. Arritjet e tij ishin të mëdha nga fillimi deri në fund.

Ish-Presidenti Nishani ishte një njeri me karakterin më të lartë. Ai gjatë gjithë jetës së tij dëshmoi përkushtimin më të palëkundur ndaj besimit, familjes dhe vendit, si dhe dhëmbshurinë ndaj popullit shqiptar.
Mirësjellja dhe korrektesa e tij e lindur dhe e vërtetë e bëri atë një njeri të respektuar dhe të dashur për popullin shqiptar.

Ai ishte një udhëheqës që punoi për vendin dhe kombin, duke qënë krenar për jetën dhe familjen e tij.
Si president, Nishani dëshmoi një angazhim të palëkundur për ndërtimin e urave të paqes dhe komunikimit mbipartiak, sigurimin e lirive të shtetasve shqiptarë dhe mbrojtjen e interesave të tyre në çdo funksion që pati.
Nishani pati një jetë të shkurtër, por të suksesshme .Ai ishte edhe një bashkëpunëtor i gazetës tonë.
Gazeta “Nacional” i shpreh ngushëllimee saj të përzemërta dhe vëllazërore gjithë familjes Nishani.

Dr. Mujë Buçpapaj

Tiranë,28 Maj 2022

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here