14:40, 27/06/2019
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeminsitrit te vendit Edi Rama, pasi Presidenti I Republikes deklaroi se data e re e zgjedhjeve vendore është 13 tetori 2019.
Rama thotë se zgjedhjet janë në 30 qershor.
Reagimi i plotë i Edi Ramës:
A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni!
Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një
NULLUM ABSOLUTUM
Dhe QUOD NULLUM EST NULLUM PRODUCIT EFFECTUM????
30 QERSHORI ESHTE E VETMJA DATE ZGJEDHJESH.
Edi Rama e ka mësuar datën e re të zgjedhjeve përpara se presidenti Ilir Meta ta bëjë publike për të gjithë.