Copez e realitetit shqiptar. Ese nga Alesia Xhogu

Një ndër epokat më të rendesishme të Ballkanit dhe Europës Lindore, mbetet pa diskutim komunizmi i gjysmes se dyte te shekullit te njezete. Si çdo periudhe diktatoriale, paranojat e tij ndaj kundërshtarëve politikë dhe hakmarrja primitive ndaj tyre, te krijojne mornica edhe sot e kesaj dite. Është e çuditshme, biles poshtëruese tendenca e shumë shqiptareve per t’iu dhene serish pushtuesit ideologjik pinjolleve te tyre. Tava e madhe e çorbes komuniste i ka ushqyer dhe vazhdon te ushqeje ende ndonje shkrimtarë sot, qofshin bashkeudhetare te asaj periudhe, qofshin dishepuj te saj.
Arti, në teresine e tij, eshte rebel dhe denoncues, është bashkëshoqërues me zhvillimet shoqërore, politike dhe shpesh edhe ushtarake, si luftërat .
Bota e njohu Hemingway sepse kishte një Lufte Boterore qe e perjetoi dhe shkuajti për të, si dhe zonjusha jone e brishte Shqiperi nuk do te kishte Kadare dhe një vepër të tij kundër totalitarizmit, pa komunizmin.

Ne nje nga intervistat e Helena Kadarese publiku zbulon mardhenien shoqerore te Kadarese me Milan Kunderen. Teksa lexoj vepren e Kunderes MosDija, ndjej forcen bashkuese te ketyre koloseve, emeruesin e tyre te perbashket: komunizmin. Eshte lehtesisht e pranueshme per mua t’i perfytyroj keta dy shkrimtare ne te njejten tryeze, ne te njejtat frekuenca, ne te njejtin sistem mendimi.
Shpesh here has mendime kontroverse per keta dy shkrimtare, per shkak te angazhimeve politike te asokohe. Fundja, ç’me intereson??
Ç’me duhet ç’kane bere kur veprat e tyre jane plot ndjeshmeri dhe sugjestion, i cili nuk mund te vije kurre nga mungesa e dhimbjes, e vuajtjes. Ata kane ditur ta shohin vuajtjen si nenen e gezimit dhe na e kane paraqitur mrekullisht bukur. Pyetjet qe shtrohen jane: A jane te mjaftueshme keto letra shqipe e boterore per te na dhene tablone thuajse apo te plote te periudhes komuniste?
A konsiderohet levizje strategjike perdorimi i komunizmit per veprat e reja letrare nga shkrimtaret e rinj?
“Çorbistet” do ta ngrinin ende statujen e bronxte por ne realitet te kthjellet, shkrimtaret e rinj do te dukeshin qesharake. Dhe nuk jane te pakte…
Ne tregun e madh te letrave shqipe ( me keqardhje me duhet ta quaj treg ) jane shtuar disa artiste te rinj por ne te njejten kohe, te vjeter. Te vjeter ne kohe, ne hapesire e ne sistem mendimi. Ndonjehere deshira per t’u lancuar ne treg eshte aq e madhe sa harrojme te pyesim veten se cfare qellimi ka kjo veper per epoken ne te cilen jetojme. Ne kete epoke nihilizmi modern, ku formimi shkon njesh me kapitalin, ku ideali nuk ekziston ose eshte zevendesuar me vete-idealizimin, nje lloj menyre e te thenit homodeus.
E verteta eshte bruto, te lendon ose te larteson por ne Shqiperine e vogel post komuniste, me traditat memece ( mendoje por mos e thuaj ) te trasheguara nga diktatura, te flasesh hapur eshte e barasvlefshme me te deklaruarit te vetes armik te popullit.
Me siper shkrova ” E verteta eshte bruto…” e me pas te hedhur ne Shqiperi kete slogan, e njollosa me hipokrizi, sepse po, jemi nje popull hipokrit!