ÇAME SHQIPTARE. Poezi nga Neviana Shehi 

Autorja, Neviana Shehi u lind në Durrës.Ajo u shkollua ne vendlindje dhe Gjermani. Jeton prej 25 vitesh në Itali. Ka nisur te shkruajë poezi që herët ,duke botuar herë pas here në organet e shtypit. Libri i parë poetik “VJESHTE FATESH “u botua në vitin 2018, ndërsa libri i dyte “PERTEJ VALEVE” u botua kete vit, Mars 2020.

ÇAME SHQIPTARE

Çame jam ,motër e Afërdites.
Nje copë diell ma dhuroi Zeusi
Agimesh kur i buzeqesha tek burimi.

Came jam ,nga lot i largët vij
Në Pargē kam ullinjtë ,me gjithë lutërvi.

Nē një sy mbaj diell ,në tjetrin mbaj shi.
Jam gjysmë Dodonë ,dhe gjysmë Olimbi.

Gjer pertej Egjyptit ,emrin tim.e gjen
Bukuritë e mia verbojnë dhe rrufenē

Kam nur trëndelinë ,arome manxurani
Jelekun prej ere ,prej lulesh fustani.

E degjuat pra, jam vetë Bubulina
Vij nga lagja plakë dhe nga Salamina

Fis me Bue Shpatën , Marko trimerinë
Mund të fal dhe jeten ,por jo Çamerinë

Ndaj dhe ime bijē me thot zë krenare
Jam dhe u si mëma, Çame Shqipëtare.

Neviana Shehi

HAPA TË MUNGUAR

U çel mëngjesi
Me sytë e një vjollce të kadifenjtë.
Shoh qiellin tek luan
Nje nokturn nga Bach
Mbi trupin e ditës
Numëroj një për një ç’më
mungon këto caste:-
Kanatjerja e verës ,këmisha e mbrëmjes dhe
pantallonat e mengjesit
Këpucët ?
Ah po ,këpucët le të presin
Udhët numërojnë hapat e mij të munguar
Fustanet në garderobë
Mallohen për aromën e kurmit tim
Fjalëpak bie nata balerinë
Dhe hëna derdhet mish e shpirt
Të fjalos vetminë.

Neviana Shehi

Neviana Shehi

NJË YLL MA NJEH LOTIN

Kam humbur rrugën
Në kujtimet fëminore
Në udhët e ngushta
Plot aromë
Atje ku mëngjeset
Gdhiheshin në det
Dhe zgjonin valët e ëndrrës
Drejt bregut të shpresës
Ku perëndimi
Sillte muzgun e xixëllonjave.
Kam humbur
Në qiellin e mallit
E nuk di nga është udha
Për atje ku linda
Një yll ma njeh lotin
Më merr për dore
E më sjell aty
E pra…
Të thashë që do të vija.

JETË IMAGJINARE

Ti më frikëson virus!
Është e tepërt edhe një frikë më shumë
Shurdhuar nga heshtja
Izolimi ma bën jetën imagjinare…
Aroma e kafesë
Që dikur mbushte kuzhinën
deri  të foleja e dallëndyshes
A të kujtohet i dashur…
Pijet freskuese në park
Cicërimat e zogjve nën degët e blirit
Ne ecnim pa drojë putheshim
Tani – anëtarë të një grupi impulsesh
Të shfrenuara njerëzore.

Neviana Shehi

NË OLIMPIN E QËNIES

Rrij e kërrusur në pragun vetes
Fytyrës së mpirë
Rendin sekondat
Ikën jeta
Pa arritur në olimpin e qënies
Frika më kërkon
Më duhet të pres
Që frika të vrasë veten.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here