Çarçafi i mumjes
Kapur fort
në një trekëndësh të çuditshëm
kandilat u ndriconin
fytyrat e shenjtëruara nga pritja:
dashuroheshin marrëzisht me erën
dhe plakeshin para se të fillonin dashuritë…
Në errësirë do t’u shfaqeshin
linjat e tyre dhe sekretet
një nga një
qielli do t’u vinte
si dashnor i ri…
Prej mishit janë
e lerni t’u hyjë “drita fallko”
të lodhur, të vyshkur rrëzoheshin
ne segmentet shkarpa
buzët leshonin bojë manushaqe
ngjyra të kuqërremta në letrat
e grisura si flatra…
Trupin kanë mbuluar
me çarçafin e mumjes
shtruar në shtratin e vjetër
të bardhë e antik
pulsi u godet me hapin e jetës
duke sfiduar koha e humbur
që u ikën shpejt
pa shijen e puthjes…
Era e ashpër u la njollë të bardhë
në mjekrën e dashnorit të ri
e moshë me rrudhat e ballit
gulshime vitesh e fjalë shprehur
me mutacionin e heshtjes
e të mallit…
Dashuria kishte ikur
ende pa ardhur…
Do kthehem një ditë…
Ecja kalldrëmeve të dendura mur
sikur zogjtë në fluturim
rrugëve të panjohura me gurë
e humbur, pa shpresë e pa kthim.
Me lëkurën time të mërdhirë
në dimrin e ashpër të acartë
frikesha e dridhesha në errësirë
në fir të hënës, në moshë të artë…
Përjashta frynte hyrrikani
xhamat e dritareve brenda dridhen
fytyra të zverdhura si patëllxhani
si lëmshi i zi zemrës mbështillen.
Çfarë është ky fat që më përndjek?
Rrugë e pa rrugë, endur vetmi,
askund dot veten nuk e gjej,
larg çerdhes time, pa dashuri…
Do kthehem një ditë, do vij patjetër,
ku ka kuptim dhe një fije bari,
ku më mjafton një laps e një letër
dhe një hënëz e premtuar malli…
BUTTERFLY
Me fustan te zbukuruar prej lulesh si zanat,
perendeshe e qiellit ti zbrite
si flutur e bukur u buzesheqje pentagrameve
me nota te kalteruara
e hidhje valsin e dashurise qe nga zemra jote
kurre nuk u shua,
me zjarrin e ndezur qe te pervelonte
u hidhje dhe u ndizje flake
atyre qe me etje e shpirt
ty te dashuronin.
Me dritat e nates te vezullonte dashuria
e te shkelqente pa mend
puthjet e notave alegro luanin vetem
emrin tend
buzet te çelnin lumturine, e ti e çoje
te engjujt ne qiej
symfonine e dashurise filloje, e mbi pedale
te pianos ti zuri vend.
Mbreterit ne frymen tende
zemrat i ushqenin
bjondin me syte e zi ‘butterfly’ fluturon
fytyra dhe shikimi tend drite shkelqen
me faqet e kuqe si prushi ti rrezaton
Muzika e Bethovenit te gjalleronte
e duke luajtur bukur me fustanin si shtojzavalle
Ne mbremjet pallateve mbreterore
meshkujt prisnin ne line me ty vallzonin
shpirti u godiste me flaken qe ti ndizje
e me ritmem te simfonise krahet e tu vezullonin
Gjithe elegance i stolisje sheshet e mbremjeve madhore
njerezit rreth teje deheshin me bukurine tende perrallore
me shampajne e pije freskuese njomnin buzen e shkrumuar
per dashuri deshirat i hedhnin qirinjve
neper parvaze te dritareve ndezur
kush do te fitonte ty.
Butterfly lozonjare drejt qiellit u ngrite
e lart fluturoje
u çuditen te gjithe e kokat u mbeten pas teje,
siç ngelen sfondet e muzikes,
ne fundin e nje finalje dritherore
ofshamat tua u elektrizuan me ajrin
e qiellin e ti dashuroje me henen
dashurine ” Love in moon”.
UDHETARI I SHPRESES SË THYER
Ngjyrat e vitrinave i perthyhen pluhrit
perplasen para syve dhe fytyres time
truri heshte si dhoma e murgut
buzet e mia te zhuritura kerkojnw
me copa akujsh te ftohte t’i njomë.
Ne koken e rraskapitur, te dhembur
me rendojne copa e ngjyra fjalesh
qe i mbaj mbi kurriz nen heshtjen e trembur
nga xhamat shikoja njerez te dehur
ne lokale te mbushur pijetaresh
qe mblidhnin me vete premtime
si copeza te vogla therimesh
brenda nglenin si kocka e kujtime.
Dhe une nje udhetar i shpreses
se thyer isha, si nje shtegetare
e karvanit me drejtim te humbur
e djegur, e zhuritur si bari pa vese
e syte me shpojne e nuk shikojne
nga shterrja e lotit si ujevare
me zemer te thyer e te pamundur
dukem si nje femije i vuajtur, me te dobeten kujtese.
