BROKEN DREAMS ( Ëndrrat e thyera), libri i parë me poezi në anglisht i poetit Sami Mulaj botohet në Amerikë nga gjigandi botëror i tregut Amazon.
Për gjashtë javë ai rreshtohet ndër librat më të shitur duke qëndruar në 100 librat me të shitur në botë nga Amazon, bile në një ditë ka arritur dhe në vendin e parë, në botimet e reja ( new releases ).
Kjo është një arritje e madhe për poezinë shqiptare dhe për poetin.
Sami Mulaj suksesin e tij e quan sukses të lexuesve të tij bashkëatdhetarë kudo në botë dhe e ndan me bashkëpuntorët, me përkthyesin e talentuar e të njohur profesorin Ukë Buçpapaj, me editoren, botuesen e poeten amerikane zonjën Gloria Mindock për parathënjen e vështrimin e saj rreth vëllimit me poezi, me poetin e ri dhe piktorin Vaka Bler nga Durresi për realizimin e kopërtinës dhe
me poetin, krijuesin e talentuar e të njohur Kujtim Hajdari që me ndihmën dhe përkushtimin e tij u bë e mundur në një kohë të shkurtër të realizohet botimi i librit.
Libri gjindet dhe mund të blihet në Amazon, kudo në botë ku compania gjigande Amazon është e pranishme.