CEREMONIA PËR POETIN LAUREAT. Shpallen 25 kandidaturat për këtë çmim

Në një ceremoni të zhvilluar në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Komiteti Drejtues i çmimit për Poetin Laureat, shpalli 25 kandidaturat për këtë cmim.🇦🇱
Qëllimi i këtij vlerësimi është ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e leximit të poezisë.
Ky çmim do t’i akordohet një personaliteti në fushën e poezisë shqipe, i cili, përgjatë një mandati dyvjeçar, do të jetë në krye të një fushate publike me në fokus poezinë shqipe. Komiteti Drejtues i këtij projekti të rëndësishëm për botën letrare shqiptare, kryesohet nga shkrimtari dhe poeti Besnik Mustafaj dhe në përbërje të tij janë: botuesja Arlinda Dudaj, Agron Gjekmarkaj, zv.Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në UT, profesorja dhe poetja Viola Isufaj, dhe kritiku Agim Baçi.
Poeti i parë Laureat shqiptar do të shpallet më 30 tetor. Në ceremoninë e shpalljes së kandidaturave ishte e pranishme edhe zv/Ministrja e Kulturës, Meri Kumbe.

 

Kandidatët për “Poeti Laureat”

  1. Flutura Açka
    2. Natasha Lako
    3. Arian Leka
    4. Ilirian Zhupa
    5. Parid Teferiçi
    6. Lindita Arapi
    7. Entela Tabaku
    8. Ervin Hatibi
    9. Rudian Zekthi
    10. Entela Kasi
    11. Visar Zhiti
    12. Bardhyl Londo
    13. Rudolf Marku
    14. Luljeta Lleshanaku
    15. Primo Shllaku
    16. Krenar Zejno
    17. Agron Tufa
    18. Ledia Dushi
    19. Gëzim Hajdari
    20. Preç Zogaj
    21. Mimoza Ahmeti
    22. Skënder Rusi
    23. Skënder Buçpapaj
    24. Hamit Aliaj
    25. Petrit Ruka

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here