Dr. Ardian Elezi: Ukraina në fokusin e gjeopolitikës rajonale e globale

Nisur nga aktualiteti i zhvillimeve dramatike te sulmit te rregjimit te Putinit ndaj Ukrahines, cenimit te integritetit territorial te saj permes aneksimit te rajoneve lindore te ketij shtetit Sovran, si dhe sulmit pushtues se fundi ndaj saj, ankeksimin e dy krahinave pro ruse Donjeckut dhe Luhanskut, neglizhences se treguar nga ane e perendimit per ti vene fre arrogances dhe arbitraritetit rus, shume vite me pare ne 2014, ne nje te perditeshme dhe jo vetem bera nje analize te situates se rajonit pare ne kenveshtrimin dhe kodin e gjeopolitikes dhe gjeostrategjise duke bere edhe intrepretimeve te atyre dinamikave te kohes si dhe atyre te ardhshme permes saj

Gjeopolitika nuk mund të konsiderohet mirëfilli shkencë ,pavarësisht se ajo ne natyrën e saj ka objektin e synimet të qarta ,që konsistojnë krahas në mbrojtjen e interesave të fuqisë kombëtare të një vendi,duke i vecuar dhe dalluar ato ne lidhje me nivelin e fuqise .Mbi këtë qajse diagnostifikuese ajo inicon edhe kursin e veprimit shtetëror ,duke përcaktuar objektivat ,interesat që duhet të mbrojë ,si dhe përzgjedh aleancat e strategjitë si dhe e politikat që ndërmirren nga një vend ,për tu përballuar me sfidat që e rrethojnë

Pa Ukrainën Rusia e Putinit nuk mund ta riinstalojë perandorinë e dikurshme të ish BS. Pra edhe per këtë arsye dhe ate që në vetevete ofron dhe ka rëndësi Ukraina për Rusinë bën që kjo ceshtje të jetë pjesë e debatit mes analistëve gjeostrategjistë e gjeopoltikanë,ku syresh e paraqesin si kundërvënie thjesht mes ideologjise dhe gjeopolitikës,mes Heartlandit rus dhe Rimlandit perendimor -atlantist,mes liberaldemokracisë dhe vlerave metonjëse të saj nga njëra anë dhe regjimeve autoritariste diktatoriale nga ana e tjetër.

Përtej gjithë këtyre problemi i Ukrainës nuk është vetëm ky raport diktomik i forcave emancipuese e liberale të detit dhe atyre konservatore,të ngurta e autoritariste tëtokës, një kundërvënie e talokracisë me telukracinë ,pra i identitetit të saj perendimore apo lindore me implikacione ne aspekte ekonomike,politike,ushtarake,por edhe nje testim dhe konfirmim i sistemit aktual te mardhënieve ndërkombëtare,ku qasjet realiste ,konstruktiviste e neozimat e tyre janë ato që intepretojnë sjelljen dhe vendimarrjen e aktorëve brendshëm dhe të jashtëm.

Parë nën këtë këndvështrim Ukraina,fati i saj është sa në dorën e vet lidershipit të vet ,i mynyrës dhe paradigmes që ato do të përzgjedhin për të mirën afatagjatë vendit të tyre ,përkundër zgjidhjeve afatshkurtra që kanë gjeneruar dhe ricikluar kriza permanente atje.

Diplomacia e aktorëve rajonal dhe global do të ketë fjalën dhe peshën e vet në zgjidhjen realiste dhe konstruktiviste që do të japin në bashkepunim dhe me mbeshtetjen krahas te faktorëve të brendshëm .

Rusia ka ushtruar presion te vazhdueshem mbi Kievin,duke perdorur si instrument politik furnizimin me energji,ndërprejen e saj,borxhin e akumuluar ec.

SHBA e mbështet sigurinë energjitike të Europës që vjen nga një diversifikimi I alternativave furnizuese nga Rusia,ku 80 % e gazit natural Rus për në Europë kalon transit përmes Ukrainës.Por jo të gjithë vendet evropiane janë të varuara njëlloj dhe në të njëtjen shkallë nga energjia Ruse.Kjo gjithashtu ndikon krahas qe keto shtete te sillen jo si një entite i vetëm,por grup shtetesh “grindavece”(Freedman) sejcila me qasje indviduale e atuonome kur bie fjala per interesat e tyre ekonomike ,apo aspekte të tjera të politikës së jashtme dhe sigurisë evopiane..

