ÇIMI…DHE CORONAVIRUSI Tregim saterik nga Leonard Hymeti

 

 

U bene disa dite mbyllur! Mendova te dal, thashe te bej nje shetitje ne ajer te paster. U vesha mire e mire se mendova mos marr ndonje ftohje, ngrita “golfin” dhe mbulova goje e hunde per te zevrndesuar masken. Mora rrugen drejt shetitotes. Sa bera disa hapa me mori gruaja ne celular, fjala e pare: Ku vajte burre? Po bej nje shetitje i thashe. Ç’eshte kjo shetitje tani? Do te na marresh ne qafe te gjitheve. Nuk vonoj ju pergjigja. Mir- mir me tha po shko ne supermarket e na sill letra per te lare rroba me ngjyra. Ç’jane keto moj grua?!
Shko se e dine ato te supermarketit. Ok i thashe, desha nuk desha nderrova destinacion dhe shkova per atie ku me tha gruaja. Te dera e supermarketit prisnin dy vajza adolishente qe loznin me njera tjetren. Meqenese nuk kisha maske i kerkova ndjese nje punonjese te supermarketit dhe ju luta te me blinte letrat qe me porositi gruaja. I dhashe leket dhe po pridja te dera. Nderkohe vajzat adoleshente kishin mbushur grushtat me fata lule dielli dhe pasi i mbllacisnin i peshtynin ne toke. U lemerisa nga ai veprim por kur ula syte dhe pashe vendin para deres mbushur me levozhga farash me iku “petlla” fare. U tmerrova, mora guxim dhe i fola; Goca me falni nuk e shihni se ç’behet me virusin dhe ju peshtyni fara luledielli ne toke.?! Njera nga vajzat me pa me perbuzje dhe vazhdoi te hante e ti peshtynte serbes- serbes perseri ne toke. U habita me sjellhen po me shume u tmerrova kur te dera doli e jema me nje qese me fara lule dielli ne dore dhe pyeti vajzat: Gena ku eshte rafti i farave te keqen mami? Vajzat shfaqen nje lloj kenaqesie kjo dhe ja treguan me gisht raftin ku ndodheshin farat. Ne keto momente dikush me zuri syte nga mbrapa dhe me shtetngonte sa te munde. Me hyri tmerri! Vajta te levizja po shterngimi ishte aq i forte sa nuk me linte te levizja fare. Kush jam me pyeti. E njoha ishte Jani! Ne fakt ishte shoku im Samiu po ngaqe banon ne Greqi eshte pagezuar ne “Jani”.
Jani je more i thashe po me lesho. Me leshoi por kur u ktheva para krahet e tij me pushtuan gjith mall. Nuk me leshonte: Po ku je mor burr i dheut, sa me ka marre malli! C’ti thosha! Ai e beri te veten, me pushtoi e me “jargosi” me puthje sa i deshi qefi. Ç’far ben mor burr i thashe nuk e sheh ç’behet me gripin? Ça gripi thu mor burr! Pse ke frik ti? Kam i thashe. Po mos e rruj mor burr se pardie erdha nga Selaniku. Pesdhjete veta jane ne spital gjith ajo Greqi, e bejne tragjike Amerika me Kinen. E di mire une kete pune. Po vdesin ca pleq dhe e bejne tragjike kot, vazhdonte te thoshte. Se marr vesh ç’far plani kane xhanem?!
Ne te shohim punen tone pa varja atyre.
Me sill dhe nje bidon alkoohol ju drejtova vajzes se supermarketit. Nuk ka me tha, po mir me sill nje shishe wisky, ja ktheva.
Eee me tha Jani nuk ke faj i kane mbyllur lokalrt.
Bravo… Ta pime nga nje gellenjqke ne kembe ta festojme, kemi vite pa u pare. Vajza solli dy kutite qe e kisha porositur dhe shishen e wisky- t. Jani pernjehere zgjati doren te shishja. Prit i thashe dhe ne moment hapa shishen, e derdha ne duar dhe po i ferkoja per tu disifektuar. “Pse e ben harram more depsez” me tha shprehjen e nje filmi dhe perseri zgjati doren ta merrte.
Ferkova duart, fytyren se po ndihesha i tmerruar nga “ jargosja” e tij. Ma mori shishen e wiskit dhe me tha: Po mos e rruj mor burr se jane teori kondpiracioni keto. Po hajde ta kthejme nje here se ky Rama juaj ka mbyll dhe lokalet. E ktheu me “eks” dhe ma drejtoi perser mua: Hajde gezuar me tha, ktheje.
Jo i thashe nuk e pi.
Ahaa une mendova se e more per ta pire.
Jo i thashe e mora ne vend te alkooholit per tu disifektuar. Ore mos u bej me fiksime vazhdonte me “ te veten” dhe e ktheu perseri shishen. Rrofsh i thashe, ja lashe shishen ne dore dhe u largova.