Qyteti ndriste me ngjyra te zbukuruara
si nje ankdote me rreze e diell
aty zienin takimet e njerezve
te neteve te gjata, diteve per t’u rrefyer
ne adresat e tyre te shkruara
neper copa letrash e gazeta te zhubrosura
e te grisura
ne valixhe e xhaketash, perzier.
Te panjohurit neper vitrina
per shtegetimin, mua me pyetnin
ndihesha e plagosur, si zogjte
varfanjake ne toke,kur gjuetaret i godisnin
me plumb t’i vrisnin.
Nga jashte autostradat moderne
ishin lare me shiun e nates e shendrininme vezullime
Une si endacake rendja ne rruget e panjohura te orbites time konservoja ngjyra fjalesh dhe hidherime
te shpirtit tim si nje klithme femije.
Njerezit tentonin te kapnin feneret e makinave,
e une me ta nxitoja neteve te vaposura ne gusht.
Me turmat e nxituara si prush mbushur plot halle vrapoja
si reja therr diellit renkoja lutesha e i qaja qiellit
valixhen time ngjyre hiri ngarkuar atje, dua ta hedh
me mall e copa te pista letrash
brenda saj derdh
nga duart te mia ‘dhurata’ mbeshtjell.
BYLBYLI QANTE…
Gjethet lulezonin dy a tre po ashtu
Hëna notonte si peshku i detit me vale
nje vajze e vdekur eshte mbytur aty diku
vogelushja vraponte te kapte cicerimat e pishes ne maje.
Bylbyli qante me lote plagen e tij
Gjethet, dy-tre, binin neper dhe,
nje ze i zbehte i nje violine degjohej
rrugetari e fsheh mallin e tij te vjeter.
Feshfeshet e degeve ndihen si zogjte neper peme
Gjethet e thajne gjelberimin, e dhimbja
thelle perhapet e dhemb
bretkosat e fildishta trungun e pemes flenë.
Muret e forta thyhen e thermezojne
hena pas reve rreshqiti me nate
bylbyli qau prap me lote, shpertheu ne vaj
qielli me re lundrone liqeni me mjeker të bardhë
herë qesh e herë qanë.
Enigma?!…
Nuk e di, pse doje të më njihje
Nuk e di, si më dole në shteg
Ëndrra në labirinthe më çoi
Ëndrra zjarr u bë, zjarr që djeg.
Asgjë nuk ndodhi mes nesh
Asgjë s’ka për të ndodhur kurrë
S’ka pse të ndeshemi kot më kot
S’ka pse ta ulim të paqes flamur…
Në trille kohe u fshehe si struci
Me kokën në rërën e vetmimit…
Ç’doje nga unë që pas më ndoqe
Në kohën lirike të tundimit?!
Nëqoftëse, diçka të mundon
Nëqoftëse nga unë, asgjë nuk do
Thuaj, largohem vetë, mos u lodh
Thuaj, je i lire, mos u shqetëso.
Dëshirat e mia, s’i gjeta tek ty
Dëshirat e tua, nuk arrita t’i kuptoj
Dëshirat e mia, s’munda t’i shpreh
Dëshirat e tua, nuk ishin njelloj.
Helena e bukur
Bukuri e saj dehuTrojën
Paradin e ngriti në qiej ëndërrimi
Menalu piu kupën e tradhëtisë
Nën një hënë të murrëtyer zhgënjimi.
U dogj Troja, flakë e rrënim
Nën flokët e saj si ujëvarë
Njerëzit e përmendin për bukurinë
Dhe jo se Trojen kalli në zjarr…
Se Troja do të rronte në shekuj të shekujve
Të ishte për shpirtin e Helenës si kristali
Trojën e dogji marrëzia e të pabesëve
Vërsulur mbi bukurinë e saj me ura zjarri…
Pika loti
Ca pika shiu ranë mbi mua,
akujt të ftohtë si ulërimë,
nën hi ca gaca nuk u shuan,
si rekujeme për vetminë.
Pika loti fluturojnë mbi dete,
sikur një flutur në fluturim,
tek deti i kripur iu dha jetë,
të gjitha udhëve në shpirtin tim…
Qerpiku i gjatë ra në krua
dhe pëshpërirti një sekret,
ti ishe skllav në hir’ me mua,
kurse në ëndrra ishe mbret.
Drejt yllit tim unë lundërtare,
në fusha e dete pa mbarim,
një sy e mbaj unë lart në male
dhe syrin tjetër në psherëtimë…
Me detin kur dashuroje…
Kur unë qaja, binte shi
zemra ime e shkretë e zemëruar
Ti pranë detit bëje dashuri
Qielli kokën e kishte mbuluar…
Sirenat e detit të bënin shoqëri
sapo dielli kishte perënduar
edhe nata të kishte zili
yjet e qiellit të zbritën në duar.
Hëna e bukur të shihte në sy
trupin tënd të zhveshur, të zbuluar
ajo të ndriiçonte vetëm ty
qielli me të ishte zemëruar…
Ti me engjëjt në qiell lotin e ndaje
bashkë me zogjtë ti këndoje
mbillje e çilje petale
me afshin e nxehtë kur dashuroje…