Nga ana e tjetër organizmat ndërkombëtar qoftë rajonal dhe ato global si BE,OKB,SHBA OSBE,KE,NATO ,FMN,BB ,duhet të bashkërendojne veprimet dhe strategjitë e tyre bashkëpunuese dhe efektive për të shpetuar rënien,apo skenarin më të keq ndarjen e saj. Përmes ndihmave,granteve,kredive e misioneve te ndryeshme civilo –ushtarake ,ato do të ringrejnë , stabilizojnë e paqtojnë vendin.

Megjithë krizën e vet financiare dhe problemet që ka BE duhet të kapërceje paragjykimet që lidhen me mungesën e një qasje adekuate si dhe një strategjie efektive të saj ne lidhje me parteneritetin lindor,me ceshtjen Ruse e Ukrainase në vecanti.

Me qasjet e veta demokratizuese,misionet civile ne drejtim të shtetit ligjor,luftës kundër korrupsionit,forcimit të kapaciteve institucionale,të orientimit të ri te tyre perkundrejt funksionimit burokratit tradicional, ajo do të synojë të reformojë sistemin .

FMN dhe BB larg rregullave të tyre strikte për rregullimet buxhetore ,te ardhurave dhe shpenzimeve,financimit e kreditimit të projekteve që kerkon ekonomia dhe ndryshimi struktural i saj, do të mund tëkontribojnë në mënyrë konkuruese me ofertën ruse të likujditetit të lartë.

Ukraina po perdoret si test per forcen reale te Rusise se Putinit ,te asaj Rusie qe sipas ketij te fundit nuk ka qene kurre aq e forte dhe aq e dobet sa mendohet dhe dashur te jete.

Rusia ka adaptuar nje model pragmatik duke u bazuar krahas në ringjalljen ekonomike,rritjen e ndikimit te vet gjeokonomik,angazhimit në institucionet rajonale,statusin e vet si fuqi bërthamore,antare me të drejte veto në KS të OKB-së,mardhënie të vecanta me NATO(Këshilli Nato -Rusi ),përgjegjësitë në kuadër të angazhimeve G8,G20 ,pëe sfidat globale të sigurise ,luftës kundër terrorizimit,ngrohjes globale ec..

Rasti i nderhyrjes ne Gjeorgji është një precedent që ngjall frikën që përpos retorikës diplomatike dhe asaj zyrtare qe përdor Moska në lidhje me legjitimitetin demokratik te lidershipit aktual Ukrainas .

Ajo do të mund të përsëritet me një ndërhyrje të justifikuar ushtarake ne mbrojtje të kësaj “hapësire jetike “për ti dhënë fund kësisoj edhe provokimeve të ndryeshme të orkestruara nga ajo vet e që vijnë nga obllastet lindore më së shumti,gadishulli i Krimese në vecanti ,për konflikte separatiste.

Ukraina mund edhe të “sakrifikohet”në lojën e madhe të shahut në këtë skatierë gjeostrategjike të globit,ku SHBA në koncertin e sistemit aktual ndërkombëtar,me dilemat e saj per dominimin total apo udheheqje të pranojnë realitetin gjeopolitik të kësaj zone influence ruse,jetike për egzistencën e kësaj të fundit.

Demokracia ruse perfundon aty ku nis ceshtja e Ukrainës,kjo nenkupton edhe konfliktin potencial që shoqëron zgjidhja e kësaj ceshtje.

Qoftë rasti i Gjeorgjisë,i revolucionit i Portokallitë po ashtu edhe ngjarjet e fundit në Ukrainë me të drejte në preceptimin e rusëve shihen edhe si një përpjekje e SHBA dhe BE për ti tërhequr ato në ombrellen e tyre të sigurise te NATO-s , integrimit evropian,duke rrethuar kësisoj dhe më pas shkatërruar edhe Rusinë.

Në rast se Ukraina do të bjerë në dominimin atlantist ,evropiano -perendimore ,me hendekun e vogël gjeografik që do të krijohej (disa qindra milje mes Ukrainës dhe Kazakistanit perendimor ,si dhe problemet në Kaukaz,rasti cecen)Rusia do të jetë e cënueshme dhe e pambrojtur në pjesën jugperendimore të saj (Berzinski),duke krijuar premisë edhe për krijimin e nje tjetër zone rrëshqitëse në rajonin e Kuakazit dhe dobësim të fuqisë së vet aty.Për këtë arsye ajo do të aktivizojë të gjithë arsenalin e vet të soft e hard diplomacy,shërbimet sekrete,provokimet,incidente (sic po duken) ,konflikte e lufte civile dhe në asnjë rast nuk do te tolerojë humbjen e kontrollit të influencës së vet në këtë hapësire gjeostrategjike.

Ne finalitet gjithashtu diplomacia do të ketë fjalën dhe peshën e vet ne zgjidhjen realiste dhe konstruktiviste që do te japin (krahas faktorëve të brendshëm) si aktorët rajonalë dhe global kësaj ceshtje.