Po kthehesha per ne shtepi kur mbrapa meje degjoj nje zhurme makine qe ecte me shpejtesi. Sa ktheva koken degjova fershellimen e frenave te kembet e mija. Tmerri nuk kishte te mbaruar ! U be nje mjergull, pluhur dhe djegie gomash bashke. U nxi i gjithe vendi! I hutuar e i tmerruar bashke degjoj: Ee.. mor çun u trembe? Shoh qe ishte komshiu i katit te pare i cili punon kaldaist ne spital. Vetem “tape” e shoh ate ! Nuk i fola fare se nuk kisha me gjak ne trup por vazhdova rrugen pa pare se ku po shkelja..
U ngjita ne shtepi. Me doli gruaja te dera. Uu.. sa shpejt qe erdhe mor burre! Dil dhe pak me tha se kam “ngritur” shtepine. Bej xhiro ndonje ore dhe hajde. Nuk kisha ç’far ti thosha dhe kujt ti qahesha! Lashe kutine e letrave dhe zbrita shkallet per te dale perseri. Mora rrugen nga parku me mendje mos takoja njeres. Kot e kisha, parku ishte plot me femije e pleq. Kembet me çuan tek nje fushe futbolli e improvizuar qe po losnin disa djem te moshes 15-16 vjevare. Pa e kuptuar po shihja lojen e futbollit.. U ula ne nje breg me bar dhe e kisha “ humbur” ne ato ç’me kishin ndodhur çaste me pare. Nderkohe prane meje ishin ulur dy meso burra dhe flisnin me njeri tjetrin. Njerin e njihja, ishte Sherifi mburraveci qytetit.
Eee thot mburraveci kot e kemi! Kjo rinia e sotme e ka marre tatepjeten. Keta e kane mendjen fejsbuk e lojra. Nuk jane si ne. Ne kemi qene per prinderit, vazhdonte te fliste sikur bente monolog me veten. Keta te sotmit keq e kane nuk jane as per familje as per prinder. Aa.. ne nuk ishim keshtu! Po une mbaj qendrim, nuk e le djalin, E njeh ti Çimin tim.?
Ja eshte ai me ato tutat blu me te bardha. Hë… atij ja ha “arrzen” une, nuk e le te bej xhap. S’ka gili- vili me mua. O te behet o te mos behet. E keshtu vazhdonte monologun Sherua duke marre ndonje miratim me levizjen e kokes nga personi qe kishte prane.
Nderkohe foli dhe tjetri: Po rini jane o Shero do rriten e do piqen…
Jo jo nuk jam dakort ashtu ju kthye Sherifi.
Aa.. une nuk e kam ashtu Çimin tim. E kam te sjellshem te edukuar se i kam ndenjur ne koke.
Se ndryshe te marrin perpara keta edepseza.
Ja, jemi qe jemi te bejme nje prove: Thirri djalit tend, si e ka emrin ai i joti se ja harroj… Kastriot e ka po Joti i therrasin. Epo he thirri, thirri ta shohesh si do te pergjigjet.
Leri more djemte te lozin se jane ne “boten” e tyre tani. Jo- jo, ne je burre thirri ta degjojme si do te pergjigjet. E di shum mire si do te pergjigjet po provoje, vazhdonte te ngulte kembe Sherua..
Pa- ç’pa personi u ngrit pak nga vendi vuri doren anes gojes dhe filloi te therriste me ze jo shume te forte. Jotiii !
Jotiii… e ngriti pak me shume zerin babai!
Joti sa degjoi zerin ndaloi lojen dhe u kthye nga jati : Urdho baba!
Lere- lere, vazhdo i tha babai se e zgjidha.
Pse kjo eshte pergjigja e nje femije? Pse keshtu i pergjigjeshim ne prinderve tane? Ai jo vetem qe do te thoshte urdho po duhet te vinte me vrap te kembet.
Epo rini ju pergjigj babai Jotit, s’kemi ç’u bejme me shume.
Jo- jo sjam hiç dakort me ty!
Ja shiko ti therras une Çimit tim e te shohesh si vepron!
Sherua rrinte krekosur dhe nuk levizi nga vendi.
Filloi te therriste me ze urdherues: Çimiii!
Cimi hic!
Çimiii, Çimi perseri hiç!
Sherua u ngrit me nerva ne kembe ngriti dhe zgjati zerin me shume: Çimiii.. !
Çimi pasi goditi topin me inat…
U pergjigj : Me ha mune baba! Shtangu Sherua, shtangu babai Jotit por shtanga dhe une!
Ne moment Sherua e mori veten dhe filloi te merrte pozicionin te krekosur: Eee ben shaka Çimi e di une. Hë- hë sa te vije ne shpi se ja tregoj une qefin atij. Po e di mire une ben shaka Çimi ben shaka.
Mos u merzit mor burre po i thoshte miku i tij se rini jane do piqen!
Ore ate e di une po Çimi im eshte pjekur para kohe!
U ngrita, fshiva te “ndenjurat” e bera me bar. Pashe qe e kisha mbaruar oren e liridaljes qe me dha gruaja.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here