Faktori ndeërkombëtar është i një mendje në lidhje me paqtimin e vendit,stabilizimin social,politik e ekonomik te saj,perkunder cdo skenari te ndarjes që do të provokonte konflikte rrëshqitese rajonale dhe më pas globale që nga aty.

SHBA për kundërbalancim rajonal nuk do te jetë pro një shkërmoqje të Rusisë,një tkurrje në skaj dhe thellëesi të kufijve të vet.

Rusia nuk do ta lejojë poshtërimin në pragun e afërt të saj dhe aleateve historik e strategjik të rajonit.

Si konkluzion

Perballe ketij kaosi , ku qofte BE(e percare mes shetesh dhe e paunifikuar) dhe SHBA , organizmat e tjere te sigurise kolektive dhe bashkepunuese, ato financiare nderkombetare, pertej retorikes se tyre nuk po tregohen te vendosur per te ndalur agresonin rus ndaj nje shtetit Sovran, ku Putini po provokon dhe teston rendin e ri boteror,arkitekturen e sigurise globale dhe rajonale qofte te OKB si dhe NATO-se qe kane arritur deri me tani te ruajne paqen, duke e bere ate me te brishte, me te cenueshme, dhe vulnerable ndaj arrogances se vet. Kjo mbase mund te jete fillimi i nje rendi te Ri boteror , ku gjithe skenaret gjeopolitik(ku nje skenar eshte qe ky moment mund te jete fillimi iplanikfikuar i renies dhe fundit te Putinit dhe demokratizimit te Rusise, rritjes se influences dhe qytetyrimit evropian nga aty ne gjithe Azine..) dhe gjeostrategjik te teorieve dhe shkollave te ndryeshme perendimore , lindore etj. Gjeopolitika Ruse qe nga Dungin e pauses te tjere frymezues te rregjimit te Putinit kane shpresuar dhe shpresojne te nje bjerrje dhe coptim te Perendimit, te projektit te BE-se, qe per to nuk ekziston, sikunder dhe prishje dhe dobesim te aleances se sigurise e mbrojtjes rajonale te Natos. Strategjia e tyre me coptimit dhe dobesimit te kohezionit te BE-se , shteteve te vecanta dhe antare te saj dhe aleanca nacionale bilaterale ka qene nder objektivat te saj. BE duhet te forcoje dhe ridimensionoje politiken e vet te sigurise dhe mbrojtjes se perbashket evropiane, dhe te rris rolin dhe autoritetin e vet te imponimit dhe fuqise se vet ne mardheniet nderkombetare, ne menyre qe te jete e afte te imponoje forcen dhe vendimarrjen e saj pertej retorikes dhe elementeve soft te saj.

Ballkani Perendimor eshte i ndjeshem dhe i ekspozuar ne risqet e sigurise dhe pasigurise se vet, ku perball kesaj mungese momentale per te vene fre agresionit pushtues rus, mund te ringjallen nacionalizmat dhe afilacionet ideologjike, kulturore, fetare/ortodokse pro ruse qe jane jo te pakta ne kete rajon, sidomos ne Serbi, Bosnje Hercegovine-Republika Serbska, Mal te Zi, Maqedoni, dhe ndonje shtet tjeter, te cilat mund te trazojne rajonin dhe cenojne paqen dhe stabilitetin e brishte politik, social qofte ne Kosove, pjesen veriore te saj, Bosnje, Serbi, etj

Vendi i yne, gjithe aktoret dhe faktore politik, institucionet e sigurise kombetare si qeveria, kuvendi, president , partite politike nje zeri jane kane denuar agresionin rus dhe deklaruar perkrah qeverise dhe popullit te Ukrahines(ku ka dhe jetojne edhe nje pakice te etnise sone kombetare prej shekujsh atje) ne keto moment te veshtire per to. Dokumentat e strategjise sone te madhe e sigurise kombetare lipsen te riformatohen perballe dilemave e sigurise dhe pasigurise qe mund te ndeshen vendet dhe rajonet ne lojen e madhe te politikes dhe gjeopolitikes se aktoreve dhe fuqive te medha vendimarrese ne nje bote multilaterale per fatet e saj, ku shqiptaret si komb duhet qendrojne dhe te jene te bashkuar, dhe mireoentuar ne aleancen e tyre te forte euroatlantike me SHBA ne krye perball cdo skenari te mundshem.

[1] Artikulli eshte botuar ne nje te perditeshme qe ne vitin 2014, dhe si prognoze e ngjarjeve te ardhshme te parashikuara ilustron dhe aktualitetin e situates se sotme ne ate rajon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here